Shko te përmbajtja

Gianluigi Donnarumma

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gianluigi Donnarumma
Donnarumma me Milanin para se të luajn Superkupen italiane 2016 ne Doha.
Informacioni personal
Emri i plotë Gianluigi Donnarumma
Data e lindjes 25 shkurt 1999 (27 vjeç)
Vendi i lindjes Castellammare di Stabia, Itali
Gjatësia 1.96 m (6 ft 5 in)[1]
Pozicioni(et) Portier
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Manchester City
Numri 25
Karriera me të rinjtë
2003–2013 Club Napoli
2013–2015 Milan
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2015–2021 Milan 215 (0)
2021–2025 Paris Saint-Germain 104 (0)
2025– Manchester City 0 (0)
Karriera ndërkombëtare
2014 Italia U–15 4 (-6)
2014 Italia U–16 3 (-4)
2014-2015 Italia U–17 10 (7)
2016-2017 Italia U–21 7 (-7)
2016- Italia 33 (-15)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 21 korrik 2021
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 21 korrik 2021

Gianluigi Donnarumma (I lindur më 25 Shkurt 1999) është një lojtar italian i cili luan si portierLigue 1 per klubin Paris Saint-Germain dhe Kombëtaren italiane.

Donnarumma filloi karrierën e tij me AC Milan në 2015, duke u bërë portieri i dytë më i ri ndonjëherë që debutoi në Serie A, i moshës 16 vjeç dhe 242 ditë; ai menjëherë hyri në formacionin fillestar, duke fituar një reputacion si portieri i ri më premtues në botë në atë kohë. Në 2021, Donnarumma u transferua në Paris Saint-Germain me një transferim falas.

Në nivel ndërkombëtar, Donnarumma theu rekordin si lojtari më i ri i Italisë U-21 që ka luajtur, në moshën 17 vjeç dhe 28 ditë në Mars 2016. Gjashtë muaj më vonë, ai bëri debutimin e tij për të moshuarit, duke u bërë portieri më i ri ndonjëherë për Italinë, në moshë 17 vjet e 189 ditë. Donnarumma përfaqësoi Italinë në UEFA Euro 2020, duke ndihmuar skuadrën të fitojë turneun dhe duke fituar vetë çmimin Lojtari i Turneut.[2]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Paris Saint-Germain

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 16 qershor 2021, media raportoi se Donnarumma kishte rënë dakord për një transferim te klubi francez Paris Saint-Germain.[3] Sipas raportimeve, lojtari kishte rënë dakord për një kontratë pesë-vjeçare me rrogë 12 milion € në sezon.[4] Pasi kaloi me sukses vizitat mjeksore më 21 qershor në Firence,[5] Donnarumma u prezantua si lojtari i ri i PSG-së më 15 korrik.[6]

Më 2 shtator 2025, Donnarumma u transferua te klubi anglez Manchester City në një marrëveshje pesë-vjeçare me mundësi rinovimi për një vit. Shuma e transferimit ishte 26 milion €.[7][8]

Milan

Italia

  1. "Gianluigi Donnarumma" (në italisht).
  2. "Gianluigi Donnarumma named EURO 2020 Player of the Tournament" (në anglisht). UEFA.com. 11 korrik 2021. Marrë më 12 korrik 2021.
  3. Sachin Nakrani; Fabrizio Romano (16 qershor 2021). "Gianluigi Donnarumma joins PSG as Gianluigi Buffon goes back to Parma" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 16 qershor 2021.
  4. James Horncastle (9 qershor 2021). "Gianluigi Donnarumma close to joining PSG and signing five-year deal" (në anglisht). The Athletic. Marrë më 21 qershor 2021.
  5. "Visite médicale terminée, Donnarumma va signe au PSG". ParisFans (në frëngjisht). 21 qershor 2021. Marrë më 21 qershor 2021.
  6. "Gianluigi Donnarumma joins Paris Saint-Germain". psg.fr (në anglisht). Paris Saint-Germain F.C. 14 korrik 2021. Marrë më 14 korrik 2021.
  7. "City sign PSG goalkeeper Gianluigi Donnarumma!". mancity.com (në anglisht). Manchester City F.C. 2 shtator 2025. Marrë më 2 shtator 2025.
  8. Ben Collins (2 shtator 2025). "Man City sign Donnarumma as Ederson joins Fenerbahce" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 3 shtator 2025.