David Villa
![]() Villa duke luajtur për Atlético Madrid në vitin 2013. | |||
Të dhënat personale | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | David Villa Sánchez[1] | ||
Data e lindjes | [2] | 3 Dhjetor 1981||
Vendi i lindjes | Langreo, Spanjë | ||
Gjatësia | 1,75 m (5 ft 9 in)[3] | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Informacionet për klubin | |||
Klubi aktual | New York City | ||
Numri | 7 | ||
Karriera në rini | |||
1991–1999 | Langreo | ||
Karriera profesioniste* | |||
Vitet | Klubi | Ndesh.† | (Gls)† |
1999–2001 | Sporting Gijón B | 65 | (25) |
2001–2003 | Sporting Gijón | 80 | (38) |
2003–2005 | Zaragoza | 73 | (32) |
2005–2010 | Valencia | 166 | (108) |
2010–2013 | Barcelona | 77 | (33) |
2013–2014 | Atlético Madrid | 36 | (13) |
2014– | New York City | 68 | (44) |
2014 | → Melbourne City (huazim) | 4 | (2) |
Ekipi kombëtar‡ | |||
2000–2003 | Spanja U21 | 7 | (0) |
2005–2014 | Spanja | 97 | (59) |
2002 | Asturias | 1 | (1) |
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 3 Nëntor 2013. † Ndeshje (Gola). |
David Villa Sánchez (lindur më 3 Dhjetor 1981), me pseudonimin El Guaje [4][5] është një futbollist spanjoll i cili luan aktualisht si sulmues me New York City në MLS, ai gjithashtu luan edhe me Kombëtaren Spanjolle të futbollit [6]. Ai luan si sulmues i parë por gjithashtu mund të luaj edhe në krahë.
Pavarësisht një dëmtimi që pësoi kur ishte fëmijë, Villa filloi karrierën e tij profesioniste me Sporting de Gijón. Ai u transferua tek Real Zaragoza pas 2 sezonesh, ku bëri edhe debutimin e tij në La Liga, gjithashtu duke fituar edhe trofetë e tij të parë (Copa del Rey dhe Supercopa de España). Ai u transferua tek Valencia CF në vitin 2005 për 12 Milion € dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi Copa del Rey në sezonin 2007–08. Në vitin 2010, Villa u transferua tek FC Barcelona për 40 Milion €, ku që në sezonin e parë fitoi titujt e La Ligas dhe UEFA Champions Leagues.
Villa bëri debutimin e tij me kombëtaren në vitin 2005. Që nga ajo kohë ai ka marrë pjesë në 5 turnamente të rëndësishme, ai ka qënë pjesë e skuadrës që ka fituar UEFA Euro 2008, dhe Kupën e Botës 2010. Ai shënoi 3 Gola në Kupën e Botës 2006, ishte golashënuesi më i mirë në Euro 2008 me 4 Gola dhe në Kupën e Botës 2010 mori Këpucën e Artë me 5 Gola. Ai është lojtari i parë spanjollë që ka shënuar më shumë se 50 Gola dhe është golashënuesi më i mirë i kombëtares spanjolle, gjithashtu ka shënuar më shumë Gola në Kupën e Botës se çdo lojtarë tjetër spanjoll [7].
Përmbajtja
Fëmijëria dhe jeta e herëshme[redakto | përpunoni burim]
Villa ka lindur në Tuilla, një fshat i vogël në Langreo, Asturias, një rajon në veri të Spanjës, ai është biri i José Manuel Villa, që ka qënë një minator [8][9]. Kur Villa ishte i ri, karriera e tij futbollistike u vu në rrezik sepse ai pësoi një frakturë të rëndë në këmbën e djathtë, por u shërua tërësisht [10]. Gjatë dëmtimi të Villas, babai i tij u përpoq shumë që këmba e tij të shërohej sa më shpejtë.
Villa pranoi se ai ishte afër tërheqjes nga futbolli në moshën 14 vjeçare, pasi ai kishte rritje dhe ulje duke zhgënjyer edhe tranjerin e tij. Megjithatë, falë inkurajimit të prindërve të tij, ai vazhdoi ëndërrën për tu bërë futbollist, ai tha: "Në ato ditë, nuk fitova asnjë qindarkë dhe gjatë gjithë sezonit qëndroi në stol, unë kisha dëshirë që të largohesha dhe të futboll me shokët e mi". Ai gjithashtu tha: "Babai im gjithmon më ka mbështetur mua dhe ka brohoritur për mua deri sa karriera ime u kthye [11]. Ai filloi karrierën e tij futbollistike tek UP Langreo, dhe kur mbushi 17 vjeç ai u bashkua me Mareo football school [12].
Karriera me klube[redakto | përpunoni burim]
Sporting de Gijón[redakto | përpunoni burim]
Sezonet 2000–2003[redakto | përpunoni burim]
Villa kishte tërhqur interesimin e shumë skuadrave asturiake, por edhe një nga skuadrat më të mëdha të krahinës, Real Oviedo, kishte deklaruar se ai ishte shumë i shkurtër dhe se nuk kishte potencial të mjaftueshëm [13]. Ai më pas filloi karrierën e tij profesionste me klubin lokal të qytetit të tij Sporting Gijón, duke filluar të ndjekë hapat e idhullit të tij Quini. Ai filloi duke luajtur me skuadrat e moshave dhe bëri debutimin e tij me skuadrën e parë në sezonin 2000–01. Pasi shënoi 25 Gola në 2 sezone, ai u bë lojtar i skuadrës së parë [14]. Pepe Acebal, trajneri i Sporting Gijón në atë kohë, ka thënë se Villës i mungonte qëndrueshmëria për të dhënë impakt në fushën e lojës, por gjithashtu tha se kapaciteti i Villës për punë ishte "i pakrahasueshëm".
"Ai ka aftësi të mira teknike. Prekja e tij e parë ishte madhështore dhe, unë mund të them se ai është i talentuar. Ai bën vrapime diagonale të zgjuara, i shmang mbrojtësit, dhe bën vendime të drejta. Ai është shumë intuitiv."
Real Zaragoza[redakto | përpunoni burim]
Sezoni 2003–04[redakto | përpunoni burim]
Referencat[redakto | përpunoni burim]
- ^ "FIFA World Cup South Africa 2010: List of Players" (PDF). Fédération Internationale de Football Association (FIFA). 2010-06-04. f. 29. Marrë më 2013-09-13.
- ^ "David Villa". UEFA. Marrë më 19 qershor 2010.
- ^ "Biography for David Villa". IMDB.com. Marrë më 29 qershor 2015.
- ^ "David Villa Sánchez — Goal.com". Goal.com. Marrë më 2010-09-22.
- ^ "Diccionariu". Academia de la Llingua Asturiana. Marrë më 2009-09-07.
- ^ http://www.sportsmole.co.uk/football/barcelona/transfer-talk/news/david-villa-joins-atletico-madrid_92568.html
- ^ "David Villa breaks Spain's scoring record". Stamford Advocate. 12 October 2010. Marrë më 2010-10-12.
- ^ "Villa, a thriller". Sportstar. 3 November 2007. Marrë më 2009-09-07.
- ^ Ronay, Barney (18 September 2010). "David Villa thrives on playing under pressure for Barcelona and Spain". London: The Guardian. Marrë më 2010-09-18.
- ^ "David Villa – ESPN Profile". ESPN Soccernet. 2006. Marrë më 2009-09-07.
- ^ "DAVID VILLA – Europe's Most Wanted" (PDF). David Villa Official Website. June 2009. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2011-01-24. Marrë më 2009-09-01.
- ^ "David Villa Official Website – Biography". David Villa Official Website. Marrë më 2009-09-07.
- ^ Sid Lowe (12 August 2009). "David Villa: the born goalscorer the giants failed to net". London: The Guardian. Marrë më 2009-08-29.
- ^ "David Villa Official Website – Sporting Life". David Villa Official Website. 2008. Marrë më 1 dhjetor 2008.
|
- Lindje 1981
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë spanjollë
- Futbollistë në kombëtaren spanjolle
- Futbollistë në Sporting Gijón
- Futbollistë në Real Zaragoza
- Futbollistë në Valencia CF
- Futbollistë në FC Barcelona
- Futbollistë në Atlético Madrid
- Futbollistë në New York City FC
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në Major League Soccer
- Futbollistë në 2006 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2008
- Futbollistë në 2010 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në 2014 FIFA Kupën e Botës