Shko te përmbajtja

Zenica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zenica
Qytet dhe komunë
Map
Popullsia
  Total
115 134
Targat
Faqja zyrtare[www.zenica.ba]

Zenica është një qytetBosnje dhe Hercegovinë. Është qyteti i katërt më i madh në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe kryeqyteti i Kantonit Zenica- DobojFederatën e Bosnjes dhe Hercegovinës. Zenica ndodhet 70 km në veri të Sarajeves dhe shtrihet pranë lumit Bosna, i rrethuar nga një peizazh kodrinoro - malor. Zenica ishte një qendër e rëndësishme ekonomike dhe ushtarake gjatë kohës së Banatit të Bosnjës dhe Mbretërisë së Bosnjës; njëra nga gërmadhat e asaj periudhe është fortesa Vranduk. Pjesa e vjetër e qytetit ka disa atraksione historike, duke përfshirë një sinagogë, që daton nga viti 1906, e cila tani është pjesë e Muzeut të Qytetit. Ekziston edhe një xhami e vjetër, një fontanë austriake dhe një shtëpi e vjetër e njohur si Shtëpia e Haxhimaziqit (Hadžimazićina Kuća).

Pjesa urbane e Zenicës së sotme u formua gjatë disa periudhave të caktuara të cilat mund të jenë të datuara në mënyrë kronologjike në kohën e bashkësisë neolitike, gërmadhat e qytetit te vjetër ilir, Municipiumi Romak Bistua Nova dhe gjetja më e rëndësishme arkeologjike; një bazilike e hershme krishtere e cila daton nga shekulli II deri shekullin IV, njëra nga dy që janë identifikuar deri më tani në Evropë. Rrënojat e një vendbanimi të lashtë janë gjetur jo shumë larg nga Bilimišće (një lagje në anën jugore të qytetit), dhe afër fshatrave Putovići dhe Tisina, me faqet si një Villa Rustica, banja, tempuj paganë, midis strukturave të tjera.

Ka një popullsi prej 115.134 [1] banorë.

Struktura Etnike
Viti Serb  % Boshnjak  % Kroat  % Jugosllav  % Tjerë  % Totali
196120,36924.15%31,17736.97%20,50924.32%10,75512.75%--%84,341
197121,87519.45%61,20454.43%24,65821.93%2,1331.90%2,5772.29%112,447
198121,20415.97%66,93050.42%23,59517.78%17,53613.21%--%132,733
199122,59215.52%80,37755.21%22,65115.56%15,65110.75%4,3062.96%145,577
Struktura Etnike
Viti Serb  % Boshnjak  % Kroat  % Jugosllav  % Tjerë  % Totali
196110,52532.41%5,90818.19%9,39328.92%5,51715.31%--%32,476
197112,77924.93%21,36541.68%13,25025.85%1,9453.79%--%51,263
198112,72820.02%22,14634.84%11,71618.43%14,43722.71%--%63,569
199118,48819.21%43,16644.85%15,91716.54%14,74815.32%3,9194.07%96,238
  1. Census 2013th official data Arkivuar 23 nëntor 2018 tek Wayback Machine.