Gareth Bale

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Gareth Bale
Gareth Bale 2015 (1).jpg
Bale me Real Madridin në 2015
Të dhënat personale
Emri i plotëGareth Frank Bale
Data e lindjes (1989-07-16) 16 Korrik 1989 (30 vjeç)
Vendi i lindjesKardif, Uellsi
Gjatësia1.85 m[1]
PozicioniAnësor
Informacionet për klubin
Klubi aktualReal Madrid
Numri11
Karriera në rini
2005–2006Southampton
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2006–2007Southampton40(5)
2007–2013Tottenham Hotspur146(42)
2013–Real Madrid150(78)
Ekipi kombëtar
2005–2006Uellsi U177(1)
2006Uellsi U191(1)
2006–2008Uellsi U214(2)
2006–Uellsi75(31)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 3 prill 2019.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 24 mars 2019

Gareth Frank Bale (lindur më 16 korrik 1989) është një futbollist profesionist uellsian i cili luan si anësor për klubin spanjoll të Real Madrid dhe kombëtaren uellsiane. I njohur për gjuajtjet nga distanca, goditjet e dënimit me hark, dhe aftësinë për të kaluar mbrojtësit me shpejtësi, Bale ka marrë lëvdata nga specialistët dhe kolegët e tij, të cilët e kanë përshkruar atë si një futbollist me "shpejtësi të jashtëzakonshme, me aftësi krosimi të mira, me një të majtë të saktë dhe cilësi fizike fantastike".

Ai filloi karrierën e tij si profesionist te Southampton si mbrojtës i majtë, dhe duke fituar statusin si specialist goditjesh dënimi. Bale kaloi te Tottenham Hotspur në vitin 2007 për 7 milion £. Gjatë kohës së tij atje, ndryshimet manaxheriale dhe taktike bënë që ai të transformohej në një lojtar sulmues. Nga sezoni 2009–10, nën drejtimin e trajnerit Harry Redknapp, ai u bë lojtar i rëndësishëm, duke fituar vëmëndje të madhe falë paraqitjeve të tij në Ligën e Kampioneve 2010–11.[2][3][4]

Bale ka marrë duartrokitje nga trajnerë si José Mourinho [5], dhe nga lojtarë të tjerë që cilët e kanë cilsuar me "Shpejtësi të madhe, aftësi të mëdha teknike, dhe aftësi të jashtëzakonshme fizike [6]. Gjatë sezonit 2012–13, Bale u nderua me çmimet PFA Lojtari më i Ri i Vitit, PFA Lojtari i më i mirë i Vitit nga Lojtarët dhe FWA Futbollisti i Vitit.

Më 1 shtator 2013, Gareth Bale u transferua tek Real Madrid për 85.3 Milion £ (100 Milion ) duke u bërë lojtari i shtrenjtë në historinë e futbollit [7][8][9][10][11][12][13][14].

Jeta personale dhe e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bale ka lindur në Cardiff, Uells, nga prindërit Frank, një mësues shkolle dhe Debbie, një menaxhere i operacioneve;[15] ai ndoqi shkollën Eglwys Newydd Primary në Whitchurch.[16] Ai është nipi i futbollistit të Cardiff City, Chris Pike.[17] Kur ishte në shkollë si fillim tërhoqi vëmëndjen e Southampton në moshën 9 vjeç, kur ai ishte duke luajtur në një turnament gjashë kundër gjashtë me klubin e parë, Cardiff Civil Service Football Club.[18] Duke u rritur, heroi i tij në futboll ishte mesfushori uellsian i Manchester United, Ryan Giggs.[19]

Bale ndoqi gjimnazin Whitchurch në Cardiff. Ai ishte një sportist i mprehtë dhe luajti futboll së bashku me kapitenin e ardhshëm të Uellsit në rregbi Sam Warburton.[20] Në moshën 14 vjeç, ai përshkroi me vrap distancën 100 metra për vetëm 11.4 sekonda. Për shkak të aftësive të tij superiore në futboll, psikologja e shkollës Gwyn Morris, shkruajti rregulla speciale të cilat e kufizuan Balen në lojën e futbollit, ai ishte i ndaluar për të luajtur me këmbën e tij të majtë.[21] Gjatë kohës në Whitchurch, Bale u stërvit në akademinë e Southampton në Bath, dhe ishte në dyshim nqs Southampton do t'i jepte mundësinë uellsianit pasi ai ishte i shkurtër.

Pavarësisht se ishte vetëm 16 vjeç në atë kohë, ai ndihmoi skuadrën U–18 të shkollës që të fitonte kupat Cardiff & Vale Senior. Ai e la shkollën në verën e vitit 2005 me gradën A. Në vitin e fundit të shkollës, ai u nderua me çmimin e departamentit të PE-së për shërbimet e tij në sport. Në një prezantimin, Morris komentoi:

"Gareth ka një vendosmëri të pafund për të pasuar e për të arritur qëllimet e tij personale. Ai është një nga individët më bujar që kam pasur kënaqësinë për t'a edukuar."[22]

Bale aktualisht jeton në Madrid me gruan e tij Emma Rhys-Jones, të dashurën e tij që nga shkolla.[23] Fëmija i tyre i parë, lindi në Spitalin Universitar të Uellsit, Cardiff më 21 tetor 2012[24] dhe i'u vu emri Alba Violet.[25]

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Southamton[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 17 prill 2006, në moshën 16 vjeç e 275 ditë, Bale u bë futbollisti i dytë më i ri që luan me Southamtonin (pas Theo Walcott i cili ishte 132 ditë më i ri), ai bëri debutimin e tij në fitoren 2–0 kundër Millwall. Bale shënoi golin e parë në kampionat me një goditje dënimi në barazimin 2–2 kundër Derby County, Bale shënoi Golin e barazimit momental 1–1.[26]

Bale shënoi sërisht në stadiumin St. Mary's kundër Coventry City, në ndeshjen e dytë të Southamtonit për sezonin 2006–07, ai shënoi me një tjetër goditje dënimi.[27] Bale pak nga pak po krijonte profilin e tij si një specialisht goditjesh dënimi duke shënuar edhe një tjetër kundër West Bromwich Albion.[28] Nga 16 dhjetori i vitit 2006, numri i golave të tij ishte pesë, pasi ai kishte shënuar sërisht me goditje dënimi kundër Sunderlandit dhe Hull Cityt.[29][30]

Tottenham Hotspur[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sezoni 2007–08[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bale luajti ndeshjen e tij të parë për Tottenhamin në një ndeshje miqësore kundër St. Patrick's Athletic më 12 korrik 2007, ai u zëvëndësua në minutën e 80të për shkak të një dëmtimi në këmbë. Ai laujti ndeshjen e parë zyrtare për Tottenhamin më 26 gusht në një ndeshje jashtë fushe kundër rivalëve të Manchester United. Në ndeshjen e tij të dytë me Spursat, Bale shënoi golin e parë për skuadrën e tij në barazimin 3–3 kundër Fulhamit më 1 shtator, duke realizuar pasi kaloi me lehtësi portierin Antti Niemi.[31] Bale arriti të shënojë edhe kundër ArsenalitDerbin e Londrës nga një goditje dënimi.[32] Ai arriti të shënojë edhe në Kupën e Ligës kundër Middlesbrough,[33] duke regjistruar tre gola në katër ndeshjet e para.

Bale u zëvëndësua si pasojë të një ndërhyrje të Fabrice Muambas në ndeshjen kundër Birmingham City më 2 dhjetor 2007. Një skanim zbuloi se Bale kishte pësuar dëmtim në ligamentin e këmbës së djathtë, Bale u operua me sukses më 11 dhjetor.[34] Nga shkurti i 2008–ës, u bë e qartë se Bale do të humbiste edhe pjesën tjetër të sezonit.[35] Sezoni i parë i Bales nuk përfundoi shumë mirë, ai luajti gjithsej 12 ndeshje në të gjitha kompedicionet dhe arriti të shënojë vetëm tre gola.

Sezoni 2008–09[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bale firmosi një kontratë të re pesë vjeçare në gusht 2008.[36] Pas disa ndeshjeve jo të mira, Bale humbi vendin e formacionit në favor Benoît Assou-Ekotto por më pas e rifitoi sërisht vendin e formacionit në pjesën tjetër të sezonit. Ai e mbylli sezonin me 30 ndeshje të luajtura në të gjithë kompedicionet pa mundur të shënojë asnjë gol.

Sezoni 2009–10[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në qershor 2009, Bale i'u nënshtrua një operacioni për shkak të një dëmtimi në gju dhe operacionit u konfirmua se ai do të qëndronte jashtë fushave të lojës për dy muaj. Ai humbi ndeshjet miqësore të sezonit dhe u parashikua se do të humbiste edhe ndeshjet në javët e para të sezonit 2009–10.[37] Më 26 shtator, Bale bëri rikthimin e tij në fushat e lojës duke hyrë në fushë në minutën e 85të të fitores 5–0 të Tottenham kundër Burnley.[38][39][40] Ndërkohë, Bale shpenzoi disa kohë në stol si pasojë e formës së mirë të shfaqur nga Assou-Ekotto, por pas dëmtimit të kamerunasit, trajneri Harry Redknapp i dha shansin uellsianit dhe ky i fundit i impresionoi të gjithë në fitoren 4–0 kundër Peterborough në raundin e tretë të FA Cup.[41] Bale më në fund u rikthye të luaj si startues në fitoren 2–0 kundë rivalëve të Fulhamit më 26 janar 2010.[42]

Forma e mirë e Bales vazhdoi edhe më tej ku u shpall "Lojtari i Raundit" pasi ndihmoi Tottenhamin të fitojë ndeshjen me rezultatin 3–1 kundër Fulhamit në raundin e gjashtë të kthimit të FA Cup.[43] Në prill 2010, Bale shënoi golin e fitores në Derbin e Veriut të Londrës kundër Arsenalit në fitoren 2–1, ai dribloi portierin Manuel Almunia pas një pasimi të Jermain Defoe.[44] Tre ditë më vonë, Bale shënoi golin e fitores në fitoren 2–1 kundër kampionëve të atij sezoni Çelsit dhe u shpall "Lojtari i Ndeshjes".[45] Ai më pas u shpall edhe Barclays Lojtari i Muajit për prill 2010.[46] Më 7 maj 2010, Bale firmosi një kontratë të re katër-vjeçare në White Hart Lane si çmim për ndihmesën që i dha klubit për të arritur një vend për në Ligën e Kampioneve sezonin tjetër.[47]

Sezoni 2010–11[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bale duke mbrojtur shokun e tij të ardhshëm tek Real Madrid Cristiano Ronaldon në një ndeshje të UEFA Champions Leagues.

Më 21 gusht, Bale e nisi sezonin me dy gola në fitoren 2–1 kundër Stoke City. Goli i tij i dytë përfundoi në trekëndëshin e anës së djathtë të portës kundërshtare,[48] duke u emëruar gjithashtu si Goli i Muajit për muajin gusht nga BBC–ja. Më 25 gusht, Bale i impresionoi të gjithë duke shënuar katrë gola në fitoren 4–0 kundër Young BoysWhite Hart Lane për ndeshjen e play–off–it të Ligës së Kampioneve; këto katër gola ishin vendimtar për ekipin që u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 6–3.[49] Edhe pse Assou-Ekotto u rikthye nga dëmtimi, Bale vazhdoi formën e tij të mirë duke ruajtur vendin e formacionit si dhe ndryshoi pozicionin e tij, duke shkuar në krahun e majtë të sulmit kurse Assou-Ekotto u vend në të majtë të mbrojtjes. Më 29 shtator, Bale shënoi golin e parë në Ligën e Kampioneve në fitoren 4–1 në shtëpi kundër kampionëve hollandez të Twentes në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve. Pas kësaj, ai u shpall lojtari uellsian i vitit nga FUF.[50]

Më 20 tetor, Bale shënoi një tregolësh kundër Kampionit Evropian në fuqi Interit në Ligën e Kampioneve. Tottenham humbi ndeshjen me rezultatin 4–3 në San Siro, me të katër golat e pësuara në 35 minutat e para; ata gjithashtu luajtën me një lojtar më pak për 80 minuta pas dalje me karton të kuq të portierit Heurelho Gomes pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Jonathan Biabianys.[51] Në ndeshjen e kthimit më 2 tetor në White Hart Lane, Bale u shpall Lojtari i ndeshjes pasi dhuroi asist për golat e Peter Crouch dhe Roman Pavlyuchenko duke i dhënë Tottenhamit fitoren me rezultatin 3–1.[52]

Në 2010, Bale u nderua me çmimin "BBC Cymru Sports personality of the year trophy".

Më 4 nëntor, Bale filloi të deklaronte se ai do të qëndronte te Tottenham deri në fund të kontratës së tij katër vjeçare, pavësisht interesimeve të raportuara nga klubet e tjera.[53] Më 19 mars 2011, Bale rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2015.[54]

Më 17 prill 2011, Bale u nderua me çmimin PFA Lojtari i Vitit, ai u votua nga kolegët e tij.[55]

Sezoni 2011–12[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bale shënoi Golin e parë të sezonit më 24 shtator 2011 në një ndeshje jashtë fushe kundër Wigan,[56] duke kontribuar në fitoren 2–1 të Tottenhamit. Ai shënoi golin e dytë dhe të tretë më 30 tetor në fitoren 3–1 në shtëpi kundër Queens Park Rangers. Bale vazhdoi formën e tij të mirë duke shënoi golin e parë në fitoren 3–1 kundër Fulhamit një jave më vonë, si dhe asistoi golin e Aaron Lennon i cili shënoi të dytin e takimit në pjesën e parë.[57] Goli i Bales u duk i dyshimtë dhe më pas u cilësua si autogoli i Chris Baird.[58]

Më 3 dhjetor 2011, Bale shënoi golin e parë në fitoren 3–0 kundër Bolton Wanderers. Golin i'a dedikoi bashkëkombasit Gary Speed, duke treguar takën e tij të majtë që lexonte "R.I.P Gary Speed".[59] Më 27 dhjetor, Bale shënoi një dopietë për t'i dhënë fitoren ekipit me rezultatin 2–0 kundër Norwich City.[60] Më 5 janar 2012, Bale ishte një nga lojtarët të cilët u votuan në formacionin më të mirë të UEFAs për vitin 2011. Ai shënoi dygolëshin e tretë këtë sezon kundër Wigan Athletic me 31 janar, duke arritur edhe shifrën e dhjetë golave në sezon.[61] Në janar 2012, ai u shpall Lojtari i Muajit në Premier League për herë të dytë në karrierë, pasi në atë muaj ai tre gola dhe dhuroi dy asiste.[62]

Më 27 qershor 2012, Bale firmosi një kontratë të re katër-vjeçare, gjë që do të thotë se ai do të qëndronte deri në vitin 2016.[63]

Sezoni 2012–13[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për sezonin 2012–13, Bale hoqi fanellën me numrin 3 dhe mori fanellën me numrin 11, ai nuk ishte më mbrojtës i majtë dhe i pyeti drejtuesit për një "numër më të madhë" [64][65].

Bale shënoi Golin e parë të sezonit në fitoren 1–3 jashtë fushe kundër Reading [66]. Më 29 shtator, Bale shënoi Golin e dytë të Tottenhamit në fitoren 2–3 jashtë fushe kundër Manchester United, kjo ishte fitorja e parë e parë e tyre që nga viti 1989 [67].

Bale shënoi hat-trickun e parë në Premier League në fitoren 0–4 jashtë fushe kundër Aston Villës [68]. Bale gjithashtu shënoi edhe në ndeshjen e FA Cup kundër Coventry City dhe dhuroi 2 assista për Golat e Clint Dempsey për t'i dhënë fitoren skuadrës me rezultatin 3–0 [69]. Më 30 janar, Bale shënoi një Gol fantastik në barazimin 1–1 kundër Norwich City [70]. Bale më pas shënoi edhe në fitoren 0–1 kundër West Bromwich Albion [71]. Bale arriti shifrën e 15 Golave në sezon duke shënuar 2 Gola në fitoren e Tottenhamit 2–1 kundër Newcastle United, nga kjo fitore skuadra e tij mori vendin e tretë në kampionat duke forcuar pozitën e një vendi në Champions League [72].

Në ndeshjen tjetër, Bale shënoi 2 goditje dënimi gjatë pjesës së dytë të ndeshjes së raundit të 32 të Europa Leagues kundër Olympique Lyonnais, Golin e parë e shënoi nga 35 metra kurse të dytin e shënoi nga 25 metra në kohën shtesë. Me këtë 2 Gola, Bale kishte shënuar 10 Gola në 10 ndeshjet e tij të fundit [73]. Në ndeshjen e Premier Leagues më 25 shkurt kundër West Ham, Bale shënoi Golin e parë dhe të tretë për ti dhënë fitoren 3–2 skuadrës, Goli i dytë erdhi nga një gjuajtje fantastike nga 30 metra, performanca e tij u cilësua një performacë e klasit botërorë. Ky ishte Goli i tij i 10 në 6 ndeshjet e fundit [74].

Më 3 mars 2013, Bale shënoi kundër ArsenalitDerbin e veriut të Londrës duke i dhënë fitoren Tottenhamit me rezultatin 2–1 [75]. Më 7 mars, Tottenham u përball me Interin në Europa League, Bale shënoi Golin e parë dhe në fund Tottenham fitoi ndeshjen me rezultatin 3–0 duke hedhur një hap të sigurtë drejt raundit tjetër [76].

Bale vazhdoi me formën e tij të mirë në muajt e parë të vitit 2013, ai u shpall Lojtari i Muajit në Premier League për muajin shkurt [77], sigurisht edhe Golat e tij kundër Norwich City dhe West Ham u shpallën Golat i Muajit nga BBC–ja për janarin dhe shkurtin.

Më 4 prill, Bale u dëmtua në këmbën e tij të majtë në raundin e parë të çerek–finales së Europa Leagues kundër Baselit [78]. Në rikthimin e tij, Bale shënoi 1 Gol dhe dhuroi pasën për Golin e Clint Dempseyt me Tottenhamin që mposhti Manchester CitynWhite Hart Lane [79].

Më 28 prill 2013, Bale fitoi "PFA Lojtari i Vitit nga Lojtarët" dhe "Lojtari më i Ri i Vitit" pas performancave fantastike në sezonin 2012–13 [80]. Një javë më vonë, më 2 maj 2013, ai fitoi edhe çmimin "FWA (Football Writer's Association) Lojtari i Vitit", kjo gjë e bëri Balen një nga dy lojtarët që i fiton të tre çmimet në një sezon të vetëm, lojtari i parë që i kishte fituar këto çmime në një vit ishte Cristiano Ronaldo në vitin 2007 [81]. Bale shënoi Golin e fitores kundër ish–klubit të tij Southampton në fitoren 1–0 më 4 maj, ky ishte Goli i tij i 20 i sezonit në ndeshjen e tij të 200 për Tottenhamit. Bale shënoi Golin e fitores në minutën e 90 kundër Sunderlandit, gjithsesi, kjo fitore nuk mjaftoi që Tottenham të siguronte një vend për sezonin tjetër në Champions League [82].

Real Madrid[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1 shtator, skuadra spanjolle Real Madrid lajmëroi se kishte arritur një marrëveshje për transferimin e Bales [83][84], duke firmosur një kontratë 6 vjeçare për një shumë të pacaktuar. Shtypi spanjolle dhe Real Madrid TV rapotuan se Bale kushtoi 77 Milion £ (91 Milion ), por ndërkohë shtypi anglez raportoi se Bale ishte transferuar për shumën rekord 85 Milion £ (100 Milion ), e cila do të do jetë transferimi më i lartë i historisë së futbollit duke kaluar transfimin e Cristiano Ronaldos i cili u transferua në vitin 2009 tek Real Madrid nga Manchester United për 80 Milion £ (94 Milion ). Ai zgjodhi fanellën me numrin 11 [85].

Sezoni 2013–14[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bale duke luajtur për Real Madrid në shtator 2013.

Bale shënoi në debutimin e tij me Real Madridin, ai shënoi Golin e parë të Realit në barazimin 2–2 kundër Villarreal CF, ai më pas u zëvëndësua me Ángel di Marían [86]. Ndeshja e dytë e tij erdhi në fitoren 6–1 kundër GalatasaraytChampions League. Ai luajti vetëm 26 minuta dhe nga krosimi i tij nga goditja e dënimit erdhi Goli i dytë personal i Cristiano Ronaldos [87]. Më 28 shtator 2013, Bale bëri debutimin e tij në Santiago Bernabeu në humbjen 1–0 kundër rivalëve të Atlético Madrid, ai hyri në pjesën e dytë [88].

Për shkak të një dëmtimi të përsëritur në kofshë gjatë para–sezonit, Bale humbi 2 ndeshjet e para të muajit tetor, kundër Copenhagen dhe Levantes [89]. Trajneri i Realit Carlo Ancelotti vazhdoi ta lehtësojë atë duke e aktivizuar për 14 minuta në ndeshjen kundër Málagës më 19 tetor. Në kohën shtesë, ai fitoi një penallti e cila u realizua nga Cristiano Ronaldo i cili i dha fitoren skuadrës me rezultatin 2–0 [90]. Bale vazhdoi të luajë një tjetër ndeshje të shkurtër kundër Juventusit [91]. Ai bëri debutimin e tij në El Clásico më 26 tetor, por ai më pas u zëvëndësua në minutën e 61, Bale u kritikua nga mediat dhe tifozët për paraqitjen jo të mirë në fushën e lojës, ekzaktësisht El Mundo Deportivo kishte shkruar: "Neymar ha Balen" (Neymar eats Bale) [92][93]. 4 ditë më vonë, Bale shënoi 2 Gola dhe Assistoi 2 herë në fitoren tenistike 7–3 kundër SevillësSantiago Bernabeu. Pas paraqitjes së tij impresive, mediat spanjolle i vunë pseudonimin "The Cannon" [94].

Në nëntor, ai assistoi 2 nga 3 Golat e Madridit në fitoren 3–2 kundër Rayo Vallecanos [95], përpara se të shënonte në barazimin 2–2 kundër Juventusit [96]. Më 9 nëntor, Bale assistoi Golin e Sali Khedirës në fitoren 5–1 kundër Real Sociedad [97]. Më 23 nëntor, Bale shënoi Golin e tij të katërt në ligë në ndeshjen e tij të tetë me Real Madrid që mposhti Almerían me rezultatin 5–0 [98]. Ai shënoi një Gol të bukur me goditje dënimi kundër Galatasarayt në Champions League, një ndeshje ku Real Madrid fitoi me rezultatin 4–1 pavarësisht se ishte me një lojtar më pak [99]. Më 30 nëntor, Bale rrumbullakosi muajin duke shënuar një hat-trick dhe gjithashtu assistoi Golin e Karim Benzema në fitoren 4–0 kundër Real Valladolid [100]. Ishte një hat-trick perfekt nga Bale pasi shënoi Gol me kokë dhe me secilën këmbë [101].

Më 26 shkurt 2014, ai shënoi 2 Gola në fitoren e Real Madrid 6–1 kundër Schalke në ndeshjen e parë të raundit të 16 në Champions League [102][103]. Ai më pas shënoi 1 nga 3 Golat e Realit në fitoren 3–0 kundër Borussia Dortmund më 2 prill, duke arritur në kuotën e 5 Golave në Champions League [104][105]. Në La Liga, ai shënoi 4 Gola në 3 ndeshjet ndërmjet javëve 31 dhe 33, me Real Madrid që mposhti Rayo Vallecanon (5–0) [106], Real Sociedad (4–0) [107] dhe Almerían (4–0).[108].

Më 16 prill, Bale shënoi Golin e fitores për Real Madrid në finalen e Copa del Rey kundër rivalëve të Barcelonës [109][110]. Për të ishte Goli i parë në një ndeshje të El Clásicos dhe Goli i 20 sezonal [111].

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga e majta: Aaron Ramsey, Gareth Bale, Craig Bellamy dhe Robert Earnshaw duke u bërë gati para një ndeshje me Uellsin në 2012.

Uellsi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bale u zjodh nga Uellsi në fund të sezonit 2005–06 dhe bëri debutimin e tij me kombëtaren më 27 maj 2006 [112]. Ai si fillim u paraqit si zëvëndësues në fitoren 2–1 kundër Trinidad dhe Tobagos, duke u bërë lojtari më i ri që ka luajtur me kombëtaren e Uellsit [113]. Bale në atë kohë ishte vetëm 16 vjeç e 315 ditë dhe assistoi Golin e fitores që u shënua nga Robert Earnshaw.

Brian Flynn komentoi se Bale ishte potencialisht një yll i ardhshëm i futbollit, duke krahasuar aftësitë e tij teknike me Ryan Giggs. Më 7 tetor 2006, Bale u lojtari më i ri i historisë që shënon me kombëtaren e parë të Uellsit pas Golit të shënuar me goditje dënimi në ndeshjen kundër Sllovakisë për kualifikueset e Euro 2008 [114]. Ai më pas shënoi Golin e dytë me Uellsin në fitoren 3–0 kundër San Marinos më 28 mars 2007.

Bale kishte mundësinë për të luajtur me Anglinë për shkak së gjyshes së tij, por në 2007 ai tha:

"Është një nder për mua për të luajtur me Uellsi...Askush nuk u morr për të më kontaktuar personalisht nga Anglia, vetëm nëpërmjet agjentit tim."[115]

Pas një pezullimi të gjatë për shkak të një dëmtimi, ai u rikthye duke luajtur si startues në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2010 kundër Finlandës më 10 tetor 2009 [116]. Më 14 tetor, ai ishte pjesë e skuadrës së Uellsit i zgjedhur nga trajneri David Vaughan në ndeshjen finale të kualifikueseve kundër Lihtenshtajnit ku Bale shënoi Golin e hapjes me goditje dënimi dhe dhuroi assistin e Golit të dytë që u shënua nga Aaron Ramsey, ky ishte Goli i parë për Ramseyn [117].

Në dhjetor 2010, Bale u nderua me çmimin 'BBC Cymru Personaliteti Sportiv i Vitit" [118].

Më 12 tetor 2012, Bale shënoi 2 Gola në fitoren 2–1 kundër Skocisë për kualifikueset e Kupës së Botës 2014 [119].

Britania e madhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Stili i lojës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aplikacioni për markë tregtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sponsorë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Statistikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 14 shtator 2013 [120]

Skuadra Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Europa Tjetër1 Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Southampton 2005–06 2 0 0 0 0 0 0 0 0 0 2 0
2006–07 38 5 1 0 3 0 0 0 1 0 43 5
Total 40 5 1 0 3 0 0 0 1 0 45 5
Tottenham Hotspur 2007–08 8 2 0 0 1 1 3 0 0 0 12 3
2008–09 16 0 2 0 5 0 7 0 0 0 30 0
2009–10 23 3 8 0 3 0 0 0 0 0 34 3
2010–11 30 7 0 0 0 0 11 4 0 0 41 11
2011–12 36 9 4 2 0 0 2 1 0 0 42 12
2012–13 33 21 2 1 1 1 8 3 0 0 44 26
Total 146 42 16 3 10 2 31 8 0 0 203 55
Real Madrid 2013–14 1 1 0 0 0 0 0 0 0 0 1 1
Total 1 1 0 0 0 0 0 0 0 0 1 1
Karriera në total 187 48 17 3 13 2 31 8 1 0 249 61

1 Përfshirë play-off e Football League Championship

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kombëtarja uellsiane
Viti Ndeshje Gola
2006 4 1
2007 7 1
2008 5 0
2009 7 0
2010 4 1
2011 6 3
2012 5 3
2013 5 2
2014 1 1
Total 44 12

Golat me Kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lista e Golave dhe rezulatet me Uellsin.

Nr. Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 7 tetor 2006 Stadiumi Millennium, Cardiff, Uells Flamuri Sllovakia 1 – 2 1–5 Euro 2008 – Kualifikueset
2. 28 mars 2007 Stadiumi Millennium, Cardiff, Uells Flamuri San Marino 2 – 0 3–0 Euro 2008 – Kualifikueset
3. 12 tetor 2010 St. Jakob-Park, Basel, Zvicër Flamuri Zvicra 1 – 1 1–4 Euro 2012 – Kualifikueset
4. 7 tetor 2011 Stadiumi Liberty, Swansea, Uells Flamuri Zvicra 2 – 0 2–0 Euro 2012 – Kualifikueset
5. 11 tetor 2011 Stadiumi Vasil Levski National, Sofia, Bullgari Flag of Bulgaria.svg Bullgaria 1 – 0 1–0 Euro 2012 – Kualifikueset
6. 12 nëntor 2011 Stadiumi Cardiff City, Cardiff, Uells Flamuri Norvegjia 1 – 0 4–1 Ndeshje Miqësore
7. 11 shtator 2012 Stadion Karađorđe, Novi Sad, Serbi Flamuri Serbia 1 – 2 1–6 Kupa e Botës 2014 – Kualifikueset
8. 12 tetor 2012 Stadiumi Cardiff City, Cardiff, Uells Flamuri Skocia 1 – 1 2–1 Kupa e Botës 2014 – Kualifikueset
9. 12 tetor 2012 Stadiumi Cardiff City, Cardiff, Uells Flamuri Skocia 2 – 1 2–1 Kupa e Botës 2014 – Kualifikueset
10. 6 shkurt 2013 Stadiumi Liberty, Swansea, Uells Flamuri Austria 1 – 0 2–1 Ndeshje Miqësore
11. 26 mars 2013 Stadiumi Liberty, Swansea, Uells Flamuri Kroacia 1 – 0 1–2 Kupa e Botës 2014 – Kualifikueset
12. 5 mars 2014 Stadiumi Cardiff City, Cardiff, Uells Flamuri Islanda 3 – 1 3–1 Ndeshje Miqësore

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Player Profile: Gareth Bale" [Profili i lojtarit: Gareth Bale] (në anglisht). UEFA. Marrë më 2 janar 2012.
  2. ^ "Riise: Bale is world's best left winger". ESPN Soccernet. 10 nëntor 2011. Marrë më 30 dhjetor 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Fabio – Bale is world's best". Sky Sports. 9 mars 2011. Marrë më 30 dhjetor 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Gareth Bale has everything says Tottenham manager Harry Redknapp". BBC Sport. 28 dhjetor 2011. Marrë më 29 dhjetor 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Mourinho: Spurs fullback Bale better than Chelsea's Cole". Tribalfootball. 7 mars 2009. Marrë më 7 mars 2009. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Gareth Bale – Tottenham Hotspur's Speed King". Nasty Tackle. 2011. Marrë më 13 nëntor 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Real Madrid Sign Midfielder Gareth Bale For World-Record $132 Million". CBS News New York. Marrë më 2 shtator 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Wilson, Jeremy (2 shtator 2013). "Gareth Bale joins Real Madrid from Tottenham for a world record fee of £86m". The Telegraph. Marrë më 2013-09-02. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Real Madrid confirm Gareth Bale signing in reported €100m deal". The Guardian. 1 shtator 2013. Marrë më 1 shtator 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Gareth Bale finally moves from Tottenham Hotspur to Real Madrid in 'record' £86m transfer". The Independent. 1 shtator 2013. Marrë më 20 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Bale is the Real deal! Madrid move finally confirmed as Spanish giants announce £86m world-record signing of Spurs winger". Daily Mail. 1 shtator 2013. Marrë më 20 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Gareth Bale completes move from Spurs to Real Madrid". Sky Sports. 1 shtator 2013. Marrë më 20 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Gareth Bale joins Real Madrid from Tottenham for a world record fee of £86m". The Telegraph. 1 shtator 2013. Marrë më 20 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Gareth Bale joins Real Madrid from Spurs in £85m world record deal". BBC Sport. 1 shtator 2013. Marrë më 20 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Rollings, Grant. "Bale Model". The Sun. News Group Newspapers. Marrë më 14 nëntor 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Hall Of Fame". Eglwys Newydd Primary School. Marrë më 14 nëntor 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Bluebirds of a feather are flocking together". Wales Online. Media Wales. 8 dhjetor 2008. Marrë më 8 dhjetor 2008. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Mentor's advice to Gareth could come to fruition as foreign legion close in". Wales Online. 22 tetor 2010. Marrë më 28 dhjetor 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Harvey, Chris (31 janar 2011). "Gareth Bale interview: born to run". The Telegraph. Telegraph Media Group. Marrë më 31 janar 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Rugby World Cup 2011: Cardiff-born Gareth Bale and Sam Warburton were stars from the start, reflects coach". The Telegraph. Telegraph Media Group. 14 tetor 2011. Marrë më 23 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Pride at Cardiff school that developed Sam Warburton and Gareth Bale". guardian.co.uk. Guardian News and Media. 13 tetor 2011. Marrë më 23 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ [Young Gareth made own rules] The Daily Echo, 13 janar 2007, Marrë më 23 prill 2014]
  23. ^ "Gareth Bale withdraws from Tottenham match as partner goes into labour". Wales Online. 20 tetor 2012. Marrë më 23 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ Neil Moxley (24 tetor 2012). "Daddy Bale stays at home as Tottenham face crucial test in Slovenia". Mail Online. Associated Newspapers. Marrë më 25 tetor 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ Williamson, Laura (7 mars 2013). "Bale's 'little AVB': Spurs star's daughter Alba Violet has Gareth 'buzzing'". Daily Mail. Marrë më 11 maj 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Derby 2 Southampton 2". Southampton FC. Marrë më 21 janar 2007. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Saints 2 Coventry 0". Southampton FC. Marrë më 21 janar 2007. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "Saints 0 West Brom 0". Southampton FC. Marrë më 21 janar 2007. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ "Sunderland 1 Saints 1". Southampton FC. Marrë më 21 janar 2007. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "Hull v Saints". Southampton FC. Marrë më 21 janar 2007. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ Mercer, Nathan (1 shtator 2007). "Fulham 3–3 Tottenham". BBC Sport. Marrë më 2 shtator 2007. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "Tottenham 1–3 Arsenal". BBC Sport. 15 shtator 2007. Marrë më 2 shtator 2009. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "Tottenham 2–0 Middlesbrough". BBC Sport. 26 shtator 2007. Marrë më 2 shtator 2009. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ Hytner, David (11 dhjetor 2007). "Football: Bale out for at least three months". The Guardian. Guardian News and Media. Marrë më 6 janar 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ "Injury rules out Bale for season". BBC Sport. 4 shkurt 2008. Marrë më 9 shkurt 2008. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ "Bale signs new Tottenham contract" [Bale firmos kontratë të re me Tottenham] (në anglisht). BBC Sport. 13 gusht 2008. Marrë më 13 gusht 2008.
  37. ^ "Gareth Bale could miss start of next season after knee surgery" [Gareth Bale mund të humbasi startin e sezonit tjetër për shkak të operacionit në gju] (në anglisht). The Guardian. 3 qershor 2009. Marrë më 20 prill 2014.
  38. ^ Wilson, Steve (15 janar 2009). "The curse of Tottenham's Gareth Bale". The Telegraph. Telegraph Media Group. Marrë më 10 maj 2009. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ Soneji, Pranav (9 maj 2009). "Everton 0–0 Tottenham". BBC Sport. Marrë më 10 maj 2009. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ "Report: Tottenham Hotspur vs Burnley – English Premier League". ESPN Soccernet. 26 shtator 2009. Marrë më 27 shtator 2009. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ Hytner, David (13 janar 2010). "Tottenham manager challenges Gareth Bale to claim a starting place". guardian.co.uk. Guardian News and Media. Marrë më 3 maj 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  42. ^ "Tottenham 2–0 Fulham". BBC Sport. 26 janar 2010. Marrë më 20 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ "Gareth wins award". Tottenham Hotspur FC. 1 March 2010. Arkivuar nga origjinali origjinali më 4 mars 2010. Marrë më 20 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ "Unforgettable night!". Tottenham Hotspur F.C. 14 prill 2010. Marrë më 18 prill 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ "The dream derby double!". Tottenham Hotspur FC. 17 prill 2010. Marrë më 18 prill 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. ^ "Gareth named Player of the Month". Tottenham Hotspur FC. 30 prill 2010. Marrë më 30 prill 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  47. ^ "Gareth Bale signs new four-year Tottenham contract". BBC Sport. 7 maj 2010. Marrë më 7 maj 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  48. ^ Lyon, Sam (21 gusht 2010). "Stoke 1–2 Tottenham". BBC Sport. Marrë më 21 gusht 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  49. ^ "Tottenham 4–0 Young Boys (agg 6–3)". BBC Sport. 25 gusht 2010. Marrë më 25 gusht 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  50. ^ "Brains FAW Awards Evening 2010". Football Association of Wales. 4 tetor 2010. Marrë më 20 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  51. ^ "Inter Milan 4–3 Tottenham". BBC Sport. 20 tetor 2010. Marrë më 20 tetor 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  52. ^ "Tottenham 3–1 Inter Milan". BBC Sport. 2 nëntor 2010. Marrë më 2 nëntor 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  53. ^ Lawton, Matt (4 nëntor 2010). "Gareth Bale: I'm staying at Spurs as boss Harry Redknapp warns off Barcelona and Inter Milan". Mail Online. Associated Newspapers. Marrë më 4 nëntor 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  54. ^ "New deal for Bale". New deal for Bale. Tottenham Hotspur FC. Marrë më 19 mars 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  55. ^ "Spurs' Gareth Bale wins PFA player of the year award". BBC Sport. 18 prill 2011. Marrë më 18 April 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  56. ^ ""Wigan 1–2 Tottenham"". BBC Sport. 24 shtator 2011. Marrë më 20 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  57. ^ ""Fulham 1–3 Tottenham"". BBC Sport. 20 prill 2014. Marrë më 6 nëntor 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  58. ^ "Twenty-five goals between 12 October to 21 December are ruled on". Dubious Goals Panel rulings. Premier League. 12 janar 2012. Marrë më 3 shkurt 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  59. ^ Chowdhury, Saj (3 dhjetor 2011). "Tottenham 3–0 Bolton". BBC Sport. Marrë më 4 dhjetor 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  60. ^ ""Norwich 0–2 Tottenham"". BBC Sport. 27 dhjetor 2011. Marrë më 20 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  61. ^ Lillywhite, Jamie (31 janar 2012). "Tottenham 3 – 1 Wigan". BBC Sport. Marrë më 1 shkurt 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  62. ^ "Swansea boss Brendan Rodgers & Tottenham's Gareth Bale rewarded". BBC Sport. 4 shkurt 2012. Marrë më 13 tetor 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  63. ^ "New Contract For Gareth". Tottenham Hotspur FC. 27 qershor 2012. Marrë më 13 tetor 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  64. ^ Taylor, Daniel (28 shtator 2012). "Tottenham's future looks bright ... just give us time, says Gareth Bale". guardian.co.uk. Guardian News and Media. Marrë më 5 tetor 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  65. ^ "Gareth Bale to change squad number". Sports Mole. 1 tetor 2013. Marrë më 20 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  66. ^ McNulty, Phil (16 shtator 2012). "Reading 1– 3 Tottenham". BBC Sport. Marrë më 13 tetor 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  67. ^ Taylor, Daniel (29 shtator 2012). "Tottenham Hotspur's Gareth Bale banishes Manchester United hoodoo". The Observer. Guardian News and Media. Marrë më 13 tetor 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  68. ^ "Aston Villa 0 – 4 Tottenham". BBC Sport. 26 dhjetor 2012. Marrë më 26 dhjetor 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  69. ^ "Tottenham 3 – 0 Coventry City". BBC Sport. 5 janar 2013. Marrë më 15 shkurt 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  70. ^ Monaghan, Matt (30 janar 2013). "Norwich 1 – 1 Tottenham". BBC Sport. Marrë më 15 shkurt 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  71. ^ Phillips, Owen (3 shkurt 2013). "West Brom 0 – 1 Tottenham". Marrë më 15 shkurt 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  72. ^ Chowdhury, Saj (9 shkurt 2013). "Tottenham 2 – 1 Newcastle". BBC Sport. Marrë më 15 shkurt 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  73. ^ Monaghan, Matt (14 shkurt 2013). "Bale double inspires Tottenham victory". Tottenham 2 – 1 Lyon. BBC Sport. Marrë më 15 shkurt 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  74. ^ Sheringham, Sam (25 shkurt 2013). "Bale grabs stunning Spurs winner". West Ham 2 – 3 Tottenham. BBC Sport. Marrë më 26 shkurt 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  75. ^ "Gareth Bale, Tottenham Hotspur beat Arsenal". Sports Illustrated. 3 mars 2013. Marrë më 3 mars 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  76. ^ Chase, Graham (7 mars 2013). "Tottenham 3 – 0 Inter Milan". BBC Sport. Marrë më 16 mars 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  77. ^ "Spurs double up with Barclays monthly awards". premierleague.com. Premier League. 1 mars 2013. Marrë më 20 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  78. ^ "Gareth Bale injury is 'hopefully not too bad', says André Villas-Boas". The Guardian. 4 prill 2013. Marrë më 20 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  79. ^ "Tottenham Hotspur 3 Manchester City 1". The Telegraph. 21 prill 2013. Marrë më 20 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  80. ^ "Gareth Bale wins PFA Player of Year and Young Player awards". BBC Sport. 28 prill 2013. Marrë më 29 prill 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  81. ^ "Gareth Bale named Player of the Year by Football Writers". BBC Sport. 2 maj 2013. Marrë më 20 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  82. ^ "Tottenham fulfilled their part of the bargain with a final-day victory over Sunderland – but their Champions League ambitions were shattered by Arsenal's win at Newcastle United". BBC Sport. 19 maj 2013. Marrë më 1 shtator 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  83. ^ "Bale, nuevo jugador del Real Madrid". Real Madrid C.F. 1 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali origjinali më 3 shtator 2013. Marrë më 1 shtator 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  84. ^ "Club announcement". Tottenham Hotspur. 1 shtator 2013. Marrë më 1 shtator 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  85. ^ "Gareth Bale: Real Madrid star will keep his feet firmly on the ground". BBC Sports. 1 shtator 2013. Marrë më 2 shtator 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  86. ^ "Villarreal v Real Madrid – live!". The Guardian. 14 September 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  87. ^ "Galatasaray 1 Real Madrid 6: Bale shines from the bench but Ronaldo steals the show with ANOTHER hat-trick". Daily Mail. 17 September 2013. Marrë më 6 November 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  88. ^ Jenson, Pete (30 September 2013). "Real Madrid 0 Atletico Madrid 1: Bale tastes defeat on home debut". Daily Mail. Marrë më 6 November 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  89. ^ Kent, David (2 tetor 2013). "Real fears over Bale as £86m man struggles with thigh problem". Daily Mail. Marrë më 6 nëntor 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  90. ^ Jenson, Pete (19 tetor 2013). "Real Madrid 2 Malaga 0: Bale wins late penalty on return from injury to seal win". Daily Mail. Marrë më 6 nëntor 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  91. ^ Jenson, Pete (23 tetor 2013). "Real Madrid 2 Juventus 1: Ronaldo at the double as Ancelotti's men see off Juve to keep winning run going". Daily Mail. Marrë më 6 nëntor 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  92. ^ Solé, Sergio (27 tetor 2013). "Neymar se come a Bale". Mundo Deportivo. Marrë më 6 nëntor 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  93. ^ Loew, Sid (27 tetor 2013). "Gareth Bale gets lost in the middle as Real Madrid falter at Barcelona". The Guardian. Marrë më 6 nëntor 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  94. ^ Jenson, Pete (31 tetor 2013). "Madrid hail Cannon Bale after Real's new Galactico announces himself at last with deadly double on his Berna bow". Daily Mail. Marrë më 31 tetor 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  95. ^ Jenson, Pete (2 nëntor 2013). "Rayo Vallecano 2 Real Madrid 3: Bale stars with two assists as Ronaldo's double helps Ancelotti's side survive scare for victory". Daily Mail. Marrë më 12 nëntor 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  96. ^ Jenson, Pete (5 nëntor 2013). "Juventus 2 Real Madrid 2: Bale on target again but Llorente header denies Ronaldo victory on 100th Champions League outing". Daily Mail. Marrë më 12 nëntor 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  97. ^ Jenson, Pete (9 nëntor 2013). "Real Madrid 5 Real Sociedad 1: Ronaldo hits back at Blatter's jibes with another hat-trick". Daily Mail. Marrë më 26 nëntor 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  98. ^ Jenson, Pete (23 nëntor 2013). "Almeria 0 Real Madrid 5: Happy couple Bale and Ronaldo both score in romp... but Portugal ace has to come off in injury scare". Daily Mail. Marrë më 26 nëntor 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  99. ^ Jenson, Pete (27 nëntor 2013). "Real Madrid 4 Galatasaray 1: Bale shows injured Ronaldo how it's done with stunning free-kick as 10-man hosts ease to victory". Daily Mail. Marrë më 29 nëntor 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  100. ^ "Bale scores hat-trick in Real Madrid win". Real Madrid 4 Real Valladolid 0. BBC Sport. 30 nëntor 2013. Marrë më 1 dhjetor 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  101. ^ "Gareth Bale bags perfect hat-trick for Real Madrid vs Real Valladolid". Inside World Soccer. 1 dhjetor 2013. Marrë më 22 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  102. ^ "Real Madrid's Cristiano Ronaldo and Gareth Bale tear Schalke apart". The Guardian. 27 shkurt 2014. Marrë më 22 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  103. ^ "Super Reali shkatërron Schalken, Chelsea barazoi (Foto)". Opozita.com. 27 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali origjinali më 27 shkurt 2014. Marrë më 22 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  104. ^ "Real Madrid 3-0 Borussia Dortmund". BBC Sport. 2 prill 2014. Marrë më 22 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  105. ^ "CHL/ Reali hakmerret ndaj Dortmund,PSG merr nje fitore te rendesishme ndaj Chelsit". Malesia.al. 2 prill 2014. Marrë më 22 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  106. ^ "Real Madrid 5-0 Rayo Vallecano". BBC. 29 mars 2014. Marrë më 2 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  107. ^ "Real Sociedad 0-4 Real Madrid". BBC. 5 prill 2014. Marrë më 22 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  108. ^ "Real Madrid 4-0 Almería". BBC. 12 prill 2014. Marrë më 22 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  109. ^ "Super Bejl, iu kthen kurorën mbretërve". Gazeta e Sportit. 16 prill 2014. Arkivuar nga origjinali origjinali më 23 prill 2014. Marrë më 22 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  110. ^ "Real "mbretëror", mund Barçën dhe fiton Kupën". Panorama. 16 prill 2014. Arkivuar nga origjinali origjinali më 22 prill 2014. Marrë më 22 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  111. ^ "Gareth Bale: Copa del Rey winner incredible, says Xabi Alonso". BBC Sport. 16 prill 2014. Marrë më 22 prill 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  112. ^ "Bale savours record Wales debut". BBC Sport. 28 maj 2006. Marrë më 21 janar 2007. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  113. ^ "Injured Bale out for three months". BBC Sport. 10 dhjetor 2007. Marrë më 21 tetor 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  114. ^ Davies, Sean (7 tetor 2006). "Wales 1–5 Slovakia". BBC Sport. Marrë më 21 janar 2007. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  115. ^ "Bale: I could have played for England but playing for Wales is an honour". Mail Online. Associated Newspapers. 3 gusht 2007. Marrë më 2 nëntor 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  116. ^ "Wales whimper in Helsinki". Sky Sports. 10 tetor 2009. Marrë më 11 prill 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  117. ^ "Liechtenstein 0–2 Wales". BBC Sport. 14 tetor 2009. Marrë më 11 prill 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  118. ^ "Gareth Bale wins BBC Wales Sports Personality award". BBC Sport. 6 dhjetor 2010. Marrë më 13 tetor 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  119. ^ "Wales 2 Scotland 1". BBC Sport. 12 tetor 2012. Marrë më 12 tetor 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  120. ^ "Gareth Bale All time playing career". Soccerbase. Marrë më 4 gusht 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]