Rogério Ceni
![]() Rogério Ceni në vitin 2005 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Rogério Mücke Ceni | ||
Datëlindja | [1] | 22 Janar 1973||
Vendlindja | Pato Branco, Brazil | ||
Gjatësia | 1.88 m (6 ft 2 in) | ||
Pozicioni | Portier | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | São Paulo | ||
Numri | 1 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1987–1990 | Sinop | ||
1990–1993 | São Paulo | ||
Karriera si profesionist* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1990 | Sinop | 0 | (0) |
1993–2015 | São Paulo | 560 | (122) |
Karriera ndërkombëtare | |||
1997–2006 | Brazili | 16 | (0) |
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 6 qershor 2015 |
Rogério Mücke Ceni (Portugalisht: [ʁoˈʒɛɾiu ˈsẽni]; lindur më 22 janar 1973) është një futbollistë brazilian i cili luan me klubin brazilian São Paulo FC si portier.
Ai e ka shpenzuar shumicën e karrierës së tij prej dy dekadash duke luajtur me São Paulon, ku ka fituar 18 tituj madhorë, përfshirë tre liga braziliane dhe kupa Libertadores. Ai gjithashtu ka shënuar më shumë se 100 gola në karrierë ku të gjitha kanë ardhur nga goditjet e dënimit ose penalltitë,[2][3] duke u bërë portieri i parë dhe i vetëm që e arkivon këtë arritje.[4][5]
Ceni është i njohur nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit për Histori dhe Statistika si portieri që ka shënuar më shumë gola në historinë e futbollit, duke kaluar paraguajianin José Luis Chilavert në vitin 2006. Ai gjithashtu ka përfaqsuar Brazilin në dy Kupa Bote.
Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur Pato Branco, Paraná, Ceni bëri debutimin e tij me skuadrën e parë të Sinop Futebol Clube kur ishte ende i vogël.[6] Në vitin 1990, 17 vjeçari u bashkua me São Paulon, duke shpenzuar gjashtë sezonet e para në Série A si portieri i dytë ose i tretë.
Më 25 qershor 1993 Ceni debutoi me skuadrën e parë, duke luajtur si titullar në fitoren 4–1 kundër CD Tenerifes për turnamentin miqësor të Trofeo Ciudad de Santiago de Compostela. Në vitin e ardhshëm ai u aktivizua si titullar në Copa CONMEBOL të atij viti, duke u paraqitur në të gjitha ndeshjet me skuadrën që u kurorëzua kampione.
Në sezonin 1997, pas largimit të legjendës Zetti te Santos FC, Ceni u zgjodh si zëvëndësuesi i tij. Më 14 korrik 2005, Ceni ishte kapiteni i skuadrës që fitoi në vitin 2005 Copa Libertadores, e treta në historinë e klubit. Dy javë më vonë, në një ndeshje kundër Clube Atlético Mineiro, ai theu rekordin për numrin e ndeshjeve me skuadrën, duke arritur shifrën e 618 ndeshjeve – në atë ndeshje ai veshi një fanellë speciale me numrin 618 të vendosur mbrapa; më 25 korrikin e vitit të ardhshëm, ai shënoi me penallti kundër skuadrës meksikane C.D. Guadalajara (që rezultoi goli i fitores), duke u bërë golashënuesi më i mirë i Trikolorëve në Kupën Libertadores.[7]
Gjatë sezoneve 2005–07, ai shënoi 47 gola në të gjitha kompedicionet sëbashku, duke fituar dy kampionate kombëtare dhe Kupën e Botës për Klube në vitin 2005; gjatë kompedicionit, ai shënoi në gjysmë-finale kundër Ittihad FC (3–2, shënoi me penallti) dhe u votua si Lojtari i Ndeshjes në finale kundër Liverpoolit, si dhe lojtari më i mirë i turnamentit.[8]
Më 20 gusht 2006, Ceni shënoi golin e 63të dhe të thyerjes së rekordit me një goditje dënimi kundër Cruzeiro Esporte Clube në ligën vendore, disa minuta pasi kishte shkarkuar një penallti. Më pas gjatë të njëjtës ndeshje, ai shënoi një tjetër duke i dhuruar skuadrës barazimin 2–2, duke arritur edhe në kuotën e 64 golave; këto gola e vunë atë para ish kryesuesit José Luis Chilavert.[9]
Më 29 tetor 2006, Ceni zhvilloi paraqitjen e tij të 700të zyrtare me São Paulon, në një fitore 2–0 kundër Figueirense Futebol Clube. Pak nga shkëlqimi i kësaj arritjeje u mor nga gjygjtari i cili urdhëroi lojtarin për të ndryshuar fanellën e tij të verdhë e cila ishte e ngjashme me atë të gjygjtarit; në fund të sezonit 2007, e cila u mbyll me triumfin e São Paulos, ai u votua nga Federata Braziliane e Futbollit si "Lojtari më i Mirë".
Në prill 2009, Ceni theu kyçin e këmbës së tij të majtë, duke qëndruar jashtë fushave për gjashtë muaj,[10] por rikuperimi zgjati më shumë se sa pritej. Më 28 tetor 2009, në ndeshjen kundër Clube Atlético Paranaense, ai luajti ndeshjen e tij të 700të si kapiten i klubit.[11] Në vitin e ardhshëm, më 27 mars, ai shënoi me goditje dënimi kundër rivalëve të Sport Club Corinthians Paulista, duke realizuar nga 18 metra duke shënuar golin e tij të 100të.[12]
Më 7 shtator 2011, Ceni zhvilloi paraqitjen e tij të 1000të me São Paulon.[13] Në fund të janar të vitit të ardhshëm, 39 vjeçari Ceni shkoi në për të operuar shpatullën e tij, duke qëndruar jashtë fushave për gjashtë muaj të tjerë.[14]
Më 1 gusht 2012, Ceni u rikthye në fushë, duke shënuar nga një goditje dënimi në fitoren 2–0 jashtë fushe kundër Esporte Clube Bahia në Copa Sudamericana;[15] skuadra e tij arriti të fitojë turnamentin e atij viti. Ceni shënoi tre gola gjatë turnamentit, duke e mbyllur atë si titullar.
Pavarësisht se ishte gati 40 vjeç, Ceni deklaroi se shpirti i tij kompetitiv ishte njësoj si kur ishte 18 vjeç, por gjithashtu shtoi se rikuperimi i tij ishte më i vështirë se vite më parë.[16] Më 14 korrik 2013, Ceni shënoi golin e tij të 111të në humbjen 2–3 kundër Esporte Clube Vitória.
Më 7 dhjetor 2013, pas negociatave të gjata, Ceni rinovoi kontratën e tij me Trikolorët edhe për një sezon tjetër.[17] Më 20 prill 2014, në fitoren 3–0 brënda kundër Botafogos, ai kishte tre rekorde të njohura nga Guinness World Records: më shumë gola të shënuar nga një portier, më shumë ndeshje të luajtura si lojtar dhe si kapiten në një klub.[18]
Më 27 tetor 2014, Ceni theu rekordin e uellsianit Ryan Giggs për numrin më të madhë të fitoreve me një klub pasi luajti në fitoren 3–0 kundër Goiás.[19][20] Ai e mbylli sezonin me tetë gola në ligë (shifra e tij më e lartë në shtatë vitet e fundit), duke qënë një titullar i padiskutueshëm.
Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një lojtar i kombëtares braziliane për nëntë vite, Ceni ka luajtur 16 ndeshje ndeshje. Ai ishte zgjedhur pjesë e skuadrave që fituan Kupën e Konfederatave 1997 dhe Kupën e Botës 2002 (ai gjithashtu ka qënë lojtar edhe në Kupën e Botës 2006, edhe pse nuk ishte rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në gju[21]) duke zhvilluar vetëm dy paraqitje në finalet e turnamenteve, në fitoren 3–2 kundër Meksikës në turnamentin e parë dhe në triumfin 4–1 kundër Japonisë në të tretën.[22]
Stili i lojës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ceni ka qënë gjuajtësi zyrtar i goditjeve të dënimit dhe penalltive i São Paulos që viti 1997, ku ai ka shënuar edhe 127 gola zyrtar[23] – ai gjithashtu njihet si një portier i shkëlqyer. Ceni njihet për pritjet e tij fantastike si ajo që bëri që në finalen e Kupës së Botës për Klube, ku São Paulo mposhti Liverpoolin 1–0, me Cenin që fitoi çmimin "Topi i Artë" si lojtari më i mirë i turnamentit.[24]
Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ndryshe nga futbollistët e tjerë, Ceni pëlqen muzikën rok në vend të asaj faltore, një muzikë tradicionale braziliane. Sëbashku me futbollistët e tjerë, Ceni ka një stil klasik veshjeje. Sipas tij: "Më pëlqen të vishem në mënyrë të mirë. Më pëlqen të gjuaj ence. Unë nuk i bëj këto për ta bërë veten time. Unë ndihem mirë."[25]
Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 14 qershor 2015[26]
Klubi | Sezoni | Série A | Copa do Brasil | Kompedicionet Kontinentale1 |
Turnamentet e Tjera2 |
Total | Miqësoret | Gjithsej | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Sinop | 1990 | 20 | — | — | — | 0 | 0 | 20 | 0 | — | 20 | 0 | |||
São Paulo | |||||||||||||||
1993 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 2 | 0 | 3[27] | 0 | 10 | 0 | 13 | 0 | |
1994 | 5 | 0 | 0 | 0 | 8 | 0 | 8 | 0 | 21[28] | 0 | 2 | 0 | 23 | 0 | |
1995 | 4 | 0 | 4 | 0 | 0 | 0 | 12 | 0 | 20[29] | 0 | 1 | 0 | 21 | 0 | |
1996 | 0 | 0 | 0 | 0 | 2 | 0 | 2 | 0 | 4[30] | 0 | 2 | 0 | 6 | 0 | |
1997 | 25 | 2 | 4 | 0 | 9 | 0 | 29 | 1 | 67[31] | 3 | 4 | 0 | 71 | 3 | |
1998 | 22 | 0 | 6 | 0 | 5 | 0 | 24 | 2 | 57[32] | 2 | 1 | 1 | 58 | 3 | |
1999 | 23 | 1 | 3 | 0 | 8 | 1 | 24 | 3 | 58[33] | 5 | 5 | 0 | 63 | 5 | |
2000 | 24 | 3 | 12 | 1 | 5 | 0 | 32 | 3 | 73[34] | 7 | 2 | 1 | 75 | 8 | |
2001 | 22 | 0 | 6 | 0 | 4 | 0 | 24 | 2 | 56[35] | 2 | 0 | 0 | 56 | 2 | |
2002 | 21 | 1 | 8 | 1 | 0 | 0 | 21 | 3 | 50[36] | 5 | 1 | 0 | 51 | 5 | |
2003 | 40 | 2 | 6 | 0 | 8 | 0 | 11 | 0 | 65[37] | 2 | 2 | 0 | 67 | 2 | |
2004 | 44 | 3 | 0 | 0 | 16 | 2 | 9 | 0 | 69[38] | 5 | 2 | 0 | 71 | 5 | |
2005 | 38 | 10 | 0 | 0 | 18 | 6 | 19 | 5 | 75[39] | 21 | 0 | 0 | 75 | 21 | |
2006 | 29 | 8 | 0 | 0 | 15 | 3 | 13 | 5 | 57[40] | 16 | 0 | 0 | 57 | 16 | |
2007 | 35 | 7 | 0 | 0 | 13 | 1 | 20 | 2 | 68[41] | 10 | 0 | 0 | 68 | 10 | |
2008 | 35 | 4 | 0 | 0 | 11 | 0 | 21 | 1 | 67[42] | 5 | 0 | 0 | 67 | 5 | |
2009 | 16 | 2 | 0 | 0 | 3 | 0 | 15 | 0 | 34[43] | 2 | 0 | 0 | 34 | 2 | |
2010 | 38 | 4 | 0 | 0 | 12 | 1 | 20 | 3 | 70[44] | 8 | 0 | 0 | 70 | 8 | |
2011 | 36 | 2 | 7 | 0 | 4 | 0 | 21 | 6 | 68[45] | 8 | 0 | 0 | 68 | 8 | |
2012 | 24 | 3 | 0 | 0 | 10 | 1 | 0 | 0 | 34[46] | 4 | 0 | 0 | 34 | 4 | |
2013 | 35 | 2 | 0 | 0 | 18 | 3 | 14 | 1 | 67[47] | 6 | 3 | 0 | 70 | 6 | |
2014 | 35 | 8 | 6 | 1 | 8 | 0 | 14 | 1 | 63 | 10 | 2 | 0 | 65 | 10 | |
2015 | 7 | 2 | 0 | 0 | 8 | 0 | 15 | 4 | 30 | 6 | 2 | 0 | 32 | 6 | |
Total | 559 | 64 | 62 | 3 | 185 | 18 | 370 | 42 | 1176 | 127 | 39 | 2 | 1215 | 129 | |
Karriera në total | 579 | 64 | 62 | 3 | 185 | 18 | 381 | 42 | 1196 | 127 | 39 | 2 | 1235 | 129 |
1 Përfshirë ndeshje dhe gola në Copa Libertadores, Copa Sudamericana, Recopa Sudamericana, Copa Mercosur, Kupën Gold, FIFA Kupën e Botës për Klube.
Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
|
|
Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Sinop
- São Paulo
- FIFA Kupa e Botës për Klube: 2005
- Kupa Ndërkontinentale: 1993
- Kupa Libertadores: 1993, 2005
- Kupa Sudamericana: 2012
- Recopa Sudamericana: 1993, 1994
- Supercopa Libertadores: 1993
- Copa CONMEBOL: 1994
- Copa Master de CONMEBOL: 1996
- Série A: 2006, 2007, 2008
- Torneio Rio – São Paulo: 2001
- Campeonato Paulista: 1998, 2000, 2005
- Supercampeonato Paulista: 2002
Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Topi i Argjendë: 2000, 2003, 2004, 2006, 2007, 2008 – Portieri më i mirë në Série A nga revista Placar
- Topi i Artë: 2008 – Lojtari më i mirë në Série A nga revista Placar
- Copa Libertadores: Lojtari më i mirë 2005
- FIFA Kupa e Botës për Klube: Lojtari më i mirë i Turnamentit/Finales 2005
- Futbollsiti Brazilian i Vitit: 2006, 2007 – Lojtari më i mirë i Turnamentit
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "Rogerio Ceni Profile". Goal.Com. Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2020. Marrë më 19 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rogério Ceni: 100 goals and counting". The Guardian. 28 mars 2011. Marrë më 1 shkurt 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kings of the free-kick". FIFA.com. 2 dhjetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2014. Marrë më 1 shkurt 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rogerio Ceni & Top 10 goalscoring goalkeepers". Goal.com. 28 mars 2011. Arkivuar nga origjinali më 11 mars 2016. Marrë më 1 shkurt 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "World Record of the national championships (1888/89-2008)". IFFHS. 20 tetor 2008. Marrë më 7 nëntor 2008.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Campeão estadual pelo Sinop, Rogério Ceni volta a MT após 14 anos". Globo Esporte. 22 nëntor 2014. Marrë më 22 nëntor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Great victory of São Paulo FC against Chivas in Mexico". CONMEBOL.com. Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2009. Marrë më 5 dhjetor 2007.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "FIFA Club World Championship Japan 2005". FIFA.com. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2011. Marrë më 1 shkurt 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rogerio Ceni, the record breaker". FIFA.com. 22 shkurt 2006. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2014. Marrë më 1 shkurt 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ceni fratura tornozelo, vai ser operado e está fora do Paulista e da Libertadores" [Ceni thyen kyçin e këmbës, do të operohet dhe nuk do të luaj në Paulista dhe Libertadores]. Globo Esporte. 13 prill 2009. Marrë më 1 shkurt 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Supercapitão: 700 vezes Rogério Ceni no São Paulo" [Superkapite: 700 herë Rogério Ceni te São Paulo]. Lance Net. 28 tetor 2010. Marrë më 1 shkurt 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Goalkeeper Rogerio scores 100th goal in Sao Paulo win". The Guardian. UK. 28 mars 2011. Marrë më 28 mars 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sao Paulo wins in Rogerio Ceni's 1000th game". Xinhuanet. Kinë. 8 shtator 2011. Marrë më 8 shtator 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "São Paulo anuncia que Rogério Ceni fará cirurgia no ombro" [São Paulo lajmëron se Rogério Ceni do të operohet në shpatull]. Folha.com. 26 janar 2012. Marrë më 1 shkurt 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ceni e Ademilson marcam, São Paulo bate Bahia e fica perto da vaga" [Ceni dhe Ademilson shënojnë, São Paulo mposht Bahian dhe i afrohet më shumë kualifikimit]. Globo Esporte. 1 gusht 2012. Marrë më 28 prill 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Aos 40, senhor Ceni avisa: 'Espírito de competição ainda tem 18'" [40, Zr. Ceni paralajmëron: 'Shpirti kompetitiv si kur isha 18 vjeç']. Globo Esporte. 21 janar 2013. Marrë më 28 prill 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Mito fica! Rogério Ceni renova com o São Paulo por uma temporada" [Miti qëndron! Rogério Ceni rinovon me São Paulon edhe për një sezon]. Lance!. 7 dhjetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2014. Marrë më 28 prill 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rogério: "Consequência do trabalho"" [Rogério: "Rrjedhoja e punës"]. Uebsfaqja zyrtare e São Paulos. 20 prill 2014. Marrë më 28 prill 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rogerio Ceni broke Ryan Giggs' record for most wins at a single club" [Ceni thyen rekordin e Ryan Giggsit për numrin e fitoreve me një klub]. ESPN FC. 28 tetor 2014. Marrë më 28 prill 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Brazil goalkeeper breaks Ryan Giggs' record for most wins with one club" [Portieri brazilian thyen rekordin e Ryan Giggsit për numrin më të madhë të fitoreve me një klub të vetëm]. Fox Sports. 29 tetor 2014. Marrë më 28 prill 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rogério Ceni opera joelho e desfalca São Paulo por um mês" [Rogério Ceni operohet në gju, jashtë për një muaj]. Paraná Online. 11 janar 2006. Marrë më 1 shkurt 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rogério Ceni – Rekordi në kompedicionet e FIFA". FIFA.com. 29 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2013. Marrë më 28 prill 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Raio-X de todos os gols de Rogério Ceni" [X-Ray of all Rogério Ceni goals]. Futdados. Marrë më 28 prill 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rogério Ceni coloca o Japão aos seus pés" [Rogério Ceni vendos Japoninë në këmbët e tij]. Uebfaqja zyrtare e São Paulos. 17 dhjetor 2011. Marrë më 28 prill 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ RIBEIRO, Arnaldo. "Ponte que partiu! É o melhor goleiro do Brasil". São Paulo, Abril, Placar Magazine, Dec. 2000, p. 50-55
- ^ "Brazil - R. Ceni - Profile with news, career statistics and history". Soccerway. Marrë më 28 prill 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sezoni 1993". Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 19 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sezoni 1994". Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2013. Marrë më 19 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sezoni 1995". Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2015. Marrë më 19 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sezoni 1996". Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 19 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sezoni 1997". Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2015. Marrë më 19 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sezoni 1998". Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2015. Marrë më 19 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sezoni 1999". Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2015. Marrë më 19 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sezoni 2000". Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2015. Marrë më 19 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sezoni 2001". Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2013. Marrë më 19 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sezoni 2002". Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 19 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sezoni 2003". Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2015. Marrë më 19 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sezoni 2004". Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2015. Marrë më 19 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sezoni 2005". Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2015. Marrë më 19 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sezoni 2006". Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2015. Marrë më 19 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sezoni 2007". Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2015. Marrë më 19 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sezoni 2008". Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2015. Marrë më 19 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sezoni 2009". Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2015. Marrë më 19 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sezoni 2010". Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2015. Marrë më 19 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sezoni 2011". Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 19 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sezoni 2012". Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 19 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sezoni 2013". Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 19 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Seleção Brasileira (Brazilian National Team) 1996–1997 Arkivuar 22 korrik 2013 tek Wayback Machine; te RSSSF
- ^ "Seleção Brasileira (Brazilian National Team) 1998–1999". Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2013. Marrë më 19 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Seleção Brasileira (Brazilian National Team) 2000–2001". Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2010. Marrë më 19 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Seleção Brasileira (Brazilian National Team) 2002–2003". Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2011. Marrë më 19 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Seleção Brasileira (Brazilian National Team) 2006–2007". Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2017. Marrë më 19 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Profili zyrtar tek São Paulo
- Uebfaqja zyrtare
- Rogério Ceni tek National-Football-Teams.com
- IFFHS Golashënuesit më të mirë portierë të divizioneve të larta
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Lindje 1973
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë brazilianë
- Futbollistë në kombëtaren braziliane
- Futbollistë në Sinop Futebol Clube
- Futbollistë në São Paulo FC
- Futbollistë në Campeonato Brasileiro Série A
- Futbollistë në 2002 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në 2006 FIFA Kupën e Botës
- Lojtarë fitues të FIFA Kupës së Botës
- Lojtarë fitues të FIFA Kupës së Konfederatave
- Trajnerë brazilianë futbolli