Clint Dempsey
Dempsey duke luajtur Shba-në në 2013 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Clinton Drew Dempsey[1] | ||
Datëlindja | 9 mars 1983 (41 vjeç)[1] | ||
Vendlindja | Nacogdoches, Texas, Shtetet e Bashkuara | ||
Gjatësia | 1.85 m (6 ft 1 in)[2] | ||
Pozicioni | Sulmues, Mesfushor | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1998–2001 | Dallas Texans | ||
2001–2003 | Furman Paladins | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2004–2006 | New England Revolution | 71 | (25) |
2007–2012 | Fulham | 189 | (50) |
2012–2013 | Tottenham Hotspur | 29 | (7) |
2013–2018 | Seattle Sounders | 115 | (47) |
2014 | → Fulham (huazim) | 5 | (0) |
Gjithsej | 409 | (129) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
2002–2003 | Shtetet e Bashkuara U20 | 13 | (21) |
2004–2017 | Shtetet e Bashkuara | 141 | (57) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Clinton Drew "Clint" Dempsey (lindur më 9 mars 1983) është një ish futbollist profesionist amerikan i cili luante si sulmues ose mesfushor. Ai konsiderohet një nga lojtarët amerikan më të mirë të të gjitha kohërave,[3] duke qënë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares amerikane me 57 gola sëbashku me Landon Donovan. Ai ka shpenzuar një pjesë të karrierës së tij në Angli, duke luajtur me Fulhamin dhe Tottenhamin; ai është golashënuesi më i mirë i Fulhamit në Premier Ligë me 50 gola.[4]
Dempsey u rrit në Nacogdoches të Teksasit dhe e nisi karrierën e tij futbollistik3 duke luajtur fillimisht ne Dallas Texans përpara se të bëhej pjesë e ekipit të futbollit të Universitetit Furman. Në vitin 2004, ai u transferua te New England Revolution si pjesë e drafit të Major League Soccer. Pas tre sezonesh, gjatë së cilës ai shënoi 25 gola në 71 ndeshje, Dempsey u transferua në Angli te Fulhami për 2 milion $. Me Fulhamin, ai ishte pjesë e rëndësishme e ekipit që arriti finalen e Ligës së Evropës në sezonin 2009–10 si dhe u emërua lojtari i vitit në sezonet 2010–11 dhe 2011–12. Gjatë kësaj kohe, ai vendosi disa rekorde për klubin.
Në vitin 2012, Dempsey u transferua te Tottenhami për 9.6 milion $, duke u bërë në atë kohë lojtari amerikan më i kushtueshëm. Ai shënoi 12 gola në sezonin e tij të vetëm në klub, duke u larguar nga Anglia si golashënuesi më i mirë amerikan në pesë ligat kryesore me 72 gola në të gjitha kompedicionet. Në vitin 2013, ai u rikthye në Major League Soccer te Seattle Sounders, duke luajtur për pesë vite. Ai luajti 115 ndeshje me klubin, duke fituar Supporters' Shield në vitin 2014. Në vitin 2016, ai u diagnostifikua me rrahje zemre të çrregullta, duke humbur triumfin e ekipit në Major League Soccer. Dempsey njoftoi tërheqjen nga futbolli në vitin 2018.
Dempsey luajti me ekipin nën-20 në FIFA Kupën e Botës për të rinjë në vitin 2003. Debutimi i tij me ekipin e parë erdhi nëntor 2004. Ai luajti gjithsej 140 ndeshje me ekipin kombëtar, duke qënë lojtari i katërt me më shumë ndeshje. Ai është golashënuesi më i mirë i ekipit kombëtar me 57 gola sëbashku me Landon Donovan. Gjatë kohës së tij me Shba-në, Dempsey fitoi tre edicione të Kupës Gold, arriti në finalen e Kupës së Konfederatave 2009 si dhe shënoi në të tre edicionet e FIFA Kupës së Botës që mori pjesë. Në vitin 2022, ai u bë pjesë e Hollit të Famës të futbollit amerikan.[5]
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dempsey ka lindur në Nacogdoches, Teksas dhe u rrit duke luajtur futboll me moshatarët e tij. Ai është me prejardhje irlandeze nga ana e babait të tij.[6] Vëllai i tij i madh Ryan ka qënë pjesë e Dallas Texans, një klub elitë i të rinjëve. Dallas Texans më pas të merrnin edhe Clint në ekipin e tyre pasi e panë duke luajtur në lagjen e tij.[7] Dempsey u bë një lojtar i rëndësishëm në ekil që në moshën e tetë vjeç, por ai u largua më pas nga ekipi për shkak të vështirësive ekonomike të familjes së tij, të cilët investuan te motra e tij Jennifer, e cila u bë teniste.[8] Megjithatë, disa nga prindërit e shokëve të tij të skuadrës pranuan t'a ndihmonin atë duke i paguar shpenzimet e udhëtimeve, duke i lejuar atij t'i ribashkohej klubit.
Më 27 nëntor 1995, motra 16 vjeçare e Dempsey ndërroi jetë për shkak të një aneurizmë nē tru. Ai e përjetoi keq vdekjes e saj por më vonë shpjegoi se kjo ngjarje e motivoi atë për të vazhduar karrierën e futbollit në nder të motrës së tij.[9]
Dempsey u bë kapiten dhe golashënuesi më i mirë i Dallas Texans, duke u shpallur lojtari më i mirë i ekipit. Gjatë kësaj kohe, ai studioi lojën e kombëtares argjentinase, më saktë të Diego Maradonës. Ai u trishtua shumë kur mori vesh lajmin se Maradona nuk do të luante në Kupën e Botës 1994.[10] Ai ndoqi Universitetin Furman për degën e fiskulturës.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]New England Revolution
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dempsey u zgjodh nga New England Revolution në draftin e Major League Soccer në vitin 2004. Në sezonin e tij debutues, ai luajti si titullar në 23 nga 24 ndeshjet që u aktivizua, duke shënuar 7 gola. Ai ndihmoi ekipin të arrinte finalen e Konferencës së lindjes dhe në përfundim të sezonit u nderua me çmimin Talenti i Vitit i Major League Soccer. Në sezonin e ardhshëm, ai shënoi 10 gola dhe 9 asiste në 26 ndeshje. New England Revolution arriti sërisht në finalen e konferencës lindore; në finalen kundër Chicago Fire, ai shënoi në minutën e 4të të ndeshjes dhe i dha ekipit fitoren 1–0 dhe kualifikimin për Kupën MLS.[11]
Në sezonin 2006, Dempsey shënoi 8 gola por humbi disa ndeshje të rëndësishme në fazën play-off për shkak dëmtimi. Në finalen e Kupës MLS, ai hyri si zëvëndësues por New England Revolution u mposht nga gjuajtjet e penalltive, duke humbur finalen për të dytin vit rresht.[12]
Fulham
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]2006–2007: Transferimi dhe sezoni debutues
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në dhjetor 2006, klubi anglez Fulham i ofroi New England Revolution 4 milion $ për kartonin e Dempsey. Kjo ishte oferta më e lartë për një lojtar amerikan që luan në Major League Soccer, e cila u pranua nga New England. Dempsey u bë amerikani i tretë që do të luante me Fulhamin pas Brian McBride dhe Carlos Bocanegra.[13][14]
Më 11 janar 2007, Dempsey mbërriti në Angli dhe firmosi një kontratë disavjeçare me klubin.[15] Rroga e tij u raportua të ishte 2 milion £, duke u bërë amerikani më i paguar në Premier Ligë.[16] Dempsey debutoi zyrtarisht me klubin më 20 janar në barazimin 1–1 kundër Tottenhamit në kampionat.[17] Shtatë ditë më pas, ai luajti ndeshjen e parë në FA Cup në fitoren 3–0 në shtëpi kundër Stoke Cityt.[18]
Dempsey shënoi golin e parë me Fulhamin më 5 maj në fitoren minimale 1–0 kundër Liverpoolit.[19] Ky gol ishte vendimtar pasi i siguroi ekipit qëndrimin në Premier Ligë për sezonin e ardhshëm.[20]
2007–2009: Përshtatja në Angli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dempsey e nisi sezonin e ri si zëvëndësues, duke i nisur nga stoli tre ndeshjet e para të sezonit 2007–08. Megjithatë, një dëmtim i McBride bëri ai të luante titullar kundër Aston Villës, duke shënuar golin e vetëm të ekipit të tij në humbjen 2–1 në Villa Park.[21] Ai shënoi edhe në barazimin 3–3 kundër Tottenhamit në ndeshjen e rradhës si dhe në barazimin 1–1 kundër Wigan Athletic, duke regjistruar tre gola në tre ndeshje si titullar.[22][23]
Më 29 shtator, Demspey u përfshi në një përplasje ajërore me John Terryn në barazimin pa gola kundër Çelsit në Stamford Bridge, gjë që solli zëvëndësimin e mbrojtësit.[24] Disa sygjeruan se Dempsey e ngriti brrylin në ajër qëllimisht,[25] megjithatë ai nuk u ndëshkua me karton dhe gjyqtari Martin Atkinson nuk e raportoi në federatë këtë incident.[26]
Më 3 nëntor, Dempsey shënoi gjatë fitores 3–1 në shtëpi kundër Reading, duke ndihmuar ekipin të merrte fitoren e dytë sezonale.[27] Golat e tij të fundit për këtë sezon erdhën respektivisht në barazimin 1–1 kundër Wigan Athletic dhe humbjen 5–1 kundër Tottenhamit në dhjetor.[28][29] Pavarësisht sezonit të vështirë, ekipi e siguroi mbijetesën sërisht duke fituar kundër Portsmouthit në javën e fundit.[30] Pas mbarimit të sezonit, Fulham njoftoi se Dempsey kishte rinovuar me klubin deri në vitin 2010.[31] Ai e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë i ekipit në Premier Ligë me 6 gola.[32]
Dempsey luajti vetëm një ndeshje si titullar në 11 ndeshjet e para të të sezonit 2008–09 dhe shënoi golin e parë më 26 tetor në barazimin në transfertë kundër Portsmouth pasi hyri në fushë si zëvëndësues.[33] Më 20 djjetor, ai shënoi një nga tre golat e fitores kundër Middlesbrough pasi u aktivizua si zëvëndësues në vend të hungarezit Zoltan Gera.[34] Tetë ditë më vonë, ai shënoi një dygolësh në barazimin 2–2 në derbin e Londrës kundër Çelsit; goli i tij i dytë erdhi në minutën e fundit të ndeshjes.[35]
Më 24 shkurt 2009, Dempsey shënoi golin e parë të karrierës në FA Cup në fitoren 2–1 në shtëpi kundër Swansea City në raundin e pestë të këtij kompeticioni.[36] Goli i fundit në shtëpi për sezonin 2008–09 erdhi në humbjen 2–1 kundër Blackburn Rovers më 11 mars.[37] Më 12 prill, Dempsey shënoi një dopietë në fitoren 3–1 me përmbysje kundër Manchester Cityt.[38] Ai e mbylli sezonin sërisht si golashënuesi më i mirë i ekipit, sëbashku me Andrew Johnson, duke shënuar 7 gola.[39] Fulham u përmirësua ndjeshëm këtë sezon, duke e mbyllur kampionatin në vendin e 7të, e cila ishte pozicioni më i lartë në Premier Ligë në historinë e tyre. Ky pozicion i siguroi kualifikimin në UEFA Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm.[40]
2009–2012: Vitet si protagonist dhe largimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 13 gusht 2009, Dempsey rinovoi kontratën e tij me klubin deri në qershor 2013.[41] Ai e nisi sezonin e ri më 20 gusht duke shënuar në fitoren 3–1 kundër Amkar Perm në fazën play-off të Ligës së Evropës; ky ishte goli i tij i parë në kompeticionet evropiane.[42] Në janar 2010, ai pësoi një dëmtim në ligamentin e gjurit të majtë në humbjen 2–0 në transfertë kundër Blackburn Rovers, duke qëndruar jashtë fushave për dy muaj.[43]
Dempsey u rikthye në aksion më 11 mars duke u aktivizuar në minutat e fundit të humbjes 3–1 kundër Juventusit në ndeshjen e parë të raundit të 16-tave të Ligës së Evropës.[44] Në ndeshjen e kthimit shtatë ditë më pas, ai u aktivizua sërisht si zëvëndësues dhe shënoi golin e katërt të fitores 4–1 në shtëpi, duke ndihmuar Fulhamin të arrinte një kualifikim historik në çerek-finale.[45] Goli i tij, një parrabël nga jashtë zonë që përfundoi në trekëndësh, u etiketua si "goli më i famshëm në historinë e Fulhamit" nga gazeta The Guardian.[46]
Fulham arriti deri në finalen e Ligës së Evropës, aty ku u përball me klubin spanjoll Atlético Madrid. Dempsey u bë lojtari i parë amerikan që luan në një finale të një kompedicioni europian.[47] Ai u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 55të në vend të Bobby Zamoras, pa mundur të shmangte humbjen 2–1 pas kohës shtesë. Performancat e tij u lavdëruan gjerësisht gjatë këtij sezoni, veçanërisht nga gazeta prestigjoze italiane La Gazzetta dello Sport dhe uebfaqja sportive SoccerOverThere.com.[48][49]
Dempsey pati një nisje të ngadaltë të sezonit të ri, duke qënë rezervë në dy ndeshjet e para, por e fitoi shpejtë vendin e titullarit. Ai shënoi golin e parë të sezonit në barazimin 1–1 kundër Blackburn Rovers në Ewood Park, me Fulhamin që vazhdoi sezonin pa humbje.[50] Ai vazhdoi formën e tij pozitive gjatë pjesës së parë të sezonit, duke shënuar në barazimin kundër West Ham United dhe dy gola në fitoren kundër Wigan Athletic.[51][52][53]
Dempsey vazhdoi të ishte protagonist në gjysmën e dytë të sezonit, duke ndihmuar ekipin me golat e tij.[54] Më 19 mars, ai shënoi në humbjen 2–1 kundër Evertonit, duke u bërë amerikani i parë që shënon 10 gola në një sezon të Premier Ligës.[55] Ai theu rekordin e McBride, i cili kishte shënuar 9 gola në sezonet 2005–06 dhe 2006–07. Pas kësaj, ai shënoi një dygolësh në suksesin 3–0 kundër Boltonit, duke arritur në kuotën e 33 golave në Premier Ligë, shifër që e bëri atë lojtarin me më shumë gola në këtë kompeticion për klubin, duke thyer rekodin e McBride dhe Steed Malbranque.[56] Ai e mbylli sezonin sërisht si golashënuesi në i mirë i ekipit si dhe u votua Lojtari i Sezonit nga tifozët e klubit.[57]
Dempsey shënoi golat e parë të sezonit 2011–12 në fitoren 3–0 kundër Dnipro Dnipropetrovsk në ndeshjen e parë të fazës play-off të Ligës së Evropës.[58] Pavarësisht një humbje minimale në ndeshjen e kthimit, Fulham u kualifikua në fazën e grupeve. Në kampionat, ai shënoi vetëm 6 gola në fazën e parë, përfshirë golin e fitores kundër Liverpoolit në Craven Cottage më 5 dhjetor,[59] që e bëri atë golashënuesin amerikan më të mirë në Premier Ligë, duke thyer një tjetër rekord të McBride.[60]
Më 7 janar 2012, Dempsey shënoi tregolëshin e parë në karrierë në suksesin 4–0 kundër Charlton Athletic në raundin e tretë të FA Cup.[61] Ai u bë amerikani i dytë pas Chris Cleary që shënon një tregolësh në këtë kompeticion.[62][63] Dy javë më pas, ai shënoi një tregolësh në fitoren 5–2 kundër Newcastle United, duke arritur në kuotën e 9 golave sezonal në kampionat.[64] Ai u bë amerikani i parë që shënon tre gola në një ndeshje në Premier Ligë.[65] Ai shënoi edhe në ndeshjen e rradhës kundër West Brom, e cila u mbyll në barazim 1–1, duke arritur në shifrën e 16 golave në të gjitha kompeticionet.[66]
Forma e tij pozitive shtyu drejtuesit e klubit të negocionin për rinovimin e kontratës me tre vite, një lajm që u konfirmua nga trajneri Martin Jol.[67] Më 7 prill, ai shënoi një dopietë në fitoren 3–0 në transfertë kundër Boltonit;[68] ai arriti në kuotën e 15 golave, duke vendosur një rekord të ri për numrin e golave të shënuar në një sezon në Premier Ligë për klubin.[69] Në ndeshjen e javës së 38të të kampionatit, Demspey shënoi me goditje dënimi në fitoren 2–1 kundër Sunderlandit, duke arritur në kuotën e 50 golave në Premier Ligë.[70] Pas përfundimit të sezonit, ai u emërua si kandidat për çmimin FWA Futbollisti i Vitit, duke u renditur në vendin e katërt.[71] Pas kësaj, ai u shpall lojtari i sezonit i klubit për të dytin vit rresht.[72] Pavarësisht negociatave për një marrëveshje të re, Demspey konfirmoi largimin e tij nga klubi në gusht.[73]
Tottenham Hotspur
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 31 gusht 2012, Tottenhami njoftoi transferimin e Dempsey në White Hart Lane në një marrëveshje tre-vjeçare për 9 milion $.[74] Kjo marrëveshje e bëri atë lojtarin amerikan më të paguar në histori. Dempsey zgjodhi fanellën me numrin 2, një numër jo i zakonshëm për një sulmues, për shkak se numri 23 dhe 8 ishin të zënë.[75]
Dempsey shënoi golin e parë me ekipin më 29 shtator në fitoren 3–2 në transfertë kundër Manchester United. Kjo ishte fitorja e parë në Old Trafford për Tottenhamin pas 39 vitesh.[76] Pas kësaj, ai shënoi në fitoren 2–1 në transfertë kundër Southamptonit në transfertë. Në FA Cup, ai shënoi një dopietë në fitoren kundër Coventry City në raundin e tretë.[77]
Më 20 janar 2013, në ndeshjen e kthimit kundër Manchester United, Dempsey ishte sërisht protagonist duke shënuar në minutën e 93të për t'i dhënë ekipit barazimin 1–1 në shtëpi.[78] Ai shënoi dy golat e tij të parë në Ligën e Evropës në ndeshjen e dytë çerek-finale kundër Baselit, megjithatë, Tottenhami u eliminua me penallti. Më 21 prill, Dempsey shënoi në fitoren 3–1 kundër Manchester Cityt, duke e mbajtur ekipin në garë për zonën e Ligës së Kampioneve. Ai e mbylli sezonin e vetëm me klubin duke shënuar 12 gola në 43 ndeshje në të gjitha kompedicionet.
Seattle Sounders FC
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 3 gusht 2013, Dempsey firmosi një kontratë katër-vjeçare me Seattle Sounders, duke u rikthyer në Major League Soccer.[79] Ai zgjodhi sërisht fanellën me numrin 2, duke bërë që DeAndre Yedlin të merrte numrin 17.
Dempsey debutoi me klubin më 10 gusht në fitoren 2–1 Torontos, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 34të në vend të të dëmtuarit Obafemi Martins.[80] Ai shënoi golin e parë me klubin më 27 tetor në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Los Angeles Galaxy që u mbyll në barazim 1–1.[81]
Huazimi tek Fulham
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 24 dhjetor 2013, Dempsey rifirmosi me Fulhamin në formë huazimi për dy muaj.[82] Ai bëri rikthimin e tij më 4 janar 2014 në ndeshjen e raundit të tretë të FA Cup kundër Norwich Cityt. Dempsey luajti në të gjithë ndeshjen e cila u mbyll në barazimin 1–1, si dhe luajti në fitoren 3–0 në përsëritjen e ndeshjes në Craven Cottage.[83]
Rikthimi te Seattle Sounders FC
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi nuk u bë asnjë njoftim nga Fulhami, Dempsey u rikthye te Sounders dhe ishte pjesë e ekipit për ndeshjen e rradhës në kampionat kundër Sporting Kansas City më 10 mars 2014. Ai shënoi një tregolësh në barazimin 4–4 kundër Portland Timbers më 5 prill.[84] Ai më pas shënoi dy gola në ndeshjen e rradhës kundër Dallasit, duke i dhënë ekipit fitoren 3–2.[85] Ai shënoi një tjetër dopietë në fitoren 4–1 kundër Colorado Rapids, duke arritur në kuotën e tetë golave në pesë ndeshjet e para të sezonit 2014.[86]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]2003–2008: Të rinjtë dhe debutimi me ekipin e parë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dempsey luajti për herë të parë me kombëtaren amerikane në FIFA Kupën e Botës për të rinjë 2003 që u mbajt në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai u aktivizua për herë të parë me kombëtaren e të rriturve më 17 nëntor 2004 në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2006 kundër Xhamajkës, duke hyrë si zëvëndësues në minutën e 67të në vend të Ramiro Corrales.[87]
Dempsey vendosej shpesh si sulmues për shkak të golave që shënonte dhe gjuajtjeve me kokë, edhe pse roli i tij i preferuar ishte në mesfushë.[88] Më 28 maj 2005, ai shënoi golin e parë ndërkombëtar në humbjen 2–1 në miqësoren kundër Anglisë në Chicago.[89] Pas kësaj, ai u thirr të luante në Kupën Gold, ku Shba triumfoi për herë të 3të në histori. Gjatë turnamentit, ai shënoi në fitoren 4–1 me përmbysje kundër Kubës në fazën e grupeve.[90]
Më 2 maj 2006, Dempsey ishte në listën e skuadrës që u thirr për të luajtur në Kupën e Botës 2006 që u zhvillua në Gjermani. Ai ishte amerikani i vetëm që shënoi gol në atë turnament,[91] duke e arritur këtë gjë në humbjen 2–1 kundër Ganës në fazën e grupeve. Ai u nderua me çmimin Honda Lojtari i Vitit, e cila është çmimi më i madh i futbollit amerikan.[92]
2009–2011: Kupa e Konfederatave dhe Kupa e Botës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dempsey e nisi fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2010 duke shënuar në fitoren rekord 8–0 kundër Barbadosit. Goli, i shënuar në sekondën e 53të, ishte më i shpejti në historinë e ekipit kombëtar. Pas kësaj, ai pësoi një rënje në formë që vendosi në dyshim vendin e tij në formacionin titullar. Megjithatë, ai pati një rritje masive në Kupën e Konfederatave 2009. Në ndeshjen e tretë në grup, Dempsey shënoi me kokë pas një krosimi të Jonathan Spector, duke i dhënë ekipit fitoren 3–0.[93] Kjo fitore, e kombinuar edhe me fitoren 3–0 të Brazilit 3–0 kundër Italisë, i hapi rrugë kualifikimit të Shba-së në gjysëm-finale. Në gjysëm-finalen kundër Spanjës, Dempsey shënoi golin e dytë të fitores historike 2–0 ndaj La Rojas.[94] Ai u shpall lojtari i ndeshjes dhe kjo ishte humbja e parë e Spanjës pas 35 ndeshjesh rresht. Në finale kundër Brazilit, Dempsey shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 10të. Pavarësisht se e mbylli pjesën e parë në avantazh të dy golave, Shba-ja u mposht me rezultatin 3–2.[95] Dempsey u nderua me çmimin "Topi i Bronztë" si lojtari i tretë më i mirë i turnamentit.[96][97]
Dempsey e mbylli fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2010 me 5 gola në 13 ndeshje, duke qënë golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit sëbashku me Donovan. Në maj 2010, ai u thirr në finalet e turnamentit nga trajneri Bob Bradley. Në ndeshjen hapëse të grupit kundër Anglisë, Dempsey shënoi në minutën e 26të pas një gabimi të portierit Robert Green, duke u bërë amerikani i parë në histori që shënon në dy edicione të Kupës së Botës. Në ndeshjen e tretë të grupit kundër Algjerisë, atij i'u anullua një gol gabimisht nga gjyqtari anësor. Pavarësisht kësaj, Shba-ja fitoi falë një goli në minutën e 93të nga Donovan, duke u kualifikuar në fazën me eliminim direkt.[98]
Në Kupën Gold 2011, Dempsey ishte një lojtar kyç i ekipit që arriti sërisht në finalen e kompeticionit. Në fazën e grupeve, ai shënoi një gol në fitoren 2–0 kundër Kanadasë kurse në çerek–finale shënoi një në fitoren 2–0 kundër Xhamajkës. Në gjysmë–finalen kundër Panamasë, ekip që në grup fitoi kundër Shba-së, Dempsey shënoi golin e fitores minimale 1–0 që kualifikoi ekipin në finale.[99]
2012–2015: Shiriti i kapitenit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 29 shkurt 2012, Dempsey shënoi golin e vetëm të ndeshjes miqësore kundër Italisë në Xhenova, duke i dhënë Shba-së fitoren e parë historike kundër tyre.[100]
Dempsey theu rekodin e tij për golin më të shpejtë në historinë e ekipit kombëtar duke shënuar në sekondën e 39të të humbjes 2–1 kundër Xhamajkës në kualifikueset e Kupës së Botës 2014. Në ndeshjen e rradhës kundër Guatemalës, Dempsey shënoi një dopietë duke arritur në kuotën e 30 golave me ekipin kombëtar, gjë që e bëri atë golashënuesin e tretë më të mirë të Shba-së krah McBride. Këto gola ndihmuan ekipin të kualifikohej në fazën finale kualifikuese të Kupës së Botës 2014.
Më mars 2013, Dempsey u emërua kapiten për ndeshjet e rradhës kualifikuese kundër Kosta Rikës dhe Meksikës, një vendim i marrë nga trajneri Jürgen Klinsmann. Më 2 qershor, ai shënoi një dygolësh në fitoren 4–3 në miqësoren kundër Gjermanisë,[101] duke kaluar Eric Wynalda ai golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit kombëtar me 35 gola.
Në maj 2014, Dempsey u emërua kapiten i ekipit me 23 lojtarë që do të luanin në Kupën e Botës 2014. Në ndeshjen hapëse të grupit, ai shënoi në sekondën e 29të kundër Ganës duke i dhënë Shba-së një fitore 2–1.[102] Me këtë gol, Dempsey vendosi disa rekorde: ky ishte goli më i shpejtë në historinë e kombëtares amerikane, goli i 5të më i shpejtë në historinë e Kupës së Botës si dhe ai u bë amerikani i parë që shënon në tre edicione të këtij kompeticioni.[103] Në ndeshjen e dytë kundër Portugalisë, Dempsey shënoi në minutën e 81të duke dhënë ekipit një avantazh të përkohshëm por Portugalia barazoi në momentet e fundit, me ndeshjen që u mbyll me rezultatin 2–2.[104] Pas një humbje kundër Gjermanisë në ndeshjen e fundit, Shba-ja u kualifikua në fazën me eliminim direkt.[105]
Profili i lojtarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dempsey ishte një mesfushor këmbë-djathtë i talentuar i cili mund të luante në disa pozicione.[106] Në mesfushë, ai mund të luante në qëndër ose në të majtë. Ai zotëronte një gjuajte të fuqishme dhe të saktë nga distanca, duke shënuar në shumë raste.[107] Mesatarja e tij e shënimit ishte më e lartë kur luante në pozicione sulmuese;[108] ai u aktivizua si qëndër-sulmues nga trajneri Bob Bradley në Kupën e Konfederatave 2009, duke shënuar gola vendimtar kundër Egjiptit dhe Spanjës.[88]
Dempsey njihej për rezistencën dhe forcën fizike, duke luajtur në disa raste i dëmtuar.[109] Në vitin 2004, ai theu nofullën duke luajtur me New England Revolution kurse në një rast tjetër luajti me kyç të ndrydhur. Ai gjithashtu njihej si një lojtar i rrezikshëm dhe i fuqishëm në duelet ajërore.
Pavarësisht talentit dhe teknikës, Dempsey njihej si një lojtar agresiv në fushë. Në vitin 2006, ai u pezullua për dy javë nga New England Revolution për shkak të një zënke me shokun e ekipit Joe Franchino gjatë një seance stërvitore. Ai është pezulluar edhe në raste të tjera për sjellje të dhunshme, përfshirë rastin kur ai goditi me brryl shokun e ekipit kombëtar Jimmy Conrad. Në vitin 2007, ai theu mollzën e kapitenit të Çelsit, John Terry, gjatë një ndeshje kampionati, por nuk u pezullua për këtë gjë.[110] Një tjetër incident i ngjashëm ndodhi në dhjetor 2011, në ndeshjen kundër Manchester United, me Dempsey i cili dëmtoi kokën e mbrojtësit Phil Jones duke shkaktuar idenë e një tjetër mollze të thyer. Gjyqtari nuk mori asnjë vendim.[111]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dempsey është i martuar me Bethany Keegan Dempsey.[112] Ata kanë tre fëmijë, dy vajza, Elyse dhe Sophia dhe një djal me emrin Jackson. Në kohën e tij të lirë ai praktikon peshkimin.[113]
Dempsey është katolik.[114] Ai ka folur për këtë gjë duke thënë: Unë luaj me më të mirën e aftësive të mia dhe jam mirënjohës për mundësitë e shumta dhe suksesin e mrekullueshëm që Zoti më ka dhënë. Mes të gjithave, unë dua të bëj gjëra të drejta, jo gabime, dhe dua të jetojnë një jetë që i pëlqen atij".[115]
Muzika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një nga pasionet e tjera të Dempsey përveç futbollit është muzika hip hop. Duke përdorur pseudonimin "Deuce", ai, sëbashku me shokët e Teksasit, reperët XO, kanë marrë pjesë në këngën "Don't Tread" në një fushatë reklamuese futbollistike të Nike për Kupën e Botës 2006 me qëllim që të shfaqë rrënjët e punës së klasës së sportit dhe ekipit të Shba-së përpara nisjes së turnamentit.[116] Video e këngës i është dedikuar motrës së tij Jennifer, e cila në moshën 16 vjeçare ndërroi nga një sëmundje fatale në tru. Me kërkesë të Dempsey, video përfundon me të që i vendos një lule në varrin e saj.
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubi | Sezoni | Liga | Kupa Kombëtare | Kupa e Ligës | Kontinenti | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
New England Revolution | 2004 | MLS | 24 | 7 | 1 | 0 | 3 | 0 | — | 28 | 7 | |
2005 | MLS | 26 | 10 | 0 | 0 | 4 | 1 | — | 30 | 11 | ||
2006 | MLS | 21 | 8 | 1 | 0 | 2 | 0 | 2 | 0 | 26 | 8 | |
Gjithsej | 71 | 25 | 2 | 0 | 9 | 1 | 2 | 0 | 84 | 26 | ||
Fulham | 2006–07 | Premier League | 10 | 1 | 2 | 0 | 0 | 0 | — | 12 | 1 | |
2007–08 | Premier League | 36 | 6 | 2 | 0 | 2 | 0 | — | 40 | 6 | ||
2008–09 | Premier League | 35 | 7 | 5 | 1 | 1 | 0 | — | 41 | 8 | ||
2009–10 | Premier League | 29 | 7 | 2 | 0 | 0 | 0 | 13 | 2 | 44 | 9 | |
2010–11 | Premier League | 37 | 12 | 3 | 0 | 2 | 1 | — | 42 | 13 | ||
2011–12 | Premier League | 37 | 17 | 2 | 3 | 0 | 0 | 7 | 3 | 46 | 23 | |
Gjithsej | 184 | 50 | 16 | 4 | 5 | 1 | 20 | 5 | 225 | 60 | ||
Tottenham Hotspur | 2012–13 | Premier League | 29 | 7 | 2 | 3 | 2 | 0 | 10 | 2 | 43 | 12 |
Seattle Sounders FC | 2013 | MLS | 9 | 1 | 0 | 0 | 3 | 0 | — | 12 | 1 | |
2014 | MLS | 26 | 15 | 1 | 1 | 4 | 1 | — | 31 | 17 | ||
2015 | MLS | 20 | 10 | 1 | 0 | 3 | 2 | — | 24 | 12 | ||
2016 | MLS | 17 | 8 | 0 | 0 | 0 | 0 | 2 | 2 | 19 | 10 | |
2017 | MLS | 29 | 12 | 0 | 0 | 4 | 3 | 0 | 0 | 33 | 15 | |
2018 | MLS | 14 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 3 | 1 | 17 | 2 | |
Gjithsej | 115 | 47 | 2 | 1 | 14 | 6 | 5 | 3 | 136 | 57 | ||
Fulham (huazim) | 2013–14 | Premier League | 5 | 0 | 2 | 0 | 0 | 0 | — | 7 | 0 | |
Gjithsej karriera | 404 | 129 | 24 | 8 | 30 | 8 | 37 | 10 | 475 | 155 |
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimi: [119]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Shtetet e Bashkuara | 2004 | 1 | 0 |
2005 | 13 | 2 | |
2006 | 9 | 4 | |
2007 | 13 | 3 | |
2008 | 10 | 4 | |
2009 | 14 | 4 | |
2010 | 8 | 2 | |
2011 | 14 | 5 | |
2012 | 9 | 6 | |
2013 | 10 | 6 | |
2014 | 9 | 3 | |
2015 | 10 | 9 | |
2016 | 10 | 4 | |
2017 | 11 | 5 | |
Gjithsej | 141 | 57 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- New England Revolution
- Fulham
- UEFA Liga e Evropës: finalist 2009–10
- Seattle Sounders
- MLS Cup: 2016; finalist 2017
- Supporters' Shield: 2014
- U.S. Open Cup: 2014[120]
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shtetet e Bashkuara
- CONCACAF Gold Cup: 2005, 2007, 2017
- FIFA Kupa e Konfederatave finalist: 2009
Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Çmimi MLS Fillestari i Vitit (1): 2004
- Honda Lojtari i Vitit (2): 2006, 2011
- MLS Best XI (2): 2005, 2006
- U.S. Soccer Atleti i Vitit (3): 2007, 2011, 2012
- FIFA Kupa e Konfederatave Topi i Bronztë (1): 2009
- Fulham Lojtari i Sezonit (2): 2010–11, 2011–12
- Southern Conference Men's Soccer Freshman of the Year: 2001
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Hugman, Barry J., red. (2010). The PFA Footballers' Who's Who 2010–11 (në anglisht). Mainstream Publishing. fq. 115. ISBN 978-1-84596-601-0. Marrë më 23 qershor 2014.
- ^ "Clint Dempsey Fulham Player Profile" (në anglisht). Fulham F.C. Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2012. Marrë më 23 qershor 2014.
- ^ Greg Seltzer. "Top 10 US national team players of the modern era" (në anglisht). Major League Soccer. Arkivuar nga origjinali më 1 janar 2022. Marrë më 1 janar 2022.
- ^ "Fulham's Greatest Scorer: Dempsey" (në anglisht). Fulham F.C. 27 korrik 2022. Marrë më 3 dhjetor 2023.
- ^ Johnathan Wright (22 maj 2022). "Clint Dempsey thanks family in emotional Hall of Fame acceptance speech" (në anglisht). Major League Soccer.
- ^ "Clint Dempsey US Soccer hero an irish rags to riches story". irishcentral.com (në anglisht). Irish Central. Marrë më 23 qershor 2014.
- ^ Kate Hairopoulos (8 qershor 2006). "Quite a trip for U.S. midfielder" (në anglisht). The Dallas Morning News. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2007. Marrë më 5 dhjetor 2013.
- ^ Wayne Drehs (8 qershor 2006). "No ordinary background" (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2011. Marrë më 22 qershor 2006.
- ^ "Clint Dempsey, World Cup Star, Credits Jesus For His Success" (në anglisht). The Huffington Post. 24 qershor 2014. Marrë më 26 qershor 2014.
- ^ Marc Connolly (7 shkurt 2005). "Rookie of the year is still a rookie" (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2011. Marrë më 14 korrik 2006.
- ^ "New England Revolution History, 1996–2007" (në anglisht). New England Revolution. Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2019. Marrë më 24 janar 2019.
- ^ Jason Halpin (12 nëntor 2006). "Dy-no-mite! Houston wins MLS Cup". MLSnet.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2006. Marrë më 2 shkurt 2019.
- ^ Frank Dell'Apa (7 janar 2007). "Dempsey could set the tone for future MLS transfers" (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2012. Marrë më 7 janar 2007.
- ^ Frank Dell'Apa (27 shkurt 2007). "Transfer of power for Revolution". Boston.com (në anglisht). The Boston Globe. Marrë më 27 shkurt 2007.
- ^ "Dempsey Signs For Fulham" (në anglisht). Fulham F.C. 11 janar 2007. Marrë më 5 dhjetor 2013.
- ^ "Fulham complete Dempsey transfer" (në anglisht). BBC Sport. 11 janar 2007. Marrë më 11 janar 2007.
- ^ "Fulham 1–1 Tottenham" (në anglisht). ESPN FC. 20 janar 2007. Marrë më 25 qershor 2014.
- ^ "Fulham 3–0 Stoke City" (në anglisht). ESPN FC. 27 janar 2007. Marrë më 25 qershor 2014.
- ^ John Sinnott (5 maj 2007). "Fulham 1–0 Liverpool" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 5 maj 2007.
- ^ "Dempsey's Golden Goal" (në anglisht). Fulham F.C. 8 maj 2007. Marrë më 25 qershor 2014.
- ^ Ben Dirs (25 gusht 2007). "Aston Villa 2–1 Fulham" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 25 gusht 2007.
- ^ Nathan Mercer (1 shtator 2007). "Fulham 3–3 Tottenham" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 1 shtator 2007.
- ^ "Wigan 1–1 Fulham" (në anglisht). BBC Sport. 15 shtator 2007. Marrë më 15 shtator 2007.
- ^ Paresh Soni (29 shtator 2007). "Chelsea 0–0 Fulham" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 29 shtator 2007.
- ^ Matt Lawton (30 shtator 2007). "FA urged to charge Dempsey over Terry" (në anglisht). Londër: Daily Mail. Marrë më 30 shtator 2007.
- ^ "Terry to lead Chelsea in Valencia" (në anglisht). BBC Sport. 3 tetor 2007. Marrë më 3 tetor 2007.
- ^ John Sinnott (3 nëntor 2007). "Fulham 3–1 Reading" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 3 nëntor 2007.
- ^ Sam Lyon (22 dhjetor 2007). "Wigan 1–1 Fulham" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 22 dhjetor 2007.
- ^ Sam Lyon (26 dhjetor 2007). "Tottenham 5–1 Fulham" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 26 dhjetor 2007.
- ^ Ian Hughes (11 maj 2008). "Portsmouth 0–1 Fulham" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 11 maj 2008.
- ^ "Dempsey Signs Extension" (në anglisht). Fulham F.C. 3 maj 2008. Marrë më 25 qershor 2014.
- ^ "Fulham Player Stats 2007/08" (në anglisht). Soccerbase. 15 maj 2011. Marrë më 25 qershor 2014.
- ^ Nabil Hassan (26 tetor 2008). "Portsmouth 1–1 Fulham" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 26 tetor 2008.
- ^ Saj Chowdhury (20 dhjetor 2008). "Fulham 3–0 Middlesbrough" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 20 dhjetor 2008.
- ^ Jonathan Stevenson (28 dhjetor 2008). "Fulham 2–2 Chelsea" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 28 dhjetor 2008.
- ^ Peter Shuttleworth (25 shkurt 2009). "Fulham 2-1 Swansea" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 25 qershor 2014.
- ^ Marc Vesty (11 mars 2009). "Fulham 1–2 Blackburn" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 11 mars 2009.
- ^ Chris Bevan (12 prill 2009). "Man City 1–3 Fulham" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 12 prill 2009.
- ^ "Fulham Player Stats 2008/09" (në anglisht). Soccerbase. 15 maj 2011. Marrë më 25 qershor 2014.
- ^ "Fulham v Everton" (në anglisht). Fulham F.C. 24 maj 2009. Marrë më 25 qershor 2014.
- ^ "Dempsey Signs Extension" (në anglisht). Fulham F.C. 13 gusht 2009. Marrë më 26 qershor 2014.
- ^ "Fulham 3–1 Amkar Perm" (në anglisht). BBC Sport. 20 gusht 2009. Marrë më 20 gusht 2009.
- ^ "Fulham's Clint Dempsey knee injury rocks Fulham and US" (në anglisht). BBC Sport. 17 janar 2010. Marrë më 17 janar 2010.
- ^ "How do Fulham stop Wayne Rooney? Easy, we've got Brede Hangeland and Aaron Hughes! Confident Paul Konchesky looking forward to Manchester United test" (në anglisht). Daily Mail. 13 mars 2010. Marrë më 13 mars 2010.
- ^ "Fulham 4–1 Juventus" (në anglisht). BBC Sport. 18 mars 2010. Marrë më 18 mars 2010.
- ^ "Fulham's Clint Dempsey gambles to knock Juventus out of Europa League" (në anglisht). The Guardian. 19 mars 2010. Marrë më 26 qershor 2014.
- ^ "Clint Dempsey Becomes First American To Appear In European Final" (në anglisht). Goal.com. 12 maj 2010. Marrë më 12 maj 2010.
- ^ Stefano Cantalupi (30 dhjetor 2009). "I verdetti di metà Premier Ancelotti gira in testa" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Arkivuar nga origjinali më 7 dhjetor 2013. Marrë më 5 janar 2010.
- ^ "Howie's 2009–10 All-Over There team" (në anglisht). SoccerOverThere.com. 3 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 6 dhjetor 2013. Marrë më 3 maj 2010.
- ^ "Blackburn 1–1 Fulham" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 26 qershor 2014.
- ^ Jonathan Liew (2 tetor 2010). "West Ham United 1 Fulham 1: match report" (në anglisht). Londër: The Daily Telegraph. Marrë më 2 tetor 2010.
- ^ Brian Straus (30 tetor 2010). "Clint Dempsey Scores Twice for Fulham on Big Day for Americans Abroad". FanHouse.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2012. Marrë më 5 dhjetor 2013.
- ^ John Ashdown (30 tetor 2010). "Fulham ease past woeful Wigan Athletic thanks to Clint Dempsey double" (në anglisht). Londër: The Guardian. Marrë më 26 qershor 2014.
- ^ "Fulham 2–0 Stoke" (në anglisht). BBC Sport. 22 janar 2011. Marrë më 22 janar 2011.
- ^ Jack Bell (19 mars 2011). "Yanks Abroad: Dempsey Sets a Record; Holden Hurt" (në anglisht). The New York Times. Marrë më 26 qershor 2014.
- ^ Bob Bensch (27 prill 2011). "Fulham Beats Bolton 3–0 to Pull Clear of Premier League's Relegation Zone" (në anglisht). Bloomberg. Marrë më 26 qershor 2014.
- ^ "Player of the Season" (në anglisht). Fulham F.C. 3 qershor 2011. Marrë më 26 qershor 2014.
- ^ "Dempsey at the double" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 26 qershor 2014.
- ^ Henry Winter. "Kenny Dalglish furious at 'chant' cheats aimed at Luis Suarez after Liverpool lose to Fulham" (në anglisht). Londër: The Telegraph. Marrë më 26 qershor 2014.
- ^ "Dempsey downs 10-man Liverpool" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 26 qershor 2014.
- ^ Mick Collins. "Fulham 4 Charlton 0: Dempsey hat-trick bursts bubble of League One leaders" (në anglisht). Londër: Daily Mail. Marrë më 26 qershor 2014.
- ^ "Dempsey hits hat-trick" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 26 qershor 2014.
- ^ "Clint Dempsey posts hat trick in rout" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 26 qershor 2014.
- ^ "Fulham v Newcastle United" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 26 qershor 2014.
- ^ Timothy Burke (21 janar 2012). "Here's Clint Dempsey's Hat Trick Today, The First-Ever By An American In The English Premier League". Deadspin (në anglisht). Marrë më 21 janar 2012.
- ^ Jamie Jackson. "Fulham 1–1 West Bromwich Albion" (në anglisht). Londër: The Guardian. Marrë më 26 qershor 2014.
- ^ "Dempsey in talks over new Fulham deal" (në anglisht). Mirror. Marrë më 26 qershor 2014.
- ^ "Report: Bolton Wanderers v Fulham – Barclays Premier League" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 26 qershor 2014.
- ^ "Dempsey scores twice as Fulham beats Bolton 3–0" (në anglisht). Sports Yahoo!. 7 prill 2012. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2012. Marrë më 26 qershor 2014.
- ^ "Fulham 2–1 Sunderland" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 26 qershor 2014.
- ^ "Arsenal's Robin van Persie named FWA Footballer of the Year" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 26 qershor 2014.
- ^ "Clint Dempsey voted Fulham player of the season" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 26 qershor 2014.
- ^ "Dempsey Departs" (në anglisht). Fulham F.C. Marrë më 26 qershor 2014.
- ^ "Dempsey signs for Spurs" (në anglisht). Sky Sports. 31 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2013. Marrë më 31 gusht 2012.
- ^ "2003 Furman Men's Football Cumulative Season Statistics" (në anglisht). Marrë më 5 nëntor 2012.
- ^ "Clint Dempsey can now focus on what's important" (në anglisht). Sports Illustrated. 6 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2013. Marrë më 8 shtator 2012.
- ^ "Clint Dempsey brace guides Spurs' win". Soccernet (në anglisht). ESPN FC. 5 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2013. Marrë më 5 janar 2013.
- ^ "Dempsey denies United at the death" (në anglisht). FIFA. 20 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2014. Marrë më 20 janar 2013.
- ^ "Sounders FC Signs Clint Dempsey" (në anglisht). Seattle Sounders FC. 3 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2013. Marrë më 12 gusht 2013.
- ^ Jeremiah Oshan. "Clint Dempsey thrown on early after Obafemi Martins injured, but Seattle Sounders debut goes off without a hitch" (në anglisht). Major League Soccer. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2014. Marrë më 11 gusht 2013.
- ^ "Dempsey nets first goal in home draw" (në anglisht). Seattle Sounders FC. Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2015. Marrë më 27 qershor 2014.
- ^ "Clint Dempsey: Fulham re-sign forward on two-month loan deal" (në anglisht). BBC Sport. 24 dhjetor 2013. Marrë më 29 dhjetor 2013.
- ^ "Norwich City 1-1 Fulham" (në anglisht). BBC Sport. 4 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2014. Marrë më 4 janar 2014.
- ^ "Portland Timbers 4-4 Seattle Sounders: Dempsey hits a hat trick in Cascadia classic" (në anglisht). Goal.com. 5 prill 2014. Marrë më 27 qershor 2014.
- ^ "Clint Dempsey's brace leads Seattle Sounders to 3-2 win over FC Dallas" (në anglisht). Soccerwire. 13 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2014. Marrë më 27 qershor 2014.
- ^ "Dempsey scores brace, Sounders beat Rapids 4-1" (në anglisht). Washington Times. 27 prill 2014. Marrë më 27 qershor 2014.
- ^ "United States 1–1 Jamaica" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 23 korrik 2015.
- ^ a b "Deciphering The Role of Clint Dempsey and Gylfi Sigurdsson" (në anglisht). Cartilage Free Captain. 10 tetor 2012. Marrë më 5 dhjetor 2013.
- ^ "U.S. Falls to England 2–1 in Soldier Field Friendly" (në anglisht). U.S. Soccer. 28 maj 2005. Marrë më 23 korrik 2015.
- ^ "U.S. men down Cuba 4–1 in opening match of 2005 CONCACAF Gold Cup at Qwest Field in Seattle" (në anglisht). U.S. Soccer. 8 korrik 2015. Marrë më 23 korrik 2015.
- ^ Ronald Blum (2 qershor 2009). "Dempsey a rare American soccer attacker" [Dempsey është sulmues amerikan futbolli i rrallë] (në anglisht). Bleacher Report. Associated Press. Arkivuar nga origjinali më 27 dhjetor 2013. Marrë më 27 qershor 2014.
- ^ "Clint Dempsey named Futbol de Primera Player of the Year" (në anglisht). U.S. Soccer. 4 tetor 2006. Marrë më 10 janar 2017.
- ^ "Egypt 0–3 USA" (në anglisht). BBC Sport. 21 qershor 2009. Marrë më 28 qershor 2014.
- ^ Saj Chowdhury (25 qershor 2009). "Spain 0–2 United States" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 25 qershor 2009.
- ^ Phil Dawkes (28 qershor 2009). "USA 2–3 Brazil" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 28 qershor 2009.
- ^ Amelia Templeton (28 qershor 2009). "U.S. Men's Soccer Team Takes Second in Confederations Cup: Goalie Howard, Defender Onyewu's Head lead the US effort to stop Brazil" (në anglisht). The Huffington Post. Marrë më 30 qershor 2009.
- ^ Ridge Mahoney (29 qershor 2009). "Emotions tell the tale of dramatic final" (në anglisht). Soccer America. Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2014. Marrë më 28 qershor 2014.
- ^ Ronald Blum (12 qershor 2010). "Goalie blunder lifts US to 1-1 tie vs. England" (në anglisht). Fox News. Associated Press. Marrë më 28 qershor 2014.
- ^ "U.S. 1–0 Panama" (në anglisht). CONCACAF Global Sport Media. 22 qershor 2011. Arkivuar nga origjinali më 28 gusht 2011. Marrë më 2 mars 2012.
- ^ "U.S. earns first win against Italy" (në anglisht). U.S. Soccer. 29 shkurt 2012. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2012. Marrë më 2 mars 2012.
- ^ "Gjermania, leksione nga Klinsmani". Panorama Sport. 2 qershor 2013. Marrë më 28 qershor 2014.
- ^ "SHBA e Klinsmanit mposht Ganën që nga tuneli". Panorama Sport. 16 qershor 2014. Marrë më 28 qershor 2014.
- ^ "Dempsey scores fastest goal in American World Cup history". Associated Press (në anglisht). New York Post. 16 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2014. Marrë më 16 qershor 2014.
- ^ "Portugalia barazon, tani i duhet mrekullia". Panorama Sport. 22 qershor 2013. Marrë më 28 qershor 2014.
- ^ "Gjermania triumfon edhe ndaj Klinsmanit". Panorama Sport. 26 qershor 2013. Marrë më 28 qershor 2014.
- ^ "Versatility vs. Specialization: An American Dilemma" (në anglisht). The New York Times. 10 mars 2011.
- ^ John Godfrey (20 prill 2012). "Striking Comparisons: U.S. Options at Forward" (në anglisht). The New York Times.
- ^ "Clint Dempsey is Mr. Clutch and USMNT's greatest-ever player" (në anglisht). ESPN FC. 26 mars 2017. Marrë më 26 mars 2017.
- ^ Dan Diamond (16 qershor 2014). "Kicked In Face, Concussion Or Not, Clint Dempsey Plays On" (në anglisht). Forbes. Marrë më 30 gusht 2024.
- ^ "Dempsey not a dirty player, says Sanchez" [Dempsey nuk është një lojtar i pisët, thotë Sanchez] (në anglisht). Londër: Daily Mail. 1 tetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2014. Marrë më 4 dhjetor 2009.
- ^ David Hytner (1 tetor 2007). "Manchester United ignore off-field distraction to breeze past Fulham" (në anglisht). London: The Guardian. Arkivuar nga origjinali më 31 dhjetor 2013. Marrë më 5 dhjetor 2013.
- ^ Zac Lee Rigg (5 nëntor 2012). "What it's like for U.S. soccer players raising kids in Europe" [Si është për lojtarët amerikan që i rrisin fëmijët e tyre në Evropë] (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2014. Marrë më 30 qershor 2014.
- ^ Jeré Longman (19 maj 2010). "Creative Feet of Texas Key for U.S. in S. Africa" (në anglisht). The New York Times. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2013. Marrë më 29 qershor 2014.
- ^ "Bethany Dempsey is USA Soccer Team Clint Dempsey's wife" [Dethany Dempsey është gruaja e lojtarit të ekipit kombëtar amerikan Clint Dempsey] (në anglisht). Slim Celebrity. Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2013. Marrë më 21 janar 2013.
- ^ Don Pittman (5 qershor 2014). "World Cup 2014 Team USA Watch: Christian Captain Clint Dempsey Focused In For Ghana Match, Beyond" [Ekipi i Shba-së në Kupën e Botës 2014: Kapiteni i Krishterë Clint Dempsey i përqëndruar për ndeshjen e Ganës, dhe përtej] (në anglisht). Gospel Herald. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2014. Marrë më 29 qershor 2014.
- ^ Sonia Azad (25 qershor 2014). "Check out Clint Dempsey's hidden talent" [Shikoni talentin e fshehur të Clint Dempsey] (në anglisht). KTRK-TV. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2014. Marrë më 30 qershor 2014.
- ^ "Cint Dempsey MLS Soccer". MLSSoccer.com (në anglisht). Marrë më 20 shkurt 2011.
- ^ "Clint Dempsey" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 11 qershor 2020.
- ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Clint Dempsey" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 30 qershor 2014.
- ^ Michael Berton. "Kings reclaim throne: Seattle Sounders beat Philadelphia Union in OT to win fourth US Open Cup title". thecup.us (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2015. Marrë më 17 mars 2015.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Lindje 1983
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë amerikanë
- Futbollistë në kombëtaren amerikane
- Futbollistë në New England Revolution
- Futbollistë në Fulham F.C.
- Futbollistë në Tottenham Hotspur F.C.
- Futbollistë në Seattle Sounders FC
- Futbollistë në Major League Soccer
- Futbollistë në Premier League
- Futbollistë në 2006 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në 2010 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në 2014 FIFA Kupën e Botës