Christian Pulisic
![]() Pulisic me Shtetet e Bashkuara (2019) | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Christian Mate Pulisic[1] | ||
Datëlindja | [2] | 18 shtator 1998||
Vendlindja | Hershey, Pennsylvania, Shtetet e Bashkuara[3] | ||
Gjatësia | 1.70 m (5 ft 7 in)[3] | ||
Pozicioni | Anësor, Mesfushor sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Milan | ||
Numri | 11 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2005–2006 | Brackley Town[4] | ||
2006–2007 | Michigan Rush[5] | ||
2008–2015 | PA Classics[6] | ||
2015–2016 | Borussia Dortmund | ||
Karriera si profesionist* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2016–2019 | Borussia Dortmund | 81 | (10) |
2019–2023 | Chelsea | 98 | (20) |
2019 | → Borussia Dortmund (huazim) | 9 | (3) |
2023– | Milan | 0 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2012–2013 | Shtetet e Bashkuara U15 | 10 | (2) |
2013–2015 | Shtetet e Bashkuara U17 | 34 | (20) |
2016– | Shtetet e Bashkuara | 34 | (14) |
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 26 korrik 2020 ‡ National team caps and goals correct as of 16 tetor 2019 |
Christian Mate Pulisic (lindur më 18 shtator 1998) është një futbollist profesionist amerikan i cili luan si anësor ose mesfushor sulmues për klubin italian Milan dhe kombëtaren amerikane.[7]
Pulisic lindi në Hershey, Pennsylvania të Shba-së, dhe filloi karrierën e tij si profesionist në Gjermani me Borussia Dortmund në vitin 2015, ku ai fillimisht u vendos në ekipin e të rinjëve. Pas vetëm 15 ndeshjesh, ai u ngjit në ekipin e parë në vitin 2016 kur ai ishte vetëm 17 vjeç.[8] Ai luajti pak në sezonin e tij të parë në ekipin e parë, por paraqitjet e tij u rritën shumë në sezonin e ardhshëm, ku ai ishte një lojtar i rëndësishëm në ekipin e Dortmundit që fitoi kupën në sezonin 2016–17.[9] Në janar 2019, ai u transferua te Çelsi për 73 milion $ (57.6 milion £) duke u bërë lojtari Amerikan Verior më i shtrenjtë i të gjitha kohërave.[10] Ai filloi të luante për ekipin nga fillimi i sezonit 2019–20, duke u nominuar për edicionin e parë të çmimit "Lojtari i Ri i Sezonit në Premier Ligë".[11]
Pulisic bëri debutimin e tij me Shtetet e Bashkuara në mars 2016 në moshën 17 vjeç. Që nga ajo kohë ai ka luajtur 34 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola. Ai është lojtari më i ri ka luajtur si kapiten për Shba-në.[12] Pulisic ndihmoi ekipin të arrinte në finalen e CONCACAF Kupës Gold 2019; në aspektin personal, ai ka fituar një çmimin "Atleti i Ri i Vitit i Futbollit Amerikan" dhe dy herë çmimin "Atleti i Vitit i Futbollit Amerikan".
Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pulisic ka lindur në Hershey, Pennsylvania, ku kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij. Prindërit e tij, Kelley dhe Mark Pulisic, të dy luajtën futboll në Universitetin George Mason, me Mark i cili gjithashtu luajti futsallë si profesionist për klubin Harrisburg Heat në vitet 1990' si dhe më pas u bë trajner, duke drejtuar klube në nivel të rinjsh dhe profesional.[13]
Kur ishte 7 vjeç, Pulisic jetoi një vit në Angli, duke luajtur me të rinjtë e Brackley Town.[4] Kur babai i tij ishte drejtori i përgjithshëm i klubit të futsallës Detroit Ignition në mesin e viteve 2000', Pulisic jetonte në Michigan dhe luante për Michigan Rush. Gjatë kohës së tij atje, Pulisic ndiqte shkollën fillore Workman.[14] Pasi familja e tij u rikthye në zonën Hershey, Pulisic u rrit duke luajtur me klubin e Akademisë së Zhvillimit të Futbollit Amerikan, PA Classics, dhe në disa raste u stërvit me klubin profesionist lokal Harrisburg City Islanders, që tani njihet si Penn FC.
Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Borussia Dortmund[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në shkurt 2015, Borussia Dortmund bleu 16 vjeçarin Pulisic dhe e vendosi fillimisht në ekipin nën-17, kurse në verën e atij viti ai kaloi te ekipi nën-19. Pasi regjistroi 10 gola dhe 8 asiste në 15 ndeshje me ekipet e të rinjëve,[15] Pulisic u thirr në ekipin e parë gjatë pushimeve dimërore.[16]
2015–2016: Sezoni i parë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në janar 2016, gjatë kohës që ishte me ekipin e parë në pushimet dimërore, Pulisic luajti në pjesën e dytë të dy ndeshjeve miqësore, duke shënuar dhe asistuar nga një herë.[17] Më 24 janar, një ditë pasi ishte përfshirë për herë të parë me ekipin e parë në një ndeshje, Pulisic luajti 90 minuta të plota në miqësoren kundër Union Berlin, duke shënuar dhe asistuar sërisht.[18] Ai bëri debutimin e tij në Bundesligë më 30 janar në fitoren 2–0 kundër FC Ingolstadt, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë në vend të Adrián Ramos.[19] Më 18 shkurt, ai debutoi në UEFA Ligën e Evropës, duke u aktivizuar sërisht si zëvëndësues në një fitore 2–0 kundër Portos.[20]
Pulisic luajti si titullar për herë të parë në Bundesligë më 21 shkurt kundr Bayer Leverkusen, para se të zëvëndësohej nga Marco Reus. Ndeshja e tij e dytë si titullar erdhi më 10 prill kundër FC Schalke 04 në Revierderby, ku ai luajti 73 minuta para se ti bënte vend İlkay Gündoğan. I pyetur për performancën e Pulisic kundër Schalkes, trajneri i ekipit Thomas Tuchel tha, "Ai është një i ri në vitin e tij të parë si futbollist profesionist. Dy ndeshjet e tij të para në formacionin titullar ishin në Leverkusen dhe këtu sot në Schalke – jo detyrat më të lehta. Kjo tregon vlerësimin tonë të madh që ne e shohim atë si një lojtar me kohë të plotë në ekipin tonë. Ai ishte një zëvendësim i vlefshëm kundër Werder Bremen dhe Liverpool. Ai është dukur shumë mirë kohët e fundit, gjë që është vërtetuar edhe sot. Është plotësisht normale që ai nuk mund të luante me këtë ritëm dhe këtë intensitet për 90 minuta".[21]
Pulisic regjistroi golin e parë në Bundesligë më 17 prill, duke shënuar të parin e fitores 3–0 kundër Hamburger SV. Ky gol e bëri atë lojtari më të ri jo-gjerman dhe të katërtin më të ri që shënon në Bundesligë, në moshën 17 vjeç e 212 ditë.[22] Ai shënoi sërisht një javë më pas kundër VfB Stuttgart, duke u bërë lojtari më i ri me dy gola në Bundesligë. Ai gjithashtu mori kartonin e verdhë të parë si profesionist për një ndërhyrje të gabuar ndaj Emiliano Insúa.[23]
2016–2019: Fitorja e DFB-Pokal dhe largimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Gjatë International Champions Cup 2016, një turnament veror para-sezonal, Pulisic shënoi në kohën shtesë kundër Manchester Cityt për ta dërguar ndeshjen në gjuajtet e penalltive.[24] Në ndeshjen e tij të parë zyrtare në sezonin e tij të dytë, Pulisic u bë lojtari më i ri në historinë e Dortmundit që luan në UEFA Ligën e Kampioneve.[25] Në javën e ardhshme ai regjistroi golin e parë të sezonit si dhe asistoi dy herë në fitoren tenistike 6–0 kundër Darmstadt 98,[26] një ditë para ditëlindjes së tij të 18të.
Më 27 shtator, në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve kundër Real Madridit, kur Dortmundit ishte në disavantazh 2–1, Pulisic hyri si zëvëndësues dhe asistoi golin e barazimit të shënuar nga André Schürrle në minutat e fundit të ndeshjes.[27] Rreth një muaj më pas, në një tjetër ndeshje i aktivizuar si zëvëndësues, Pulisic asistoi golin e barazimit dhe më pas shënoi vetë kundër FC Ingolstadt, e cila renditej në vendin e fundit, për ti dhënë ekipit fitoren 3–1.[28] Më 23 janar 2017, Pulisic firmosi një kontratë të re me klubin deri në vitin 2020.[29][30] Dy muaj më pas, Pulisic regjistroi golin e tij të parë në Ligën e Kampioneve në fitoren komode 4–0 kundër ekipit portugez Benfica në ndeshjen e parë të raundin e 16-tave, duke u bërë lojtari më i ri që shënon për Dortmundin në këtë kompeticion, në moshën 18 vjeç, 5 muaj e 18 ditë.[31] Në këtë ndeshje, ai asistoi një nga golat e Pierre-Emerick Aubameyang, duke ndihmuar Dortmundin të kualifikohej në çerek-finale me rezultatin e përgjithshëm 4–1.[32]
Pulisic fitoi trofeun e parë si futbollist profesionist më 27 maj pas fitores 2–1 të Dortmundit kundër Eintracht Frankfurt në finalen e DFB-Pokal.[33] Kjo ishte ndeshja e fundit për sezonit 2016–17. Sezoni i ri nisi zyrtarisht më 5 gusht me nedshjen e DFL-Supercup kundër Bayern München, ku Pulisic shënoi një nga dy golat e ekipit të tij që u mposht nga gjuatjet e penalltive pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 2–2.[34]
Chelsea[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 2 janar 2019, Pulisic firmosi me klubin e Premier Ligës Çelsi për rreth 58 milion £. Ai e shpenzoi pjesën e mbetur të sezonit 2018–19 në huazim te Dortmundi si pjesë e marrëveshjes.[35] Ky transferim e bëri atë lojtarin amerikan më të shtrenjtë në histori si dhe shitjen e dytë më të shtrenjtë në historinë e Dortmundit, pas francezit Ousmane Dembélé.[36] Pasi mbërriti në klub në verën e vitit 2019, Pulisic foli për dëshirën e tij për të pasur formën e Eden Hazard dhe e konsideroi yllin belg si idhullin e tij në futboll.[37]
Mediat raportuan se Pulisic kishte planifikuar të shkurtonte pushimet e tij verore për tu bashkuar me ekipin në fazën para-sezonale për ti lënë mbresa trajnerit të ri të ekipit Frank Lampard.[38] Ai bëri debutimin e tij në Premier Ligë më 11 gusht në humbjen 4–0 kundër Manchester United.[39] Pulisic regjistroi golat e tij të parë me Çelsi më 26 tetor, duke shënuar një tregolësh "të përkryer" në një fitore 4–2 në transfertë kundër Burnley. Ky ishte tregolëshi i parë në karrierë për të, që e bëri lojtarin e dytë amerikan që shënon tre gola në një ndeshje të Premier Ligës pas Clint Dempsey për Fulhamin në vitin 2012;[40][41] përveç kësaj, ai u bë lojtari më i ri i Çelsit që shënon tre gola në një ndeshje, duke qënë vetëm 21 vjeç, dhe i parë që nga Didier Drogba në vitin 2010 që shënon një tregolësh të përkryer.[42] Pas kësaj, Pulisic shënoi në dy ndeshjet e rradhës në kampionat, respektivisht kundër Watford dhe Crystal Palace.[43][44] Më 27 nëntor, ai shënoi golin e parë në Ligën e Kampioneve për Çelsin në barazimin 2–2 në transfertë kundër Valencias në fazën e grupeve.[45]
Kur Premier Liga u rikthye pas një ndalese tre mujore për shkak të pandemisë së COVID-19, Pulisic ishte rikthye nga një dëmtim; në ndeshjen e parë të Çelsit pas rifillimit të kampionatit, ai shënoi golin e barazimit të përkohshëm në një fitore 2–1 kundër Aston Villës më 21 qershor.[46] Në ndeshjen e rradhës kundër Manchester Cityt, Pulisic shënoi golin e parë të fitores 2–1 të Çelsit; ky rezultat i hoqi mundësinë Cityt të fitonte titullin konfirmoi Liverpoolin si fituesit e kampionatit.[47] Më 1 gusht, Pulisic shënoi golin e avantazhit të përkohshëm të Çelsit në humbjen 2–1 kundër Arsenalit në finalen e Kupës FA; me këtë gol, ai u bë amerikani i parë që shënon në finalen e këtij kompeticioni. Ai u zëvëndësua në pjesën e dytë pasi pësoi një dëmtim në kofshë.[48] Pas përfundimit të sezonit, Pulisic ishte një nga të nominuarit për edicionin e parë të çmimit Lojtari më i Ri i Sezonit në Premier Ligë.[11]
Milan[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Më 13 korrik 2023, Pulisic firmosi një kontratë katër-vjeçare me klubin italian Milan.[49][50] Klubi pagoi 22 milion € për kartonin e amerikanit, i cili mori fanellën me numrin 11 për sezonin 2023–24.[51]
Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Para se të debutonte me kombëtaren e parë, Pulisic ka luajtur me ekipet nën-15 dhe -17. Ai ishte kapiten i ekipit nën-17 në Kupën e Botës nën-17 2015, ku shënoi një gol dhe një asist në tre ndeshje.[52] Gjatë dy viteve të tij me ekipin, Pulisic shënoi 20 gola në 34 ndeshje. Ai kishte mundësinë për të përfaqsuar Kroacinë, kjo falë origjinës, por e refuzoi.[53][54]
Më 27 mars 2016, Pulisic u thirr në kombëtaren e parë nga trajneri Jürgen Klinsmann për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Guatemalës.[55] Dy ditë më vonë, ai bëri debutimin e tij zyrtar me kombëtaren duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 81të në vend të Graham Zusit, me Shba-në që fitoi me rezultatin 4–0 në Mapfre Stadium në Columbus, Ohio; ai kështu u bë lojtari më i ri amerikan që luan në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës.[56]

Disa muaj më pas, ai u thirr në ekipin që do të luante në Copa América Centenario, e cila u zhvillua në Shtetet e Bashkuara.[57] Një javë më pas, ai u bë lojtari më i ri që shënon për Shba-në në epokën moderne, ku ai shënoi golin e katërt të ekipit të tij në fitoren 4–0 kundër Bolivisë në një ndeshje miqësore.[58]
Më 2 shtator 2016, Pulisic shënoi dy gola dhe asistoi një tjetër në fitoren 6–0 kundër Shën Vincent dhe Grenadinet në kualifikueset e Kupës së Botës 2018,[59] duke u bërë lojtari më i ri që shënon për Shba-në në kualifikuese si dhe lojtari më i ri amerikan në histori që shënon dopietë.[60] Në ndeshjen e ardhshme kundër Trinidad dhe Tobagos, ai theu një tjetër rekord duke u bërë lojtari më i ri amerikan që luan si titullar në një ndeshje kualifikuese.[61] Më 8 qershor 2017, në një tjetër ndeshje kualifikuese, Pulisic shënoi të dy golat e fitores 2–0 kundër Trinidad dhe Tobagos. Në dy ndeshjet e fundit kualifikuese, Pulisic ishte në listën e golashënuesve, duke shënuar respektivisht në fitoren 4–0 kundër Panamasë dhe në humbjen 2–1 kundër Trinidad dhe Tobagos. Pavarësisht performancave të tij pozitive, Shtetet e Bashkuara dështuan të kualifikoheshin në FIFA Kupën e Botës 2018. Humbja në ndeshjen e fundit kundër Trinidad dhe Tobagos u konsiderua si performanca më e turpshme në historinë e futbollit amerikan.[62]
Më 20 nëntor 2018, Pulisic u bë lojtari më i ri që luan si kapiten me Shba-në në miqësoren e humbur 1–0 kundër Italisë; ai e vendosi rekordin në moshën 20 vjeç e 63 ditë.[63]
Profili i lojtarit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Stili i lojës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pulisic është një lojtar me aftësi teknike të jashtëzakonshme, i cili e mban topin mjaft mirë, duke treguar pjekuri dhe temperament mbreslënës pavarësisht moshës së tij të re.[64] Ai mund të luaj në të dy krahët e sulmit si dhe mund të aktivizohet edhe si mesfushor sulmues, kjo për shkak se ai mund të luajë me të dyja këmbët, edhe pse këmba e tij e preferuar është e djathta.[65] Ai është një lojtar që shquhet për shpejtësinë, shkathtësinë dhe pasimet e sakta (duke asistuar shumë herë), duke i kombinuar këto aftësi me inteligjencën e tij taktike.[66] Falë aftësive të tij, si dhe driblimeve,[66] Pulisic shpesh është bërë viktimë e ndërhyrjeve dhe faulleve nga mbrojtësit kundërshtar.[67]
Pritja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pasi Pulisic u promovua në ekipin e parë të Dortmundit, shkrimtari i revistës FourFourTwo Andy Mitten shkroi se trajneri i ekipit Thomas Tuchel "pa potencialin, shpjetësinë, mprehtësinë, forcën, fitnesin dhe pjekurinë që Pulisic kishte për moshën e tij."[68] Vetë trajneri Tuchel thuri lëvdata për lojtarin, duke e konsderuar Pulisic "një lojtar i cili është vetëbesues, që tregon talentin e tij në fushë, dhe nuk nervozohet kur është nën presion – e cila është një kombinim i mrekullueshëm."[68] Shoku i tij i ekipit Nuri Şahin ka thënë: "Ai është i patrëmbur. Ai ka shumë shpejtësi, por ajo që më pëlqen më shumë është prekja e parë. Kur ai merr topin, prekja e tij e parë krijon shumë hapsira për të edhe kur nuk ka hapsira.[68]
Falë talentit të tij dhe aftësive, Pulisic është konsideruar si e ardhmja dhe shpresa e futbollit amerikan; në lidhje me këtë, gazetari i Bleacher Report, George Dohrmann, shkruajti: "Pas dekadash etje për një lojtar që mund të konsiderohej me të vërtetë i klasit botëror. Amerikanët tani kanë, më në fund – më në fund! një lojtar të aftë të bëjë një shenjë të pashlyeshme në lojën e botës."[69]
Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Gjyshi i tij nga ana e babait, Mate Pulišić, ka lindur në ishullin Olib të Kroacisë.[70] Pulisic mori pasaportën kroate pasi kaloi në Gjermani për të shmangur aplikimin për vizë pune gjermane, e cila është kriteri për të hyrë në Gjermani për personat që nuk kanë pasaporta të Bashkimit Evropian.[54] Kushuriri i tij, Will Pulisic, ka luajtur me kombëtaren amerikane nën-17 si portieri kurse në nivel klubesh luajti për Borussia Dortmund.[71]
Mbiemri i tij Pulisic vjen nga qyteti kroat Pula dhe ka ngatërruar disa njerëz për shqiptimin e duhur. Si shqiptimi anglisht ashtu edhe ai kroat është përdorur nga komentatorët, kurse vetë Pulisic ka konfirmuar se të dyja format janë të pranueshme.[72]
Jashtë futbollit, Pulisic është tifoz i New York Jets, New York Rangers, dhe Philadelphia 76ers.[73]
Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kupa e Ligës | Evropa | Tjetër | Gjithsej | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Borussia Dortmund | 2015–16 | Bundesliga | 9 | 2 | 0 | 0 | — | 3[a] | 0 | — | 12 | 2 | ||
2016–17 | 29 | 3 | 4 | 1 | — | 10[b] | 1 | — | 43 | 5 | ||||
2017–18 | 32 | 4 | 1 | 0 | — | 8[c] | 0 | 1[d] | 1 | 42 | 5 | |||
2018–19 | 20 | 4 | 3 | 2 | — | 7[b] | 1 | — | 30 | 7 | ||||
Gjithsej | 90 | 13 | 8 | 3 | — | 28 | 2 | 1 | 1 | 127 | 19 | |||
Chelsea | 2019–20 | Premier League | 25 | 9 | 2 | 1 | 2 | 0 | 4[b] | 1 | 1[e] | 0 | 34 | 11 |
Gjithsej karriera | 115 | 22 | 10 | 4 | 2 | 0 | 32 | 3 | 2 | 1 | 161 | 30 |
- ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
- ^ a b c Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
- ^ Pesë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, tre në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Ndeshje në DFL-Supercup
- ^ Ndeshje në UEFA Super Kupë
Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Redaktuar më 15 tetor 2019[76]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Shtetet e Bashkuara | 2016 | 11 | 3 |
2017 | 9 | 6 | |
2018 | 3 | 0 | |
2019 | 11 | 5 | |
Gjithsej | 34 | 14 |
Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Redaktuar më 15 tetor 2019. Rezultatet e Shteteve të Bashkuara të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Pulisic.[76]
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 28 maj 2016 | Children's Mercy Park, Kansas City, Shba | 3 | ![]() |
4–0 | 4–0 | Ndeshje miqësore |
2 | 2 shtator 2016 | Arnos Vale Stadium, Kingstown, Shën Vincenti dhe Grenadinet | 7 | Stampa:Country data Saint Vincent and the Grenadines Shën Vincenti dhe Grenadinet | 4–0 | 6–0 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018 |
3 | 6–0 | ||||||
4 | 24 mars 2017 | Avaya Stadium, San Jose, Shba | 12 | ![]() |
4–0 | 6–0 | |
5 | 3 qershor 2017 | Rio Tinto Stadium, Sandy, Shba | 14 | ![]() |
1–1 | 1–1 | Ndeshje miqësore |
6 | 8 qershor 2017 | Dick's Sporting Goods Park, Commerce City, Shba | 15 | ![]() |
1–0 | 2–0 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018 |
7 | 2–0 | ||||||
8 | 6 tetor 2017 | Orlando City Stadium, Orlando, Shba | 19 | ![]() |
1–0 | 4–0 | |
9 | 10 tetor 2017 | Ato Boldon Stadium, Couva, Trinidad dhe Tobago | 20 | ![]() |
1–2 | 1–2 | |
10 | 26 mars 2019 | BBVA Compass Stadium, Houston, Shba | 25 | ![]() |
1–0 | 1–1 | Ndeshje miqësore |
11 | 22 qershor 2019 | FirstEnergy Stadium, Cleveland, Shba | 27 | ![]() |
4–0 | 6–0 | CONCACAF Kupa Gold 2019 |
12 | 3 korrik 2019 | Nissan Stadium, Nashville, Shba | 30 | ![]() |
2–0 | 3–1 | |
13 | 3–1 | ||||||
14 | 11 tetor 2019 | Audi Field, Washington, D.C., Shba | 33 | ![]() |
7–0 | 7–0 | CONCACAF Liga e Kombeve A 2019–20 |
Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Borussia Dortmund[74]
- Chelsea
Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Shtetet e Bashkuara nën-17
- Kampionati nën-17 i CONCACAF: vendi i tretë 2015[77]
- Shtetet e Bashkuara
- CONCACAF Kupa Gold: finalist 2019[74]
Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Atleti i Ri i Vitit i Futbollit Amerikan: 2016[78]
- Formacioni i Talentëve të UEFA Ligës së Kampioneve: 2016[79]
- Atleti i Vitit i Futbollit Amerikan: 2017,[80] 2019[81]
- Trofeu Kopa: vendi i 2të 2018[82]
- Formacioni më i mirë i CONCACAF: 2017[83]
- Lojtari më i Mirë i Ri në CONCACAF Kupën Gold: 2019[84]
- Formacioni më i mirë në CONCACAF Kupën Gold: 2019[85]
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "Updated squad lists for 2018/19 Premier League" [Listat e përditësuara të skuadrave për Premier Ligës 2018/19] (në anglisht). Premier League. 1 shkurt 2019. Marrë më 12 shkurt 2019.
- ^ "FIFA U-17 World Cup Chile 2015 List of Players" [FIFA Kupa e Botës nën-17 Kili 2015 Lista e lojtarëve] (PDF). fifadata.com (në anglisht). fq. 24. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 nëntor 2019. Marrë më 31 janar 2016.
- ^ a b "Men's national team: Christian Pulisic" [Ekipi kombëtar i burrave: Christian Pulisic]. ussoccer.com (në anglisht). Federata Amerikane e Futbollit. Marrë më 30 korrik 2018.
- ^ a b Nick Ames (31 maj 2016). "Christian Pulisic: the making of a young man ready to step up" [Christian Pulisic: bërja e një burri të ri gati për të dalë para] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 31 gusht 2016.
- ^ "Rush Alumni Christian Pulisic Makes Bundesliga Debut with Borussia Dortmund" [Christian Pulisic bën debutimin me Borussia Dortmundin]. RushCanada.com (në anglisht). Rush Soccer Club. Marrë më 6 tetor 2017.
- ^ "Christian Pulisic". ussda.demosphere.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2016. Marrë më 31 janar 2016.
- ^ "Christian Pulisic". ussoccer.com (në anglisht). U.S. Soccer. Arkivuar nga origjinali më janar 30, 2016. Marrë më janar 26, 2016.
- ^ Stephan Uersfeld (5 janar 2016). "U.S. youngster Christian Pulisic trains with Borussia Dortmund first team" [I riu amerikan Chrstian Pulisic stërvitet me ekipin e parë të Borussia Dortmund] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 2 janar 2019.
- ^ Liviu Bird. "USA's Pulisic a fast-rising talent at Dortmund" [Pulisic i Shba-së është një talent që po rritet shpejtë te Dortmundi] (në anglisht). Sports Illustrated. Marrë më 26 janar 2016.
- ^ "Chelsea e para në merkato, blen Pulisic për 64 mln euro". Gazeta Dita. 2 janar 2019. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ a b "Vote for 2019/20 TAG Heuer Young Player of the Season" [Voto për TAG Heuer Lojtarin e Ri të Sezonit 2019/20] (në anglisht). Premier League. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ "Christian Pulisic, 20, becomes youngest in modern era to captain U.S. men's national team in 1–0 loss to Italy" [Christian Pulisic, 20, bëhet lojtari më i ri i epokës moderne që luan si kapiten i kombëtares amerikane në humbjen 1–0 ndaj Italisë]. chicagotribune.com (në anglisht). Chicago Tribune. Marrë më 9 janar 2020.
- ^ VICE Sports (8 nëntor 2016). "Das American: Christian Pulisic's Spectacular Rise" [Amerikani: Rritja spektakolare e Christian Pulisic] (në anglisht). YouTube.
- ^ "How did Borussia Dortmund star Christian Pulisic make it into the European big leagues?" [Si ja doli mbanë ylli i Borussia Dortmundit Christian Pulisic të arrinte në ligat e mëdha evropiane] (në anglisht). Bundesliga. Marrë më 8 dhjetor 2019.[lidhje e vdekur]
- ^ "Who is US international Christian Pulisic, and how did he make the Borussia Dortmund first team at 17 years old?" [Kush është lojtari i kombëtares amerikane Christian Pulisic, dhe si ja doli mbanë të kapte ekipin e parë të Borussia Dortmund në moshën 17 vjeç?]. MLSsoccer.com (në anglisht). Major League Soccer. 31 janar 2016. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ "Der nächste Schritt für Passlack und Pulisic". kicker.de (në gjermanisht). Marrë më 26 janar 2016.
- ^ "Christian Pulisic scores in Dortmund win" [Christian Pulisic shënon në fitoren e Dortmundit] (në anglisht). Soccer By Ives. Marrë më 26 janar 2016.
- ^ "Christian Pulisic scores second friendly goal of month for Dortmund" [Christian Pulisic shënon golin e tij të dytë në miqësore për këtë muaj me Dortmundin] (në anglisht). Soccer By Ives. Marrë më 26 janar 2016.
- ^ "American 17-year-old Christian Pulisic makes Bundesliga debut for Dortmund" [17 vjeçari amerikan Christian Pulisic bën debutimin në Bundesligë për Dortmundin] (në anglisht). ESPN FC. 30 janar 2016. Marrë më 30 janar 2016.
- ^ "Dortmund deal Porto heavy blow" [Dortmund i jep Portos një goditje të rëndë] (në anglisht). UEFA. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ Patrick Redford. "Christian Pulisic, The Latest "Savior Of American Soccer," Is More Than Just Hype" [Christian Pulisic, i fundit "Shpëtimtar i Futbollit Amerikan" është më shumë se sa një lartësim] (në anglisht). Screamer. Marrë më 12 prill 2016.
- ^ "Christian Pulisic becomes youngest non-German to score in Bundesliga" [Christian Pulisic bëhet lojtari më i ri jo-gjerman që shënon në Bundesligë] (në anglisht). ESPN FC. 17 prill 2016. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ "Christian Pulisic scores again to become youngest player ever with 2 Bundesliga goals" [Chrstian Pulisic shënon sërisht për tu bërë lojtari më i ri me 2 gola në Bundesligë] (në anglisht). Fox Sports. 23 prill 2016. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ "Dortmund vs. Manchester City Recap" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ "Christian Pulisic looked great in his first ever Champions League match" [Christian Pulisic u duk mirë në ndeshjen e tij të parë në Ligën e Kampioneve] (në anglisht). Fox Sports. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ "Watch Christian Pulisic score for Borussia Dortmund as the American's hot streak continues" [Shiko Christian Pulisic të shënojë, seria e nxehtë e amerikanit vazhdon] (në anglisht). Fox Sports. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ "Christian Pulisic describes Andre Schurrle leveler as 'amazing moment'" [Christian Pulisic e përshkruan golin e barazimit të Schurrles si 'moment i mrekullueshëm'] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 29 shtator 2016.
- ^ "Christian Pulisic: Dortmund showed 'good heart' to fight back for draw" [Christian Pulisic: Dortmund tregoi 'zemër të mirë' për të luftuar për barazimin] (në anglisht). ESPN FC. 22 tetor 2016. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ "Borussia Dortmund also tie Christian Pulisic to the club for the long-term" [Borussia Dortmund mban Christian Pulisic në klub për një periudhë të gjatë] (në anglisht). Borussia Dortmund. 23 janar 2017. Marrë më 23 janar 2017.
- ^ "Christian Pulisic extends Borussia Dortmund deal until 2020" [Christian Pulisic zgjat marrëveshjen me Borussia Dortmundin deri në vitin 2020] (në anglisht). ESPN FC. 23 janar 2017. Marrë më 23 janar 2017.
- ^ "Christian Pulisic becomes Dortmund's youngest UCL goalscorer" [Christian Pulisic bëhet golashënuesi më i ri i Dortmundit në Ligën e Kampioneve] (në anglisht). ESPN FC. 8 mars 2017. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ "Christian Pulisic scores in UEFA Champions League: details, video" [Christian Pulisic shënon në UEFA Ligën e Kampioneve: detajet, video] (në anglisht). Washington Post. 8 mars 2017. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ "Borussia Dortmund fiton Kupën e Gjermanisë". Gazeta Shqip. 27 maj 2017. Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2020. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ "Miss by Dortmund's Bartra hands Bayern German Super Cup" [Penalltia e gabuar e Bartras i jep Bayernit Super Kupën Gjermane] (në anglisht). Yahoo.com. 5 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2018. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ "Christian Pulisic: Chelsea sign Borussia Dortmund attacker for £58m" [Christian Pulisic: Çelsi blen sulmuesin e Borussia Dortmund për 58 milion £] (në anglisht). BBC Sport. 2 janar 2019. Marrë më 2 janar 2019.
- ^ Ryan O'Hanlon (2 janar 2019). "Christian Pulisic Is Headed to Chelsea. Is American Soccer Ready?" [Christian Pulisic po ikën te Çelsi. A është futbolli amerikan gati?] (në anglisht). Slate. Marrë më 2 janar 2019.
- ^ "Christian Pulisic: New Chelsea signing wants to make same impact as Eden Hazard" [Christian Pulisic: Blerja e re e Çelsit do të japi të njëjtin ndikim si Eden Hazard] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 22 maj 2019.
- ^ "Chelsea ace to 'cut holiday short' to impress Frank Lampard" [Asi i Çelsit 'do të shkurtojë pushimet' për ti lënë mbresa Frank Lampard] (në anglisht). talkSPORT. Marrë më 22 qershor 2019.
- ^ "USMNT star Pulisic makes Chelsea debut as substitute against Manchester United" [Ylli i kombëtares amerikane debuton si zëvëndësues kundër Manchester United] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 11 gusht 2019.
- ^ Marcus White (26 tetor 2019). "Watch USMNT's Christian Pulisic score hat trick, first Chelsea goals" [Shiko Christian Pulisic të kombëtares amerikane që shënon tregolësh, golat e parë me Çelsin] (në anglisht). NBC Sports. Marrë më 26 tetor 2019.
- ^ Nicholas Mendola (26 tetor 2019). "Pulisic bags hat trick as Chelsea doubles up Burnley" [Pulisic shënon tregolësh, Çelsi mposht Burnley] (në anglisht). Yahoo.com. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 26 tetor 2019.
- ^ Sean O'Brien (27 tetor 2019). "Facts: Christian Pulisic ends Chelsea wait for perfect hat-trick dating back to Didier Drogba era: The incredible stats behind American's treble" [Faktet: Christian Pulisic i jep fund pritjes së Çelsit për një tregolësh të përkryer që daton që nga epoka e Didier Drogbas: Statistikat e jashtëzakonshme mbrapa tripletës së amerikanit] (në anglisht). TalkSPORT. Marrë më 16 maj 2020.
- ^ Jack Wilkinson (2 nëntor 2019). "Watford 1 – 2 Chelsea" (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 10 nëntor 2019.
- ^ "Chelsea 2–0 Crystal Palace" (në anglisht). BBC Sport. 10 nëntor 2019. Marrë më 10 nëntor 2019.
- ^ "Valencia 2–2 Chelsea" (në anglisht). BBC Sport. 27 nëntor 2019. Marrë më 10 gusht 2020.
- ^ Gary Rose (21 qershor 2020). "Aston Villa 1–2 Chelsea" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 25 qershor 2020.
- ^ Chris Bevan (25 qershor 2020). "Chelsea 2–1 Man City" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 25 qershor 2020.
- ^ a b Phil McNulty (1 gusht 2020). "Arsenal 2–1 Chelsea" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 2 gusht 2020.
- ^ "Christian Pulisic, new signing of the AC Milan transfer market: the official statement" [Christian Pulisic, blerja e re e merkatos së Milanit: deklarata zyrtare] (në anglisht). A.C. Milan. Marrë më 13 korrik 2023.
- ^ "Christian Pulisic joins AC Milan" [Christian Pulisic i bashkohet AC Milanit]. chelseafc.com (në anglisht). Marrë më 13 korrik 2023.
- ^ "USMNT star Pulisic completes AC milan move" [Ylli i kombëtares amerikane plotëson kalimin te Milani] (në anglisht). ESPN FC. 2023-07-13. Marrë më 13 korrik 2023.
- ^ "FIFA U-17 World Cup Chile 2015 – Matches – USA 2:2 (2:0) Croatia" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 8 prill 2019. Marrë më 10 gusht 2020.
- ^ Brian Straus (29 mars 2016). "Pulisic cap-tied to U.S. after playing in WCQ" (në anglisht). Sports Illustrated. Marrë më 6 tetor 2017.
- ^ a b "Pulisic nikada neće postati Pulišić" (në kroatisht). Slobodna Dalmacija. 31 mars 2016. Marrë më 11 nëntor 2016.
- ^ "Zusi, Pulisic Added to MNT Roster Ahead of Qualifying Match vs. Guatemala" [Zusi, Pulisic shtohen në ekipin e Shba-së para ndeshjes kualifikuese kundër Guatemalës]. ussoccer.com (në anglisht). U.S. Soccer. 27 mars 2016. Marrë më 10 gusht 2020.
- ^ "Pulisic makes history as USA beat Guatemala" [Pulisic bën historinë, Shba-ja mposht Guatemalën] (në anglisht). Bundesliga. 30 mars 2016. Marrë më 18 prill 2016.
- ^ Thomas Floyd (21 maj 2016). "Pulisic included as USA unveils Copa America squad" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 28 maj 2016.
- ^ "Chicharito and Pulisic chasing records at the Copa America" [Chicharito dhe Pulisic duke ndjekur rekorde në Copa America] (në anglisht). Bundesliga. Marrë më 31 gusht 2016.
- ^ "US Player Ratings: Christian Pulisic steals the show in qualifying rout" [Notat e lojtarëve të Shba-së: Christian Pulisic vjedh shfaqjen në fitoren e madhe në kualifikuese]. MLSSoccer.com (në anglisht). Major League Soccer. 2 shtator 2016. Marrë më 11 gusht 2020.
- ^ "USA Players Enter Record Book as Team Steps Closer to Hex in 6–0 Qualifying Win at St. Vincent" [Lojtari i Shba-së hyn në librin e rekordeve, ekipi një hap më afër magjisë në fitoren 6–0 kundër Shën Vincent në kualifikuese]. ussoccer.com (në anglisht). U.S. Soccer. Marrë më 3 shtator 2016.
- ^ "Christian Pulisic becomes youngest U.S. player to start World Cup qualifier" [Christian Pulisic bëhet lojtari më i ri i Shba-së që luan si titullar në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 11 gusht 2020.
- ^ "Trinidad and Tobago loss the most humiliating in United States soccer history" [Humbja nadj Trinidad dhe Tobagos më turpëruesja në historinë e futbollit të Shteteve të Bashkuara] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 25 tetor 2019.
- ^ "10 reasons why Christian Pulisic is the right man to captain the USA" [10 arsye pse Christian Pulisic është njeriu i duhur për të qënë kapiten i Shba-së] (në anglisht). Bundesliga. Marrë më 2 dhjetor 2018.
- ^ "Is Christian Pulisic of Borussia Dortmund the best teenage footballer in the world?" [A është Christian Pulisic i Borussia Dortmundit futbollisti adoleshent më i mirë në botë?] (në anglisht). Bundesliga. Marrë më 11 gusht 2020.
- ^ David Hughes (4 janar 2019). "What Christian Pulisic adds to Chelsea's attack: Strengths, weaknesses, style of play and more" [Çfarë i shton Christian Pulisic sulmit të Çelsit: forcat, dobësitë, stili i lojës dhe më shumë]. football.london (në anglisht). Marrë më 11 gusht 2020.
- ^ a b Tobias Hahn (8 janar 2019). "Christian Pulisic: the replacement for Eden Hazard?" [Christian Pulisic: zëvëndësuesi për Eden Hazard?] (në anglisht). Total Football Analysis. Marrë më 11 gusht 2020.
- ^ Jeff Carlisle (5 tetor 2017). "U.S.'s Christian Pulisic 'not going to change' style in face of multiple fouls" [Christian Pulisic i Shba-së 'nuk do të ndryshoj' stil pavarësisht faullave të shumtë] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 22 tetor 2017.
- ^ a b c Andy Mitten (30 tetor 2019). "Captain America: Can Christian Pulisic really fill the hole left by Eden Hazard for Chelsea?" [Kapiten Amerika: A mundet Christian Pulisic të mbushi boshllëkun e lënë nga EDEN Hazard te Çelsi?] (në anglisht). FourFourTwo. Marrë më 10 gusht 2020.
- ^ George Dohrmann. "The Christian Pulisic blueprint" [Plani Christian Pulisic] (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 16 gusht 2019.
- ^ "Christian Pulisic rising USA soccer star in Germany has Croatian roots" [Christian Pulisic, ylli në rritje i futbollit amerikan, ka rrënje kroate]. www.croatia.org (në anglisht). Marrë më 23 shkurt 2019.
- ^ "U.S. under-17 keeper Will Pulisic set to join cousin Christian at Dortmund" [Portieri i Shba-së nën-17 Will Pulisic gati ti bashkohet kushuririt Christian te Dortmundi] (në anglisht). ESPN FC. 22 mars 2016. Marrë më 18 prill 2016.
- ^ Boris Trifunović (21 shtator 2019). "Pulišić: Ponosan sam na svoje korijene i htio bih naučiti jezik" (në kroatisht). 24sata. Marrë më 27 tetor 2019.
- ^ "Christian Pulisic joins Kyle Martino at Chelsea training ground" [Christian Pulisic i bashkohet Kyle Martinos në fushën e stërvitjes së Çelsit] (në anglisht). NBC Sports. 9 gusht 2019. Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2019. Marrë më 11 gusht 2019.
- ^ a b c "Christian Pulisic" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 21 janar 2019.
- ^ "Christian Pulisic Profili i lojtarit" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 11 gusht 2020.
- ^ a b Benjamin Strack-Zimmermann. "Christian Pulisic" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 11 gusht 2020.
- ^ "U-17 MNT Qualify for 2015 FIFA U-17 World Cup with Penalty Kick Defeat of Jamaica" [Ekipi kombëtar nën-17 kualifikohet për FIFA Kupën e Botës nën-17 2015 pas humbjes me penallti të Xhamajkës] (në anglisht). Federata Amerikane e Futbollit. 15 mars 2015. Arkivuar nga origjinali më 17 mars 2015. Marrë më 26 qershor 2020.
- ^ "Altidore, Pulisic Earn U.S. Soccer Player of the Year Awards" [Altidore, Pulisic marrin çmimet Lojtari i Vitit i Futbollit Amerikan]. ussoccer.com (në anglisht). U.S. Soccer. 10 dhjetor 2016. Marrë më 10 dhjetor 2016.
- ^ "Our Champions League breakthrough team of 2016" (në anglisht). UEFA. 24 dhjetor 2016. Marrë më 24 dhjetor 2016.
- ^ "Christian Pulisic Wins 2017 U.S. Soccer Male Player of the Year" [Christian Pulisic fiton çmimin Atleti i Vitit i Futbollit Amerikan 2017]. ussoccer.com (në anglisht). U.S. Soccer. 14 dhjetor 2017. Marrë më 14 dhjetor 2017.
- ^ "Pulisic Voted as 2019 U.S. Soccer Male Player of the Year" [Pulisic votohet si Atleti i Vitit i Futbollit Amerikan 2019]. ussoccer.com (në anglisht). U.S. Soccer. 12 dhjetor 2019. Marrë më 12 dhjetor 2019.
- ^ "Christian Pulisic Finishes Second In Ballon d'Or Kopa Trophy Voting" [Christian Pulisic përfundon i 2ti në votimet për trofeun Kopa]. The18 (në anglisht). 3 dhjetor 2018. Marrë më 4 dhjetor 2018.
- ^ "2017 CONCACAF Award Winners Announced" [Njoftohen fituesit e çmimeve të CONCACAF 2017] (në anglisht). CONCACAF. 19 dhjetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2017. Marrë më 19 dhjetor 2017.
- ^ "2019 Concacaf Gold Cup Best Young Player Award" [Çmimi Lojtari më i Ri i Mirë në CONCACAF Kupën Gold 2019]. goldcup.org (në anglisht). 7 korrik 2019. Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2019. Marrë më 8 korrik 2019.
- ^ "2019 Concacaf Gold Cup – Best XI" [CONCACAF Kupa Gold 2019 – Formacioni më i mirë]. goldcup.org (në anglisht). 7 korrik 2019. Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2019. Marrë më 8 korrik 2019.
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
![]() |
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Christian Pulisic. |
- Christian Pulisic te fussballdaten.de
- Christian Pulisic te World Football
- Christian Pulisic – Rekordi në kompeticionet e FIFA-s
- Christian Pulisic – Rekordi në kompeticionet e UEFA-s