Houston
Hjuston Anglisht : Houston | |
---|---|
Pamje të ndryshme nga Hjustoni | |
![]() | |
Koordinatat: 29°45′46″V 95°22′59″P / 29.76278°V 95.38306°P | |
Shteti | ![]() |
Shteti federal | Texas |
Rrethi | Harris, Fort Bend, dhe Montgomery |
Kryetari i Bashkisë | Annise Parker |
Sipërfaqja | 1.625,2 km2 |
Popullsia | (2010) 2,100,263 banorë |
Dendësia | 1.505 banorë/km2 |
Themelimi | 1837 |
Zona Kohore | UTC-6 |
Verore | UTC-5 |
Prefiksi | 713, 281, 832 |
Koordinatat | 29° 45′ 46″ Veri 95° 22′ 59″ Perëndim |
Faqja Zyrtare www.houstontx.gov |
Houston (shqiptohet hjuston) është qyteti më i madh në shtetin american të Teksasit, dhe qyteti i katërt më i madh në Shtetet e Bashkuara. Sipas regjistrimit të vitit 2010 SHBA, qyteti kishte një popullsi prej 2,1 milionë banorë brenda një sipërfaqe prej 1,700 km². Houston është qendra e qarkut Harris.
Houston u themelua në vitin 1836 mbi tokën pranë brigjeve të lumit Buffalo. Ai u inkorporua si qytet më 5 qershor 1837, dhe u quajt Houston për nder të Presidentit atëhershëm të Republikës së Teksasit ish-gjeneralit Sam Houston-i cili drejtoi Betejën e San Jacinto, që u zhvillua 40 km në lindje të vendit ku u themelua qyteti. Porti në rritje dhe industria hekurudhore, e kombinuar me zbulimin e naftës në 1901, e ka ndikuar në rritjen e vazhdueshme të popullsisë së qytetit. Në mesin e shekullit të njëzetë, Houston u bë vendodhja e Qendrës Mjekësore të Teksasit, përqendrimi më i madh botëror i kujdesit shëndetësor dhe institucioneve kërkimore dhe Qendra Hapësirore "Johnson" e NASA-s, ku ndodhet Qendra e Kontrollit të Misioneve.