André Schürrle
Schürrle duke u stërvitur me Çelsin në 2013. | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | André Schürrle[1] | ||
Datëlindja | 6 nëntor 1990 (34 vjeç) | ||
Vendlindja | Ludwigshafen, Gjermani | ||
Gjatësia | 1.84 m (6 ft 0 in)[2] | ||
Pozicioni | Sulmues/Anësor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | VfL Wolfsburg | ||
Numri | 17 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1995–2006 | Ludwigshafener SC | ||
2006–2009 | 1. FSV Mainz 05 | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2009–2011 | Mainz 05 | 66 | (20) |
2011–2013 | Bayer Leverkusen | 65 | (18) |
2013–2015 | Chelsea | 44 | (11) |
2015–2016 | VfL Wolfsburg | 43 | (10) |
2016– | Borussia Dortmund | 33 | (3) |
2018–2019 | → Fulham (huazim) | 24 | (6) |
2019– | → Spartak Moska (huazim) | 13 | (1) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2008–2009 | Gjermania U19 | 11 | (4) |
2009 | Gjermania U20 | 1 | (1) |
2009–2010 | Gjermania U21 | 4 | (3) |
2010– | Gjermania | 57 | (22) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 8 dhjetor 2019 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 26 mars 2017 |
André Schürrle (lindur më 6 Nëntor 1990) është një futbollist profesionist gjerman i cili luan si sulmues për klubin rus Spartak Moska në huazim nga Borussia Dortmund dhe kombëtaren gjermane.
Ai ka përfaqsuar kombëtaren e tij në Euro 2012 dhe në Kupën e Botës 2014.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Schürrle ka lindur në Ludwigshafen, Rhineland-Palatinate nga prindërit Luise dhe Joachim Schürrle.[3][4] Ai u rrit në Ludwigshafen dhe ju bashkua klubit lokal Ludwigshafener SC që në moshën 6 vjeç, ku aftësitë e tij fillojnë të lulëzojë.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1. FSV Mainz 05
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në gusht 2009, Schürrle bëri debutimin e tij në Bundesligë në barazimin 2–2 kundër Bayer Leverkusen në javën hapëse të sezonit 2009–10.[5] Në muajin tjetër, më 19 shtator, Schürrle shënoi dy golat e para në ligë në një fitore 3–2 në transfertë kundër VfL Bochum. Pas një jave, ai firmosi kontratën e parë si profesionist.[6] Ai e përfundoi sezonin debutues në Bundesligë me pesë gola të shënuar dhe tre asiste, me Maniz që u rendit në vendin e nëntë.
Në shtator 2010, Mainz lajmëroi se Schürrle kishte firmosur një kontratë pesë-vjeçare me Bayer Leverkusenin, dhe se gjermani do t'i bashkohej klubit në fund të sezonit 2010–11. Shuma e transferimit besohej të ishte 8 milion €. Ai e përfundoi sezonin brilant të tij dhe të dytin me Mainzin dukë shënuar 15 gola në bundesligë në 34 ndeshje; një rekord për klubin, duke kaluar rekordin e vendosur më parë nga Mohamed Zidan, i cili shënoi 14 gola në sezonin 2006–07. Ai gjithashtu ndihmoi ekipin t'a përfundonte sezonin në vendin e pestë duke u kualifikuar në Ligën e Evropës.
Bayer Leverkusen
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Schürrle mbylli transferimin e tij te Bayer Leverkusen për 6.5 milion £ në vitin 2011,[7] duke firmosur një kontratë pesë-vjeçare që do të përfundonte në verën e vitit 2016.[8] Ai shënoi gol në debutimin e tij me klubin në Kupën e Gjermanisë kundër SG Dynamo Dresden. Ai duhej të priste deri më 15 tetor 2011 për të shënuar golin e parë në Bundesligë për Leverkusenin, ku ai shënoi golin e barazimit kundër Borussia Mönchengladbach në ndeshjen që përfundoi në barazim 2–2.[9] Ai shënoi golin e parë evropian për klubin e ri në Ligën e Kampioneve në një fitore kundër Valenciës vetëm katër ditë më vonë. Schürrle e mbylli sezonin 2011–12 duke shënuar vetëm gjashtë gola në ligë, me ekspertët që përmendën arsyen kryesore për mospërputhjen e tij, sepse me Leverkusenin nuk luante sulmues siç bënte me Mainz.
Në maj 2012, media filloi raportimet se Schürrle kërkohej nga klubi anglez Çelsi, të cilët ishin bërë një ofertë. Bayer Leverkusen konfirmoi se klubi i Premier Ligës duhej të paguante 23.5 milion £.[10][11] Drejtori sportiv i Bayerit Rudi Völler tregoi se Çelsi kishte shfaqur interes për të firmosur me të edhe në verën e vitit 2011, duke deklaruar: "Është e vërtetë. Ka pasur interes nga Anglia në vitin e shkuar. Është e qartë se klubet na pyesin ne në lidhje me Andre. Ne nuk kemi për ta lënë të largohet."[12] Schürrle gjithashtu komentoi interesin e Çelsit duke thënë: "Unë dhe agjenti im nuk kemi pasur kontakt me asnjë (me Çelsin), kështu që ne vetëm do të presim. Ne do të shohim sa interesant do të bëhet klubi kur të ketë interes konkret".[13]
Më 26 shtator, Schürrle shënoi golin e parë të sezonit në një fitore 3–1 kundër Augsburg.[14] Në një ndeshje kundër Bayern München më 28 tetor, ai asistoi golin e Stefan Kießling dhe ndihmoi ekipin të fitonte 2–1 në Allianz Arena. Kjo gjë i solli Bayernit humbjen e parë të sezonit dhe Leverkusenit fitoren e parë në Mynih që nga tetori i 1989.[15] Më 30 mars 2013, Schürrle shënoi dy gola në fitoren e skuadrës 4–1 kundër Fortuna Düsseldorf.[16] Më 20 prill, Schürrle shënoi edhe dy gola të tjerë dhe dhuroi një asist në fitoren shkatërrimtare 5–0 kundër Hoffenheim në shtëpi.[17] Ai e përfundoi sezonin 2012–13 duke kontribuar me 14 gola dhe 9 asiste.[18]
Chelsea
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 18 prill 2013, u raportua se drejtori sportiv Rudi Völler kishte udhëtuar në Londër për të biseduar me Çelsin në lidhje me transferimin e Schürrles, edhe pse nuk kishin rënë dakort për asnjë shumë.[19] Më 13 qershor, Çelsi konfirmoi në faqen e saj zyrtare në internet se kishte arritur marrëveshjen me Leverkusenin për blerjen e lojtarit.[20] Shuma e transferimit u raportua të ishte 21 milion € (18 milion £).[21][22] Më 25 qershor, Çelsi njoftoi se e kishte mbyllur transferimin e Schürrles, me gjermanin që firmosi një kontratë pesë-vjeçare dhe mori numrin 14.[23] Më 4 gusht 2013, Schürrle shënoi golin e parë me skuadrën në ndeshje miqësore para sezone kundër Milanit gjatë turneut të londinezëve në Shtetet e Bashkuara.[24]
Më 18 gusht, Schürrle bëri debutimin e tij zyrtar me Çelsin duke hyrë në fushë në minutën e 67të në vend të Kevin De Bruyne në fitoren 2–0 në Premier Ligë kundër Hull Cityt në Stamford Bridge.[25] Ai shënoi golin e parë për klubin e ri në fitoren 2–1 në shtëpi kundër rivalëve për titull Manchester City më 27 tetor, duke mposhtur portierin pas një korisimi të Fernando Torres.[26] Më 7 dhjetor, ai shënoi edhe dy gola të tjerë në humbjen 3–2 në transfertë kundër Stoke Cityt.[27] Më 1 mars 2014, Schürrle regjistroi tregolshin e parë në Premier Ligë në fitoren 3–1 në transfertë kundër Fulhamit.[28] Më 22 mars, Schürrle fillimisht asistoi golin e Samuel Eto'o në minutën e 5të dhe shënoi vetë dy minuta më pas në fitoren 6–0 kundër rivalëve të Arsenal; kjo ishte ndeshja e 1,000të e Arsène Wenger si trajner i Arsenalit dhe gjithashtu ky gol ishte i shtati i Schürrles në Premier Ligë.[29]
Më 8 prill, Schürrle shënoi në ndeshjen e kthimit të çerek-finales së Ligës së Kampioneve kundër ekipit francez Paris Saint-Germain, duke ndihmuar ekipin të fitonte 2–0 dhe të kalonte në raundin tjetër me rregullin e golit jashtë fushe pasi rezultati i përgjithshëm i të dy ndeshjeve ishte 3–3.[30] Ai e mbylli sezonin e parë në Angli me 8 gola në 30 ndeshje në Premier Ligë.
Më 18 gusht 2014, në ndeshjen e parë të skuadrës në ligë për sezonin 2014–15, Schürrle shënoi golin e dytë pas një pasimi të Cesc Fàbregas në fitoren 3–1 në transfertë kundër skaudrës debutuese Burnley.[31]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të rinjtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Schürrle bëri debutimin e tij në një kualifikuese të UEFA Kampionati Europian U–19 kundër Luksemburgut, që rezultoi një fitore 3–0. Pasi impresionoi me 1. FSV Mainz 05 në Bundesligë, ai u thirr në kombëtaren U–21 në vitin 2009.
Ekipi i parë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Nëntor 2010, Schürrle mori një thirrje për të luajtur në kombëtaren e parë.[32] Ai më pas bëri debutimin e tij në një ndeshje miqësore kundër Suedisë, duke u aktivizuar në minutën e 79të. Schürrle dhe Mario Götze, të cilët hynë në fushë në të njëjtën kohë, ishin dy lojtarët e parë gjermanë ndërkombëtarë që kishin lindur në Gjermaninë e ribashkuar.[33] Më 29 maj 2011, ai shënoi golin e parë me kombëtaren e parë në fitoren 2–1 kundër Uruguajit në një ndeshje miqësore.[34]
Euro 2012
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Schürrle luajti rregullisht në fushatën kualifikuese të Gjermanisë për Euro 2012. Ai shënoi kundër Azerbajxhanit në një fitore 3–1 më 7 qershor 2011.[35] Më 2 shtator 2011, ai shënoi sërisht në fitoren tenistike 6–2 kundër Austrisë;[36] në të dyja ndeshjet ai hyri në fushe si zëvëndësues. Në ndeshjen tjetër kualifikuese kundër Belgjikës më 11 tetor 2011, Schürrle luajti si titullar për herë të parë në këto kualifikuese. Ai shënoi një nga golat e ndeshjes në minutën e 33të.[37]
Gjermania e mbylli grupin A kualifikues në vendin e parë kurse Schürrle regjistroi gjithsej tre gola. Ai ishte një nga 23 lojtarët e thirrur për të luajtur në finalet e turnamentit nga trajneri Joachim Löw. Ai mori fanellën me numrin 9. Ndeshja e tij e parë në Euro 2012 erdhi më 17 qershor, duke u aktivizuar si zëvëndësues në fitoren 2–1 kundër Danimarkës.[38] Ai luajti si titullar në çerek-finalen kundër Greqisë, por nuk e gjeti golin dhe u zëvendësua me Mario Gómez; Die Adler fitoi me rezultatin 4–2.
Kupa e Botës 2014
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 11 tetor 2013, Schürrle shënoi një gol në fitoren 3–0 kundër Irlandës. Katër ditë më vonë, ai shënoi një tregolësh në fitoren 5–3 në transfertë kundër Suedisë në ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Kupës së Botës 2014. Die Adler i mbyllën kualifikueset në vendin e parë duke u kualifikuar direkt në Kupën e Botës. Ai ishte në listën e 23 lojtarëve të thirrutr nga trajneri Joachim Löw për të luajtur në Kupën e Botës 2014.[39] Ai bëri debutimin e tij në Kupën e Botës si zëvëndësues në fitoren 4–0 kundër Portugalisë në ndeshjen hapëse.[40] Në fitoren 2–1 kundër Algjerisë në raundin e 16-tave, Schürrle zëvëndësoi mesfushorin Mario Götze në pjesën e dytë dhe shënoi golin e parë të skuadrës së tij në minutën e dytë të kohës shtesë.[41] Më 8 korrik, Schürrle shënoi dy golat e fundit të Gjermanisë në fitoren rekord 7–1 në gjysëm-finalen kundër vendit organizator Brazilit; ai u aktivizua si zëvëndësues në vend të Miroslav Kloses në minutën e 58të.[42]
Stili i lojës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Schürrle te VfL Wolfsburg u aktivizua si anësor i djathtë por pozicioni natyral i tij është sulmues i dytë.[43] Një nga aftësitë kyçe të Schürrles është "vrapi i tij nga distancat e largëta" dhe "kundër-sulmuet". Ai është konsideruar të jetë një "shënues i mirë" dhe i aftë "për ti krijuar kundër-sulmues në mënyrë efektive".
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 26 janar 2015[44]
Klubet | Liga | Kupa | Kupa e Ligës | Kontinenti | Tjetër | Gjithsej | ||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Klubi | Liga | Sezoni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola |
Gjermani | Liga | DFB-Pokal | — | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||||
Mainz 05 | Bundesliga | 2009–10 | 33 | 5 | 1 | 0 | — | — | — | 34 | 5 | |||
2010–11 | 33 | 15 | 1 | 0 | — | 34 | 15 | |||||||
Gjithsej | 66 | 20 | 2 | 0 | — | 0 | 0 | — | 68 | 20 | ||||
Bayer Leverkusen | Bundesliga | 2011–12 | 31 | 7 | 1 | 1 | — | 8 | 1 | — | 40 | 9 | ||
2012–13 | 34 | 11 | 3 | 1 | 6 | 2 | 43 | 14 | ||||||
Gjithsej | 65 | 18 | 4 | 2 | — | 14 | 3 | — | 83 | 23 | ||||
Angli | Liga | FA Cup | Kupa e Ligës | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||||
Çelsi | Premier League | 2013–14 | 17 | 3 | 1 | 0 | 1 | 0 | 4 | 0 | 1 | 0 | 24 | 3 |
Gjithsej | 17 | 3 | 1 | 0 | 1 | 0 | 4 | 0 | 1 | 0 | 24 | 3 | ||
Gjithsej | Gjermani | 131 | 38 | 6 | 2 | — | 14 | 3 | — | 151 | 43 | |||
Angli | 17 | 3 | 1 | 0 | 1 | 0 | 4 | 0 | 1 | 0 | 24 | 3 | ||
Gjithsej karriera | 148 | 41 | 7 | 2 | 1 | 0 | 18 | 3 | 1 | 0 | 175 | 46 |
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 22 mars 2017[45]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Gjermania | |||
2010 | 1 | 0 | |
2011 | 10 | 5 | |
2012 | 9 | 2 | |
2013 | 10 | 4 | |
2014 | 12 | 6 | |
2015 | 7 | 3 | |
2016 | 6 | 0 | |
2017 | 2 | 2 | |
Gjithsej | 57 | 22 |
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lista e golave dhe rezulteteve me kombëtaren gjermane[45]
Nr. | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1. | 29 maj 2011 | Rhein-Neckar-Arena, Sinsheim, Gjermani | Uruguaji | 2–0 | 2–1 | Ndeshje Miqësore |
2. | 7 qershor 2011 | Tofiq Bahramov Stadium, Baku, Azerbajxhan | Azerbajxhani | 3–1 | 3–1 | Kualifikueset e Euro 2012 |
3. | 10 gusht 2011 | Mercedes-Benz Arena, Stuttgart, Gjermani | Brazili | 3–1 | 3–2 | Ndeshje Miqësore |
4. | 2 shtator 2011 | Veltins-Arena, Gelsenkirchen, Gjermani | Austria | 5–2 | 6–2 | Kualifikueset e Euro 2012 |
5. | 11 tetor 2011 | Esprit Arena, Düsseldorf, Gjermani | Belgjika | 2–0 | 3–1 | Kualifikueset e Euro 2012 |
6. | 26 maj 2012 | St. Jakob-Park, Basel, Zvicër | Zvicra | 2–3 | 3–5 | Ndeshje Miqësore |
7. | 31 maj 2012 | Red Bull Arena, Leipzig, Gjermani | Israeli | 2–0 | 2–0 | Ndeshje Miqësore |
8. | 11 tetor 2013 | Rhein-Energie Stadion, Cologne, Gjermani | Irlanda | 2–0 | 3–0 | Kualifikueset e 2014 Kupës së Botës |
9. | 15 tetor 2013 | Friends Arena, Solna, Suedi | Suedia | 3–2 | 5–3 | Kualifikueset e 2014 Kupës së Botës |
10. | 4–2 | |||||
11. | 5–3 | |||||
12. | 1 qershor 2014 | Borussia Park, Mönchengladbach, Gjermani | Kameruni | 2–1 | 2–2 | Ndeshje Miqësore |
13. | 6 qershor 2014 | Coface Arena, Mainz, Gjermani | Armenia | 1–0 | 6–1 | Ndeshje Miqësore |
14. | 30 qershor 2014 | Estádio Beira-Rio, Porto Alegre, Brazil | Algjeria | 1–0 | 2–1 | 2014 FIFA Kupa e Botës |
15. | 8 korrik 2014 | Estádio Mineirão, Belo Horizonte, Brazil | Brazil | 6–0 | 7–1 | 2014 FIFA Kupa e Botës |
16. | 7–0 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Chelsea[46]
- Wolfsburg[44]
- Borussia Dortmund[44]
- DFB-Pokal: 2016–17
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gjermania
Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Barclays Premier League Squad Numbers 2013/14" [Barclays Premier League Numrat e Ekipeve 2013/14] (në anglisht). Premier League. Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2013. Marrë më 17 gusht 2013.
- ^ "André Schürrle" (në anglisht). UEFA. Marrë më 5 shkurt 2011.
- ^ "Leverkusener Nationalspieler: Schnell, stark, Schürrle" (në gjermanisht). Spiegel Online. 2 tetor 2012. Marrë më 30 gusht 2013.
- ^ Massimo Marioni (4 dhjetor 2012). "Andre Schurrle will resist Chelsea transfer – for now, says father" [Andre Schurrle do ti rezistoj transferimit te Çelsit – për tani, thotë babai] (në anglisht). Metro. Marrë më 1 gusht 2013.
- ^ "Schürrle opts for Leverkusen" [Schürrle zgjedh Leverkusenin] (në anglisht). UEFA. 16 shtator 2010. Marrë më 20 maj 2011.
- ^ "Kurzpässe: Auslosungsmodus der WM-Playoffs unklar, Kuranyi krank" (në gjermanisht). Spiegel Online. 23 shtator 2009. Marrë më 19 maj 2011.
- ^ "Chelsea Transfer Rumours: Who Is Andre Schurrle?" [Zërat e transferimit të Çelsit: Kush është André Schürrle?] (në anglisht). Bleacher Report. 5 maj 2012. Marrë më 4 korrik 2013.
- ^ "Andre Schurrle: Chelsea hold transfer talks, say Leverkusen" [Andre Schurrle: Çelsi po mban bisedimet e transferimit, thotë Leverkusen] (në anglisht). BBC Sport. 19 prill 2013. Marrë më 4 korrik 2013.
- ^ "Schürrle rettet Bayer einen Zähler". kicker.de (në gjermanisht). 15 tetor 2011. Marrë më 4 korrik 2013.
- ^ "Chelsea told to stump up £15m" [Çelsit i thuhet të paguaj 15 milion £] (në anglisht). Daily Mail. 4 maj 2012. Marrë më 30 mars 2013.
- ^ Jason Burt (4 maj 2012). "Chelsea have to pay £15m" [Çelsi duhet të paguaj 15 milion £] (në anglisht). The Daily Telegraph. Marrë më 30 mars 2013.
- ^ Stefan Coerts (4 maj 2012). "Chelsea wanted Schurrle last year, claims Voller" [Çelsi e kërkoi Schurrlen vitin e kaluar, pretendon Voller] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 30 mars 2013.
- ^ "Schurrle hints at Blues interest" [Schurrle flet për interesin e bluve] (në anglisht). Sky Sports. 7 maj 2012. Marrë më 30 mars 2013.
- ^ "FC Augsburg 1–3 Bayer Leverkusen" (në anglisht). ESPN FC. 26 shtator 2012. Marrë më 26 shtator 2012.
- ^ "Leverkusen shock Bayern" [Leverkusen shokon Bayernin] (në anglisht). ESPN FC. 28 tetor 2012. Marrë më 28 tetor 2012.
- ^ "Leverkusen beat Düsseldorf" [Leverkusen mposht Düsseldorfin] (në anglisht). ESPN FC. 30 mars 2013. Marrë më 30 mars 2013.
- ^ "Schurrle bags brace" [Schurrle shënon dopietë] (në anglisht). ESPN FC. 20 prill 2013. Marrë më 20 prill 2013.
- ^ Jason Le Miere (30 maj 2013). "Chelsea Transfer News: Cavani, Bale, Hulk And Schurrle Linked To The Blues" [Lajmet e merkatos së Çelsit: Cavani, Bale, Hulk dhe Schurrle të lidhur me blutë] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 30 maj 2013.
- ^ Graeme Bailey (19 prill 2013). "German side Bayer Leverkusen confirm talks in London about Andre Schurrle" [Ekipi gjerman Bayer Leverkusen konfirmon bisedimet në Londër rreth Andre Schurrle] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 29 maj 2013.
- ^ "Agreement reached for transfer of andre schurrle" [Arrihet marrëveshja për transferimin e Andre Schurrle] (në anglisht). Chelsea F.C. 13 qershor 2013. Marrë më 13 qershor 2013.
- ^ John Edwards (13 qershor 2013). "Mourinho makes Schurrle his first signing as German seals £18 million move to Chelsea" [Mourinho bën Schurrlen blerjen e tij të parë me gjermanin që vulos kalimin tek Çelsi 18 milion £] (në anglisht). Daily Mail. Marrë më 13 qershor 2013.
- ^ "André Schürrle is Jose Mourinho's first signing as new Chelsea manager" [André Schürrle është blerja e parë e Jose Mourinhos si trajneri i ri i Çelsit]. NBCSports.com (në anglisht). 13 qershor 2013. Marrë më 13 qershor 2013.
- ^ "Schurrle signing completed" [Blerja e Schurrles plotësohet] (në anglisht). Chelsea F.C. 25 qershor 2013. Marrë më 25 qershor 2013.
- ^ "Schurrle: really nice feeling" [Schurrle: ndjesi e këndëshme] (në anglisht). Chelsea F.C. 5 gusht 2013. Marrë më 5 gusht 2013.
- ^ "Match report: chelsea 2 hull city 0" [Raporti i ndeshjes: chelsea 2 hull city 0] (në anglisht). Chelsea F.C. 18 gusht 2013. Marrë më 18 gusht 2013.
- ^ "Chelsea 2 Manchester City 1: match report" [Chelsea 2 Manchester City 1: raporti i ndeshjes] (në anglisht). The Daily Telegraph. 27 tetor 2013. Marrë më 27 tetor 2013.
- ^ "Match report: Stoke City 3 Chelsea 2" [Raporti i ndeshjes: Stoke City 3 Chelsea 2] (në anglisht). Chelsea F.C. 7 dhjetor 2013. Marrë më 8 dhjetor 2013.
- ^ "Chelsea më fortë në krye". Telegrafi.com. 1 mars 2014. Marrë më 1 mars 2014.
- ^ "Arsene Wenger's 1,000th game in charge of Arsenal turned out to be an occasion to forget for the Frenchman as his 10-man team were crushed by Chelsea" [Ndeshja e 1000të e Arsen Wenger në krye të Arsenalit u kthye në një rast për t'u harruar pasi francezi dhe skuadra e tij me 10të lojtarë u shkatërrua nga Çelsi] (në anglisht). BBC Sport. 22 mars 2014. Marrë më 26 mars 2014.
- ^ "Chelsea 2-0 PSG" (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 8 prill 2014.
- ^ "Murinjo nis me "tris", Kosta debuton me gol". Panorama Sport. 19 gusht 2014. Marrë më 19 gusht 2014.
- ^ David Plummer (11 nëntor 2010). "Löw caps Germany's rising stars" [Low thërret yjet në rritje të Gjermanisë] (në anglisht). The Independent. Arkivuar nga origjinali më 12 nëntor 2012. Marrë më 19 maj 2011.
- ^ "Kazakhs seek damage limitation against Germany" [Kazakët kërkojnë dëmtime të kufizuara kundër Gjermanisë] (në anglisht). ESPN FC. 26 mars 2011. Marrë më 19 maj 2011.
- ^ "Germany get better of Uruguay again" [Gjermania merr më të mirën e Uruguajit sërisht] (në anglisht). UEFA. 29 maj 2011. Marrë më 30 mars 2013.
- ^ "Gomez strikes in Azerbaijan as Germany march on" [Gomez shënon në Azerbajxhan, Gjermania marshon] (në anglisht). UEFA. 7 qershor 2011. Marrë më 30 mars 2013.
- ^ "Germany stroll past Austria to reach EURO 2012" [Gjermania shëtit dhe kalon Austrinë për të arritur në Euro 2012] (në anglisht). UEFA. 2 shtator 2011. Marrë më 30 mars 2013.
- ^ "Germany stamp out Belgium's fire" [Gjermania shkel zjarrin e Belgjikës] (në anglisht). UEFA. 11 tetor 2011. Marrë më 30 mars 2013.
- ^ "German joy signals despair for Denmark" [Kënaqësia gjermane sinjalizon dëshpërim për Danimarkën] (në anglisht). UEFA. 17 qershor 2012. Marrë më 30 mars 2013.
- ^ "Germany World Cup 2014 squad" [Ekipi i Gjermanisë për Kupën e Botës 2014] (në anglisht). The Daily Telegraph. 2 qershor 2014. Marrë më 22 qershor 2014.
- ^ "Gjermania e frikshme, Myler leksion për CR7". Panorama Sport. 17 qershor 2014. Marrë më 18 qershor 2014.
- ^ "Gjermania fiton ndeshjen dramatike, shkon në cerekfinale". Panorama Sport. 1 korrik 2014. Marrë më 1 korrik 2014.
- ^ "Gjermania në "qiellin e shtatë", ç'poshtërim për Brazilin!". Panorama Sport. Marrë më 9 korrik 2014.
- ^ Ross Dunbar (1 maj 2013). "Chelsea target Andre Schürrle scouting report: All you need to know about the Germany star" [Raporti i skautit të objektivi i Çelsit Andre Schurrle: Të gjitha që duhet ti dini rreth yllit të Gjermanisë] (në anglisht). The Mirror. Marrë më 6 maj 2013.
- ^ a b c d "André Schürrle" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 25 dhjetor 2014.
- ^ a b "André Schürrle" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 19 gusht 2014.
- ^ "André Schürrle: Overview" [André Schürrle: Përmbledhje] (në anglisht). Premier League. Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2018. Marrë më 18 prill 2018.
- ^ "Award-winning goal one of my best, says Schurrle" [Goli që fitoi çmimin një nga më të mirët e mi, thotë Schurrle] (në anglisht). Premier League. 8 shkurt 2019. Marrë më 8 shkurt 2019.
- ^ "January goal of the month" [Goli i muajit në janar] (në anglisht). BBC Sport. 17 shkurt 2019. Marrë më 16 maj 2019.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqja zyrtare
- Profili tek Chelsea
- André Schürrle te fussballdaten.de
- André Schürrle Arkivuar 9 korrik 2014 tek Wayback Machine – Rekordi në kompedicionet e FIFA
- André Schürrle – Rekordi në kompedicionet e UEFA
- Statistikat Arkivuar 15 maj 2010 tek Wayback Machine tek ESPN FC
- Statistikat tek Soccerbase
- André Schürrle tek National-Football-Teams.com
- Lindje 1990
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë gjermanë
- Futbollistë në kombëtaren gjermane
- Futbollistë në 1. FSV Mainz 05
- Futbollistë në Bayer 04 Leverkusen
- Futbollistë në Chelsea F.C.
- Futbollistë në VfL Wolfsburg
- Futbollistë në Borussia Dortmund
- Futbollistë në Fulham F.C.
- Futbollistë në Bundesliga
- Futbollistë në Premier League
- Futbollistë në UEFA Euro 2012
- Futbollistë në 2014 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2016
- Lojtarë fitues të FIFA Kupës së Botës