Adrian Aliaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Adrian Aliaj
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAdrian Aliaj
Datëlindja (1976-09-24) 24 shtator 1976 (47 vjeç)
VendlindjaVlorë, Shqipëri
PozicioniMbrojtës
Karriera si profesionist*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1992–1995Partizani Tirana9(1)
1995–1996Hannover 962(0)
1996–1998Hajduk Split3(0)
1998–1999Standard Liège24(1)
2000Maccabi Petah Tikva17(2)
2000–2002La Louvière31(2)
2002–2003Charleroi23(1)
2003–2005Rot-Weiß Oberhausen45(7)
2005–2006Stade Brest 2913(0)
2006–NK Solin11(2)
2007Al Nassr FC
Karriera ndërkombëtare
2002–2006Shqipëria29(8)
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 11 gusht 2007
‡ National team caps and goals correct as of 11 gusht 2007

Adrian Aliaj (lindur më 24 Shtator 1976) është një ish futbollist profesionist shqiptar i cili luante si mbrojtës.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aliaj e filloi karrierën e tij te PartizaniShqipëri ku ai bëri debutimin e tij si futbollist profesionist në moshën 16 vjeçare,[1] dhe në sezonin tjetër shkoi në Kroaci. Ai gjithashtu ka luajtur me Standard LiegeBelgjikë për dy vite përpara se të shkonte në Izrael për të luajtur me Maccabi Petah Tikva. Ai më pas u rikthye në Belgjikë duke luajtur me klubet R.A.A. La Louviere dhe R. Charleroi S.C.. Pas kësaj, ai kaloi në Francë ku luajti për një sezon te Stade Brest 29. Ai u largua nga klubi në verën e vitit 2006 për t'u transferuar te klubi kroat i divizionit të dytë NK Solin. Në vitin 2007, ai u transferua në Arabinë Saudite për të luajtur me klubin Al Nassr FC ku mbylli karrierën e tij si futbollist.

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aliaj ka shijuar një karrierë të mirë ndërkombëtare me kombëtaren shqiptare. Ai ka luajtur 29 ndeshje nga viti 2002 e deri në vitin 2006 dhe ka shënuar tetë gola për vendin e tij, një numër jo normal për një mbrojtës.[2]

Më 13 shkurt 2002, në moshën 25 vjeç, Aliaj bëri debutimin e tij me kombëtaren në një ndeshje miqësore kundër Luksemburgut që u mbyll në barazim pa gola. Ai gjithashtu luajti 90 minuta në suksesin historik 3–1 kundër Rusisë në kualifikueset e Euro 2004.[3] Pas kësaj, për të do të vinin një seri golash në ndeshje miqësore që filloi me dygolëshin në humbjen 5–3 kundër Portugalisë më 11 tetor 2003.[4] Aliaj do të shënonte dhe tre miqësoret e ardhshme në Tiranë; në fitoren 2–0 kundër Estonisë dhe në fitoret 2–1 kundër Suedisë dhe Islandës. Ai shënoi sërisht kundër Estonisë, por këtë herë në barazimin 1–1 në miqësoren e luajtur më 28 prill 2004 në Tallinn. Pas kësaj, ai numëronte gjashtë gola në pesë ndeshjet e fundit miqësore.

Aliaj do të mbahet mend gjatë për supergolin e shënuar me goditje dënimi nga 30 metra kundër Greqisë (në atë kohë kampione europe) në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2006 ku Shqipëria fitoi me rezultatin 2–1 në Qemal Stafa.[5] Ky është i vetmi gol që ka shënuar në kompeticionet zyrtare. Aliaj shënoi golin e tetë dhe të fundit me kombëtaren më 1 mars 2006 në humbjen 2–1 kundër Lituanisë. Ai luajti ndeshjen e fundit me kombëtaren më 11 tetor 2006 në humbjen 2–1 jashtë fushe kundër Hollandës, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Euro 2008. Në janar 2007, ai deklaroi tërheqjen nga futbollit ndërkombëtarë në moshën 29 vjeçare.

Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren shqiptare[6]

# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 11 Tetor 2003 Estádio do Restelo, Lisbonë, Portugali Flamuri Portugalia 1–1 5–3 Ndeshje Miqësore
2. 11 Tetor 2003 Estádio do Restelo, Lisbonë, Portugali Flamuri Portugalia 4–3 5–3 Ndeshje Miqësore
3. 15 Nëntor 2003 Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri Flamuri Estonia 1–0 2–0 Ndeshje Miqësore
4. 18 Shkurt 2004 Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri Flamuri Suedia 2–1 2–1 Ndeshje Miqësore
5. 31 Mars 2004 Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri Flamuri Islanda 1–0 2–1 Ndeshje Miqësore
6. 28 Prill 2004 A. Le Coq Arena, Tallinn, Estoni Flamuri Estonia 0–1 1–1 Ndeshje Miqësore
7. 4 Shtator 2004 Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri Flamuri Greqia 2–0 2–1 Kualifikueset e Kupës së Botës 2006
8. 1 Mars 2006 Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri Flamuri Lituania 1–0 1–2 Ndeshje Miqësore

Statistikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kombëtarja shqiptare
Viti Ndeshje Gola
2002 1 0
2003 10 3
2004 6 4
2005 7 0
2006 5 1
Total 29 8

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Aliaj, Adrian" (në gjermanisht). kicker.de. Marrë më 24 shkurt 2012.
  2. ^ "Goalscoring for Albania National Team" [Golashënuesit për ekipin kombëtar shqiptar] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 24 shkurt 2012.
  3. ^ "Flying start for Briegel" [Nisje fluturuese për Briegel] (në anglisht). UEFA. Marrë më 24 shkurt 2012.
  4. ^ "International football match Portugal vs Albania report" [Ndeshje ndërkombëtare futbolli Portugali vs Shqipëri raporti] (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 13 tetor 2003.
  5. ^ Gramoz Palushi (4 shtator 2018). "FOTO+VIDEO/ 4 shtator 2004, kur Shqipëria nënshtronte Greqinë kampione Europe". Panorama Sport. Marrë më 15 tetor 2019.
  6. ^ "Adrian Aliaj" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 24 shkurt 2012.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]