Josip Kuže

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Josip Kuže (lindur në Vranjë në vitin 1952 - vdiq më 16 qershor 2013Zagreb), ishte futbollist dhe treanjer kroat i futbollit, ish-trajner i kombëtares shqiptare të futbollit.[1]

Gjatë karierës së tij futbollistike ka qenë lojtar mbrojtës. Për herë të parë ka luajtur në Dinamon e Zagrebit nga viti 1971-1981, ku gjat kësaj periudhe Dinamoja fitoi kupën shtetërore në vitin 1980. Për Dinamën gjthësejt ka luajtur 384 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola.

Pas përfundimit të kariëreës si lojtar vazhdoi punën si trajner. Ka punuar me Croatia të Sidneit (1982-84), Sllavonski Brod ( 1985-86), ekipin e të rinjëve të Dinamos (1986-88), KF Borac të Banja Llukës(1988-89), Dinamo Zagreb 1989-91,Rotweiss Erfurt (1991-92), FC Mainz (1992-94), Gamba Osaka (1995-98 i 2000-02), NK Zagreb (1998-99), FC Chemnitz (2000), Inter Zaprešić (2003-04) dhe përsëri në Dinamo në vitin 2005.

Me Dinamon në sezonën 2005/06 ka fituar titullin e kampionit.

Pas një kohë të shkurtër ai bëhet përzgjedhës i Ruandës. Me Ruanden arrinë 4 fitore në 6 ndeshje dhe pas këtij rezultati kalon në klubin japonez JEF United.

Kuže hyri në historinë e futbollit shqiptar si trjneri që arriti fitoren me rezultatin më të thellë ndonjëherë, 6-1 kundër Qipros në një ndeshje miqësore. Nga 27 mars 2011 18 muaj pas marrjes së detyrës, ai arriti katër fitore (përfshi miqësoret, me Qipron dhe Irlandën e Veriut), tre humbje dhe pesë barazime (një prej të cilave kundër Danimarkës në fazën përzgjedhëse për Botërorin 2010).

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Top Channel: Ndërron jetë Josip Kuzhe