Elseid Hysaj
|
Hysaj duke luajtur për Napolin në 2019 | |||
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Data e lindjes | 2 shkurt 1994 (31 vjeç) | ||
| Vendi i lindjes | Reç, Shqipëri | ||
| Gjatësia | 1.82 m (6 ft 0 in) | ||
| Pozicioni(et) | Mbrojtës i majtë | ||
| Informacioni i ekipit | |||
Ekipi aktual | Lazio | ||
| Numri | 23 | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| 2001–2002 | Shkodra | ||
| 2002–2008 | Vllaznia | ||
| 2008–2012 | Empoli | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 2011–2015 | Empoli | 102 | (1) |
| 2015–2021 | Napoli | 179 | (1) |
| 2021– | Lazio | 99 | (2) |
| Karriera ndërkombëtare‡ | |||
| 2010–2011 | Shqipëria nën-17 | 3 | (0) |
| 2013–2014 | Shqipëria nën-21 | 4 | (0) |
| 2013– | Shqipëria | 94 | (2) |
|
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 4 tetor 2025 ‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 14 tetor 2025 | |||
Elseid Hysaj (lindur më 20 shkurt 1994) është një futbollist profesionist shqiptar, i cili luan si mbrojtës i majtë për klubin italian Lazio dhe kombëtaren shqiptare.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dy muaj pas lindjes së tij, babai i tij Gëzim Hysaj emigroi në Itali si shumë shqiptarë në vitet 90' që ishin në kërkim të punësimit për të mbajtur familjet e tyre. Hysaj u rrit në Shkodër me mamanë dhe gjyshërit e tij kurse babai i tij punoi në Itali si murator. Gjatë kohës që babai i tij punonte në shtëpinë e agjentit të futbollit Marco Piccioli, Gëzimi i përmendi atij se djali i tij ishte një lojtar i talentuar, por për shkak se Elseidi ishte vetëm 10 vjeç në atë kohë, Piccioli këshilloi Gëzimin që të priste. Kur Elseidi mbushi 14 vjeç, ai udhëtoi në Itali ku u vlerësua nga Piccioli dhe u provua në shumë klubeve të ndryshme, përfshirë edhe Fiorentinën, përpara se të transferohej përfundimisht te akademia e Empolit.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Empoli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hysej bëri debutimin e tij me skuadrën e parë më 24 nëntor 2011 në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Fiorentinës, ku Empoli u mposht 2–1 në transfertë.[1] Më 20 tetor 2012, ai debutoi në Serie B në fitoren 3–0 kundër Virtus Lanciano, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 67të në vënd të Andrea Cristianos.[2] Empoli e mbylli kampionatin në vendin e katërt dhe falë këtij rezultati u kualifikua në fazën play-off për tu ngjitur në elitë. Në gjysëm-finale, Empoli mposhti Novarën me rezultatin e përgjithshëm 5–2, me Hysajn i cili luajti 90 minuta të plota në të dyja ndeshjet.[3][4] Në finale kundër Livornos, Empoli u mposht me rezultatin e përgjithshëm 2–1 dhe humbi mundësinë që të luante në Serie A për sezonin e ardhshëm; Hysaj sërisht u aktivizua 90 minuta të plota në të dyja ndeshjet.[5][6] Ai e mbylli sezonin 2012–13 me 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë 30 në kampionat, 4 në fazën play-off të kampionatit dhe 1 në kupë.
Më 19 shtator 2013, Hysaj rinovoi kontratën e tij me klubin deri në vitin 2015.[7] Më 17 prill 2014, Hysaj shënoi golin e parë në karrierën e tij si profesionist në humbjen 1–2 kundër Virtus Lanciano; goli erdhi pas vetëm 4 minutash pas një pasimi në hyrje të zonës, ku ai “gjarpëroi” mes dy-tre kundërshtarëve duke lëshuar një të majtë e cila u ndal në trekëndëshin e portës së skuadrës vendëse.[8]
Më 31 gusht 2014, Hysaj bëri debutimin e tij në Serie A në ndeshjen e parë të sezonit 2014–15, duke luajtur 90 minuta në humbjen 2–0 kundër Udineses. Më 30 tetor, ai rinovoi kontratën e tij me Empolin deri në qershor 2017, duke pasur edhe një rritje të vogël rroge.[9]
Napoli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 3 gusht 2015, Hysaj u transferua zyrtarisht te Napoli për 5 milion €, duke firmosur një kontratë deri në qershor 2020.[10][11] Ky transferim e bëri atë lojtari e dytë shqiptar më të kushtueshëm në botë, pas Lorik Canës, i cili në vit 2011 kaloi nga Lazio te Galatasaray për 6.75 milion €.[12][13] Ai bëri debutimin e tij zyrtar me Napolin më 23 gusht në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Sampdorias, ku ekipi u mposht 2–1 në transfertë.[14] Hysaj zhvilloi paraqitje pozitive në muajt e tij të para me Napolin, duke siguruar një vend titullari në krahun e dajthtë, e cila ishte pronë e lojtarit të kombëtares italiane Christian Maggio për shtatë sezone.[15][16] Më 17 shtator, Hysaj bëri debutimin e tij në UEFA Ligën e Evropës në fitoren 5–0 kundër Club Brugge në fazën e grupeve.[17] Ai e mbylli sezonin e parë me Napolin duke zhvilluar 43 paraqitje në të gjitha kompeticionet, përfshirë 37 në Serie A.

Më 13 shtator 2016, Hysaj zhvilloi paraqitjen e tij të parë në UEFA Ligën e Kampioneve në fitoren 2–1 në trasfertë kundër Dynamo Kyiv.[18] Më 21 tetor 2017, ai luajti ndeshjen e tij të 100të me Napolin në të gjitha kompeticionet në barazimin pa gola kundër Interit në ndeshjen e javën e 9të të Serie A 2017–18.[19]
Më 25 korrik 2020, Hysaj shënoi golin e tij të parë me Napolin në ndeshjen e tij të 193të në një fitore 2–0 kundër Sassuolos në Stadio San Paolo; ky ishte gjithashtu goli i tij i parë në Serie A në ndeshjen e tij të 189të në këtë kompeticion.[20]
Lazio
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1 korrik 2021, Hysaj firmosi një kontratë katër-vjeçare me Lazion si lojtar i lirë, duke u ribashkuar me trajnerin Maurizio Sarri, i cili kishte kërkuar personalisht transferimin e lojtarit.[21][22] Ai regjistroi 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet në sezonin e tij të parë të parë me klubin, duke shënuar vetëm një gol; goli, i dyti i tij në Serie A, erdhi në fitoren 6–1 kundër Spezias në javën e dytë.[23]
Në shtator 2024, Hysaj u përjashtua nga ekipi, duke mos u thirrur për ndeshjet në kampionat dhe Ligën e Evropës.[24]
Në janar 2025, dëmtimet e shumta në repartin defensiv të Lazios e detyruan klubin ta rikthente sërish në listën e ndeshjeve. Ai u paraqit mirë në disa takime radhazi, madje dha edhe një asist duke treguar se ishte ende i gatshëm të kontribuonte.[25][26]
Prap n 2025, Më 27 nëntor 2025, Lazio dorëzoi listën e re të regjistrimeve për sezonin 2025–26 në Serie A dhe emri i Hysajt nuk ishte më aty. Vendin e tij e zuri mesfushori nigerian Fisayo Dele-Bashiru, i cili u rikthye në listë pas rikuperimit nga dëmtimi.[27][28]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të rinjtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Hysaj luajti tre ndeshje me kombëtaren nën-17 në kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian nën-17 të futbollit 2011: më 25 shtator 2010 kundër Norvegjisë (humbje 2–0), më 27 shtator kundër Irlandës (humbje 2–0) dhe më 30 shtator kundër Maltës (barazim 1–1).[29][30][31]
Pas debutimit me ekipin e parë, Hysaj kaloi përkohësisht në ekipin nën-21 ku u thirr për të luajtur në ndeshjen miqësore kundër Austrisë.[32] Në tetor 2013, Hysaj zhvilloi paraqitjen e dytë me ekipin nën-21 në humbjen minimale në shtëpi kundër Bosnje dhe Hercegovinës, kurse më 18 nëntor, vetëm tre ditë pasi ishte aktivizuar me ekipin e parë, ai luajti edhe në humbjen 2–0 kundër Spanjës në një kualifikuese të UEFA Kampionatit Evropian 2015.[33]
Ekipi i parë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hysaj debutoi me Shqipërinë në një ndeshje miqësore kundër Gjeorgjisë më 6 shkurt 2013. Në moshën 18 vjeç, ai u bë lojtari i tretë më i ri pas Blendi Nallbani dhe Iljaz Çeços.[34] Në tetor, Hysaj u rikthye sërisht në ekipin e parë për ndeshjen miqësore kundër Bjellorusisë.[35]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 9 qershor 2015, Hysaj u fejua me Miss Shqipërinë 2013 Fiorenza Lekstakaj.[36] Ai është gjithashtu mbështetës i Partisë Socialiste të Shqipërisë, duke marrë pjesë në fushatën zgjedhore të 2017 në Shkodër.[37]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Përditësuar më 4 dhjetor 2025[38]
| Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
| Empoli | 2011–12 | Serie B | 0 | 0 | 1 | 0 | — | — | 1 | 0 | ||
| 2012–13 | 34 | 0 | 1 | 0 | — | — | 35 | 0 | ||||
| 2013–14 | 32 | 1 | 2 | 0 | — | — | 34 | 1 | ||||
| 2014–15 | Serie A | 36 | 0 | 3 | 0 | — | — | 39 | 0 | |||
| Gjithsej | 102 | 1 | 7 | 0 | — | — | 109 | 1 | ||||
| Napoli | 2015–16 | Serie A | 37 | 0 | 1 | 0 | 5[a] | 0 | — | 43 | 0 | |
| 2016–17 | 35 | 0 | 3 | 0 | 7[b] | 0 | — | 45 | 0 | |||
| 2017–18 | 35 | 0 | 2 | 0 | 10[c] | 0 | — | 47 | 0 | |||
| 2018–19 | 27 | 0 | 1 | 0 | 7[d] | 0 | — | 35 | 0 | |||
| 2019–20 | 20 | 1 | 4 | 0 | 0 | 0 | — | 24 | 1 | |||
| 2020–21 | 24 | 0 | 3 | 0 | 2[a] | 0 | 0 | 0 | 29 | 0 | ||
| Gjithsej | 179 | 1 | 14 | 0 | 31 | 0 | 0 | 0 | 225 | 1 | ||
| Lazio | 2021–22 | Serie A | 29 | 1 | 2 | 0 | 7[a] | 0 | — | 38 | 1 | |
| 2022–23 | 34 | 1 | 1 | 0 | 8[e] | 0 | — | 43 | 1 | |||
| 2023–24 | 22 | 0 | 3 | 0 | 5[b] | 0 | 1[f] | 0 | 31 | 0 | ||
| 2024–25 | 11 | 0 | 1 | 0 | 2[a] | 0 | — | 14 | 0 | |||
| 2025–26 | 3 | 0 | — | — | — | 3 | 0 | |||||
| Gjithsej | 99 | 2 | 7 | 0 | 22 | 0 | 1 | 0 | 129 | 2 | ||
| Gjithsej karriera | 380 | 4 | 28 | 0 | 53 | 0 | 1 | 0 | 461 | 4 | ||
- 1 2 3 4 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligës e Evropës
- 1 2 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
- ↑ Tetë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, dy ndeshje në UEFA Ligës e Evropës
- ↑ Tre ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, katër ndeshje në UEFA Ligës e Evropës
- ↑ Gjashtë paraqitje në UEFA Ligës së Evropës, dy paraqitje në UEFA Ligën e Konferencave
- ↑ Paraqitja në Supercoppa Italiana
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Përditësuar më 4 dhjetor 2025
| Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
|---|---|---|---|
| Shqipëria | 2013 | 5 | 0 |
| 2014 | 7 | 0 | |
| 2015 | 5 | 0 | |
| 2016 | 11 | 0 | |
| 2017 | 9 | 0 | |
| 2018 | 7 | 0 | |
| 2019 | 8 | 1 | |
| 2020 | 4 | 0 | |
| 2021 | 9 | 1 | |
| 2022 | 9 | 0 | |
| 2023 | 7 | 0 | |
| 2024 | 8 | 0 | |
| 2025 | 7 | 0 | |
| Gjithsej | 96 | 2 | |
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Përditësuar më 4 dhjetor 2025. Rezultatet e Shqipërisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Hysaj.[39]
| Nr. | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 10 shtator 2019 | Elbasan Arena, Elbasan, Shqipëri | 2–1 | 4–2 | Kualifikueset e UEFA Euro 2020 | |
| 2 | 8 shtator 2021 | Elbasan Arena, Elbasan, Shqipëri | 4–0 | 5–0 | Kualifikimi i Kupës së Botës FIFA 2022 |
Trofetë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Napoli
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Fiorentina vs. Empoli 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 24 nëntor 2011. Marrë më 8 mars 2014.
- ↑ "Virtus Lanciano vs. Empoli 0 – 3" (në anglisht). Soccerway. 20 tetor 2012. Marrë më 8 mars 2014.
- ↑ "Novara vs. Empoli 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 22 maj 2013. Marrë më 8 mars 2014.
- ↑ "Empoli vs. Novara 4 – 1" (në anglisht). Soccerway. 26 maj 2013. Marrë më 8 mars 2014.
- ↑ "Empoli vs. Livorno 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 29 maj 2013. Marrë më 8 mars 2014.
- ↑ "Livorno vs. Empoli 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 2 qershor 2013. Marrë më 8 mars 2014.
- ↑ "Hysaj rinovon deri në vitin 2015 me Empolin". Asport.info. 19 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2015. Marrë më 9 mars 2014.
- ↑ "Hysaj shënon pas dy vitesh, por Empoli mundet". Panorama Sport. 17 prill 2014. Marrë më 19 prill 2014.
- ↑ "Rinovon Elseid Hysaj, deri më 2017-ën tek Empoli". Panorama Sport. 31 tetor 2014. Marrë më 14 janar 2015.
- ↑ "Hysaj firmos për 5 vjet me Napolin". Zëri.info. 31 korrik 2015. Arkivuar nga origjinali më 21 qershor 2020. Marrë më 19 qershor 2020.
- ↑ "Elseid Hysaj zyrtarisht i Napolit për 5 vjet, enigmë rroga". Sot.com.al. 1 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2020. Marrë më 19 qershor 2020.
- ↑ Anton Cicani (14 qershor 2015). "Hysaj gjen akord me Napolin!". Sport Ekspres. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2015. Marrë më 14 qershor 2015.
- ↑ "UFFICIALE: il Napoli ha acquistato Elseid Hysaj. Questa, la scheda tecnica del calciatore..." [Zyrtare: Napoli ka blerë Elseid Hysajn. Kjo është skeda teknike e lojtarit...]. Napolisoccer.net (në italisht). 3 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2015. Marrë më 3 gusht 2015.
- ↑ Eduard Ilnica (23 gusht 2015). "Hysaj, 90 minuta të plota me Napolin, debuton edhe Manaj (video)". Telesport.al. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2020. Marrë më 19 qershor 2020.
- ↑ "Hysaj i pazëvendësueshëm te Napoli". Lajmi.net. 23 gusht 2015. Marrë më 19 qershor 2020.
- ↑ "Agent: 'Maggio wants to start'" [Agent: ‘Maggio do të luajë si titullar’] (në anglisht). Football Italia. 21 tetor 2015. Marrë më 21 tetor 2015.
- ↑ "Sparkly Napoli flatten Club Brugge" [Napoli rrafshon Club Brugge] (në anglisht). UEFA. 17 shtator 2015. Marrë më 17 shtator 2015.
- ↑ "Elseid Hysaj ndez "motorët", debuton në Ligën e Kampioneve". Panorama Sport. 13 shtator 2016. Marrë më 19 qershor 2020.
- ↑ "Napoli 0–0 Inter Milan" (në anglisht). BBC Sport. 21 tetor 2017. Marrë më 22 tetor 2017.
- ↑ "VIDEO/ Gol historik me Napolin, Elseid Hysaj shënon për herë të parë në Serinë A". Panorama Sport. 26 korrik 2020. Marrë më 26 korrik 2020.
- ↑ "Official: Ex-Napoli Full-Back Hysaj Has Signed a Four-Year Contract With Lazio" (në anglisht). The Laziali. 17 korrik 2021. Marrë më 22 tetor 2025.
- ↑ "Hysaj ritrova Sarri: i precedenti dell'albanese con il tecnico toscano". sslazio.it (në italisht). S.S. Lazio. Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2021. Marrë më 20 gusht 2022.
- ↑ "Serie A, Lazio-Spezia 6-1: biancocelesti show, Sarri a punteggio pieno" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 30 gusht 2021.
- ↑ "Vendim drastik! Lacio çon një vit në tribunë Hysajn, mbrojtësi vjen në Kombëtare si "i papunë"". Panorama Sport. 2 shtator 2024.
- ↑ "Hysaj i pafat, pas asistit me Lazion del i dëmtuar nga fusha e lojës". OraNews. 4 shkurt 2025.
- ↑ "Lazio regjistron Hysajn në listën e Europa League". OraNews. 7 shkurt 2025.
- ↑ "Official: Dele-Bashiru replaces Hysaj on Lazio's Serie A squad list" (në anglisht). TheLaziali. 27 nëntor 2025.
- ↑ "Lazio reinstate Dele-Bashiru and cut one player from squad". Football Italia. 27 nëntor 2025.
- ↑ "Norway U17 vs. Albania U17 2 – 0" [Norvegji U17 vs. Shqipëri U17 2 – 0] (në anglisht). Soccerway. 25 shtator 2010. Marrë më 9 mars 2014.
- ↑ "Albania U17 vs. Republic of Ireland U17 0 – 2" [Shqipëri U17 vs. Republika e Irlandës 0 – 2] (në anglisht). Soccerway. 27 shtator 2010. Marrë më 9 mars 2014.
- ↑ "Malta U17 vs. Albania U17 1 – 1" [Maltë U17 vs. Shqipëri U17 1 – 1] (në anglisht). Soccerway. 30 shtator 2010. Marrë më 9 mars 2014.
- ↑ "Elseid Hysaj e Tomas Strakosha dy "blerjet"e Gegës në ekipin e shpresave". Asport.info. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2014. Marrë më 9 mars 2014.
- ↑ "Shqipëria U-21 bën të djersijë Spanjën". Gazeta Shqip. 19 nëntor 2013. Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2020. Marrë më 18 qershor 2020.
- ↑ "Elseid Hisaj, historia e një ëndrre të bërë realitet". Gazeta Shqip. 6 shkurt 2013. Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2020. Marrë më 9 mars 2014.
- ↑ "Lista anti-Bjellorusi: De Biazi rikthen Memushajn, Sadikun e Mehën, Vajushi e Salihi jashtë". Asport.info. Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2014. Marrë më 9 mars 2014.
- ↑ "Fejesa e Elseid Hysajt". Sportal.al. 9 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2017. Marrë më 16 qershor 2017.
- ↑ "Video / Pas Armando Sadikut edhe Elseid Hysaj i bashkohet fushatës së PS-së në Shkodër". Panorama Sport. 14 qershor 2017. Marrë më 16 qershor 2017.
- ↑ "Elseid Hysaj" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 9 mars 2014.
- ↑ Gabim citimi: Etiketë
<ref>e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturaEU
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Commons category link from Wikidata
- Lindje 1994
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë shqiptarë
- Futbollistë nga Shkodra
- Futbollistë në kombëtaren shqiptare
- Futbollistë në Empoli F.C.
- Futbollistë në S.S.C. Napoli
- Futbollistë në S.S. Lazio
- Futbollistë në Serie B
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në UEFA Euro 2016
- Futbollistë në UEFA Euro 2024