Kërceni tek përmbajtja

Lorenzo Insigne

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lorenzo Insigne
Insigne më Napoli në 2014
Personal information
Emri i plotë Lorenzo Insigne
Data e lindjes 4 qershor 1991 (33 vjeç)
Vëndi i lindjes Napoli, Itali
Gjatësia 1.63 m (5 ft 4 in)[1]
Pozicioni(et) Sulmues
Informacioni i skuadrës
Skuadra aktuale
F.K. Laci
Number 24
Karriera rinore
2006–2010 Napoli
Karriera e lartë*
Vitet Team Apps (Gls)
2009– Napoli 153 (29)
2010–2011Foggia (huazim) 33 (19)
2011–2012Pescara (huazim) 37 (18)
Karriera ndërkombëtare
2010–2011 Italia U20 5 (1)
2011–2013 Italia U21 15 (7)
2012– Italia 13 (2)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 18 Shkurt 2017
‡ Ndeshjet dhe golat e Kombëtares, të sakta prej datës 12 Nëntor 2016

Lorenzo Insigne (lindur më 4 qershor 1991) është një futbollist profesionist italian i cili luan si sulmues për klubin italian Napoli, ku është edhe kapiten, dhe kombëtaren italiane.

Ai filloi karrierën e tij si profesionist në vitin 2009 me Napolin, duke debutuar në Serie A një vit më vonë, por pas kësaj luajti me klube si Cavese, Foggia dhe Pescara në huazim. Ai u rikthye te Napoli në vitin 2012. Insigne është i aftë të luajë në të dyja krahët si dhe në qëndër, por pozicioni i tij i zakonshëm është anësor i majtë. Ai njihet veçanërisht për krijueshmërinë e tij, shpejtësinë dhe teknikën, si dhe saktësinë e tij nga goditjet e dënimit.[2]

Në nivel ndërkombëtar, Insigne fitoi një medalje të argjendë me Italinë nën-21UEFA Kampionatin Evropian nën-21 2013. Ai debutoi me ekipin e parë në shtator 2012, duke luajtur më pas në Kupën e Botës 2014 dhe UEFA Euro 2016.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2006, në moshën 15 vjeç, Insigne u ble nga Napoli për 1,500 € nga Olimpia Sant'Arpino.[3] Në vitin 2008, ai debutoi me ekipin Primavera, me të cilën shënoi 15 gola në sezoni 2009–10.[4] Ai u thirr për herë të parë në ekip në verën e vitit 2009 nga trajneri Roberto Donadoni, duke luajtur në disa ndeshje miqësore. Ai debutoi në Serie A nën drejtimin e trajnerit Walter Mazzarri, duke luajtur në fitoren 2–0 si vizitor kundër Livornos më 24 janar 2010.[5]

Huazimet te Foggia dhe Pescara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në sezonin e ardhshëm 2010–11, Insigne u huazua te FoggiaLega Pro Prima Divisione. Ai shënoi golin e parë si profesionist më 14 gusht në një ndeshje të Coppa Italia Lega Pro kundër L'Aquilës, kurse 15 ditë më pas, ai shënoi golin e parë në kampionat në humbjen 2–3 në shtëpi kundër Luccheses.[6] Nën drejtimin e trajnerit Zdeněk Zeman, ai regjistroi 19 gola në kampionat dhe 7 gola në Coppa Italia Lega Pro.[7]

Pescara[8]
Napoli[8]
  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2015. Marrë më 18 shkurt 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Lorenzo Insigne: 1991 – Italia". generazioneditalenti.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 21 dhjetor 2014. Marrë më 21 dhjetor 2014.
  3. ^ "Che "colpaccio" di Santoro nel 2006, ecco quanto pagò Lorenzo Insigne" [Çfarë "grushti shteti" nga Santoro në vitin 2006, kjo është ajo që paguhet nga Lorenzo Insigne] (në italisht). Tutto Napoli. 21 qershor 2012. Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2012. Marrë më 6 korrik 2019.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  4. ^ "Napoli, il gioiellino Insigne: la pulce azzurra fa passi da gigante" [Napoli, xhevahiri Insigne: pleshti i kaltër bën hapa të mëdhenj] (në italisht). Tutto Napoli. 22 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2019. Marrë më 6 korrik 2019.
  5. ^ "Mazzarri: "I'm happy for Insigne, I made him debut in Serie A"" [Mazzarri: "Jam i lumtur për Insignen, e bëra të debutonte në Serie A"] (në anglisht). Sempre Inter. 2 qershor 2014. Marrë më 9 nëntor 2015.
  6. ^ "FOGGIA-LUCCHESE 2-3" (në italisht). Calcio Foggia. 29 gusht 2010. Marrë më 6 korrik 2019.[lidhje e vdekur]
  7. ^ "Foggia, Insigne: "Ora tornerò a Napoli"" [Foggia, Insigne: "Tani do të rikthehem te Napoli"] (në italisht). Tuttomercatoweb.com. 25 maj 2011. Marrë më 6 korrik 2019.
  8. ^ a b "Lorenzo Insigne". Soccerway. Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2015. Marrë më 5 tetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]