Matteo Politano

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Matteo Politano
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1993-08-03) 3 gusht 1993 (30 vjeç)
VendlindjaRomë, Itali
Gjatësia1.71 m (5 ft 7 in)[1]
PozicioniAnësor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Napoli
(në huazim nga Internazionale)
Numri21
Karriera me të rinjtë
2008–2012Roma
Karriera si profesionist*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2012–2013Roma0(0)
2012–2013Perugia (huazim)28(8)
2013–2015Pescara72(11)
2015–2019Sassuolo96(20)
2018–2019Internazionale (huaizim)36(5)
2019–Internazionale11(0)
2020–Napoli (huaizim)15(2)
Karriera ndërkombëtare
2011–2012Italia U193(0)
2012–2014Italia U207(3)
2013Italia U212(0)
2018–Italia3(1)
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 2 gusht 2020
‡ National team caps and goals correct as of 26 mars 2019

Matteo Politano (lindur më 3 gusht 1993) është një futbollist profesionist italian i cili luan si anësor për klubin italian Napoli, në huazim nga Internazionale dhe kombëtaren italiane.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Roma[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I lindur në Romë me origjinë Fiumefreddo Bruzio, Politano është produkt i akademisë së Romës, me të cilën fitoi kampionatin Alievi nën-17 në vitin 2010,[2] Campionato Nazionale Primavera 2011 si dhe Coppa Italia Primavera një vit më vonë. Ai ishte golashënuesi i gjashtë më i mirë i skuadrës së të rinjëve në sezonin 2011–12 (7 gola), mbrapa Junior Tallo, Nicolás López, Gianluca Leonardi, Federico Viviani dhe Giammario Piscitella. Në korrik 2012, ai u huazua te Perugia.[3] Politano debutoi si profesionist gjatë edicionit 2012–13 të Coppa Italias; ai ishte gjithashtu sulmuesi titullar i ekipit të të rinjëve në Lega Pro Prima Divisione 2012–13, duke shënuar tre gola në pesë ndeshjet e para në shtator.

Pescara[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 30 qershor 2013, Pescara bleu Politanon (500,000 €) dhe Piscitellan (1.5 milion €) si pjesë e marrëveshjes që pa sulmuesin Caprari të rikthehej te Roma (2 milion €);[4][5][6][7] megjithatë, Caprari u rikthye te Pescara sërisht (1.5 milion €) për shërbimet e Piscitellas (1.5 milion €) në janar 2014.

Më 27 qershor 2015, Roma e ribleu Politanon për 601,000 €, duke sjellë edhe shitjen përfundimtare të Caprarit te Pescara për 125,000 €.[8][9]

Sassuolo[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 2 korrik 2015, klubi i Serie A Sassuolo firmosi me Politanon në një marrëveshje të përkohshme me të drejtë blerje.[10] Në qershor 2016, klubi ushtroi të drejtë për të blerë lojtarin përfundimisht.

Internazionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 30 qershor 2018, Interi firmosi me Politanon në formë huazimi për një sezon me të drejtë blerje në qershor 2019.[11]

Ai debutoi zyrtarisht për klubin më 19 gusht në ndeshjen e parë të Serie A për sezonin 2018–19 kundër klubit të tij prind Sassuolos, me Interin që u mposht 1–0 në transfertë.[12] Më 15 shtator, Politano luajti ndeshjen e 100të në Serie A në disfatën 1–0 kundër ParmësSan Siro.[13] Dy javë më vonë, ai luajti për herë të parë në UEFA Ligën e Kampioneve në fitoren 2–1 me përmbysje në shtëpi ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.[14]

Më 29 shtator, Politano shënoi golin e tij të parë me fanellën e Interin në suksesin 2–0 ndaj Cagliarit në shtëpi në një ndeshje kampionati.[15] Gjatë sezonit 2018–19, Politano ishte lojtari i dytë më i përdorur i Interit, mbrapa portierit Samir Handanović, duke zhvilluar 48 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Më 19 qershor 2019, Inter ushtroi të drejtën e blerjen përfundimtare të Politanos nga Sassuolo.[16] Me mbërritjen e Antonio Contes si trajner i ri, rreshtimi i ekipit ndryshoi nga 4–3–3 në 3–5–2, duke bërë që Politano të humbiste vendin e titullar.[17] Gjatë pjesës së parë të sezonit, ai luajti vetëm 11 ndeshje në kampionat, përfshirë dy si titullar – të dy rastet në muajin shtator.[18] Në janar 2020, Politano kaloi me sukses vizitat mjeksore te Roma, duke qënë pjesë e shkëmbimit midis dy klubeve që do të shihte mbrojtësin Leonardo Spinazzola të kalonte në drejtim të kundërt.[19] Megjithatë, transferimi dështoi pasi Interi nuk ishte i kënaqur me gjëndjen fizike të lojtarit, duke dështur të rinegocionte marrëveshjen.[20]

Napoli[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 28 janar 2020, Politano u transferua te klubi tjetër i Serie A Napoli në formë huazimi për dy vite me detyrim blerje.[21] Më 17 qershor, ai fitoi trofeun e parë si futbollist profesionist, Kupën e Italisë, ku Napoli mposhti në finale Juventusin 4–2 me penallti pasi koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola; Politano shënoi penalltinë e tretë të ekipit të tij.[22][23]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Politano u thirr për herë të parë në ekipin nën-19 për ndeshjen miqësore ndaj ekipit kombëtar C në dhjetor 2011. Ai më pas luajti dy herë në fushatën kualifikuese të Kampionatit Evropian nën-19 2012 (duke u paraqitur si zëvëndësues i Elio De Silvestros)[24] si dhe luajti edhe dy miqësore para raundit elitë të kompeticionit.

Më 5 nëntor 2016, Politano mori ftesën e parë në ekipin e parë nga trajneri Gian Piero Ventura për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2018 kundër Lihtenshtajnit dhe ndeshjen miqësore kundër Gjermanisë.[25] Megjithatë, ai debutoi me kombëtaren dy vite më vonë më 28 maj 2018 nën drejtimin e trajnerit Roberto Mancini, duke luajtur si titullar në fitoren 2–1 në miqësoren ndaj Arabisë Saudite.[26] Më 28 nëntor 2018, Politano shënoi golin e parë me ekipin kombëtar në ndeshjen e tij të dytë në fitoren minimale 1–0 ndaj Shteteve të BashkuaraGenk, Belgjikë, duke realizuar në minutën e 94të.[27]

Stili i lojës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Politano është një lojtar këmbë-majtë i shpejtë dhe i vogël, me instikt për gol, i cili ka dhunti shpejtësinë, vizionin, teknikën e mirë dhe driblimet me shpejtësi, si dhe kontrollin e mirë të topit nga afër dhe pasat e para në hapsira të vogla.[11] Një lojtar i shkathët, ai vendoset zakonisht si anësor, ku mund të luajë në të dyja krahët, si dhe në disa pozicione të tjera sulmi, përfshirë edhe si sulmues i dytë.[28] Politano gjithashtu zotëron një gjuajtje të mirë nga distanca, dhe është i rrezikshëm nga goditjet e lira.[29]

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 8 gusht 2019[30]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Divizoni Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Perugia (huazim) Lega Pro 2012–13 28 8 3 0 2 0 33 8
Pescara Serie B 2013–14 31 6 1 0 32 6
2014–15 41 5 3 0 5 1 49 6
Gjithsej 72 11 4 0 5 1 81 12
Sassuolo Serie A 2015–16 28 5 1 0 29 5
2016–17 32 5 1 0 9[a] 3 42 8
2017–18 36 10 3 1 39 11
Gjithsej 96 20 5 1 9 3 110 24
Internazionale (huazim) Serie A 2018–19 36 5 2 0 10[b] 1 48 6
Internazionale 2019–20 11 0 0 0 4[c] 0 15 0
Gjithsej 37 5 2 0 10 1 49 6
Napoli (huazim) Serie A 2019–20 15 2 3 0 2[c] 0 20 2
Gjithsej karriera 258 46 17 1 25 4 7 1 307 52
  1. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  2. ^ Gjashtë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, katër ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Evropës
  3. ^ a b Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 26 mars 2019[30][31]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Italia
2018 2 1
2019 1 0
Gjithsej 3 1

Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 26 mars 2019. Rezultatet e Italisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Politano.[31]
Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 20 nëntor 2018 Luminus Arena, Genk, Belgjikë 2 Flamuri Shtetet e Bashkuara 1–0 1–0 Ndeshje miqësore

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Napoli

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Statistiche e profilo Giocatore: Matteo Politano" [Statistikat dhe profili i lojtarit: Matteo Politano] (në italisht). Sassuolo Calcio. Arkivuar nga origjinali më 20 tetor 2020. Marrë më 29 maj 2018.
  2. ^ "CAMPIONATI NAZIONALI ALLIEVI E GIOVANISSIMI: ROMA E MILAN VINCONO LO SCUDETTO 2009-2010" (në italisht). FIGC. 17 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2018. Marrë më 10 nëntor 2012.
  3. ^ "Calciomercato Perugia, Politano in prestito per un anno" [Merkato futbolli Perugia, Politano në huazim një-vjeçar] (në italisht). AC Perugia Calcio. 17 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 1 tetor 2012. Marrë më 10 nëntor 2012.
  4. ^ "Calciomercato e news" [Merkato futbolli dhe lajme] (në italisht). Delfino Pescara 1936. 2 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2013. Marrë më 3 korrik 2013.
  5. ^ "Operazioni di mercato" [Operacionet e merkatos] (PDF) (në italisht). AS Roma. 1 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 korrik 2013. Marrë më 20 mars 2014.
  6. ^ "Speciale calciomercato" [Merkato futbolli speciale] (në italisht). Delfino Pescara 1936. 20 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 20 mars 2014. Marrë më 20 mars 2014.
  7. ^ "Esercizio Dei Diritti Di Opzione E Controopzione E Rapporti Di Partecipazione Ex Art. 102 Bis Noif" (PDF) (në italisht). AS Roma. 21 qershor 2013. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 qershor 2013. Marrë më 19 mars 2014.
  8. ^ "Alcuni movimenti del Pescara in questa prima fase di mercato" (në italisht). Delfino Pescara 1936. 27 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2015. Marrë më 4 korrik 2015.
  9. ^ "2015 RELAZIONE FINANZIARIA ANNUALE" (PDF) (në italisht). A.S. Roma. 27 tetor 2015. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 nëntor 2015. Marrë më 7 nëntor 2015.
  10. ^ "Calciomercato: arriva Matteo Politano dalla Roma" [Merkato futbolli: mbërrin Matteo Politano nga Roma] (në italisht). U.S. Sassuolo Calcio. 2 korrik 2015. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2015. Marrë më 7 korrik 2015.
  11. ^ a b "Matteo Politano is a new Inter player" [Matteo Politano është lojtar i ri i Interit]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 30 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2019. Marrë më 30 qershor 2018.
  12. ^ "Sassuolo e mposht Interin". Botasot.info. 19 gusht 2018. Marrë më 26 janar 2019.
  13. ^ "Parma e mposht Interin në San Siro pas gati 20 viteve". Tetovasot.com. 15 shtator 2018. Marrë më 4 tetor 2019.
  14. ^ ""Furrnalta" zikaltër shkrin Totenhemin, çfarë epilogu në San Siro!". Sport Ekspres. 18 shtator 2018. Marrë më 10 dhjetor 2018.
  15. ^ "Video / Martinez-Politano, Interi fiton ndeshjen e tretë radhazi". Mapo.al. 29 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2018. Marrë më 26 janar 2019.
  16. ^ "Matteo Politano signs for Inter on a permanent basis" [Matteo Politano firmos për Interin në baza të përhershme]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 19 qershor 2019. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2019. Marrë më 23 qershor 2019.
  17. ^ "Skema / Ja si pritet të rreshtohet Interi i Contes". Indeksi Online. 13 korrik 2019. Marrë më 3 shkurt 2020.
  18. ^ "Inter i cakton çmimin Politanos". Lajmi.net. 4 janar 2020. Marrë më 3 shkurt 2020.
  19. ^ "Spinazzola kryen vizitat mjekësore te Inter, zikaltërit sigurojnë edhe Eriksen". Shqiptarja.com. 15 janar 2020. Marrë më 3 shkurt 2020.
  20. ^ "Dështon shkëmbimi mes Romës dhe Interit, Spinacola dhe Politano bëjnë prapakthehu". BalkanWeb.com. 17 janar 2020. Marrë më 3 shkurt 2020.
  21. ^ "Zyrtare/ Politano "braktis" Interin, prezantohet te klubi i ri". Ora News. 28 janar 2020. Marrë më 3 shkurt 2020.
  22. ^ "VIDEO/ Napoli merr Kupën kundër Juves, Hysaj fiton trofeun e parë në Itali". Panorama Sport. 17 qershor 2020. Marrë më 18 qershor 2020.
  23. ^ "Elseid Hysaj vendos dorën në Kupën e Italisë, Napoli mund në finale Juventusin". Sport Ekspres. 17 qershor 2020. Marrë më 18 qershor 2020.
  24. ^ "UEFA European Under-19 Championship Profile: Matteo Politano" (në anglisht). UEFA.com. Marrë më 29 maj 2018.
  25. ^ "Italy: Politano and Cataldi debut calls" [Italia: Thirrjet debutuese të Politanos dhe Cataldi] (në anglisht). Football Italia. 5 nëntor 2016. Marrë më 7 nëntor 2016.
  26. ^ "Italy: Balotelli and Mancini ideal start" [Italia: Balotelli dhe Mancini nisje ideale] (në anglisht). Football Italia. 28 maj 2018. Marrë më 29 maj 2018.
  27. ^ "Politano breaks the ice for Italy" [Politano thyen akullin për Italinë] (në anglisht). Football Italia. 20 nëntor 2018. Marrë më 5 tetor 2019.
  28. ^ Luca Bedogni (30 qershor 2018). "Politano alla Salah, ecco come Spalletti pensa di rivoluzionare l'Inter" [Politano alla Salah, kjo është mënyra se si Spalletti planifikon të revolucionarizojë Interin] (në italisht). Calciomercato.com. Marrë më 23 nëntor 2018.
  29. ^ Marco Lo Prato (13 nëntor 2018). "Politano si è preso l'Inter, Keita è inciampato. Quali sono le prospettive?" [Politano e mori Interin, Keita u pengua. Cilat janë perspektivat?] (në italisht). Fcinternews.it. Marrë më 23 nëntor 2018.
  30. ^ a b "Matteo Politano" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 29 maj 2018.
  31. ^ a b "Convocazioni e presenze in campo POLITANO MATTEO" (në italisht). figc.it. Marrë më 24 mars 2019.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]