Nicolás López (futbollist)
López duke bërë gati para një ndeshje me Romën në 2012 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Nicolás Federico López Alonso [1] | ||
Datëlindja | 1 tetor 1993 (31 vjeç)[2] | ||
Vendlindja | Montevideo, Uruguaji | ||
Gjatësia | 1.75 m (5 ft 9 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Udinese | ||
Numri | 17 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
Montevideo Wanderers | |||
Nacional | |||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2011–2012 | Nacional | 6 | (3) |
2012–2013 | Roma | 6 | (1) |
2013– | Udinese | 11 | (2) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2013– | Uruguaji U20 | 16 | (10) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 4 prill 2014 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 4 prill 2014 |
Nicolás Federico López Alonso, njohur zakonisht si Nico López (lindur më 1 tetor 1993 në Montevideo) është një futbollist uruguajian i cili luan me klubin italian Udinese në Serie A i huazuar nga Roma.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karriera e herëshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me pseudonimin "El Conejo" (Lepuri) ose El Diente" (Dhëmbëshi), López filloi karrierën e tij futbollistike me Montevideo Wanderers, por u refuzua nga klubi pasi ai nuk konsiderohej i fortë fizikisht për të luajtur futboll profesionstë. Ai u bashkua në mënyrë të suksesshme me akademinë e Nacional, ky ai krijoi një profil sulmuesi, dhe më origjinalë, një profil të një anësori të majtë.
Më 21 prill 2011, pasi u bë pjesë e skuadrës së parë nën urdhërat e trajnerit Juan Ramón Carrasco, López bëri debutimin e tij në moshën 17 vjeçare në një ndeshje të ligës kundër Central Español, ku gjithashtu shënoi edhe golin e tij të parë si profesionist.[3]
Në gusht 2011, López u përfshi në një konflikt me Nacional, pasi babai i tij zbuloi se lojtari ishte në Itali në mënyrë për të biseduar me shumë klube të Serie A, duke çuar klubin e tij uruguajian dhe federatën uruguajianase të marrin në konsideratë veprime te FIFA kundër lojtarit.[4][5]
Ai e mbylli karrierën e tij me Nacional me tre gola në gjashtë ndeshje në të gjitha kompedicionet.
Roma
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]López u ble nga Roma në janar 2012 në merkaton dimërore, dhe më pas u përfshi në skuadrën Primavera nën-19 për pjesën e mbetur të sezonit. Ai shënoi plot 15 gola në 12 ndeshje me skuadrën e të rinjëve.
López u morr në konsideratë për të kaluar në skuadrën e parë nga trajneri i ri Zdeněk Zeman, e cili e përfshiu uruguajianin me skuadrën e parë në përgatitjet para sezonale dhe u përfshi në disa ndeshje miqësore. Ai bëri debutimin e tij me skuadrën e parë më 26 gusht 2012, duke zëvëndësuar kapitenin Francesco Totti në minutat e fundit në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A kundër Cataniës, dhe menjëherë shënoi Golin e barazimit në kohën shtesë (ndeshja u mbyll me barazimin 2–2). Ai gjithashtu luajti titullar në ndeshjen e raundit të 16-tave të Kupës së Italisë kundër Atalantës. López luajti 7 ndeshje në të gjitha kompedicionet dhe shënoi një gol në sezonin e tij të parë me Romën.
Udinese
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 13 korrik 2013, López u morr nga Udinese në formën e bashkpronësisë për shifrën e 1 milion €, ai u bashkua me klubin sëbashku me mesfushorin Valerio Verre [6]. Transferimi erdhi si pjesë e blerjes së mbrojtësit Mehdi Benatia, i cili u transferua te Roma. Ai bëri debutimin e tij me klubin friulian më 29 gusht 2013 në ndeshjen e raundit play-off të Europa Leagues kundër skuadrën çeke Slovan Liberec, ai hyri në pjesën e dytë në vend të kapitenit Antonio Di Natale. Megjithatë, Udinese barazoi 1–1 duke u eleminuar nga Europa League me rezultatin e përgjithshëm 4–2. Më 22 janar 2014, gjatë çerek–finales kundër AC Milan në San Siro, López shënoi Golin e dytë të skuadrës së tij duke kontibuar në fitoren 2–1 dhe kalimin në gjysmë–finale [7].
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga 9 janari dhe deri më 3 shkurt 2013, ai mori pjesë sëbashku me kombëtaren U–20 në 2013 Amerika e Jugut Kampionatin e të rinjëve, duke shënuar 6 Gola në 9 ndeshje kundër Perusë, Brazilit, Ekuadorit dhe Venezuelës në fazën e grupeve dhe sërisht kundër Perusë dhe Ekuadorit në fazën me eleminim direkt. Ai u shpall golashënuesi më i mirë i turnamentit, gjithashtu u vendos edhe në formacionin më të mirë të turnamentit.
Në qershor të të njëjtit vit, ai mori pjesë me kombëtaren e tij në 2013 U–17 Kupën e Botës që u zhvillua në Turqi. Më 23 qershor, ai bëri debutimin e tij në ndeshjen e parë të grupit F në humbjen 1–0 kundër Kroacisë. Në ndeshjen e ardhshme më 26 qershor, ai shënoi Golin e tij të parë në turnament në fitoren 2–0 kundër Zerlandës së Re. Më 29 qershor, në ndeshjen e fundit kundër Uzbekistanit, ai shënoi 1 Gol dhe dhuroi edhe 2 assist duke kontribuar në fitoren 4–0. Në ndeshjen e raundit të 16 kundër Nigerisë, López ishte heroi i skuadrës duke shënuar 2 Gola dhe duke i dhuruar Uruguajin të kualifikohej në çerek–finale me rezultatin 2–1. Ai ndihmoi skuadrën të arrinte deri në finale ku u mposhtën nga Franca nga penalltitë me rezultatin 4–1. Për performancat e tij, López u nderua me çmimin topi i argjendë si golashënuesi i tretë më i mirë me 4 Gola sëbashku me Nicolás Castillo dhe Yaya Sanogo.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "15 Nicolás López". Transfermarkt. Marrë më 27 gusht 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Nicolás López ; 1993 – Uruguay". Generazione di Talenti. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2016. Marrë më 27 gusht 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Nacional cumplió y llega arriba al clásico". Ovación Digital. Arkivuar nga origjinali më 24 gusht 2011. Marrë më 27 gusht 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Nicolás López no volverá a Nacional". Futbol.com.uy. 24 gusht 2011. Marrë më 27 gusht 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Clubes analizarán situación del juvenil Nicolas Lopez". Uruguay al Día. 24 gusht 2011. Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2011. Marrë më 27 gusht 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Roma confirm Benatia signing". soccernews.com. Marrë më 13 korrik 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Nicolás López amazing solo goal vs AC Milan". You Tube. Marrë më 4 prill 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Profili te Transfermarket.com
- Profili dhe të dhënat te Skysports.com
- Nicolás López te Soccerway.com