Etrit Berisha
![]() Berisha në vitin 2012 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Etrit Berisha | ||
Datëlindja | 10 Mars 1989 | ||
Vendlindja | Prishtinë, RSF Jugosllavi | ||
Gjatësia | 1.97 m (6 ft 6 in) | ||
Pozicioni | Portier | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Atalanta | ||
Numri | 1 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2004–2008 | KF 2 korriku | ||
Karriera si profesionist* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2010–2013 | Kalmar FF | 90 | (3) |
2013–2017 | Lazio | 38 | (0) |
2016–2017 | → Atalanta (huazim) | 26 | (0) |
2017– | Atalanta | 37 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2012– | Shqipëria | 51 | (0) |
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 11 nëntor 2018 ‡ National team caps and goals correct as of 10 tetor 2018 |
Etrit Fadil Berisha (lindur më 10 mars 1989) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si portier për klubin italian Atalanta dhe me kombëtaren shqiptare.
Berisha filloi karrierën e tij në klubin lokal të qytetit KF 2 korriku; ai gjithashtu luajti me KF KEK para se të largohej për në Suedi për të luajtur me të rinjtë e Kalmar FF në vitin 2008. Ai u ngjit në ekipin e parë dy vite më vonë dhe luajti 14 ndeshje në sezonin e parë si profesionist. Ai u bë titullar i padisikutueshëm në sezonin 2011, duke ndihmuar ekipin ta mbyllte kampionatin në mes të renditjes dhe të arrinte edhe finalen e kupës, ku ai nuk luajti dhe ekipi u mposht. Gjatë kohës së tij tek suedezet, Berisha shënoi edhe disa gola nga penalltitë, kurse në vitin 2013 u shpall portieri i vitit në Allsvenskan.
Në verën e vitit 2013, klubi italian Chievo lajmëroi se kishin arritur një marrëveshje me Berishën për transferimin e tij, por portieri kaloi tek klubi tjetër italian Lazio në një kontratë katër-vjeçare; ky transferim shkakoi polemika duke bërë që lojtari të rrezikonte një pezullim gjashtë mujor, pavarësisht se në fund ai u lirua nga akuzat. Gjatë kohës së tij tek ekipi kryeqytetas, Berisha konkuroi me Federico Marchettin për një vend titullari, por në fund ishte Marchetti që fitoi duke bërë që Berisha të huazohej tek Atalanta në verën e vitit 2016. Një vit më vonë, transferimi i tij u bë i plotë.
Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Vitet e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Berisha filloi të luante futboll me klubin e qytetit të lindjes së tij KF 2 korriku, ku qëndroi për katër vite përpara se të bashkoheshte në janar 2008 me skuadrën suedeze të Kalmar FF. Ai në fillim u vendos në skuadrën U–19 përpara së kalonte te skuadra e parë vitin 2010.
Kalmar FF[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Berisha bëri debutimin e tij me Kalmarin më 28 prill 2010 kundër Örebro SK, ku skuadra e tij fitoi me rezultatin 4–1. Pasi luajti 14 ndeshje në sezonin e tij të parë si debutues, Berisha u bë portieri i parë i Kalmarit. Ai shënoi golin e parë me Kalmarin kundër Cliftonville F.C. në raundet kualifikuese të Ligës së Europës dhe shënoi edhe golin e parë në ligën suedeze Allsvenskan kundër kampionëve të Helsingborgs IF; ai shënoi me penallti në minutën e 38 të ndeshjes, por ajo ndeshje ishte ndeshja më e dobët e karrierës së Berishës, skuadra e tij u mund me rezultatin 7–2.[1] Pas asaj ndeshje, Berisha u bë gjuajtësi i penalltive i skuadrës së Kalmarit.
Berisha luajti ndeshjen e tij të fundit me Kalmain kundër Halmstads BK, ku gjithashtu shënoi një gol me penallti.[2]
Gjatë kohës së tij te Kalmari, trajneri i skuadrës, Svante Samuelsson, tha se Etriti ishte zhvilluar shumë si portier gjatë kohës kur ishte lojtari i Kalmarit, duke thënë se ai kishte punuar me vendosmëri sëbashku me trajneri i portierëve Donald Arvidsson.[2] Berisha u bë një lojtar i pëlqyer nga tifozët, sidomos në vitin 2013, ku Berisha ishte lojtari kryesor duke e vendosur Kalmarin në vendin e pestë dhe duke i dhënë një mundësi për të fituar kampionatin.[3]
Lazio[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Më 2 shtator 2013, Berisha firmosi zyrtarisht me Lazion në ditën e fundit të transferimeve.[2][4] Vlera e transferimit të tij ishte 300.000 €. Ai bëri debutimin e tij për klubin më 7 nëntor 2013 në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Europës kundër Apollon Limassol.[5] Në ndeshjen e rradhës në Ligën e Europës kundër skuadrës polake Legia Warsaw tre javë më vonë, ai ishte sërisht në formacionin e parë duke lënë Federico Marchettin si zëvëndësues, ndeshja përfundoi me fitoren 2–0 të Lazios.[6] Më 13 dhjetor 2013, ai luajti ndeshjen e tretë rradhazi në Ligën e Europës kundër Trabzonspor, ai e mbajti portën e paprekur duke ndihmuar skuadrën të merrte një barazim 0–0.[7] Pasi luajti disa ndeshje si titullar, Marchetti u dëmtua dhe më 6 janar 2014, Berisha bëri debutimin e tij në ligë kundër Interit ku ndihmoi skuadrën të fitonte ndeshjen me rezultatin 1–0 duke e mbajtur portën e paprekur.[8] Një javë më vonë më 11 janar, Berisha bëri debutimin e tij në Kupën e Italisë duke ndihmuar Lazion të fitonte ndeshjen me rezultatin 2–1 dhe të kalonte raundin tjetër.[9] Edhe pse portieri i parë Marchetti u rikthye nga dëmtimi, Berisha i mori vendin në formacion pas paraqitjeve të mira më europë dhe ligë. Më 25 janar 2014, ai luajti 90 minuta në barazimin 1–1 kundër kyesuesve të Juventus duke ndalur fitoret rresht të tyre.[10] Më 2 shkurt 2014, Berisha e mbajti sërisht portën e paprekur në një ndeshje kundër Chievo Veronës që përfundoi me fitoren 2–0.[11] Kulmin e tij këtë sezon me Lazion e arriti në Derby della Capitale kundër rivalëve të Romës, ku ai ndihmoi skuadrën që të merrte një barazim 0–0 duke e mbajtur portën e paprekur, ai më vonë u shpall lojtari i ndeshjes.[12] Më 20 shkurt 2014, Berisha priti penalltinë e parë më Lazion në ndeshjen e raundit të raundit të 32 në Ligën e Europës kundër bullgarëve PFC Ludogorets Razgrad, pavarësisht kësaj, Lazio humbi ndeshjen me rezultatin 0–1.[13]
Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ai u thirr për herë të parë nga trajneri Gianni De Biasi për të luajtur në dy miqësoret kundër Katarit dhe Iranit në muajin maj 2012.[14] Ai bëri debutimin e tij kundër Iranit, ai luajti 90 minuta dhe e mbajti portën e paprekur dhe Shqipëria fitoi me rezultatin 1–0.[15]
Paraqitjet e mira të Berishës kundër Sllovenisë dhe Kamerunit ku nuk pësoi asnjë gol, bënë që të fitonte vendin e titullarit në kombëtare. Berisha ishte heroi i Shqipërisë në dy ndeshjet kundër Norvegjisë për kualifikueset e 2014 Kupës së Botës, ai nuk pësoi gol në ndeshjen e 22 marsit në Oslo.[16] Ai i mbylli kualifikueset duke luajtur shtatë ndeshje me Shqipërinë që i mbylli kualifikueset në vendin e pestë me 11 pikë.
Berisha ishte një nga 24 lojtarët e thirrur nga trajneri De Biasi për të luajtur në ndeshjen e parë kualifikuese të UEFA Euro 2016 kundër Portugalisë më 7 shtator 2014.[17] Ai e nisi ndeshjen si titullar duke qënë një nga lojtarët më të mirë duke kontribuar në fitoren historike 0–1.[18]
Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 11 nëntor 2018[19]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Europa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizion | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Kalmar FF | 2010 | Allsvenskan | 14 | 0 | 1 | 0 | — | — | 15 | 0 | ||
2011 | 25 | 0 | 3 | 0 | — | — | 28 | 0 | ||||
2012 | 30 | 1 | 4 | 0 | — | — | 34 | 1 | ||||
2013 | 22 | 2 | 0 | 0 | 6[a] | 1 | — | 28 | 3 | |||
Gjithsej | 91 | 3 | 8 | 0 | 6 | 1 | — | 105 | 4 | |||
Lazio | 2013–14 | Serie A | 17 | 0 | 2 | 0 | 4[a] | 0 | — | 23 | 0 | |
2014–15 | 10 | 0 | 7 | 0 | — | — | 17 | 0 | ||||
2015–16 | 11 | 0 | 2 | 0 | 7[b] | 0 | 0 | 0 | 20 | 0 | ||
Gjithsej | 38 | 0 | 11 | 0 | 11 | 0 | 0 | 0 | 60 | 0 | ||
Atalanta | 2016–17 (huazim) | Serie A | 26 | 0 | 1 | 0 | — | — | 27 | 0 | ||
2017–18 | 31 | 0 | 3 | 0 | 8[a] | 0 | — | 42 | 0 | |||
2018–19 | 0 | 0 | 0 | 0 | 2[a] | 0 | — | 2 | 0 | |||
Gjithsej | 57 | 0 | 4 | 0 | 10 | 0 | — | 71 | 0 | |||
Gjithsej karriera | 186 | 3 | 23 | 0 | 27 | 1 | 0 | 0 | 236 | 4 |
- ^ a b c d Të gjitha paraqitjet në UEFA Ligën e Europës
- ^ Dy paraqitje në UEFA Ligën e Kampioneve dhe pesë paraqitje në UEFA Ligën e Europës
Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 10 tetor 2018[20]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Shqipëria | 2012 | 4 | 0 |
2013 | 10 | 0 | |
2014 | 9 | 0 | |
2015 | 8 | 0 | |
2016 | 12 | 0 | |
2017 | 5 | 0 | |
2018 | 3 | 0 | |
Gjithsej | 48 | 0 |
Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Kalmar FF
Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Allsvenskan portieri i vitit: 2013
- Serie A portieri i huaj i vitit: 2013–14
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "Elfsborg move clear, Goteburg strike late". Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2014. Marrë më 3 shtator 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "Pojkdrömmen blev sann – Etrit Berisha klar för Lazio". Sveriges Radio. 2 shtator 2013. Marrë më 2 shtator 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Berisha Kalmar FFs hjälte i dubbel bemärkelse". Sveriges Radio. 2 shtator 2013. Marrë më 2 shtator 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Lazio, preso il portiere Etrit Berisha Bizzarri verso la cession". Il Messaggero. 2 shtator 2013. Marrë më 2 shtator 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Etrit Berisha debuton me Lazion në Ligën e Europës". grid.al. Marrë më 8 mars 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Legia Warsaw vs. Lazio - Soccerway". Soccerway.com. Marrë më 8 mars 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Lazio 0-0 Trabzonspor". UEFA.com. Marrë më 8 mars 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Berisha fantastik, Inter mposhtet". grid.al. Marrë më 8 mars 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Lazio 0-0 Trabzonspor". Telegrafi.com. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2014. Marrë më 8 mars 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Lazio ndal euforinë e Juventusit, barazim 1-1 ne Olimpico". time.al. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 8 mars 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Chievo vs. Lazio - Soccerway". Soccerway.com. Marrë më 8 mars 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Derbi : Berisha ndal Romën". ASport.info. Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2014. Marrë më 8 mars 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Berisha pret penallti, por Lazio humbet (VIDEO)". time.al. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 8 mars 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Albania name squad for Iran friendly[lidhje e vdekur]
- ^ Albania 1–0 Iran
- ^ "Shqipëria barazon 1-1 me Norvegjinë". FIFA.com. Marrë më 7 qershor 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "De Biazi flet për ndeshjen me Portugalinë - (Në fund trajneri i Kombëtares së Shqipërisë publikoi edhe listën me 24 lojtarë të grumbulluar për këtë takim. Ata janë:) - FSHF.org". FSHF.org. Arkivuar nga origjinali më 13 korrik 2015. Marrë më 2 shtator 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ ""Bekim" kuqezi në Aveiro, Shqipëria shokon Portugalinë". Panorama Sport. 7 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 8 shtator 2014. Marrë më 7 shtator 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Etrit Berisha". Soccerway. Marrë më 14 tetor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Etrit Berisha - national football team player". EU-Football.info. Marrë më 14 dhjetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)