Shko te përmbajtja

Mario Mitaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mario Mitaj
Mitaj me Lokomotiv Moskën në 2022
Të dhënat vetjake
Data e lindjes 6 gusht 2003 (23 vjeç)
Vëndi i lindjes Athinë, Greqi
Gjatësia 1.80 m (5 ft 11 in)[1]
Pozicioni Mbrojtës i majtë
Të dhënat e ekipit
Ekipi aktual
Genoa (në huazim nga Al-Ittihad)
Numri 21
Karriera me të rinjtë
2017–2020 AEK Athens
Karriera me klube*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2020–2022 AEK Athina 11 (0)
2021–2022 AEK Athina B 20 (0)
2022–2025 Lokomotiv Moska 36 (0)
2024–2025Al-Ittihad (huazim) 12 (1)
2025– Al-Ittihad 27 (1)
2026–Genoa (huazim) 0 (0)
Karriera ndërkombëtare
2019 Shqipëria U16 1 (0)
2018–2019 Shqipëria U17 6 (1)
2020– Shqipëria U21 11 (0)
2021– Shqipëria 33 (0)
* Club domestic league appearances and goals as of 21 maj 2026
‡ Kombëtarja caps and goals as of 6 qershor 2026

Mario Mitaj (lindur më 6 gusht 2003) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mbrojtës i majtë për klubin italian Genoa, në huazim nga Al-Ittihad, dhe kombëtaren shqiptare.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mitaj është produkt i akademisë së klubit grek AEK Athina. Më 12 gusht 2020, ai firmosi kontratën e parë si profesionist dhe filloi të stërvitej me ekipin e parë.[2] Dy muaj më pas, ai luajti ndeshjen e parë si profesionist në një ndeshje në kampionat kundër PAOK-ut, duke u bërë lojtari i huaj më i ri që luan një ndeshje me klubin, në moshën 17 vjeç, 2 muaj e 13 ditë.[3]

Më 21 shkurt 2021, Mitaj firmosi një kontratë të re dy vjeçare me klubin,[4] të cilën e rinovoi me tre vite të tjera në gusht 2021.[5]

Më 22 gusht 2022, Mitaj u transferua te Lokomotiv Moska në Premier Ligën Ruse. Klubi pagoi 3 milion € për kartonin e tij, kurse AEK-u do të merre një përqindje të vlerës në rast shitije të lojtarit.[6]

Më 3 shtator 2024, Mitaj u huazua në Arabinë Saudite te Al-Ittihad për një sezon me mundësi blerje përfundimtare.[7] Klubi pagoi rreth 1.2 milion € për kartonin e lojtarit.

Më 31 janar 2025, klubi ushtroi të drejtën e blerjes përfundimtare të lojtarit, duke paguar 4 milion €.[8] Mitaj vetë firmosi një marrëveshje disa-vjeçare.[9] Ai u aktivizua në 22 ndeshje në sezonin 2024–25, duke ndihmuar ekipin të fitonte kampionatin dhe kupën.[10][11]

Mitaj luajti 36 ndeshje në të gjitha kompeticionet në sezonin 2025–26, duke bërë edhe debutimin e tij në AFC Ligën e Kampionëve më 15 shtator 2025 në barazimin 1–1 kundër Al-Wahda në fazën e grupeve.[12]

Më 31 korrik 2026, Mitaj u huazua te klubi italian Genoa për një sezon me të drejtë blerje.[13]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mihaj ka lindur në Greqi, gjë që e bënte të disponueshëm për të përfaqsuar Greqinë në futbollin ndërkombëtar. Pavarësisht kësaj, ai u bë pjesë e kombëtares shqiptare, duke luajtur fillimisht me ekipet e moshave.[14]

Më 31 mars 2021, Mitaj debutoi me ekipin e parë në fitoren 2–0 kundër San Marinos në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022,[15] duke u bërë lojtari i dytë më i ri në historinë e ekipit kombëtar që luan një ndeshje, në moshën 17 vjeç e 237 ditë.[16]

Mitaj ishte titullar i padiskutueshëm i ekipit nën drejtimin e trajnerit Sylvinho gjatë kualifikueseve të Euro 2024, duke qënë edhe lojtari më i ri në ekip.[17][18] Kontributi i tij në krahun e majtë të mbrojtjes ndihmoi Shqipërinë të fitonte grupin kualifikues për herë të parë në histori, duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian për herë të dytë.[19] Në qershor 2024, Mitaj ishte pjesë e listës me 26 lojtar që do të luanin në turne.[20] Ai u aktivizua si titullar në të tre ndeshjet e grupit B, pa mundur të shmangë eliminim e hershëm të Shqipërisë.[21]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përditësuar më 21 maj 2026[22]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
AEK Athens 2020–21 Super Liga Greke 100201[a]000130
2021–22 Super Liga Greke 10002[b]00030
Gjjthsej 110203000160
AEK Athens B 2021–22 Super Liga Greke 2 200200
Lokomotiv Moska 2022–23 Premier Liga Ruse 14040180
2023–24 Premier Liga Ruse 21060270
2024–25 Premier Liga Ruse 103040
Gjithsej 360130490
Al-Ittihad 2024–25 Liga Profesionale Saudite 18140221
2025–26 Liga Profesionale Saudite 2114010[c]01[d]0361
Gjithsej 3928010010582
Gjithsej karriera 1062230130101432
  1. Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  2. Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Konferencave
  3. Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën Elitë të Kampionëve
  4. Ndeshje në Superkupën e Arabisë Saudite
Përditësuar më 6 qershor 2026[23]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Shqipëria 202110
202210
202380
2024130
202560
202640
Gjithsej330
Al-Ittihad[24]
  1. "Mario Mitaj" (në anglisht). FC Lokomotiv Moscow. Arkivuar nga origjinali më 20 shtator 2022. Marrë më 20 shtator 2022.
  2. "Mario Mitaj signed a professional contract with AEK!". aekfc.gr (në anglisht). AEK Athina F.C. 12 gusht 2020.
  3. "ΘΕΜΑ Μάριο Μιτάι: Ο νεότερος ξένος στην ιστορία της ΑΕΚ". amna.gr (në greqisht). Marrë më 1 prill 2021.
  4. ""Έδεσε" και τους Μιτάι και Μαχαίρα η ΑΕΚ (vid)". gazzetta.gr (në greqisht). Marrë më 2 janar 2022.
  5. "ΑΕΚ: Επέκτεινε το συμβόλαιο του Μιτάι μέχρι το 2026". sport24.gr (në greqisht). 10 gusht 2021.
  6. "МАРИО МИТАЙ – НОВЫЙ ЗАЩИТНИК "ЛОКОМОТИВА"" (në rusisht). FC Lokomotiv Moskva. 27 gusht 2022.
  7. "Митай на правах аренды перешёл в саудовский «Иттихад»" (në rusisht). FC Lokomotiv Moskva. 3 shtator 2024. Marrë më 4 qershor 2026.
  8. "Μάριο Μιτάι: Η Αλ Ιτιχάντ ενεργοποίησε την οψιόν του και τον έκανε μόνιμα δικό της" (në greqisht). Gazzetta.gr. 1 shkurt 2025. Marrë më 4 qershor 2026.
  9. "Митай продолжит карьеру в «Аль-Иттихаде»" (në rusisht). FC Lokomotiv Moskva. 31 janar 2025.
  10. "Ittihad seals league title away from Jeddah once again". Saudi Gazette (në anglisht). 15 maj 2025. Marrë më 16 maj 2025.
  11. "Three Takeaways: Al-Ittihad wins King's Cup to complete first Double" (në anglisht). Al Arabiya English. 31 maj 2025.
  12. "Al-Ittihad held to 1–1 draw by Al-Wahda in AFC Champions League opener" (në anglisht). Asian Football Confederation. 15 shtator 2025.
  13. Dino Storace (31 korrik 2026). "Mario Mitaj è un giocatore del Genoa" (në italisht). Genoa C.F.C. Marrë më 31 korrik 2026.
  14. "ΑΕΚ: «Έκλεισε» στην Αλβανία ο Μιτάι και «έγραψε» ιστορία" (në greqisht). NewsIT. 1 prill 2021. Marrë më 2 qershor 2026.
  15. "San Marino 0–2 Albania" (në anglisht). Transfermarkt. 31 mars 2021. Marrë më 17 tetor 2023.
  16. "ΑΕΚ: «Έκλεισε» στην Αλβανία ο Μιτάι και «έγραψε» ιστορία". newsit.gr (në greqisht). 1 prill 2021. Marrë më 1 prill 2021.
  17. "Mario Mitaj – UEFA Euro qualifiers 2023–2024" (në anglisht). World Football. Marrë më 2 qershor 2026.
  18. "Mitaj rekordmeni për vetëm 9 ditë, Berisha surpriza e madhe e Sylvinhos". Top-Channel.tv. 26 qershor 2024. Marrë më 9 tetor 2025.
  19. "UEFA Euro 2024 qualifying Group E standings" (në anglisht). UEFA. Marrë më 8 tetor 2025.
  20. Renaldo Sinani (8 qershor 2024). "Trajneri Silvinjo publikon listën e Kombëtares me emrat e 26 lojtarëve për Kampionatin Europian "Gjermani 2024"". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. Marrë më 12 qershor 2024.
  21. "UEFA Euro 2024 – Group B standings" (në anglisht). UEFA. Marrë më 8 tetor 2025.
  22. "Mario Mitaj" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 17 tetor 2023.
  23. "Mario Mitaj". eu-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 18 tetor 2023.
  24. "Mario Mitaj – Achievements" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 12 gusht 2026.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]