Kupa e Ballkanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kupa e Ballkanit ishte një turne ndërkombëtar i futbollit nga viti 1929 deri në vitin 1980 nga shtetet e rajonit të Ballkanit.

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në edicionin e parë morën pjesë Rumania, Greqia, Jugosllavia dhe Bullgaria dhe u luajt gjatë tri viteve nga viti 1929 deri më 1931.[1] Të gjitha ekipet luajtën me njëra-tjetrën dy ndeshje, në shtëpi dhe si mysafirë, dhe fitonin 2 pikë për fitore dhe 1 pikë për barazim, dhe rënditja përfundimtare e përcaktonte fituesin. Rumania e fitoj titullin e parë me një ndeshje të mbetur duke e mposhtur Jugosllavinë 4–2.

Në edicionet e ardhshme sistemi pësoj disa ndryshime, me ekipe që luanin ndërmjet tyre vetëm një ndeshje, dhe në vend të tre viteve turneu u shkurtua në vetëm një javë. Nga viti 1932 deri 1936 kompeticioni u luajt çdo vit me të njëjtat katër ekipe deri në fillimin e Luftës së dytë botërore.

Lista e fituesëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi: Lidhja

Sezoni Kampion (tituj) Vendi i dytë Vendi i tretë Golashënuesi më i mirë
Lojtari (Shteti) Gola
1929–31  Rumania (1)  Jugosllavia  Greqia Iuliu Bodola (Rumani)

Rudolf Wetzer (Rumani)

7
1931  Bullgaria (1)  Turqia  Jugosllavia Asen Panchev (Bullgari)
3
1932  Bullgaria (2)  Jugosllavia  Rumania Aleksandar Živković (Jugosllavi)
5
1933  Rumania (2)  Jugosllavia  Bullgaria Gheorghe Ciolac (Rumani)

Ștefan Dobay (Rumani)

4
1934–35  Jugosllavia (1)  Greqia  Rumania Aleksandar Tirnanić (Jugosllavi)

Aleksandar Tomašević (Jugosllavi)

3
1935  Jugosllavia (2)  Bullgaria  Greqia Lyubomir Angelov (Bullgari)
5
1936  Rumania (3)  Bullgaria  Greqia Sándor Schwartz (Rumani)
4
1946  Shqipëria (1)  Jugosllavia  Rumania Loro Boriçi (Shqipëri)

Qamil Teliti (Shqipëri)
Nicolae Reuter (Rumani)
Božidar Sandić (Jugosllavi)

2
1947  Hungaria (1)  Jugosllavia  Rumania Ferenc Deák (Hungari)
5
1948
Kompeticioni u braktis në nëntor të 
vitit 1948 pas 16 ndeshjeve të luajtura.
Ferenc Puskás (Hungari)
8
1973-76  Bullgaria (3)  Rumania Cemil Turan (Turqi)
4
1977-80  Rumania (4)  Jugosllavia Anghel Iordănescu (Rumani)
6

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]