Shko te përmbajtja

Berat Gjimshiti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Berat Gjimshiti
Djimsiti me Atalantën në 2016
Të dhënat vetjake
Emri i plotë Berat Ridvan Gjimshiti
Data e lindjes 19 shkurt 1993 (33 vjeç)
Vëndi i lindjes Zyrih, Zvicër
Gjatësia 1.91 m (6 ft 3 in)
Pozicioni Qëndër-mbrojtës
Të dhënat e ekipit
Ekipi aktual
Al-Diriyah
Numri 19
Karriera me të rinjtë
0–2007 Zürich-Affoltern
2007–2012 Zürich
Karriera me klube*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2009–2012 Zürich U21 46 (6)
2011–2016 Zürich 110 (5)
2016–2026 Atalanta 254 (5)
2016–2017 → Avellino (huazim) 35 (0)
2017–2018 → Benevento (loan) 30 (0)
2026– Al-Diriyah 0 (0)
Karriera ndërkombëtare‡
2011 Zvicra U18 3 (0)
2011–2012 Zvicra U19 9 (0)
2013–2014 Zvicra U21 5 (0)
2015– Shqipëria 73 (1)
* Club domestic league appearances and goals as of 22 maj 2026
‡ Kombëtarja caps and goals as of 6 qershor 2026

Berat Ridvan Gjimshiti (lindur më 19 shkurt 1993) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si qëndër-mbrojtës për klubin saudit Al-Diriyah dhe kombëtaren shqiptare, ku është edhe kapiten.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjimshiti ka lindur në Zyrih të Zvicrës nga një familje etnike shqiptare nga fshati Tërnoci i madh i Luginës Presheves dhe Bujanocit. Ai filloi karrierën futbollistike me Zürich-Affoltern ku qëndroi deri në vitin 2007. Pas kësaj, në moshën 14 vjeçare, transferohet në akademinë e klubit elitar Zürich.

Gjimshiti u thirr në skuadrën e parë të Zürich gjatë sezonit 2011–12, ku ai ishte pjesë e fitores 2–1 të arritur kundër Young Boys më 19 prill 2011.[1] Ai gjithashtu ishte pjesë e ekipit në ndeshjen kundër gjigandëve gjerman të Bayern München në ndeshjen play-off të Ligës së Kampioneve më 17 gusht 2011.[2] Gjimshiti debutoi si profesionist më vonë më 3 mars 2012 duke hyrë si zëvëndësues në minutën e 84të të humbjes 0–1 kundër Sion.[3] Goli i parë i tij si lojtar i Zürich erdhi më 20 maj, ku ai shënoi golin e vetëm të takimit kundër Grasshopper.[4]

Gjimshiti u bë titullar në ekip gjatë sezonit 2012–13, ku regjistroi 39 paraqitje në kampionat dhe kupë.[5]

2016–2018: Debutimi në Itali dhe huazimet e ndryshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 16 janar 2016, Gjimshiti firmosi një kontratë tre-vjeçare me klubin italian të Serie A Atalanta, dhe mori numrin bosh 55 për pjesën e dytë të sezonit 2015–16.[6] Pas disa muajsh në stol, Gjimshiti debutoi me ekipin e ri më 3 maj 2016 në humbjen 2–1 ndaj Napolit,[7] dhe pas kësaj, me Atalantën që kishte arritur objektivin sezonal, luajti edhe në ndeshjet e mbetura në kampionat.

Më 31 gusht 2016, para fillimit të sezonit të ri, Gjimshiti u huazua për një sezon tek klubi i Serie B Avellino për të luajtur rregullisht.[8] Gjatë sezonit 2016–17, ai luajti 35 ndeshje duke mos shënuar asnjë gol.

Më 8 korrik 2017, Gjimshiti u huazua tek klubi i sapongjitur në Serie A Benevento deri në fund të sezonit 2017–18.[9] Klubi gjithashtu kishte mundësinë e blerjes përfundimtare.[9]

2018–2021: Rikthimi te Atalanta dhe debutimi në Ligën e Kampionëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjimshiti u rikthye tek Atalanta para fillimit të sezonit 2018–19,[10] duke luajtur ndeshjen e parë të sezonit më 20 gusht në fitoren 4–0 ndaj Frosinones.[11] Ai shënoi golin e parë për klubin më 11 nëntor, duke shënuar me kokë në fitoren 4–1 në shtëpi ndaj Interit, duke i shkaktuar këtyre të fundit humbjen e parë në kampionat pas gjashtë fitoresh rresht.[12] Ai e mbylli sezonin e tij të parë si titullar me 29 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Më 18 shtator 2019, Gjimshiti bëri debutimin e tij në UEFA Ligën e Kampionëve duke luajtur 90 minuta në humbjen 4–0 kundër Dinamo Zagreb në javën e parë të fazës së grupeve.[13][14] Goli i tij i parë sezonal erdhi më 7 dhjetor në minutën e 93të të ndeshjes kundër Hellas Veronës, duke i dhënë ekipit fitoren 3–2.[15] Katër ditë më pas, Gjimshiti ishte protagonist në mbrojtje në fitoren 3–0 kundër Shakhtar Donetsk në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.[16] Atalanta u kualifikua në fazën me eliminim direkt për herë të parë në histori, pavarësisht se kishte humbur tre ndeshjet e para.[17] Gjatë kësaj kohe, Gjimshiti u bë një titullar i padiskutueshëm në formacion si dhe udhëheqës në mbrojtjen me tre të trajnerit Gian Piero Gasperini, sëbashku me argjentinasin José Luis Palomino dhe brazilianin Rafael Tolói.[18] Atalanta u eliminua në çerek-finale të Ligës së Kampionëve nga Paris Saint-Germain si dhe e mbylli kampionatin në vendin e 3të, duke arritur rezultatet më të mira në histori.

Në sezonin 2020–21, Gjimshiti luajti ndeshjen e tij të 100të në Serie A në barazimin 1–1 në transfertë kundër Juventusit.[19] Ai ishte titullar i rregullt në rrugëtimin e ekipit në finalen e kupës për herë të dytë në tre vitet e fundit, duke zhvilluar ndeshjen e tij të 100të me klubin në fitoren kundër Napolit në ndeshjen e dytë gjysëm-finale.[20][21] Ashtu si dy vite më parë, Atalanta u mposht sërisht në finale, këtë herë nga Juventusi me rezultatin 2–1; Gjimshiti u aktivizua i si zëvëndësues në minutën e 76të.[22] Ai e mbylli sezonin me 46 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke arritur një rekord të ri personal për numrin e ndeshjeve të luajtura në një sezon.[23]

2021–2024: Suksesi historik në Ligën e Evropës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 17 shkurt 2022, Gjimshiti shënoi dopietën e parë në karrierë në fitoren 2–1 kundër Olympiacos në raundin e parë me eliminim direkt të Ligës së Evropës.[24][25] Rrugëtimi i Atalantës u mbyll në çerek-finale pas eliminimit nga ana e RB Leipzig. Më 8 maj, ai shënoi golin e parë dhe të vetëm për këtë sezon në Serie A në fitoren 3–1 kundër Spezias.[26]

Në gusht 2022, Gjimshiti pësoi një dëmtim në shputën e këmbës dhe qëndroi jashtë fushave për dy muaj, duke humbur nëntë ndeshje me Atalantën dhe kombëtaren shqiptare. Ai u rikthye në aksion më 23 tetor duke u aktivizuar në pjesën e dytë të humbjes 2–0 kundër Lazios në kampionat.[27]

Më 10 gusht 2026, Gjimshiti firmosi një kontratë dy-vjeçare me klubin saudit Al-Diriyah. Klubi pagoi 3 milion € për kartonin e lojtarit.[28][29]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjimshiti filloi karrierën e tij ndërkombëtare me ekipet e moshave të Zvicrës, duke debutuar me nën-18 më 5 prill 2011 në një ndeshej miqësore dhe pas asajt luajti edhe dy herë të tjera.

Ai më pas u ftua nga Zvicra U19 për të luajtur në kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian nën-19 2011, duke debutuar më 5 qershor kundër Malit të Zi, me ndeshjen që u mbyll n barazimin 2–2.[30] Gjimshiti gjithashtu luajti edhe në turnamentin e rradhës, duke zhvilluar gjashtë paraqitje në 2012 UEFA Kampionatin Evropian U–19 të Futbollit.

Pas paraqitjeve të tij pozitive me ekipin u19, ai kaloi tek Zvicra U21, ku luajti në dy Kampionate Evropiane rresht. Në edicionin e vitit 2013, ai nuk luajti asnjë ndeshje por qëndroi në stol në katër raste, kurse në edicionin e vitit 2015 luajti dy nga gjashtë ndeshjet që skuadra luajti.[31]

Në shtator 2014, mediat zvicerane raportuan se së shpejti Gjimshiti do të thirrej nga Shqipëria.[32] Lajmi u konfirmua edhe nga vetë lojtari, i cili shpjegoi se ishte kontaktuar nga trajneri i kombëtares Gianni De Biasi.[33] Po në këtë muaj, ai refuzoi edhe përfaqsuesen kosovare duke i bërë të ditur se donte të luante vetëm për Shqipërinë.[34] Më 20 shtator, ai filloi proceduar për të marrë pasaportën shqiptare,[35] të cilën e tërhoqi më 15 korrik 2015 nga presidenti i vendit, Bujar Nishani, sëbashku me dy binjakët e tjerë nga Zvicra, Albian Ajeti dhe Adonis Ajeti. Në korrik 2015, Gjimshiti përfundishimt konfirmoi vendimin e tij për të luajtur me Shqipërinë.[36] Më 27 gusht 2015, ai mori lejen nga FIFA për të luajtur në ndeshjen zyrtare, duke u bërë i disponueshëm për Kualifikueset e UEFA Euro 2016.[37]

Gjimshiti mori thirrjen e parë në kombëtare në shtator 2015 për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2016 kundër Portugalisë dhe Danimarkës.[38] Ai nuk luajti në ndeshjen e parë kundër Portugalisë, por bëri debutimin në ndeshjen tjetër jashtë kundër Danimarkës; ai luajti si mbrojtës i djathtë për shkak të mungesës së Elseid Hysajt dhe zhvilloi një paraqitje pozitive duke ndihmuar skuadrën të merrte një barazim pa gola.[39] Gjimshiti gjithashtu u thirr edhe për dy ndeshjet mbyllëëse kundër Serbisë dhe Armenisë;[40] Ai luajti në të dyja ndeshjet si qëndër-mbrojtës përkrah kapitenit Lorik Cana, dhe shënoi golin e parë me kombëtaren në ndeshjen e dytë në fitoren 3–0 kundër Armenisë ku ai shënoi me kokë pas krosimit të Ledian Memushajt. Kjo fitore i dha Shqipërisë vendin e dytë në Grupin I, duke siguruar për herë të parë një vend në një turnament madhor.[41]

Më 21 maj 2016, ai ishte në listën paraprake të UEFA Euro 2016,[42] por u la jashtë në listën përfundimtare dhjetë ditë më vonë.[43]

Që nga viti 2012 Gjimshiti është në një marrëdhënje me modelen malazeze Alisa Menković.[44]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përditësuar më 11 nëntor 2018[31]

Paraqitjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompedicionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Europa Tjetër Total
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Zürich U21 2009–10 Swiss Promotion League 30———30
2010–11 275———275
2011–12 161———161
Gjithsej 466———466
Zürich 2010–11 Superliga Zvicerane 10———10
2011–12 21—00—21
2012–13 34050——390
2013–14 2613020—311
2014–15 3323071—433
2015–16 1513020—201
Gjithsej 1115140111—1366
Atalanta 2015–16 Serie A 30———30
2018–19 410010—51
Gjithsej 710010—81
Avellino (huazim) 2016–17 Serie B 35000——350
Benevento (huazim) 2017–18 Serie A 30000——300
Gjithsej karriera 22811140121—25412

Përditësuar më 14 tetor 2018[45]

Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Shqipëria 201561
201660
201720
201860
Gjithsej201

Golat ndërkombëtarë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përditësuar më 11 tetor 2015 Rezultatet e Shqipërisë të renditura në fillimit, rezultati tregon rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Gjimshiti.[45]

Golat ndërkombëtarë sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, shënimit, rezultatit dhe kompedicionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 11 tetor 2015Stadiumi Republikan Vazgen Sargsyan, Jerevani, Armenia4 Armenia2–03–0Kualifikueset e UEFA Euro 2016

Zürich[31]

  1. ↑ "Zürich vs. Young Boys 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 19 prill 2011. Marrë më 13 tetor 2018.
  2. ↑ "Bayern München vs. Zürich 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 19 gusht 2011. Marrë më 23 janar 2018.
  3. ↑ "Zürich vs. Sion 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 3 mars 2012. Marrë më 17 gusht 2018.
  4. ↑ "Grasshopper vs. Zürich 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 20 maj 2012. Marrë më 12 prill 2018.
  5. ↑ "Football : Berat Djimsiti" (në anglisht). Football Database. Marrë më 29 dhjetor 2017.
  6. ↑ "Berat Gjimshiti firmos me Atalantën deri në vitin 2019". Illyria press. 16 janar 2016. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 16 janar 2016.
  7. ↑ "Berat Xhimshiti debuton ne Seria A". AlbaniaSoccer. 3 maj 2016. Marrë më 3 maj 2016.
  8. ↑ Alfred Lleshi (31 gusht 2016). "Djimsiti huazohet tek Avellino, ja dy skuadrat që refuzoi". Telesport.al. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2016. Marrë më 3 shtator 2016.
  9. 1 2 "Zyrtare/ Gjimshiti transferohet te Benevento". Sport Ekspres. 8 korrik 2017. Marrë më 5 dhjetor 2017.
  10. ↑ "Gjimshiti në rrugën e duhur, Atalanta gati t'i rinovojë kontratën". Panorama Sport. 10 shtator 2018. Marrë më 13 tetor 2018.
  11. ↑ "Atalanta vs. Frosinone 4 – 0" (në anglisht). Soccerway. 20 gusht 2018. Marrë më 13 shtator 2018.
  12. ↑ "Shënon Gjimshiti, pëson Berisha. Atalanta shkatërron 4-1 Interin". Top-Channel.tv. 10 tetor 2018. Marrë më 13 tetor 2018.
  13. ↑ "Champions League » Dinamo Zagreb against Atalanta » Lineup" (në anglisht). World Football. Marrë më 7 shkurt 2026.
  14. ↑ "Atalanta v Dinamo Zagreb facts" (në anglisht). UEFA. 18 shtator 2019. Marrë më 7 shkurt 2026.
  15. ↑ "Berat Gjimshiti i jep fitoren Atalantës në shtesë". BoldNews.al. 7 dhjetor 2019. Marrë më 6 shkurt 2026.
  16. ↑ "Atalanta e Berat Gjimshitit bën mrekullinë në Champions". Gazeta Tema. 11 dhjetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 8 prill 2020. Marrë më 6 shkurt 2026.
  17. ↑ "Atalanta nuk e nisi aspak mirë edicionin debutues në Ligën e Kampionëve 2019–20, por fitoi shtatë pikë dhe u kualifikua". Telegrafi. Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2020. Marrë më 6 shkurt 2026.
  18. ↑ "Berat Xhimshiti fantastik te Atalanta, statistika për rekord". InfoSport.mk. 8 korrik 2020. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2025. Marrë më 6 shkurt 2026.
  19. ↑ "In Turin: 100th Serie A game for Djimsiti" (në anglisht). Atalanta B.C. 17 dhjetor 2020. Marrë më 6 shkurt 2026.
  20. ↑ "Berat Djimsiti – Coppa Italia Match Appearances 2020/21" (në anglisht). World Football. Marrë më 6 shkurt 2026.
  21. ↑ "Ndeshja e 100-të me fanellën zikaltër, ja urimi i Atalantës për Gjimshitin". Koha Jonë. 11 shkurt 2021. Marrë më 6 shkurt 2026.
  22. ↑ "Atalanta–Juventus 1–2, decide un gol di Chiesa: la Coppa Italia è bianconera" (në italisht). Sky Sport. 19 maj 2021. Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2021. Marrë më 6 shkurt 2026.
  23. ↑ "2020-2021 review: Berat Djimsiti" (në anglisht). Atalanta B.C. Marrë më 7 shkurt 2026.
  24. ↑ Susy Campanale (17 shkurt 2022). "Europa League | Atalanta 2–1 Olympiacos: Djimsiti double avoids Greek tragedy" (në anglisht). Football Italia. Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2022. Marrë më 25 shkurt 2022.
  25. ↑ "Heroi i Atalantës, UEFA nuk kursehet me elozhet për Gjimshitin pas dy golave". BalkanWeb.com. 17 shkurt 2022. Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2022. Marrë më 7 shkurt 2026.
  26. ↑ "VIDEO/ Gjimshiti tund rrjetën dhe i jep fund krizës së Atalantës, mbrojtësi triumfon në derbin e shqiptarëve me Manajn". BalkanWeb.com. 8 maj 2022. Arkivuar nga origjinali më 9 maj 2022. Marrë më 6 shkurt 2026.
  27. ↑ "VIDEO/ "Kura" Gjimshiti nuk jep efekt, mbrojtësi shqiptar rikthehet në fushë, por Atalanta bie ndaj Lazios". BalkanWeb.com. 23 tetor 2022. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2022. Marrë më 7 shkurt 2026.
  28. ↑ "E bujshme, Berat Gjimshiti lë Atalantën pas 8 sezonesh, kapiteni kuqezi firmos në kampionatin arab". BalkanWeb.com. 5 gusht 2026. Marrë më 19 gusht 2026.
  29. ↑ "Berat Gjimshiti prezantohet në Arabinë Saudite, pjesë e operacionit edhe Olsi Rama: Suksese kapitenit në aventurën e re". Gazeta Tema. 11 gusht 2026. Marrë më 19 gusht 2026.
  30. ↑ "Montenegro U19 vs. Switzerland U19 2 – 2" (në anglisht). Soccerway. 5 qershor 2011. Marrë më 2 shkurt 2015.
  31. 1 2 3 "Berat Djimsiti" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 7 shkurt 2013.
  32. ↑ "Bald besser als unsere Nati?" (në gjermanisht). Blick. Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2017. Marrë më 30 maj 2017.
  33. ↑ "De Biazi fton Berat Xhimshitin në Kombëtare". Panorama Sport. 12 shtator 2014. Marrë më 12 prill 2017.
  34. ↑ "Berat Xhimshiti te Shqipëria, konfirmimi nga Kosova". Albeu.com. Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2015. Marrë më 3 korrik 2015.
  35. ↑ "B.Xhimshiti kuqezi, nisin dhe procedurat". Panorama Sport. 20 shtator 2014. Marrë më 12 prill 2017.
  36. ↑ "Xhimshiti sqaron zvicerianët: Ja pse zgjodha Shqipërinë!". Panorama Sport. 27 korrik 2015. Marrë më 12 gusht 2017.
  37. ↑ "Xhimshiti, Ajeti e Aliji marrin lejen e FIFA-s". Panorama Sport. 27 gusht 2015. Marrë më 12 gusht 2017.
  38. ↑ "De Biazi flet për ndeshjen me Portugalinë". Federata Shqiptare e Futbollit. 30 gusht 2014. Marrë më 1 shtator 2014.
  39. ↑ "Denmark vs. Albania 0 – 0" (në anglisht). Soccerway. 4 shtator 2015. Marrë më 4 shtator 2015.
  40. ↑ "De Biasi publikon listën e lojtarëve kundër Serbisë e Armenisë". minuta90.com. 3 tetor 2015. Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2017. Marrë më 14 maj 2018.
  41. ↑ "HISTORIKE! Shqipëria në EURO 2016 fitojmë 0-3 në Armeni". Top-Channel.tv. 11 tetor 2015. Marrë më 14 maj 2018.
  42. ↑ Fatjon Pandovski (21 maj 2016). "De Biasi leaves out Albanian top scorer Salihi" [De Biasi lë jashtë shënuesin më të mirë shqiptar Salihi] (në anglisht). UEFA. Marrë më 30 maj 2016.
  43. ↑ "De Biasi shpall listën zyrtare të Euro 2016". Federata Shqiptare e Futbollit. 31 maj 2016. Marrë më 31 maj 2016.
  44. ↑ "E dashura serbe e futbollistit shqiptar (Foto)". Telegrafi. 5 shtator 2015. Marrë më 3 shtator 2017.
  45. 1 2 Berat Djimsiti - national football team player EU-football.info

Lidhje të jashme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]