Palermo
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Palermo | |
---|---|
Qytet | |
![]() Pamje e Palermës | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 1,041,314 |
{{{postal_code_type}}} | 90100, 90121-90151 |
Targat | PA |
Faqja zyrtare | Faqe zyrtare |
Palermo, në shqip Palerma ose Palermë, është kryeqytet me rreth një milion banorë i krahinës italiane të Sicilisë, i pesti në Itali për nga numri i popullsisë, pas Romës, Milanës, Napolit dhe Torinës, e tridhjetë e parë në nivel evropian, si dhe qendra kryesore urbane të Siçilisë. Kryeqendër e Krahinën së Palermos dhe e rajonit, është selia e kuvendit rajonal, universiteti dhe kryepeshkopata kryesore rajonale.
Ishte kryeqyteti (1160-1816) të Mbretërisë e Siçilisë, dhe e dyta-qyteti më i madh i Mbretërisë së Dy Sicilive deri 1861, qendra kryesore akademike e kulturës, turizmit dhe shkencës në vend dhe një qendër e rëndësishme botimesh, e telekomunikacionit.
Palermo u themelua nga fenikasit, më shumë se një mijë vjet më parë, dhe është një qytet shumë i vjetër dhe me shumë histori.
Në krahinën e Palermës gjenden nga më shumë se pesëqind vjet rreth 33.000 arbëreshë: më afër kryeqytetit është Hora e Arbëreshëvet, qytezi më i madh dhe i populluar shqiptar në Itali; larg 5 kilometra nga kjo ndodhet Sëndastina, kolonia më e re dhe e vogël; dhe pastaj më shumë në brendësi Kundisa, katundi më i vjetër arbëresh. Dy vende e tjera (Munxifsi dhe Pallaci) humbën gjuhën dhe identitetin, por ruajnë ritin fetar bizantin, elementë që ende sot i kujtonë se janë arbëreshë. Palermo është edhe vendi ku është arratisur shkrimtari i njohur shqiptar Petro Marko.
Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kultura arbëreshe në Palermë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Deri në Luftën e Dytë Botërore, para një bombë e shkatërroi, Palerma ka pasur "Seminarin Arbëresh", themeluar nga i madhi Bekuar At Gjergji Guxeta, një shkollë prestigjioze ku studiuan intelektualët më të shquar arbëreshë (për shembull Papa Nikolla Keta, Gavril Dara i Riu, Papa Dhimitër Kamarda, Zef Skiroi, etj.).
Arbëreshët në Palermë kanë edhe sot kishën e tyre, "Kisha e Shën Kollit së Arbëreshëve në Martoranën", ku është mesha në gjuhën greke e vjetër (si tradit e çdo kishë lindore, katolike dhe ortodokse) dhe në arbërisht tek liturgjiat dhe shërbesat bizantine. Eparkia e Horës së Arbëreshëvet, pjesë e Kishës Bizantine Arbëreshe, ka në Palermo një kongregacion fetar i grave arbëreshe/shqiptare të ritit bizantin: Kongregacioni i Motrave Basilian e Shën Makrinës, pranishëm edhe në Shqipëri dhe Kosovë.
Tek Universiteti i Palermës është "Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe", një nga ata më të vjetër në Itali themeluar nga i madhi arbëresh Gaetano Petrotta. Në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, themeluar nga arbëreshët e Siçilisë, ekzistoj në Palermë "Komiteti Italo-Shqiptar", pas "Lidhja Italo-Shqiptare", për pavarësinë e Shqipërisë, lidhjë rëndësishme për pavarësinë e ardhshme.
Shoqëri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pakicat etnike dhe të huaja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në fund të vitit 2019 në Palermë jetonin 25.075 banorë të huaj. Duke marrë parasysh numrin e përgjithshëm të banorëve, numri i emigrantëve është mjaft i ulët, duke arritur në 3.8%. Grupet më përfaqësuese vijnë nga nënkontinenti Indian, të udhëhequr nga Bengalët dhe Sinhalezët. Midis tyre ekziston edhe një pakicë e vogël shqiptare, si nga Shqipëria ashtu edhe nga vendëbanimet arbëreshe të krahinës, mjaft e integruar në qytet.
Gjuhët dhe dialektet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Gjuhët që fliten më shumë në Palermo janë italishtja dhe siçilianishtja, në variantin e saj lokal. Megjithëse, një pjesë e qytetit për shekuj me radhë, është një komunitet i fortë arbëreshe që flet në arbërisht në shtëpitë e tyre.
Feja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rrëfimi fetar më i përhapur është ai i krishterë katolik i ritit latin. Afër ndihmat/shejtrat e lashtë katolikë të qytetit (Shënt'Ahta/Sant'Agata, Shëndahstina/Santa Cristina, Shën Ninfa dhe Shën Oliva) u bashkua në 1624 Shën Rruzullia (Santa Rosalia), e njohur nga të gjithë si shejtja mbrojtësi kryesor i Palermës. Më pak i përhapur është kulti i shenjtit tjetër mbrojtës të qytetit, Shën Benedhiti (San Benedetto il Moro). Palermo ishte vendlindja e dy papëve (Agatoni dhe Serxhio I), të dy të shenjtëruar.
Famullia e Shën Kollit (San Nicolò dei Greci alla Martorana) dhe komuniteti i murgeshave baziliane në kishën e Shën Makrinës (Santa Macrina), që i përkasin enklavës historike arbëreshe të krahinës, praktikojnë ritin bizantin të traditës së krishterë lindore.
Gjatë periudhës së dominimit mysliman, vendet e adhurimit të krishterë u shndërruan në xhami. Pushtuesit arabë u dëbuan më pas nga normanët në shekullin e 13-të, kur Siçilia u kthye në krishterim. Në vitet e fundit, me mbërritjen e emigrantëve nga vendet e Afrikës veriore, një xhami u krijua në 1990, e marrë nga kisha e përdhosur e Shën Palit, në koncesion nga kisha katolike për komunitetin islamik marokine.
Komuniteti hebre që ka qënë në Palermë u largua ose u konvertua pas vitit 1492, për shkak të dekretit të Granadës. Pas gati pesë shekujsh, në 2018 oratori e "Santa Maria del Sabato" iu dha si sinagogës së qytetit, duke u bërë kështu një pikë referimi për të gjithë komunitetin e vogël hebre të ishullit.
Shih edhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Gjëra të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
![]() |
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Palermo. |
![]() |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Italisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- Pages with non-numeric formatnum arguments
- Artikuj që kanë mungesë referimesh
- Të gjithë artikujt që kanë mungesë referimesh
- Faqe pa burim informacioni
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Qytete në Itali
- Palermo
- IT-gjeo-cung