Shko te përmbajtja

Rajonet e Italisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Harta e Italisë me rajonet të saj në gjuhën italiane

Rajonet e Italisë janë, së bashku, me komunat, krahinat, qytetet metropolitane dhe shtetin qendror, një nga pesë elementët përbërës të Republikës Italiane.

Çdo rajon është një bashkësi territoriale me statutin, kompetencat dhe funksionet e tij, sipas parimeve të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Italisë, Neni 114, paragrafi II.

Sipas Nenin 131 të Kushtetutës, Italia ndahet në njëzet Rajone. Pesë nga këta janë të pajisur me një status të veçantë të autonomisë dhe një prej tyre (Trentino-Tiroli Jugor), përbëhet nga vetëm dy provinca autonome, me fuqi legjislative të ngjashme me ato të rajoneve, (Trento dhe Bolzano). Për të respektuar pakicat gjuhësore, Trentino-Tiroli Jugor dhe Lugina e Aostës janë të regjistruar nën emra dygjuhësh, Trentino-Alto Adige/Südtirol dhe Valle d'Aosta/Vallée d'Aoste, sipas Nenit 116, i ndryshuar në vitin 2001.

Flamuri Emri shqiptar Emri italian Kryeqendra
Lugina e AostësValle d'AostaAosta
PiemontiPiemonteTorino
LiguriaLiguriaGenova
LombardiaLombardiaMilano
Trentino-Tiroli JugorTrentino-Alto AdigeTrento
VenetoVenetoVenezia
Friuli-Venecia XhuliaFriuli-Venezia GiuliaTrieste
EmiliaEmilia-RomagnaBologna
ToskanaToscanaFirenze
UmbriaUmbriaPerugia
MarkeMarcheAncona
LacioLazioRoma
AbruciAbruzzoL'Aquila
MoliseMoliseCampobasso
KampanjaCampaniaNapoli
PuliaPugliaBari
BazilikataBasilicataPotenza
KalabriaCalabriaCatanzaro
SiciliaSiciliaPalermo
SardenjaSardegnaCagliari