Piemonti

Coordinates: 45°04′N 7°42′E / 45.067°N 7.700°E / 45.067; 7.700
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Piemonti
Piemonte
Flamuri i {{{official_name}}}
Stema zyrtare e {{{official_name}}}
Location of {{{official_name}}}
Popullsia
 • Gjithsej4,462,432
Faqja zyrtarewww.regione.piemonte.it
Provincat e Piemontit

Piemonti (italisht: Piemonte) është një nga 20 rajonet e Italisë. Kryeqendra e Piemontit është Torino. Ai kufizohet në perëndim me Francën (Auvergne-Rhône-Alpes dhe Provence-Alpes-Côte d'Azur), në veri-perëndim me Luginën e Aostës, në veri me kantonet e Zvicrës (Valais dhe Tiçino), në lindje me Lombardinë, në juglindje me Emilia-Romanjën (për më pak se 8 km) dhe në jug me Ligurian.

Piemonti italian është rajoni i dytë për nga sipërfaqja, pas Sicilisë, dhe i gjashti për nga popullsia.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Piemonte shtrihet midis Alpeve Penine në veri, Alpeve Grajske në perëndim, Alpeve Bregdetare në jug dhe Lombardisë në lindje. Zë një sipërfaqe rreth 25.400 km² në të cilën jetojnë më se 4,3 milion banorë.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ultësira e ​​Piemontit është një rajon bujqësor pjellor. Produktet kryesore bujqësore në Piemont janë drithër, duke përfshirë orizin, duke përfaqësuar më shumë se 10 për qind të prodhimit kombëtar, misri, rrushi për prodhimin e verës, frutat dhe qumështi. Me më shumë se 800.000 krerë gjedhe në vitin 2000, prodhimi blegtoral përbën gjysmën e prodhimit bujqësor përfundimtar në Piemont. Piemonti është një nga rajonet të mëdha në Itali për prodhimin e verës. Ai ka 700 kilometra katrorë vreshta dhe prodhon verëra të famëshme si Barolo, e Barbaresko, nga Langhe pranë Albas, dhe Moskaton e Astit, si dhe shampanjën e Astit nga vreshtat rreth Astit. Varietetet vendase të rrushit përfshijnë Nebiolon, Barberan, Dolçeton, Freizën, Grinjolinon dhe Braketon.

Fushat e orizit midis Novaras dhe Verçelit

Rajoni përmban qendra të mëdha industriale, më kryesorja e të cilave është Torino, vendi prodhimit të automobilave FIAT. Olivetti, dikur një industri e madhe elektronike uzina e të cilit ishte në Skarmanjo (it. Scarmagno), pranë Ivreas, është kthyer tani në një kompani të vogël të shërbimit të kompjuterave. Biela prodhon mëndafsh. Qyteti i Astit që ndodhet rreth 55 kilometra në lindje të Torinos në fushë të lumit Tanaro është një nga qendrat më të rëndësishme të Montferratit, një nga distriktet e verërave më të njohur në botë. Alba është vendi i fabrikave të çokollatës Ferrero dhe industrisë mekanike. Piemonti lidhet me Francën fqinje nëpërmjet tuneleve të Fréjus-it dhe Colle di Tendës dhe rrugës Montgenèvre. Piemonti gjithashtu lidhet me Zvicrën me rrugët Simplón dhe Shën Bernardit të Madh. Aeroporti i rajonit, Torino-Caselle, kryen fluturime lokale dhe ndërkombëtare. Pemonti ka rrjetin më të gjatë të autostradave ndër rajonet italiane (rreth 800 km). Ai përhapet nga Torino, duke e lidhur atë me krahinat e tjera në rajon, si dhe me rajonet e tjera në Itali. Në vitin 2001, numri i veturave të pasagjerëve për 1000 banorë ishte 623 (mbi mesataren kombëtare prej 575).

Turizmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Turizmi në Piemont punëson 75.534 njerëz dhe aktualisht përbëhet nga 17.367 kompanitë që operojnë në sektorin e mikpritjes dhe hotelerisë, me 1.473 hotele dhe përshtatje turistike. Sektori gjeneron një qarkullim prej prej 2.671 milion Euro, 3.3% të 80,196 milionë Euro që përfaqësojnë shpenzimet e përgjithëshme të pritshme mbi turizmin në Itali. Rajoni gëzon pothuajse të njëjtin nivel të popullaritetit midis italianëve dhe vizitorët nga jashtë. Zonat tradicionale kryesore për turizmin në Piemonte janë Distrikti i Liqenit - "Riviera e Piemontit", që përbën 32.84 për qind të qëndrimeve të përgjithshme gjatë natës, dhe zona metropolitane e Torinos e cila përbën 26.51%. Në vitin 2006 Torino priti Lojërat XX Olimpike Dimërore dhe në vitin 2007 ai organizoi Universiadën XXIII. Turizmi Alpin ka tendencë për t'u përqëndruar në disa stacione shumë të zhvilluar si Alagna Valsesia dhe Sestriere.

Ndarja Administrative[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Torino

Piemonti ndahet në tetë provinca:

Në Piemont banojnë 42.321 shqiptarë


Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

45°04′N 7°42′E / 45.067°N 7.700°E / 45.067; 7.700