Fiat

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fiat Automobiles
LlojiShoqëri Aksionere
IndustriaPëpunime metali dhe mekanike
Themeluar në1899
Zyrat qendrore,
Njerëzit kyç
Olivier François, Drejtor operativ
Prodhimiautovetura
Fitimet800.000.000 Dollari amerikan (2012) Edit this on Wikidata
PrindiFiat S.p.A.
(nëpërmjet Fiat Group Automobiles)
Faqja e internetitwww.fiat.it

FIAT është marka automobilistike e Fiat Group Automobiles, e cila është po ashtu pjesë e grupit industrial Fiat S.p.A.

Marka ka një histori të gjatë, duke qënë se është themeluar në 11 korrik 1899Torino si shtëpi prodhimi e automjeteve, duke e rritur kapacitetin industrial edhe në sektorë të tjerë, duke u bërë grupi financiar më i rëndësishëm në Itali.

Nga 1 shkurti 2007 bën pjesë, bashkë me markën Alfa Romeo, Lancia, Abarth dhe Fiat Professional, e Fiat Group Automobiles, që përfaqëson degën kryesore të automobilëve Fiat S.p.A.

Historia e kompanisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kompania lindi prej vullnetit të përbashkët të disa njerëzve si: aristokratë, pronarë, biznesmenë dhe profesionistë Torinezë; të cilët nisën ndërtimin e një fabrike automobilësh.

Ideja e prodhimit të automobilëve në shkallë industriale iu erdhi dy miqve Emanuele Cacherano di Bricherasio dhe Cesare Goria Gatti (themelues të Klubi i Automobilëve të Italisë) që më parë kishin financuar kompaninë "Accomandita Ceirano & C.", e cila ndërtoi "Welleyes", një makinë e projektuar nga ing. Aristide Faccioli dhe e ndërtuar në mënyrë artizanale nga Giovanni Battista Ceirano.

Duke parë suksesin e "Welleyes" në prezantimin e saj, Bricherasio dhe Gatti i propozuan një grupi të njohurish për të blerë eksperiencën, në mënyrë që kompania "Accomandita Ceirano & C." të transferojë prodhimin në shkallë industriale, siç bëhej në fabrikat e Evropës Perëndimore.

Lorenzo Delleani, "Themeluesit e FIAT-it".
Janë figuruar në pikturë, sipas numrave: 1. Damevino, 2. Goria Gatti, 3. Biscaretti di Ruffia, 4. Racca, 5. Cacherano di Bricherasio, 6. Ceriana-Mayneri, 7. Agnelli, 8. Scarfiotti, 9. Ferrero

Përveç dy promotorëve të parë, u treguan të gatshëm për të marrë pjesë edhe konti Roberto Biscaretti di Ruffia, markezi Alfonso Ferrero di Ventimiglia, bankieri dhe industrialisti Michele Ceriana-Mayneri, avokati Carlo Racca, pronari Lodovico Scarfiotti, kambisti Luigi Damevino dhe industrialisti Michele Lanza.

Grupi i mësipërm, pas shumë takimesh për të arritur një marrëveshje,dhe pas marrjes së mbështetjes financiare të Bankës "Banco di Sconto e Sete" të Torinos, u ribashkuan për të nënshkruar "Konstituimin e Shoqërisë Anonime Fabbrica Italiana di Automobili – Torino".[1] Ortakët derdhën një kapital prej 800.000 lira në 4.000 aksione (rreth 10 milionë euro të sotshme) dhe ia dhanë presidencën Ludovico Scarfiottit.

Një ditë para konstituimit të kompanisë, Michele Lanza vendos të tërhiqet. Lanza kishte krijuar veçmas, në 1895, një nga makinat e para italiane, duke njohur problemet teknike me të cilat do të përballeshin, i dukej e panevojshme përjashtimi i Giovanni Battista Ceirano nga shoqëria, ekspertin kryesor të mekanikës. Pjesë e aksioneve të destinuara për Lanzan u morr nga Giovanni Agnelli, ndërsa pjesën tjetër të aksioneve i mori banka "Banco di Sconto e Sete".

Gjatë seancës së parë, këshilli i administratës të kompanisë së sapo formuar FIA (akronim i Fabbrica Italiana di Automobili sq: Fabrika Italiane e Automobilëve) bleu kompaninë "Accomandita Ceirano & C.", duke likujduar Ceiranom me shumën prej 20.000 lira.

Vetura e parë e ndërtuar nga FIAT-i ishte modeli "3½ HP", kopje e "Welleyes" e prodhuar në 8 ekzemplarë përgjatë vitit 1899. Po në të njëjtin vit, kompania ndryshoi emërimin në FIAT (akronim i Fabbrica Italiana Automobili Torino sq: Fabrika Italiane e Automobilëve Torino).

FIAT-i filloi prodhimin e stabilimentit të prodhimit të emëruar Lingotto1916 dhe filloi prodhimin në 1923.

Pas një periudhe të parë vështirësie zhvillimi, të shkaktuar nga disa rikapitalizime dhe nga ndryshime në përbërjen e kapitalit aksioner (jo gjithmonë në mënyrë paqësore), pronësia e shtëpisë automobilistike u ble pothuajse tërësisht nga Giovanni Agnelli, që u bë senator gjatë Fashizmit dhe do të qëndronte në krye të kompanisë deri në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Pasi rrezikoi të humbte pronën e tij në kompani duke u përfshirë me regjimin fashist, Agnelli ia kaloi komandën e kompanisë Vallettas, duke qënë i vetmi fëmijë mashkull, pasi Edoardo, vdiq në një aksident ajror. Valletta, njeri me cilësi jo të zakonshme, arriti të mbante kompaninë e familjes në këmbë, pas luftës FIAT ishte njëra nga pak kompanitë italiane që i rezistuan luftës.

Gianni Agnelli, trashëgimtari, u bë presidenti i FIAT-it në 1966 dhe qëndroi deri në 75-vjetorin e tij, kur normat statutore të kompanisë e detyruan të lërë presidencën.

Detyra iu dha në fillim në 1996 ish administratorit të deleguar Cesare Romiti dhe më pas në 1998 një drejtuesi xhenovez që për shumë vjet kishte punuar tek General Electric në SHBA, Paolo Fresco.

Kriza e grupit risjell vëllanë Umberton në presidencë në 2003; dhe pas vdekjes së Umbertos i vjen rradha në vitin 2004 Luca Cordero di Montezemolo. Trashëgimtari i families Agnelli, John Elkann, zuri vendin e zv.presidentit në moshën 28 vjeç po ashtu edhe anëtarë të tjerë të familjes bëjnë pjesë në këshillin e administrimit.

Drejtimi i Gianni Agnelli rriti dukshmërisht kapacitetet shumëkombëshe dhe sektoriale të kompanisë. Rritja, sigurisht e ndihmuar nga i ashtuquajturi "boom ekonomik" i viteve gjashtëdhjetë, ishte domethënës në ekonominë italiane dhe në tregun e jashtëm.

Aktivitetet strategjike të grupit, me origjinë të drejtpërdrejtë në prodhimin industrial të autoveturave (dhe pak më vonë mjete industriale dhe agrikulturale), me kalimin e kohës Fiat e diversifikoi prodhimin në shumë sektorë.

Fiat është grupi ekonomik më i madh në Itali, dhe ka një influencë të madhe ndërkombëtare, është i pranishëm në 61 vende me 1063 ndërmarrje që punësojnë rreth 223.000 njerëz, 111.000 prej të cilëve jashtë Italisë.

Modelet para luftës (1900-1945)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prodhimi i parë i autoveturës, në vitin 1900, u realizua me 150 punonjës në një stabiliment në Torino. Nga aty dolën 24 automjete model Fiat 3/12hp, kurioze ishin se këto mjete nuk ecnin mbrapsht. Përsëri në 1903 prodhimi ishte i limituar në 103 makina.

Fiat 1 Fiacre, taksia e parë prodhuar nga Fiat, në 1908

1902 daton edhe pjesëmarrje e parë në konkurset automobilistike.

Në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit XX fillon prodhimi i mjeteve tregëtare, prodhimi tramvajit, kamionave dhe motorrave detarë. Kompania nisi aktivitetet jashtë Italisë në 1908 me themelimin e Fiat Automobile CoSHBA dhe me ndërtimin në 1909 të stabilimentit Poughkeepsie; ndërkohë u rrit edhe numri i të punësuarve, duke arritur në 2500 makina në 1906. Në 1908 u prodhua Fiat 1 Fiacre, vetura e parë e destinuar për taksi e cila u eksportua për qytetet e Parisit, Londrës dhe Nju Jorkut.

Pak para shpërthimit të luftës së parë botërore, kompania torineze rinovoi komplet prodhimin duke nxjerrë një shumllojshmëri modelesh si: 1, 2, 3, 4, 5, 6; në këto modele për herëtë parë u përdor bateria dhe transmisioni kardanik. Në 1911 kompania përpiqet të ndëtojë një veturë specifike që të thyejë rekordin botëror të shpejtësisë, dhe kështu ndërtoi Fiat 300 hp Record, me motorr 29.000 cc dhe 290 kuaj fuqi, në gjëndje të arrinte 300 km/h.

Fiat 509

Para shpërthimit të luftës themelohet kompania vartëse e Fiatit Fiat lubrificanti, zgjeron edhe aktivitetin jashtë duke hapur një shoqëri në Rusi dhe fillon prodhimin në seri të Fiat Zero, nga e cila do të prodhoheshin rreth 2000 copë, të cilat kishin edhe impiant elektrik. Natyrisht që gjatë luftës i gjithë prodhimi për tregun civil ndaloi dhe u konvertuan në prodhim për ushtrinë, sidomos modeli Fiat 501.

Pas rifillimit të prodhimit pas luftës në 1919 kompania prezanton Fiat 501 për përdorim civil, si ky model Fiati arrin të hedhë në treg 45.000 copë. Ndërkohë vazhdon diversifikimi në mjetet industriale dhe të pjesëve; për pjesët e këmbimit u themelua kompania Magneti-Marelli.

Pas vizitës së Senatorit Agnelli në stabilimentet e Fordit, të themeluar nga Henry Ford1903SHBA, dukej qartë që e vetmja rrugë për rritjen e prodhimit ishte prodhimi në seri, nëpërmjet zinxhirit të montimit. Kjo metodë u zbatua në stabilimentin e ri Lingotto, stabiliment modern prej 153.000 m2, me 5 kate dhe një pistë prove për modelet e reja mbi çati.

Modelet në prodhim në vitet 1920 variojnë nga modeli utilitar Fiat 509 deri tek vetura e bollshme luksoze Fiat 529 e paisur me frena në të katërt rrotat dhe me timon të rregullueshëm. Një risi teknologjike e rëndësishme në 1928 ku Fiati, i pari në botë, përdor alumin për kokat e motorrëve.

Fiat 500 Topolino

Dhjetëvjeçari pasardhës paraprijës i shpërthimit të luftës së dytë botërore karakterizohet nga një politikë autarkike e Mussolinit që pengonte zhvillimin e jashtëm të kompanisë, por që ndihmon në zhvillim e tregut të brendshëm. Në këtë periudhë prezantohet Fiat 508 Balilla, në 1932, në fillim e paisur më kamio me 3 shpejtësi dhe më vonë (nga 1934) modernizohet me 4 shpejtësi, ky model shënon rekordin e prodhimit për Fiatin me mbi 110.000 makina të prodhuara. Pak vjet më vonë rekordi do të thërrmohej nga Fiat 500, e njohur në fillimet e saj si Topolino, e prezantuar në 1936, në njëzet vjet prodhim të këtij modeli u prodhuan 500.000 makina.

Fiat 1100

Pak para shpëthimit të luftës u inaugurua stabilimenti i ri Mirafiori ku u nda puna në turne dhe punohej 24 orë në ditë.

Një model i suksesshëm ishte edhe Fiat 6 cilindra 1500, lëshuar në fund të 1935, e cila dallohet për risinë në linjën aerodinamike; kjo linjë e re, do të zbatohej edhe tek Topolino1936 dhe tek Fiat Nuova Balilla 1100, Fiati i parë me titullin 1100, që u hodh në treg në qershor 1937. Prodhimi i fundit para lufte - doli në 1938 - ishte Fiat 2800, u ndërtuan vetëm 621 copë deri në 1944.

Lufta e dytë botërore solli në një rënie drastike të prodhimit të veturave pasi u prodhuan makina për luftën. Impiantet pësuan dëme të mëdha për shkak të bombardimeve dhe më vonë prodhimi ndaloi.

Prodhimi i Fiatit pas lufte[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fiat 500 B e vitit 1948

Fundi i konfliktit botëror la një grumbull hiri të impianteve të prodhimit, po kështu boshllëk la edhe vdekja e bashkëthemeluesit të Fiatit, drejtimi i kompanisë iu besua ing. Valletta. Vetëm në vitin 1948 dhe falë ndihmave thelbësore të Planit Marshall përfunduan punimet e rikonstruksionit të fabrikave dhe kështu nisi prodhimi. Megjithëse prodhimi filloi që në fund të 1945, me numër të limituar, filloi prodhimi i tri modeleve kryesore: 500 "Topolino", 1100 dhe 6-cilindëshja 1500.

Në 1948, në fillim të qershorit, bëhet rinivimi i parë pas lufte: lindi 500 B, që ndryshon nga paraardhësja sidomos pas një modifikimi në sistemin e ndarjes së motorrit, që kalon nga "valvulat anësore" tek më modernet dhe efiçentet "valvula në kokë", me një shtim në fuqi (nga 13 deri 16 KF) dhe shpejtësi (nga 85 deri 95 km/h). Në karroceri nuk u bënë ndryshime. Në më pak se tre muaj më vonë, në shtator 1948, del makina e parë "portobagazh" (station wagon) italiana e prodhuar në seri: bëhet fjalë për 500 B "Giardiniera".

1949 Topolino ndryshon veshje dhe bëhet 500 C. Në mars, versioni i ri ekspozohet në Sallonin Ndërkombëtar të Makinave në Gjenevë. Makinës iu bënë kryesisht modifikime estetike në karroceri.

Fiat 8V

1950 prezantohet modeli më i ri, Fiat 1400, që nxjerr në pension Fiat 1500; do të jetë modeli i parë me ngrohje. Në vitet në vazhdim do toë dilnin modele pak "të pazakontë" pë Fiatin e asaj kohe:në 1951 del Fiat Campagnola, gjysëm fuoristradë e cila bazohej tek amerikanja Jeep e përdorur nga Ushtria Amerikane gjatë luftës, një vit më vonë (1952) i vjen rradha Fiat 8V, një veturë sportive me 2 vende me amortizim të pavarur në të 4 rrotat. Një tjetër ngjarje e rëndësishme ishte në 1951 me prodhimin e avionit të parë Fiat modeli G80, Aeroplani reaktiv i parë i ndërtuar në Itali.

Viti 1952 ishte një vit pa shumë risi, gjithësesi - përveç modelit Belvederedhe sportives 8V - del në dritë modellt Fiat 1900 në dy versione: veturë (pothuaj identike me 1400 por me rrjetë radiatori të kromuar, xham i mbrapëm më i zmadhuar) dhe ajo me dy dyer e quajtur "Granluce". Në fund të vitit, kamioni i lehtë Fiat 615 fillon të shitet edhe me motorr me naftë (diesel).

1953 prodhimi në stabiliment arrin shifrën 71.000 njësi, ndërsa nga ana teknike fillon të prodhohet versioni i parë i Fiat 1400 me motorr me naftë (diesel), frymëzuar nga kamioni tip 615.

1954 Fiati nuk prezanton risi: në Sallonin e Torinos në pranverë, përveç veturabe eksperimentale me Turbinë (ekspozuar për qëllime reklamuese) prezantohen edhe modelet e reja 1400/1900 me parashtesën "A" që do të thotë që i janë bërë modifikime mekanike.

Fiat Nuova 500

1955 del në pension 500 C dhe prezantohet Fiat 600, modeli i parë që solli motorrizimin në masë të italianëve, dhe do të ndiqej në 1956 nga Fiat 600 Multipla, makina e parë "monovolum" italiane.

1956, pëveç Multiplas, del seria e re e 1400/1900 (tipi "B") dhe 1100/103 (tipi "E") ndërkohë që në 1957 del Fiat Nuova 500 po ashtu edhe seria e re e 1100/103.

Në fund të 1957 del edhe, zëvendësimi i 1100/103 TV, më pak sportivja por më luksoze Fiat 1200 "granluce". Shitjet e 1200 filluan në 1958, vit që nuk shënon ndonjë risi për Fiatin.

Modelet e viteve '60[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në harkun e pak viteve kompania pëpiqet të mbulojë kërkesa të shumta nga veturat e vogla me 2 dyer tek ato të mëdhatë dhe luksozet me modele të quajtura: berlina, giardinetta, coupé dhe spider, duke u bërë kështu kompania më e madhe italiane dhe një ndër më të mëdhatë në Evropë në ato vite.

Fiat 850

1964 prodhohet një tjetër veturë e suksesshme Fiat 850, me stilin veturë e vogël, coupé dhe spyder. Në 1966, në të njëjtin vit që bëhet ndërrimi i pushtetit ndërmjet Valletta dhe Av. Gianni Agnelli, prezantohet vetura sportive Fiat Dino, e projektuar së bashku me Ferrarin që prezanton të njëjin model me emrin e vet.

1967 prezantohet Fiat 124 që merr titullin Makina e Vitit, me mekanikën e saj Pininfarina krijon një model spider shumë cilësor. Në 1967 del Fiat 125 dhe fillon intensifikimi i prezencës së kompanisë në Jug të Italisë; përveç se blen pjesë të aksioneve të Ferrarit blen edhe Lancian. Në 1969 prezantohet makina e parë me motorr me tërheqje të mbrapme Fiat 128, e vila po ashtu merr titullin Makina e Vitit.

Modelet e viteve '70[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fillimi i viteve '70, përveçse përfaqësuan fillimin e prodhimit të Fiatit jashtë Italisë me hapjen e stabilimentit në Bashkimin Sovjetik, u prezantua në tregjet botërore Fiat 127, trashëgimtarja e Fiat 850, vetëm në 3 vite prodhim, u ndërtuan mbi një milionë ekzemplarë.

Fiat 127

Viti 1972 sjell modele të reja, zëvendësohet Fiat Nuova 500 (tashmë versioni R-Rinovuar) me Fiat 126ën e re, veturat u përfaqësuan nga Fiat 132 ndërsa sporive Fiat X1/9 (projektuar dhe ndërtuar nga Bertone). Pas disa vitesh pa risi, për shkak të krizës së naftës, del nl 1974 zëvendësuesja e Fiat 124, Fiat 131 e montuar në stabilimentin Mirafiori me teknikë pjesërisht të robotizuar, dhe Fiat 133 një përzierje mes 127 dhe 126 prodhuar dhe shitur vetëm jashtë (Spanjë dhe Argjentinë).

1978 fillon prodhimi i Fiat Ritmo, veturë e mesme ndryshe nga prodhimi i mëparshëm.

Fiat Auto S.p.A.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në të njëjtin vit kompania pëson ndryshime radikale në strukturë me krijimin e Fiat Auto Spa në të cilën u vendosën vetëm kompanitë në tregun e automobilizmit (Fiat, Lancia, Autobianchi dhe Abarth) me përjashtim të Feerrarit që, bashkë me Maseratin e cila kur u ble u bë pjesë e kompanisë, duke qënë se kompania kishte produkte të tjera përveç veturave si Fiat Ferroviaria, Fiat Avio dhe Fiat Trattori. Ndërkohë i gjithë prodhimi i mjeteve industriale u riemërua nga Fiat dhe u bashkua me markën Iveco.

Modelet e viteve '80[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fillim të viteve '80 u paraqit rinovim i Fiat Panda e vitit 1980 (dizenjim i Giugiaro). Fiat Argenta zëvendëson Fiat 132 në 1981 e cila ishte më shumë një rishikim i përgjithshëm. Fiat Regata zëvendëson Fiat 131 në 1983 e derivuar nga Ritmo.

FIAT Uno seria e parë

1983 del Fiat Uno (dizenjo e Giugiaro), trashëgimtare e Fiat 127, fiton edhe ajo titullin Makina e Vitit, e paisur me motorr FIRE 1000, deri më sot është modeli Fiat më i prodhuar, me mbi 8.000.000 makina.

1985 prodhohet makina e parë me të gjitha pjesët mekanike të Fiatit, Croma (dizenjo e Giugiaro), zëvendëson Argentan, njëkohësisht lëshohet Lancia Thema dhe Alfa Romeo 164 (dizenjo e Pininfarina). Pjesë e projektit ishte edhe Saab 9000.

1986 Fiati blen Alfa Romeon nga IRI.

1988 del Fiat Tipo që zëvendëson Fiat Ritmo, pas dy vitesh prezantohet Fiat Tempra zëvendësuese e Regatas, bashkëpunim me Alfa Romeo 155 dhe Lancia Dedra.

Gjithmonë në 1988 prezantohet një tjetër model historik i Fiatit, por kësaj here negativ: Fiat Duna, një veturë e vogël, version i vogël i Unos, lindur dhe prodhuar në Brazil ku pati shumë sukses, pasi u importua në Itali rezultoi një veturë e dështuar si nga ana estetike edhe mekanike.

Modelet e viteve '90[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fiat Punto (1993)

Vitet '90 karakterizohen me futjen në prodhim të modeleve që shohim në ditët e sotme në qarkullims, si Fiat Cinquecento e 1991 që zëvendësoi 126, veturë shumë e mirë e vogël për qytet po ashtu një makinë e mirë për mini-rally. Fiat Punto, që zëvendësoi Unon, lëshuar në 1993, e cila fiton çmimin Makina e Vitit 1995. Fiat Coupé e 1993 që zëvendësoi X1/9 e paisur me motorr 2000 cm³ me benzinë me aspirim Turbo, seria e parë me 4 cilindra, ndërsa seria e dytë 1.8 L dhe 2.0 L 5 clilindra 20 valvola si me Turbo ashtu edhe me aspirim natyral. Fiat Ulysse del në 1994, ajo ishte monovolumi i madh me sukses, e zhvilluar në bashkëpunim me grupin francez PSA (prodhohet edhe si Lancia Z, Peugeot 806 dhe Citroen Evasion). Fiat Barchetta, autoveturë spider me motorr 1.8 e dizenjuar nga Andreas Zapatinas që pati sukses si makinë sporive por edhe ekonomike. Fiat Bravo/Brava e 1995, trashëgimtare e Tipos e cilamori çmimin Makina e Vitit 1996. Fiat Marea e 1996, e derivuar nga Bravo/Brava, si trashëgimtare e Tempras.

Multipla e 1998

Fiat Seicento e 1998 si trashëgimtare e Cinquecento nga e cila ruajti pamjen e përgjithshme;u prodhua deri në vitin 2010 dhe u azhornua estetikisht në 2005, në këtë kohë iu ndryshua emri dhe u quajt Fiat 600 (numerike). Fiat Multipla, që merr emrin nga 600 Multipla, monovolum mesatar me 6 vende. Në shtator 1999 lëshohet seria e dytë e Puntos frut i projektit 188 me motorr 1.2 8v, 1.2 16v, 1.8 16v benzinë, 1.9 D naftë dhe e 1.9 JTD me injeksion të drejtpërdrejtë. Kjo makinë pati një sukses të madh, ndaj edhe ushit me emrin komercial "Punto Classic" deri në fillim të 2011 paralelisht me Grande Punto (Punto Classic prodhohet ende por jo në Itali, por në Polonia, në Serbi me liçensë për Zastavën, me emrin "Zastava 10").

Këto modele karakterizohen nga prezenca motorrizimeve të ndryshme si me benzinë 1.1, 1.2 8 dhe 16v, 1.4 me aspirim dhe turbo (ky i fundit u montua tek Punto GT), 1.6, 1.8, 2.0 litra aspirim dhe turbo si në versionin 4 cilindra 16v dhe 5 cilindra 20v. Këto modele u pajisën edhe me motorrë nafte (Diesel 1.7, 2.0 TD) dhe në disa raste me motorrë elektrikë me dy funksione (metan, me rënie të madhe fuqie por shumë ekonomike, dhe LPG (gaz i lëngshëm), me efiçencë 90% dhe shume ekonomike në krahasim me benzinën).

Projekti 178[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fiati, prej shumë vitesh, është impenjuar në shumë vende të botës duke njohur gusto të ndryshme në njohjen e makinave. Shembujt e parë të prodhimit në seri jashtë Italisë nisin në Vitet '80, në stabilimentet braziliane me një veturë të dështuar për tregun italian Duna, por pati një sukses të madh në Amerikën e Jugut. Po ashtu edhe Fiat Palio. Palio bën pjesë në "projektin 178" i cili ishte një seri makinash në të njëjtën familje por me ndryshime në bazë të vendeve ku eksportohej apo prodhohej. Përveç Palios bën pjesë edhe Fiat Siena (1997) dhe Fiat Albea (2002). Në 2003 u prezantua Fiat Panda e re.

Bëjnë pjesë në projektin 178 edhe Fiat Strada, një Pick-up e derivuar nga Palio, e importuar dhe shitur edhe në Europë me një sukes jo shumë të madh, po ashtu edhe Fiat Perla, në 2006 për tregun kinez. Perla nuk njohu sukses në Kinë ndaj dhe prodhimi ndaloi në 2008, linjat e montimit iu shitën kompanisë kineze Zotye.

Kamionët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mes shumë kamionëve të prodhuara nga Fiat dallon më i njohuri Fiat 682 dhe derivatet e tij (690, 687, 650, 643, 691, 662, 697, 642, 645, 693 dhe 684), i quajtur "Mbreti i Afrikës", i lëshuar në 1952, me një besueshmëri të lartë dhe fortësi, konkurrenti kryesor i OM Titano. Kamion i rëndësishëm ishte edhe Fiat 619, vëllai i 682-it, më pas erdhi Fiat 697 dhe në fundFiat 170. U prodhua edhe Fiat 130 zëvendësues i "Mbretit të Afrikës" dhe të 619-ës.

1968 FIAT V.I. ristrukturon prodhimin në botë me standartizimin e prodhimit të modeleve. Marka OM u integrua, francezja UNIC fillon të montojë vetëm motorra dhe kabina Fiat, në të gjitha fabrikat (Argjentinë, Nigeri, Turqi) prodhimi i kamionëve Fiat fillojë të ngjajë me modelet e prodhuara në Itali.

Në 1975, me kryesimin e Fiat V.I., u krijua Iveco, një bashkim i FIAT V.I., OM, UNIC-FIAT, dhe Magirus-Deutz. Në fillim u komercializuan modelet e vjetra me dhtimin e markës IVECO, më pas u zëvendësuan me modele të reja të projektuara nga vetë Iveco, Turbostarët dhe Turbotech deri tek më të rinjtë Eurocargo, Stralis dhe Trakker. Iveco është prodhuesi i dytë më i madh në Europë për mjetet e rënda që përfshin edhe markat Astra dhe SIVI.

Prodhimi i modeleve të sotme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Europë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tregu europian mbetet tregu kryesor i kompanisë. Në 2011 Fiati shiti 676.704 mjete, me rënie prej 17,3% në krahasim me vitin 2010[2].

Modelet Europiane[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

FIAT ofron aktualisht disa modele veturash me përmasa të vogla dhe mesatare; mungojnë veturat coupé dhe spider respektivisht nga 2000 me Fiat Coupé dhe nga 2005 me Fiat Barchetta. Modeli më i madh dhe i fuqishëm i markës, e derivuar nga SHBA-të, është Fiat Freemont e trgëtuar në 2011; bëhet fjalë për një crossover SUV që zëvendëson Fiat Croma e tërhequr nga tregu në 2011. Përveç makinave utilitare, si 500, Panda, Panda Classic, Qubo dhe Punto janë edhe modelet MPV (mjete shumë-përdorimëshe) kompakte si Fiat Doblò dhe Fiat 500L. Këtyre u shtohen edhe veturat me përmasa të vogla, si miniSUVi italo-japoneze Fiat Sedici. Në fund edhe vetura e mesme: Fiat Bravo.

Modeli Shitjet 2012
Fiat Panda 185.230
Fiat 500 147.198
Fiat Punto 141.205
Fiat Linea 34.613
Fiat Freemont 25.830
Fiat Bravo 17.260
Fiat 500 L 9.174
Fiat Sedici 8.683

Ruga e stilistike e veturave europiane[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nëse deri në mes të viteve dymijë stili i veturave europiane (dhe jo vetëm) iu besohej qendrave të projektimit të jashtme (Italdesign Giugiaro për Fiat Grande Punto dhe Fiat Idea, ose Bertone për Panda të 2003) modelet e fundit konceptohen dhe modelohen në Qendrën e Stilimit FIAT e drejtuar nga Roberto Giolito.

Amerika e Jugut[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Brazil Fiati ka një filial që prodhon modele dhe motorrë specifikë për Amerikën e Jugut. Në 2011 ishte lideri i tregut, para Volkswagenit. Me ndërtimin e impiantit në Betim, dhe atë të Goiana, ofron këto modele:

Në Brazil, edhe mjetet tregëtare të lehta të shitur në Europë me markën Fiat Professional, shiten me markën FIAT.

Fiat është e pranishme në prodhim edhe në Argjentinë, në qytetin Ferreyra, afër Cordoba.

Modelet e prodhuara në Brazil/Argjentinë ofrohen në tregjet kryesore jugamerikane si Kolumbi, Peru, Venezuelë, Kili.

Amerika e Veriut[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kohët e fundit u fut në treg duke shfrytëzuar shitësit e partnerit të ri Chrysler, Fiat u fut në treg në 2010 në Amerikën e Veriut me modelin Fiat 500. Prodhimi i modelit për tregun amerikanoverior kryhet në stabilimentin e ChryslerTolucaMeksikë.

Azi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Modelet Fiat janë pak të përhapur në tregun aziatik. Kushtet e sotme janë:

  • Kina. Fiat është e pranishme me bashkëpunim me Grupin GAC të cilët operojnë me kompaninë Fiat Viaggio, e deruvuar nga një model tjetër i grupit Fiat S.p.A. shkurt Dodge Dart (dhe kjo e derivuar nga Alfa Romeo Giulietta). Fiat 500 ka filluar të tregëtohet në Kinë në shtator 2011 [3]. Tregëtohen edhe Fiat Bravo dhe Fiat Freemont.
  • India. Tentativat e para të Fiatit për tu futur në tregun Inian datojnë nga 1957, preznca në Indi e Fiatit është akoma e limituar (pothuaj 16.733 vetura të shitura në 2011[4]. Fiat është e pranishme në Indi nëpërmjet Fiat India Automobiles Limited (FIAL), një bashkëpunim me prodhuesin vendas Tata Motors. Modelet e prodhuara janë Fiat Punto dhe Fiat Linea.
  • Japoni. Shtiten Fiat 500 dhe Fiat Punto.
  • Pakistan. Prania e Fiatit në këtë rajon daton nga viti 1948 nëpërmjet montuesit Raja Motors. Sot prodhohet seria e parë dhe e dytë e Fiat Uno.

Oqeani[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Australi dhe Zelandën e Re shpërndahet Fiat 500.

Afrikë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Afrikë e Veriut. Fiat është e pranishme në të gjithë Afrikën e Veriut (në vendet që lagen nga Deti Mesdhe) me të njëjtat vetura që tregëtohen në Europë.
  • Afrikë e Jugut. Shitet Fiat 500 dhe Fiat Punto.

Lista e kodeve të brëndshëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kompania që pas viteve 1950, për përdorim të brëndshëm për modelet përdori kode treshifërorë të cilët në rastin e Fiat (124-133) përkojnë me specifikat e modelit. Më poshtë është një listë jo e plotë e kodeve shoqëruar me emrin komerical të modelit.

Kodi i brëndshëm Emri komercial Prodhimi Figura
Modeli 100 Fiat 600, Fiat 770 1955–1969
Modeli 100 G Fiat 850 N / Coupé / Spider / T, Fiat 900 T / E 1964–1981
Modeli 101 Fiat 1400 1950–1958
Modeli 103 Fiat 1100-103, Fiat 1200 1953–1970
Modeli 104 Fiat 8V 1952–1955
Modeli 105 Fiat 1900, Fiat Campagnola 1952–1958
Modeli 110 Fiat Nuova 500 Limousine 1957–1977
Modeli 112 Fiat 1800, Fiat 2100 1959–1968
Modeli 114 Fiat 2300, Fiat 2300 S Coupé 1961–1968
Modeli 115 Fiat 1500 / C, Fiat 1500 Cabriolet 1961–1968
Modeli 116 Fiat 1300 / C 1961–1966
Modeli 118 Fiat 1500 / S / L, Fiat 1600 Cabriolet 1961–1968
Modeli 120 Fiat Nuova 500 Giardiniera (Kombi) 1960–1972
Modeli 124 Fiat 124, Fiat 124 Coupé, Fiat 124 Spider 124 Limousine: 1966–1975;

124 Coupé: 1967–1976; 124 Spider: 1966–1985

Modeli 125 Fiat 125 1967–1972
Modeli 126 Fiat 126, Fiat 126 BIS 1972–2000
Modeli 127 Fiat 127 1971–1987
Modeli 128 Fiat 128, Fiat X1/9 128: 1969–1983;

X1/9: 1972–1988

Modeli 130 Fiat 130, Fiat 130 Coupé 130 Limousine: 1969–1976;

130 Coupé: 1971–1977

Modeli 131 Fiat 131 1974–1984
Modeli 132 Fiat 132, Fiat Argenta 132: 1972–1981;

Argenta: 1981–1986

Modeli 133 Fiat 133 1975–1976
Modeli 135 Fiat Dino 1966–1974
Modeli 138 Fiat Ritmo, Fiat Regata Ritmo: 1978–1988;

Regata: 1983–1990

Modeli 141 Fiat Panda (1. + 2. Serie) 1980–2003, Facelift 1986.
Modeli 146 Fiat Uno, Fiat Duna Uno: 1983–1995;

Duna: 1987–1992

Modeli 147 Fiat 147 (Brasilien) bzw. Fiat Fiorino 1977–2000
Modeli 150 Fiat 500 (2007) prej vitit 2007
Modeli 154 Fiat Croma I 1985–1996, Facelift 1991.
Modeli 159 Fiat Tempra 1990–1996, Facelift 1993.
Modeli 160 Fiat Tipo 1988–1995, Facelift 1993.
Modeli 169 Fiat Panda (3. Serie) 2003–2012
Modeli 170 Fiat Cinquecento 1991–1998
Modeli 175 Fiat Coupé 1994–2000
Modeli 176 Fiat Punto I 1993–1999, Facelift 1997.
Modeli 178 Fiat Palio, Fiat Siena, Fiat Strada prej vitit 1996
Modeli 179 Fiat Ulysse II 2002–2011, Facelift 2008.
Modeli 182 Fiat Bravo, Fiat Brava 1995–2001
Modeli 183 Fiat Barchetta 1995–2005
Modeli 185 Fiat Marea 1996–2002
Modeli 186 Fiat Multipla 1999–2010, Facelift 2004
Modeli 187 Fiat Seicento 1998–2009, Facelift 2000
Modeli 188 Fiat Punto II 1999–2007, Facelift 2003
Modeli 192 Fiat Stilo 2001–2008, Facelift 2004
Modell 194 Fiat Croma II 2005–2010, Facelift 2008
Modeli 198 Fiat Bravo prej vitit 2007
Modeli 199 Fiat Grande Punto, Fiat Punto Evo prej vitit 2005, Facelift 2009
Modeli 220 Fiat Ulysse I, Fiat Scudo Ulysse: 1994–2002, Facelift 1998; Scudo: 1995–2006, Facelift 2004
Modeli 223 Fiat Doblò (Cargo). Als PKW: Modell 119 prej vitit 2001
Modeli 230 Fiat Ducato 2. Serie (Bus + Kastenwagen + Pritschenwagen) 1994–2002
Modeli 238 Fiat 238 Bus + Pritschenwagen 1966–1982
Modeli 242 Fiat 242 Kastenwagen + Pritschenwagen 1975–1987
Modeli 244 Fiat Ducato 2. Serie (Facelift) 2002–2006
Modeli 250 Fiat Ducato 3. Serie prej vitit 2006
Modeli 280 Fiat Ducato 1. Serie (Bus, Kasten- u. Pritschenwagen) 1981–1990
Modeli 290 Fiat Ducato/Talento 1. Serie (Facelift) 1990–1994
Modeli 326 Fiat Palio II, Fiat Grand Siena prej vitit 2011
Modeli 327 Fiat "Novo" Uno prej vitit 2010
Modeli 330 Fiat 500L prej vitit 2012
Modeli 334 Fiat 500XL prej vitit 2013
Modeli 349 Fiat Panda III prej vitit 2011
Modeli 350 Fiat Idea prej vitit 2003
Modeli 500 Super Fiat 500 Traktor
Modeli 540 Fiat 540 Traktor

Motorët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gama e motorëve pëbëhet nga shtytës të familjes së motorëve Fire me katër cilindra si me aspirim edhe turbo me fuqi deri 170 kuaj. Po ashtu edhe motori i ri 1.742 benzinë turbo me injeksion të drejtpërdrejtë e prodhuar në Pratola Serra që pajis modelet më të fuqishme të Alfa Romeo dhe Lancia. Në 2010 Fiati paraqiti motorin e ri dy-cilindërsh 0,9 litra TwinAir me teknologji MultiAir. Motorët me naftë janë klasikët Multijet me katër ose pesë cilindra 1.3, 1.6, 2.0 dhe 2.4 3.0 litra V6.

Pasqyrat financiare 2008[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fiat Group ka përfituar në 2008 59,38 miliardë euro të ardhura:

  • 26,93 nga Fiat Group Automobiles S.p.A.
  • 12,72 nga CNH Inc.
  • 10,76 nga Iveco S.p.A.
  • 7 nga Fiat Powertrain Technologies S.p.A.
  • 5,44 nga Magneti Marelli S.p.A.
  • 1,92 nga Ferrari S.p.A.
  • 1,39 nga aktivitete të tjera
  • 0,83 nga Teksid S.p.A.
  • 0,82 nga Maserati S.p.A.

Të gjitha të dhënat financiate janë shprehur në euro.

Logoja FIAT[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Logoja Fiat me shirita e shkruar "F I A T" zgjati:

  • në pjesën e përparme, nga 1968 deri në shtator 1982 (e zezë);
  • si simbol zyrtar, nga 1968 deri 1979 (e zezë), dhe nga 1979 deri në 1991 (blu);
  • në pjesën e mbrapme nga 1968 deri në shtator 1982 e zezë), dhe nga shtatori 1982 deri në 2003 (blu).

Nga shtatori 1982 në pjesën e përparme ishin karakteristike shiritat e kromuar, që ubënë më të vogla në 1989 dhe nga 1993 deri në 1999 u zvogëluan dhe u kornizuan në një ketror blu, në të njëjtat përmasa me shiritat. Nga 1999 deri në 2003 logoja e vjetër u vendos në pjesën e prapme të mjetit ndërsa para u vendos logoja e re (që ngjante me logon e vitit 1929). Logoja e fundit u krijua me rastin e 100 vjetorit të Fiatit, dhe u quajt "logoja e tranzicionit". Në 26 tetor 2006 drejtuesit vendosin ta ndryshojnë sërish logon, duke e vendosur atë në fillim tek Fiat Bravo2007.

Shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ fiatspa.com (red.). "Storia 1899/1910". Arkivuar nga origjinali më 29 gusht 2012. Marrë më 25 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "ACEA - European Automobile Manufacturers' Association". Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2013. Marrë më 25 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ [1]
  4. ^ [2]

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Dessì F., Storia Illustrata dell'Auto Italiana, vol. I, Milano, Giumar di Piero De Martino e C., 1961.
  • Dessì F., Storia Illustrata dell'Auto Italiana, vol. II, Milano, Giumar di Piero De Martino e C., 1962.
  • Volpato G., Il caso FIAT. Crisi e riorganizzazione strategica di un'impresa simbolo, ISEDI, 2004.
  • F. Di Giorgio - G.Gentile "La FIAT e gli anni di piombo in provincia di Frosinone" F.Ciolfi

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]