Jump to content

Trentino-Tiroli Jugor

Coordinates: 46°04′N 11°07′E / 46.067°N 11.117°E / 46.067; 11.117
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Trentino-Tiroli Jugor
Trentino-Alto Adige
Flamuri i {{{official_name}}}
Stema zyrtare e {{{official_name}}}
Popullsia
 • Gjithsej1,037,114
Faqja zyrtarewww.regione.taa.it

Trentino-Tiroli Jugor (italisht: Trentino-Alto Adige, gjermanisht: Trentino-Südtirol,) është një rajon autonom në Italinë veriore.

Përbëhet nga dy provinca: Trento, në të cilën jetojnë folësit e gjuhës italiane dhe Tiroli Jugor, ku jetojnë folësit e gjuhës gjermane. Kjo zonë ishte pjesë e Austro-Hungarisë deri në aneksimin nga Italia në vitin 1919. Nga viti 1919 deri në vitin 1947 rajoni quhej Venecia Tridentina .

Provincat e rajonit të Trentino-Tiroli Jugor

Ky rajon autonom kufizohet në veri me Austrinë, në perëndim me rajonin e Lombardisë dhe në jug me Veneton. Rajoni ka një sipërfaqe prej 13.619 km², është krejtësisht malor dhe përfshin zonën e Dolomiteve dhe Alpeve Jugore. Rruga më e lehtë është ajo e cila kalon nëpër qafën malore Brennerpass e cila gjendet në veri të rajonit në kufi me Austrinë.

Zona e sotme e Tirolit Jugor u pushtua nga romakët në shek e 15 P.e.s. Pas rënies së Perandorisë Romake, ishte e ndarë në Lombardiezët (Salorno), Alamanët (Val Venosta) dhe Bavarezët (nga Bolzano deri në Brenner). Pas krijimit të Mbretërisë së Italisë nën Karlin e Madh, kufiri u shtri nga Trento, dhe duke përfshirë Bolzano dhe Venostën, ndërsa Vojvoda Bavareze kishte marrë pjesën tjetër të territorit.

Në vitin 1943 , pasi kapitullimit të Italisë, rajoni u pushtua nga Gjermania Naziste dhe u sundua deri në mbarim të luftës. Sundimi italian u rivendos në vitin 1945.

Gjatë miratimit të kushtetutës së re italiane, në vitin 1946, Italia dhe Austria arritën marrëveshje për ti dhënë autonomi të konsiderueshme këtij rajoni. Kushtetuta hyri në fuqi në vitin 1947. Gjuha gjermane dhe gjuha italiane ishin dy gjuhët zyrtare, dhe gjuha gjermane përsëri u lejua në shkolla. Megjithëse u arrit kjo marrëveshje ajo nuk i kënaqi as popullsinë gjermanishtfolëse, as qeverinë austriake dhe kështu u rritën tensionet ndërmjet dy shteteve. Kjo çështje u soll para OKB-së, në vitin 1960. Raundi i ri i negociatave u zhvillua në vitin 1961, për shkak të veprimeve terroriste që kishin filluar separatistët.

Në vitin 1971 u arrit në marrëveshje, që kontradiktat mbi Tirolin e Jugut të zgjidhen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Gjithashtu u arrit marrveshja për autonomi më të madhe për rajonin dhe u ra dakord që Austria të mos ndërhyjë në punët e brendshme të rajonit. Marrëveshja ishte e kënaqëshme, dhe tensionet separatiste u qetësuan. Pozita e rajonit është përmirësuar me hyrjen e Austrisë në BE, në vitin 1995, gjë që ka përmirësuar bashkëpunimin ndër-kufitar.

Luginat pjellore të rajonit mundësojnë prodhimin e verës, frutave, produkteve të qumështit, dhe drurit. Industria bazohet kryesisht në prodhimin letrës, kimikateve dhe metaleve. Rajoni është një eksportues i rëndësishëm i energjisë elektrike. Turizmi është shumë i rëndësishëm për rajonin, veçanërisht turizmi dimëror në luginën Gröden.

Në këtë rajon jetojnë 10.170.000 banorë (498.000 në Tirolin Jugor dhe 519.000 në Trento). Pjesa më e madhe e popullsisë (61%) flet italisht, gjuhën gjermane e flasin 35 % e popullsisë dhe 4 % flasin gjuhën lokale ladine. Në Tirolin Jugor, mbizotëronon gjuha gjermane (rreth 68 %), edhe pse në qytetin kryesor të Bolzanos, tri të katërtat e popullsisë flasin italishten.

Në Trentino, është një numër i vogël i folësve gjermanë. Ata jetojnë kryesisht në komunën e Luzernës dhe në katër komuna tjera të tjera në luginën Bersntol / Mócheno. Gjithashtu në rajon jetojnë folësit e gjuhës ladine në luginën e Fassas. Në kundërshtim me statusin e Tirolin e Jugut gjuhët e pakicave në Trentino nuk janë të mbrojtura siq duhet.

Provincat e rajonit Trentino-Tiroli Jugor

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

46°04′N 11°07′E / 46.067°N 11.117°E / 46.067; 11.117