Siçilia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Italisht : Sicilia
Rajon
noform
Pamje nga
Stema_figuraSicilian Flag.svg
Administrimi
Shteti Flamuri Italia
Kryeqendra Palermo
Presidenti Nello Musumeci
Partia DB
Sipërfaqja dhe popullsia
Sipërfaqja 25.832,39 km2
Popullsia 4.969.147 banorë
Dendësia 340,28 banorë/km2
Të dhëna të tjera
Zona Kohore UTC+1
Nr. i provincave 9
Faqja Zyrtare www.regione.sicilia.it


Siçilia italisht: Sicilia është një trevë autonome me status special, që bën pjesë në shtetin e Italisë. Shtrihet në vazhdim të Kalabrisë. E ndan ngushtica e Mesinës 3 km e gjerë dhe 100 m e thellë. Me sipërfaqe 25.710 km2, është ishulli më i madh i Italisë dhe një nga ishujt më të mëdhenj të Detit Mesdhe. Popullsia e saj është 5 milionë banorë dhe dendësia e popullsisë 193 banorë për km2.

Kryeqyteti i Siçilisë është Palermo (686.722 banorë), ndërsa qytetet më të rëndësishme janë : Katania (313.110 banorë), Mesina (252.026 banorë), Sirakuza (123.657 banorë), Gela (72.774 banorë), Trapani (68.346 banorë), Kaltaniseta (61.438 banorë), Agrixhento (54.619 banorë), Raguza (68.956 banorë), Marsala (50.000 banorë) dhe Ena (28.983 banorë).

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arbëreshët e Siçilisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eparkia e Horës së Arbëreshëvet, dioqeza arbëreshe në ritit lindor, vendi administrativ ku ndodhen katundët shqiptarë

Siçilia ka shumë katunde të banuar me Arbëreshë. Fillimisht, në shekullin e pesëmbëdhjetë, shqiptarët në Siçili ishin në nëntë vende, por vetëm ata që janë në krahinën e Palermos (pesë vende) qëndruan shqiptarë. Tre janë vendet më të vlera sot, ndër të cilat edhe janë arbëreshë dhe shqiptarë, ku flitet gjuha arbëreshe, mbahen zakonët, veshjet tradicionale dhe riti krishterë bizantin-ortodoks. Këta janë: Hora e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi), qyteti kryesor më i madh dhe populluar arbëreshë në Itali, Kundisa (Contessa Entellina), ndër katundët më të lashtë, Shëndastina (Santa Cristina Gela), vendi më i vogël dhe i ri ndërtuar nga shqiptarët e Horës së Arbëreshëvet. Kanë qënë asimiluar Munxifsi dhe Pallaci. Hora e Arbëreshëvet ka 15.135 banorë arbëreshë, shumica shpërndar në Palermo.

Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Commons: Sicilia – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Shiko edhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]