Kombëtarja shqiptare nën-20 e futbollit
Shoqata | Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) | |||
---|---|---|---|---|
Konfederata | UEFA (Evropë) | |||
Trajneri | Ilir Biturku | |||
Kapiteni | Elmir Lekaj | |||
Më shumë ndeshje | Amir Rrahmani (5) Aldo Teqja Marvin Turtulli Klaudio Hyseni Ilir Kastrati Enis Gavazaj Maldin Ymeraj Valon Ahmedi Erion Hoxhallari Arben Muskaj | |||
Më shumë gola | Ardit Shehaj (1) Amir Rrahmani Marvin Turtulli Klaudio Hyseni Ilir Kastrati Klodian Gino | |||
Stadiumi | Elbasan Arena Stadiumi Loro Boriçi | |||
Kodi I FIFAs | ALB | |||
| ||||
Aktual | Rënditja e FIFAs |
Kombëtarja shqiptare nën-20 e futbollit është ekipi kombëtar nën-20 i Shqipërisë dhe kontrollohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Ekipi nën-20 konsiderohet si ekipi që furnizon ekipin nën-21 me lojtarë. Shumica e lojtarëve që thirren në këtë moshën kanë luajtur të paktën një ndeshje me ekipin nën-21.
Për shkak se UEFA nuk ka asnjë kompeticion për kombëtaret nën-20, Shqipëria nën-20 ka garuar vetëm në kualifikueset e Kupës së Botës nën-20 që mbahen një herë në dy vite. Ekipi u krijua në vitin 2009 dhe në atë vit mori pjesë në Lojërat Mesdhetare në Peskara të Italisë. Ata morën pjesë edhe në edicionin e rradhës katër vite më pas, që u zhvillua në Mersin të Turqisë.
Në vitin 2017, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të "ringjallte" ekipin nën-20 duke e vendosur në një ndeshje miqësore kundër Gjeorgjisë; ndeshja u zhvillua më 14 nëntor 2017 në Stadiumin David Petriashvili të Tbilisit.[1]
Stafi teknik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimi: [2]
Pozicioni | Emri |
---|---|
Trajneri | Ilir Biturku |
Ndihmës-trajneri | Olsi Uku |
Trajneri i portierëve | Fotis Kristidhi |
Trajneri atletik | Ervis Peza |
Doktori i ekipit | Erald Derveni |
Fizioterapisti | Gledi Rexha |
Fizioterapisti | Edison Koçi |
Materialet bazë | Roland Rarani |
Historia në turnamente
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lojërat Mesdhetare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rekordi në Lojërat Mesdhetare | ||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Viti | Raundi | Pozicioni | Nd | F | B | H | Gsh | Gp |
2009 | Faza e grupeve | 10të | 2 | 0 | 0 | 2 | 1 | 5 |
2013 | Faza e grupeve | 8të | 5 | 0 | 1 | 4 | 5 | 11 |
Gjithsej | 0/2 | Më i mirë: 8të | 7 | 0 | 1 | 6 | 6 | 16 |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "NDESHJET E NËNTORIT PËR U-21 DHE U-20". Federata Shqiptare e Futbollit. 24 tetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2017. Marrë më 24 tetor 2017.
Sektori i Ekipeve kombëtare në FSHF ka tashmë zyrtare edhe daten për ndeshjen miqësore të skuadrës kombëtare U-20, që përfshin lojtarë të datëlindjes U-20, përkatësisht me Gjeorgjinë.
- ^ "Kombëtarja U-20". Federata Shqiptare e Futbollit. Marrë më 30 prill 2020.