Enis Gavazaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Enis Gavazaj

Gavazaj me Shqipërinë U21 më 2014
Të dhënat vetjake
Datëlindja21 mars 1995
VendlindjaPrizren, Kosovë
Gjatësia1.77 m (5 ft 10 in)
PozicioniMesfushor anësor i majë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
KF Skënderbeu
Numri7
Karriera me të rinjtë
2003–2008Getoari
2008–2011KF Liria
2011–2013KF Prishtina
2013K.A.A. Gent
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2013–2016K.A.A. Gent7(0)
2015–2016K.S.V. Roeselare (huazim)5(0)
2016–KF Skënderbeu53(3)
Karriera ndërkombëtare
2012–2013Shqipërinë U196(1)
2013Shqipërinë U205(0)
2013–2016Shqipërinë U2111(1)
2018–Shqipëria0(0 -->)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Enis Gavazaj (lindi më 21 mars 1995) është futbollistë shqiptarë i cili luan për KF Skënderbeu dhe kombëtaren shqiptare.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai filloi karrierën e tij rinore në moshën 8 vjeç në akademinë e shkollës Getoari KF Liria, ku u zhvendos në skuadrën rinore të klubin në vitin 2008 dhe qëndroi për 3 vite para se të shkojë të luaj për skuadrën më të suksesshëm kosovare KF Prishtina në moshën 16 vjeç.[1][2] Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Gavazaj së bashku me Liridon Latifi dhe Lorik Aliu shkuan në Gjermani për test në klubin Borussia Dortmund i cili fillimisht zgjati një javë, por u zgjerua më pas në mënyrë që lojtarët të mund të shfaqeshin në Kupën e të Rinjve të FIFA Blue Stars dhe në turneun ndërkombëtare rinore të RUHR-Cup. Tri lojtarët u kthyen në Prishtinë pasi nuk i'u ofruan kontratë.[3] Gavazaj qëndroi tri vite me Prishtinën, më 8 gusht 2013 ai nënshkroi kontratë me klubin belgë K.A.A. GentLigën Jupiler.[4]

Gent[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gavazaj u thirr për herë të parë në skuadrën e parë në ndeshjen kundër Anderlecht, më 15 dhjetor 2013, i cili përfundoi me rezultat 1-2 humbje me Gavazaj në zëvendësim.[5] Debutimi i tij konkurrent ndodhi më 26 janar të vitit tjetër, duke hyrë në lojë në momentet e fundit në ndeshjen me Genk.[6]

Goli i tij i parë erdhi shtatë ditë më vonë kundër Cercle Brugge, duke ardhur në pjesën e dytë të lojës dhe duke asistuar Habib Habibou.[7] Ai përfundoi sezonin duke paraqitur në 7 ndeshje të ligës, duke mbledhur 175 minuta në fushë pasi Gent përfundoi në vendin e 7-të.

Gavazaj nuk mundi të luaj për 4 muaj që në fillim të sezonit 2014-15, për shkak lëndimeve që ka pasur. Më 6 korrik 2015, ai u huazua në klubin e Divizionit të Dytë Roeselare për të fituar më shumë përvojë duke shijuar më shumë mundësi për të luajtur.[8] Ai bëri debutimin e tij më 7 gusht duke luajtur në pjesën e dytë kundër Seraingut.[9]

Skënderbeu Korçë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 6 qershor 2016, Gavazaj u transferua në KF Skënderbeu duke nënshkruar kontratën deri në qershor 2019.[10] Ai bëri debutimin e tij më 24 gusht në Superkupën e Shqipërisë 2016 kundër KukësitStadiumin Selman Stërmasi.[11] Gavazaj bëri paraqitjen e parë në Kategorinë Superiore në ndeshjen kundër KS Flamurtari, duke luajtur 15 minutat e fundit.[12] Gavazaj përfundoi sezonin e parë në Korçë me 31 paraqitje, përfshirë 24 në ligë, duke shënuar 2 gola, Skënderbeu përfundoi i treti në kampion, humbi në finalen e kupës me Tiranën.[13]

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vëllau i tij Zenel Gavazaj është gjithashtu futbollistë që luan për LirinëRaiffeisen Superliga.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Enis Gavazaj - Best Moments
  2. ^ Enis Gavazaj Arkivuar 28 shtator 2017 tek Wayback Machine at FC Prishtina
  3. ^ Avni Durmishi (24 prill 2013). "Latifi, Gavazaj e Aliu: afër Borussia Dortmund". KF Prishtina. Arkivuar nga origjinali më 16 mars 2016. Marrë më 3 prill 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Gavazaj firmos për Gent në Belgjikë". 8 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2017. Marrë më 27 shtator 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Gent vs. Anderlecht 1 – 2" (në anglisht). Soccerway. 15 dhjetor 2013. Marrë më 15 dhjetor 2013.
  6. ^ "Genk vs. Gent 1 – 2" (në anglisht). Soccerway. 26 janar 2014. Marrë më 27 janar 2014.
  7. ^ "Cercle Brugge vs. Gent 1 – 4" (në anglisht). Soccerway. 8 mars 2014. Marrë më 8 mars 2014.
  8. ^ "ENIS GAVAZAJ 1 JAAR VERHUURD AAN KSV ROESELARE" [Enis Gavazaj 1 vit huazim te KSV Roeselare]. Kaagent.be. 6 korrik 2015. Marrë më 6 korrik 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "SV Roeselare vs. RFC Seraing 0 – 2" (në anglisht). Soccerway. 7 gusht 2015. Marrë më 7 gusht 2015.
  10. ^ "Enis Gavazaj, firmos me Skënderbeun". kfskenderbeu.al. 26 qershor 2016. Arkivuar nga origjinali më 13 gusht 2016. Marrë më 26 qershor 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Rinald Bregasi (24 gusht 2016). "Kukësi fiton Superkupën e Shqipërisë". Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2016. Marrë më 25 gusht 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Erald Kodheli (7 shtator 2016). "Skënderbeu, start nën shenjën e Salihit". SuperSport Albania. Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2016. Marrë më 7 shtator 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Tirana fiton Kupën e Shqipërisë, sezoni 2016-2017". FSHF.org. 31 maj 2017. Marrë më 19 qershor 2017.