Liridon Latifi
|
Latifi me Kukësin në vitin 2016 | |||
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Liridon Latifi | ||
| Data e lindjes | 6 shkurt 1994 (32 vjeç) | ||
| Vendi i lindjes | Prishtinë, Kosovë | ||
| Gjatësia | 1.82 m (6 ft 0 in) | ||
| Pozicioni(et) | Mesfushor i djathtë | ||
| Informacioni i ekipit | |||
Ekipi aktual | Sheriff Tiraspol | ||
| Numri | 27 | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| 2005–2011 | Flamurtari | ||
| 2011–2013 | Prishtina | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 2011–2015 | Prishtina | ? | (?) |
| 2015–2017 | Skënderbeu | 76 | (21) |
| 2017–2021 | Puskás Akadémia | 29 | (1) |
| 2019–2020 | → Sheriff Tiraspol (huazim) | 11 | (1) |
| 2021–2023 | Vllaznia Shkodër | 50 | (13) |
| 2023–2024 | Tirana | 30 | (7) |
| 2024– | Shkëndija | 38 | (7) |
| Karriera ndërkombëtare‡ | |||
| 2012–2013 | Shqipëria U19 | 1 | (0) |
| 2015–2016 | Shqipëria U21 | 9 | (4) |
| 2016– | Shqipëria | 5 | (0) |
|
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 15 dhjetor 2018 ‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 9 tetor 2017 | |||
Liridon Latifi (lindur më 6 shkurt 1994) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mesfushor i djathtë për klubin moldav Sheriff Tiraspol dhe kombëtaren shqiptare.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Skënderbeu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Latifi u transferua te Skënderbeu më 28 dhjetor 2014 në një marrëveshje tre-vjeçare, duke marrë numrin e tij të preferuar 27 për pjesën e dytë të sezonit 2014–15.[1] Gjatë prezantimit të tij, mesfushori deklaroi: "Objektivat e mi janë të njëjta me ato të klubit".[2] Latifi fitoi kampionatin në pjesën e dytë të sezonit; ai luajti gjithsej 18 ndeshje midist kampionatit dhe kupës, duke shënuar gjithashtu pesë gola, të gjitha në kampionat. Në përfundim të sezonit, Latifi e rinovoi kontratën e tij aktuale me klubin edhe për një vit tjetër.[3]
Sezoni 2015–16
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 19 nëntor 2015, Latifi mori kartonin e kuq të parë në karrierë gjatë humbjes 2–1 jashtë fushe kundër Kukësit; ai u përjashtua nga gjyqtari për sjellje të dhunshme pasi ai sulmoi lojtarin kundërshtar Gledi Mici.[4] Për këtë veprim, ai u ndëshkua me pesë ndeshje pezullim nga komisioni i disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbolli.[5] Në fund të sezonit, ku Skënderbeu fitoi një tjetër titull, Latifi u emërua Talenti i Sezonit i Kategorisë Superiore nga shoqata "Sporti nga bashkon".[6]
Puskás Akadémia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 25 gusht 2017, Latifi u transferua në Hungari te klubi elitar Puskás Akadémia për 1 milion €.[7] Ai firmosi një kontratë katër-vjeçare me vlerë 30,000 € në sezon.[8] Latifi u prezantua në të njëjtën ditë, dhe pasi mori fanellën me numrin 27, deklaroi: "Do ta ndihmoj Puskás Akadémia të arrij objektivat e saj".[9]
Ai shënoi golin e parë me klubin më 25 gusht 2018 në një ndeshje kampionati kundër Paksi e cila u mbyll me një disfatë 3–1 jashtë fushe.[10] Më vonë, më 26 shkurt të vitit të ardhshëm, Latifi shënoi golat te parë në kupë në formë triplete në fitoren 3–1 në shtëpi kundër të njëjtit kundërshtar.[11] Ai u largua nga klubi në përfundim të sezonit 2018–19 pas një periudhe të vështirë në Hungari.
Sheriff Tiraspol
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 24 qershor 2019, Latifi u zyrtarizua si lojtari më i ri i klubit moldav Sheriff Tiraspol.[12] Ai debutoi me ekipin më 5 korrik kundër klubit amator FC Sireți në ndeshjen e kthimit të raundit të 16-tave të Kupës së Moldavisë, duke shënuar një tregolësh në fitoren shkatërrimtare 15–0. Ekipi i tij u kualifikua për në raundin tjetër me rezultatin rekord 27–0.[13]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Adriatik Balla (28 dhjetor 2014). "Liridon Latifi lë Prishtinën për Skënderbeun, Tirana ndjek rivalët". Sot.com.al. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 3 prill 2016.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Latifi, kontratë 3-vjeçare me Skënderbeun". Panorama Sport. 28 dhjetor 2014. Marrë më 3 prill 2016.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Liridon Latifi rinovon i pari". Panorama Sport. 23 maj 2015. Marrë më 3 prill 2016.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Kukësi vs. Skënderbeu Korçë 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 19 nëntor 2015. Marrë më 3 prill 2016.
- ↑ "FSHF dënon rëndë talentin Liridon Latifi". Telegrafi.com. 19 nëntor 2015. Marrë më 19 nëntor 2015.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Talenti i sezonit "gjysmagjel"". Sport Ekspres. 1 qershor 2016. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2018. Marrë më 16 qershor 2018.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Llazi Saro (14 gusht 2017). "Merr fund "telenovela" Latifi, mesfushori shitet në Hungari. Ja sa përfiton Skënderbeu". Panorama Sport. Marrë më 25 gusht 2017.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Shkroi historinë me Skënderbeun, Latifi "ia mbath" te klubi i ripublisher=Panorama Sport". 25 gusht 2017. Marrë më 26 gusht 2017.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "SZÉLSŐ A SZKIPETÁROK FÖLDJÉRŐL" [Krah nga toka e akrepave] (në hungarisht). Pfla.hu. 25 gusht 2017. Marrë më 26 gusht 2017.
- ↑ "Paksi SE vs. Puskás 3 – 2" (në anglisht). Soccerway. 25 gusht 2018. Marrë më 7 korrik 2019.
- ↑ "Paksi SE vs. Puskás 1 – 3" (në anglisht). Soccerway. 26 shkurt 2019. Marrë më 7 korrik 2019.
- ↑ "Zyrtare: Liridon Latifi transferohet te Sheriff Tiraspol". Telegrafi.com. 24 qershor 2019. Marrë më 7 korrik 2019.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "VIDEO/ Tripletë në Kupë, Latifi nuk ndalet në Moldavi". Panorama Sport. 5 korrik 2019. Marrë më 7 korrik 2019.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)
| Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- Faqe që përdorin kutinë informuese të biografisë së futbollit me pozicion të parregullt
- Artikuj të cunguar
- Biografi
- Lindje 1994
- Njerëz që jetojnë
- Biografi shqiptare
- Futbollistë në KF Flamurtari
- Futbollistë në KF Prishtina
- Futbollistë në FK Kukësi
- Futbollistë në KF Skënderbeu
- Futbollistë në KF Vllaznia Shkodër
- Futbollistë në KF Tirana
- Futbollistë në KF Shkëndija
- Futbollistë shqiptarë
- Sportistë shqiptarë
- Futbollistë nga Prishtina