Shko te përmbajtja

Superliga e Futbollit të Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Raiffeisen Superliga)
Football Superleague of Kosovo
Skeda:Albi Mall Superliga 2023 24 Logo.svg
Organising bodyFFK Competitions Commission
Founded1945; 81 vite më parë (1945)
as Kosovo Province League
1991; 35 vite më parë (1991)
as Independent League of Kosovo
First season1945 as Kosovo Province League
1991–92 as Independent League of Kosovo
CountryStampa:KVX
ConfederationUEFA
Number of clubs10
Level on pyramid1
Relegation toKosovo First League
Domestic cup(s)Kosovar Cup
Kosovar Supercup
International cup(s)UEFA Champions League
UEFA Conference League
Current championsDrita (4th title)
(2024–25)
Most championshipsPrishtina (11 titles)
Most appearancesArtan Latifi (493)
Broadcaster(s)ArtMotion via ArtSport and Klan Kosova
WebsiteOfficial website
Current: 2025–26 Football Superleague of Kosovo

Superliga e Kosovës është kategoria më e lartë e garave në futboll në Kosovë të organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK). FFK organizon edhe dy kategori më të ulta të garave në futboll: Liga e Parë, Liga e Dytë (Grupi A dhe B).

Topi i parë në Kosovë është sjellur nga një student i Grenoblit më 1919, por thuhet se më 1914 futboll kanë luajtur Austro-Hungarezët që kanë shërbyer në Kosovë në atë kohë. Futbolli në Kosovë është luajtur shumë herët, por klubet e para janë formuar në vitin 1922 në Gjakovë dhe KF “Prishtina” në Prishtinë, e më pastaj formohen edhe klubet e tjera. Garat nuk kanë qenë të rregullta për arsye të situatës jostabile që ka mbretëruar në atë kohë.

Kjo periudhë fillon pas luftës së dytë Botërore prej vitit 1945 e deri më 1991. Në këtë kohë futbolli në Jugosllavi përparon në mënyrë të shpejtë e bashkë me të edhe futbolli kosovar, kur formohet edhe Federata e Futbollit të Kosovës më 1948, si degë e Federatës së Futbollit të Jugosllavisë. Në Ligën e parë jugosllave dallohen më së shumti KF “Prishtina”, kurse një vit anëtar i kësaj lige ishte edhe KF “Trepça” nga Mitrovica. Liga e dytë shtetërore vazhdimisht kishte nga 3-4 klube kosovare. Në këto dy liga Federative garonin Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi,Vojvodina, Kosova dhe Maqedonia, të gjitha në një ligë unike. Kosova e kishte ligën e vet të parë, ku skuadra kampione kalonte direkt në Ligën e dytë jugosllave, pastaj kishte Ligën e dytë dhe të tretë. Kosova në këtë kohë kishte reprezentues, referë federativë dhe punëtorë të shumtë të nivelit më të lartë.

Periudha e tretë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë, pikërisht në vitin 1991 futbolli kosovar ishte në zenitin e saj dhe kishte vazhdimisht 4-5 klube në të dy ligat federative. Por, përkeqësimi i situatës politike reflektohej edhe në sport. Ishte gati e pamundur të luhej më futboll, e sidomos jo në Kosovë. Kjo bëri që në gusht të vitit 1991, klubi më i mirë i Kosovës, Prishtina me një traditë të ndritshme në Ligën e parë jugosllave të braktisë Ligën profesioniste të Jugosllavisë, sepse nuk kishte më garancë për sigurinë as të lojtarëve, as të zyrtarëve të tjerë, por as të simpatizuesve kosovar. Reaksioni i pushtetit të Millosheviqit ishte pa presedan në historinë e sportit. Ai suprimoi të gjitha klubet e të gjitha sporteve dhe definitivisht i largoi nga fushat e veta të gjithë sportistët e Kosovës, siç bëri edhe me punëtorët që i la në rrugë. Të gjitha nivelet e ligave të futbollit në Kosovë u zhdukën për një ditë nga dora kriminele e pushtetit serb. Në vitin 1991, pas këtij akti të pashembullt të shtetit serbo-jugosllav, futbolldashësit kosovar treguan qartë se nuk mund të jetojnë pa futboll dhe në kushte absurde për shekullin e 20-të, formuan FEDERATËN E FUTBOLLIT Të KOSOVËS, të pavarur nga Jugosllavia me të gjitha organet e saja: kryetarin, bordin prej 12 anëtarëve nga 7 qendrat rajonale, komisionet, shoqatat etj.. Ndeshja e parë u zhvillua në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, më 13 shtator 1991, që shënoi fillimin e kampionatit të parë të pavarur të Kosovës. Liga e parë e Kosovës numëronte 20 skuadra, ndërsa ligat tjera mvarësisht nga Regjionet, por ndeshjet luheshin vetëm nëpër fusha të improvizuara, në kushte shumë të vështira. Nëpër stadiumet e futbollit të Kosovës luanin tani 8% e popullatës së gjithmbarshme të saj, pra vetëm serbët. Maltretimet, burgosjet, rrahjet ishin të pranishme në çdo javë, por futbolli në Kosovë mbijetoi dhe u luajtë deri në janar të vitit 1998, kur filloi fushata luftarake serbe ndaj popullatës civile të Kosovës. Edhe gjatë kësaj periudhe (1991-1998)në Kosovë luhej futbolli sipas rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s, dhe çdo ndryshim i rregullave të tyre menjëherë aplikohej në sistemin e garave tona.

Periudha e katërt

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Faza e IV-të e Futbollit në Kosovë filloi menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë më 1999, kur u riorganizua FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS. Konstituohet Kuvendi, miratohet Statuti, konfirmohen klubet pjesëmarrëse, caktohen komisionet, shoqatat, etj. Liga e parë numëronte 18 skuadra, Liga e dytë – dy grupe me nga 14 suadra. Prej vitit 1991 deri më sot vazhdimisht në futbollin e Kosovës është luajtur sipas rregullave të UEFA-së dhe FIFA-s. Tani në edicionin e ri 2006/2007, Kosova ka Superligën me 16 skuadra, Ligën e parë me 14 skuadra, Ligën e dytë – dy grupe me nga 12 skuadra dhe Ligën e tretë – dy grupe nga 10 skuadra, pastaj Ligat e juniorëve dhe të gjitha grupmoshat që garojnë sipas sistemit të garave të UEFA-së. Kushtet infrastrukturale prej vitit 1999 deri në ditët e sotme janë shumë të vështira dhe futbolli po mbijeton vetëm falë sponzorëve vullnetarë, të cilët me vite të tëra sponzorojnë me mjete personale, edhepse atyre nuk u mundësohet asnjë lehtësim fiskal konkret nga shteti qoftë në infrastrukturë apo të tjera, por edhe mundësitë realisht janë të kufizuara.

Periudha e pestë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas shumë peripecive, sakrificave të shumë gjeneratave, më në fund Federata e Futbollit e Kosovës, nën drejtimin e Fadil Vokrrit, pas shumë takimeve dhe lobimeve, arriti që t’i thyejë të gjitha barrierat dhe në maj të vitit 2016 të bëhet fillimisht anëtare e UEFA-s, e më pas edhe e FIFA-s, duke u bërë kësisoj pjesë e familjes së madhe të futbollit evropian dhe atij botëror. Kjo periudhë vlerësohet edhe si më e rëndësishmja për zhvillimin e mëtejmë të futbollit kosovar, pasi tani përveç se Kosova do të marrë pjesë në kualifikimet e Evropianit dhe Botërorit me kombëtaren e saj, edhe klubet do të paraqiten në garat evropiane.

Superliga në sezonin 2025–26 ka 10 ekipe. Ato janë:

Superliga e Futbollit të Kosovës ndodhet në Kosova
Ballkani ndodhet në Kosova
Ballkani (Kosova)
Drenica ndodhet në Kosova
Drenica (Kosova)
DritaGjilani ndodhet në Kosova
Drita
Gjilani
(Kosova)
Llapi ndodhet në Kosova
Llapi (Kosova)
Dukagjini ndodhet në Kosova
Dukagjini (Kosova)
Ferizaj ndodhet në Kosova
Ferizaj (Kosova)
Malisheva ndodhet në Kosova
Malisheva (Kosova)
2025/26 Superliga Kosovare
Klubi Qyteti Stadiumi Kapaciteti
Ballkani Suhareka Stadiumi Suhareka 1.500
Drenica Skënderaj Stadiumi Bajram Aliu 4.000
Drita Gjilani Stadiumi i Gjilanit 15.000
Dukagjini Klina Stadiumi 18 Qershori 1.000
Ferizaj Ferizaj Stadiumi i Barit Sintetik i Ferizajt 1.500
Gjilani Gjilani Stadiumi i Barit Sintetik i Gjilanit 1.500
Llapi Podujevë Stadiumi Zahir Pajaziti 10.000
Malisheva Malishevë Stadiumi Liman Gegaj 1.800
Prishtina Prishtina Stadiumi Fadil Vokrri 13.000
Prishtina e Re Prishtina Kampi Kombëtar Arsimor i FFK-së 1.000

Kampionët e Kosovës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo është lista e fituesve të Superligës të Kosovës nga viti 1945.[1]

Klubi Kampion Viti
Prishtina 10 1991–92, 1995–96, 1996–97, 1999–00, 2000–01, 2003–04, 2007–08, 2008–09, 2011–12, 2012–13
Liria 5 1994-95, 1980-81, 1983-84, 1986-87, 1994-95
Ballkani 3 2021-22, 2022-23, 2023-24
Besa 3 2004–05, 2005–06, 2006–07
Feronikeli 2014–15, 2015–16, 2018-19
Drita 4 2002–03, 2017–18, 2019–20, 2024–25
Trepça 2 1992–93, 2009–10
Fushë Kosova 1 1990–91
Dukagjini 1993–94
Besiana 2001–02
Hysi 2010–11
Vushtrria 2013–14
Trepça'89 2016–17

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Stampa:SistemisportivKSH

  1. "Kosovo - List of Champions". RSSSF. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)