KF Ballkani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Ballkani
Emri i plotë Klubi Futbollistik Ballkani
Pseudonimi Xhebrailat
Themelimi Ne vitin 1947 si Rinia
Stadiumi Stadiumi i qytetit
(Kapaciteti: 1,500)
Presidenti Arsim Kabashi
Menaxheri Sami Sermaxhaj
Liga Superliga e Kosoves
2018–19 7
Uebfaqja Faqja zyrtare e klubit
Fanella e parë
Fanella e dytë

Klubi i Futbollistik Ballkani (KF Ballkani) është një klub futbollistik që luan në superligën e Kosovës.

Në fillimin e aktiviteteve e kishte emrin “Rinia”,klub i cili u themelua në vitin 1947 nga disa sportdashës,qëllimi i të cilit ishte që të marrë pjesë në gara dhe turne të ndryshme të cilat organizoheshin në atë kohë. Gjerë në vitin 1952 klubi nuk ishte i regjistruar zyrtarisht dhe në këtë vit u regjistrua për herë të parë dhe filloi aktivitetin e tij të organizuar dhe të marrjes pjesë në gara të rregullta. Gjerë në vitin 1965 klubi është quajtur me këtë emër Rinia dhe në këtë vit klubin e merr nën patronat të tij Industria e Gomës dhe Kimike dhe pagëzohet me emrin KF”Ballkani”.Rezultatet e KF Ballkanit ishin të shumta. Ishte anëtare e ligës së pare të Kosovës në vitin 1973/74, pastaj prej fillimit të vitit 1977/78 bëhet prapë anëtare e ligës së pare dhe deri në vitin 2000 ishte anëtarë i po kësaj lige. Ishte njëri ndër klubet e para i cili i braktisi garat nga liga e cila ishte e menaxhuar nga ish Federata e Futbollit të Jugosllavisë. Organizoi për 10 vite klubin e futbollit që t’i kundërvihet okupatorit sërbosllav nga viti 1990 e gjerë me fillimin e luftës në Kosovë. KF “Ballkani” dhe KF”Liria” luajtën ndeshjen e parë në Studençan në ligën e organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, Në gjiun e KF” Ballkani” luajtën shumë lojtarë të spikatur Suharekës (Therandas) si psh. nga më të vjetrit: Rexhep Kuçi, Esheref Berisha, Hajrush Berisha, Ali S. Elshani, Salih Hoxha, Isuf Kolgeci, Gafurr Kabashi, Dërvish Shala, , Hevzi Shalaj, Nexhat Elshani,Osmani Ramadani, Musli Bylykbashi,Naser Berisha, Lulzim Kolgeci, Arsim Llapatinca, Isuf Asllanaj, Bekim Suka gjithashtu edhe lojtari më i mirë i Kosovës në vitet e fundit i cili momentalisht luan në Zvicër Visar Berisha Dhe Lojtar aktual qe Luajn ne Kampionatin Vendas si, Avni Bytyçi, Fillim Guraziu Urim Bylykbashi e shumë e shumë të tjerë të cilët dhanë një kontribut të çmuar në afirmimin e futbollit si dhe vlerave tjera njerzore e disa japin akoma kontributin e tyre në terenet e futbollit si trejnerë e në poste të ndryshme sportive. Momentalisht KF”Ballkani” gjendet në ligën e parë ku pothuaj është arritur qëllimi që të inkuadrohet në Superligën e Futbollit të Kosovësa, me një organizim në të gjitha sferat duke u nisur nga puna me juniorë dhe kategori të reja, si dhe me një organizim të jashtëzakonshëm të simpatizuesve Xhebrailat të cilët në çdo kohë i kanë dhënë zemër dhe në aspekte tjera KF Ballkanit.