Gianni De Biasi
Informacioni personal | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Giovanni De Biasi | ||
Data e lindjes | 16 qershor 1956 (68 vjeç) | ||
Vëndi i lindjes | Sarmede, Itali | ||
Pozicioni(et) | Mesfushor | ||
Karriera si profesionist* | |||
Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
1974–1975 | Treviso | 25 | (5) |
1975–1976 | Internazionale | 9 | (0) |
1976–1977 | Reggiana (huazim) | 24 | (0) |
1977–1978 | Pescara (huazim) | 24 | (0) |
1978–1983 | Brescia | 161 | (14) |
1983–1986 | Palermo | 105 | (9) |
1986–1987 | Vicenza | 19 | (0) |
1987–1989 | Treviso | 51 | (3) |
1989–1990 | Bassano | ? | (?) |
Managerial career | |||
1990–1991 | Bassano (ekipi i të rinjve) | ||
1991–1992 | Vicenza (ekipi i të rinjve) | ||
1992–1993 | Vastese | ||
1993–1996 | Carpi | ||
1996–1997 | Cosenza | ||
1997–1999 | SPAL | ||
1999–2003 | Modena | ||
2003–2005 | Brescia | ||
2005–2006 | Torino | ||
2007 | Torino | ||
2007–2008 | Levante UD | ||
2008 | Torino | ||
2009–2010 | Udinese | ||
2011–2017 | Shqipëria | ||
2017 | Alavés | ||
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve |
Gianni De Biasi (lindur më 16 qershor 1956) është një trajner futbolli italo-shqiptar dhe ish-futbollist në rolin e mesfushorit. De Biasi është trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, të cilët i drejtoi përgjatë eliminatoreve të evropianit 2016 dhe eliminatoreve të botërorit 2018 në Rusi.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Futbollist
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkelmat e para topit si profesionist i'a ka dhënë në skuadrën e Trevizos ku u aktivizuar për 25 ndeshje dhe shënoi pese gola. Më pas transferohet tek skuadra milaneze e Interit, ku qëndron një sezon dhe aktivizohet vetem nente ndeshje. Më pas në sezonin 1977–1978 transferohet dhe vesh fanellën e Peskarës me të cilën debuton edhe në Serinë A. Më pas vazhdon karrierën e tij në disa skuadra të tjera italiane të nivelit mesatar si Brescia, Palermo, e ndërpret karrierën si lojtar per një muaj kur aktivizohej për Palermon për bast-vënie.[1] Rikthehet tek Trevizo ku luan 51 ndeshje dhe shënon 3 gola, e mbyll karrierën me skuadrën e Bassano Virtus.
Trajner
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]De Biasi e nis karrierën si trajner me të rinjtë e Bassano Virtus në sezonin 1990–1991. Debuton në Serinë B me Kozencën në sezonin 1996–1997. Në sezonin 2003–2004 debuton në Serinë A me Brescian ku qëndron në pankinën e saj për dy vjet. Gjatë viteve 2005–2007 drejton Torinon, shkarkohet në fillim të vitit 2007 për konfrontime me presidentin e klubit torinez, e më pas rithirret të shpëtojë skuadrën kur kishin mbetur edhe 14 jave. Arrin ta shpëtojë skuadrën një javë para mbylljes së kampionatit nga rënia kategorisë. Në sezonin 2007–2008 firmos një kontratë për të drejtuar klubin spanjoll të Levante e cila pas 7 javësh ndodhej në vend të fundit. Për shkak të problemeve fianciare të klubit, dhe mungesës së blerjeve të lojtarëve të rinj në merkaton e janarit, e prish kontratën me klubin iberik në prill të 2008. Rikthehet të drejtojë dhe të shpëtojë përsëri Torinon kur kishin mbetur vetëm 5 javë, ja arrin përsëri qëllimit dhe e shpëton. Në fillim të sezonit 2008–2009 është përsëri nën drejtimin e Torinos por shkarkohët pas humbjes 4-1 me Fiorentinën pas 12 javësh ku kishtë grumbulluar vetëm 15 pikë. Në 22 dhjetor 2009 firmos për skuadrën e Udinezes, por shkarkohet në 21 shkurt 2010 për rezultate të dobta. Pasi mbetet pa pankinë drejtimi, që prej vitit 2010 deri sa mori drejtimin e kuq e zinjve ai ka kryer detyrën e komentatorit të ndeshjeve të Serisë A dhe Europa League për Mediaset Premium.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Vendim i gjykatës së apelit http://www.rsssf.com/tablesi/ital86.html Konsultuar më 11 dhjetor 2011