Shko te përmbajtja

Qazim Laçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Qazim Laçi
Laçi me Ajaccion në vitin 2018
Informacioni personal
Data e lindjes 19 janar 1996 (30 vjeç)
Vendi i lindjes Peshkopi, Shqipëria
Gjatësia 1.75 m (5 ft 9 in)[1]
Pozicioni(et) Mesfushor
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Çaykur Rizespor
Numri 20
Karriera me të rinjtë
0–2016 Olympiacos
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2015–2018 Olympiacos 0 (0)
2016APOEL (huazim) 0 (0)
2017Levadiakos (huazim) 10 (0)
2017–2018Ajaccio (huazim) 21 (3)
2017Ajaccio B (huazim) 1 (0)
2018–2022 Ajaccio 116 (7)
2018–2019 Ajaccio B 3 (1)
2022– Sparta Praga 75 (4)
2025– Çaykur Rizespor 16 (2)
Karriera ndërkombëtare
2012 Shqipëria U17 1 (0)
2014 Shqipëria U19 3 (0)
2015–2018 Shqipëria U21 20 (1)
2020– Shqipëria 44 (4)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 17 janar 2026
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 17 janar 2026

Qazim Laçi (lindur më 19 janar 1996) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mesfushor për klubin turk Çaykur Rizespor dhe kombëtaren shqiptare.

Laçi u rrit në Greqi dhe e nisi karrierën e tij si profesionist me Olympiacosin, duke shpenzuar vitet e para në huazim në klube të ndryshme në Greqi. Në vitin 2018, ai firmosi në Francë me Ajaccion, duke ndihmuar klubin të ngjitej në Ligue 1 për sezonin 2021–22. Në vitin 2022, Laçi firmosi me Sparta Pragën, duke fituar kampionatin dhe kupën në sezonin e parë.

Laçi bëri debutimin e tij me ekipin kombëtar në vitin 2020. Para kësaj, ai kishte luajtur me disa ekipe të moshave. Ai ka përfaqësuar ekipin në UEFA Euro 2024.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Laçi ka lindur në Peshkopi nga një familje me origjinë nga Laçi. Ata u zhvendosën në Greqi kur Laçi ishte ende i vogël, duke jetur në qytetin Galatsi. Aty ai hodhi hapat e parë në futboll, duke u bërë pjesë e akademisë së Olympiacosit.[2]

Në sezonin 2013–14, Laçi luajti me ekipin nën-19 në edicionin e parë të UEFA Ligës së të rinjëve. Ai u aktivizua në pesë ndeshje, me ekipin që u eliminua në fazën e grupeve. Ai ishte protagonist në edicionin e ardhshëm, duke shënuar kundër Malmös dhe një dygolësh kundër Juventusit.

Laçi u thirr për herë të parë në ekipin e parë në prill 2015 për ndeshjen gjysëm-finale të kupës kundër Apollon Smyrni.[3] Ai nuk u aktivizua në këtë ndeshje. Ai u thirr edhe në disa raste të tjera, por sërisht pa mundur të debutojë.[4][5] Debutimi i tij erdhi zyrtarisht më 3 shkurt 2016 në ndeshjen çerek-finale të kupës kundër Asteras Tripoli, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutat shtesë.[2][6]

Më 16 qershor 2016, Laçi u huazua për një sezon te klubi qiprioit APOEL.[7][8] Pas gjashtë muajsh, gjatë së cilës ai nuk u aktivizua në asnjë ndeshje zyrtare, Laçi u rikthye te Olympiacos.[9] Menjëherë pas rikthimit, ai u huazua sërisht, këtë herë te Levadiakos.[10] Gjatë gjysmës së dytë të sezonit 2016–17, Laçi u aktivizua në 10 ndeshje në Super Ligën Greke.

Në korrik 2017, Laçi u huazua te AC Ajaccio deri në përfundim të sezonit 2017–18. Ai shënoi golin e parë në Francë në ndeshjen e tij të tretë, duke shënuar në Ligue 2 kundër Paris FC, pasi kishte hyrë në fushë si zëvëndësues; Ajaccio fitoi 2–0.[11]

Në qershor 2020, Laçi firmosi një kontratë të re tre-vjeçare me klubin.[12]

Më 29 dhjetor 2022, Laçi u transferua në Çeki te Sparta Praga.[13]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Laçi e nisi karrierën e tij ndërkombëtare me ekipin nën-17 në tetor 2012. Ai u thirr nga trajneri Džemal Mustedanagić për të marrë pjesë në kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian 2013. Ai luajti vetëm një ndeshje në grup, kundër Hungarisë.[14] Në maj 2014, Laçi u thirr për herë të parë në ekipin nën-19 nga trajneri Foto Strakosha për një ndeshje miqësore kundër Italisë.[15] Pas kësaj, ai luajti si titullar në kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian nën-19 2015 nën drejtimin e trajnerit Altin Lala.

Në mars 2015, Laçi u thirr në ekipin nën-21 nga trajneri Skënder Gega për ndeshjen kualifikuese të UEFA Kampionatit Evropian nën-21 2017 kundër Lihtenshtajnit.[16] Megjithatë, ai nuk debutoi për shkak dëmtimi. Debutimi i tij erdhi më 3 shtator në barazimin 1–1 kundër Izraelit.[17][18] Mē 16 nëntor, Laçi shënoi golin e parë me ekipin nën-21 në fitoren 2–0 kundër Lihtenshtajnit.[19] Shqipëria e mbylli Grupin 4 në vendin e 4të me 12 pikë, duke mos u kualifikuar në turnament.

Më 27 mars 2017, Laçi ishte kapiten për herë të parë në fitoren 2–0 në miqësoren kundër Moldavisë.[20]

Më 7 shtator 2020, Laçi bëri debutimin e tij me kombëtaren shqiptare në humbjen 1–0 kundër Lituanisë në UEFA Ligën e Kombeve.[21] Ai shënoi golin e parë ndërkombëtar më 8 shtator 2021 në fitoren 5–0 kundër San Marinos në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022.[22]

Në maj 2024, Laçi ishte një nga 26 futbollistët e thirrur nga trajneri Sylvinho për të marrë pjesë në UEFA Euro 2024.[23] Në ndeshjen e dytë të grupit, Laçi luajti si titullar dhe shënoi brënda dhjetë minutash, duke ndihmuar Shqipërinë të merrte një barazim 2–2 kundër Kroacisë.[24] Shqipëria e mbylli grupin në vendin e fundit me vetëm 1 pikë.

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përditësuar më 18 maj 2024[25]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Olympiacos 2015–16 Super Liga Greke 0 01010
APOEL 2016–17 Divizioni i Parë Qipriot 000 00 000
Levadiakos 2016–17 Super Liga Greke 10010110
Ajaccio (huazim) 2017–18 Ligue 2 213104[a] 0263
Ajaccio B (huazim) 2017–18 Championnat National 3 1010
Ajaccio 2018–19 Ligue 2 190102[b]0220
2019–20 Ligue 2 273102[b]1304
2020–21 Ligue 2 36110371
2021–22 Ligue 2 34300343
2022–23 Ligue 1 9090
Gjithsej 125730411318
Ajaccio B 2018–19 Championnat National 3 3131
Sparta 2022–23 Liga e Parë Çeke 17030200
2023–24 Liga e Parë Çeke 27120141412
2024–25 Liga e Parë Çeke 31350141504
Gjithsej 7541002821136
Çaykur Rizespor 2025–26 Süper Lig 16240202
Gjithsej karriera 2611720036331720
  1. Tre ndeshje në fazën play-off për ngjitje në Ligue 1, një ndeshje në Coupe de la Ligue
  2. 1 2 Të gjitha ndeshjet në Coupe de la Ligue
Përditësuar më 19 qershor 2022[26][27]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Shqipëria
202050
202191
202260
2024132
202580
Gjithsej444

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përditësuar më 19 qershor 2023
Rezultatet e Shqiperisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Laçi.[27]
List of international goals scored by Qazim Laçi
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
18 shtator 2021Elbasan Arena, Elbasan, Shqipëri12 San Marino2–05–0Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022
217 tetor 2023Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri22 Bullgaria1–02–0Ndeshje miqësore
37 qershor 2024Haladás Sportkomplexum, Szombathely, Hungari27 Azerbajxhani3–03–1Ndeshje miqësore
419 qershor 2024Volksparkstadion, Hamburg, Gjermani29 Kroacia1–02–2UEFA Euro 2024
Sparta Praga[28]
  1. "Qazim Laçi" (në frëngjisht). AC Ajaccio. Marrë më 19 shtator 2022.
  2. 1 2 "Qazim Laçi, debuton tek Olympiacos". Alb-Sport.info. 3 shkurt 2016. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2016. Marrë më 28 dhjetor 2017.
  3. "Apollon Smirnis vs. Olympiakos Piraeus 0 – 3" (në anglisht). Soccerway. 8 prill 2015. Marrë më 12 janar 2018.
  4. "Olympiakos Piraeus vs. Apollon Smirnis 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 29 prill 2015. Marrë më 12 janar 2018.
  5. "UEFA Champions League 2016 - Dinamo Zagreb-Olympiacos" (në anglisht). UEFA. Marrë më 12 janar 2018.
  6. "Asteras Tripolis vs. Olympiakos Piraeus 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 3 shkurt 2016. Marrë më 12 janar 2018.
  7. "Συμφωνία δανεισμού Qazim Laci" (në greqisht). APOEL FC. 16 qershor 2016. Marrë më 16 qershor 2016.
  8. "Δανεικός στον ΑΠΟΕΛ ο Λάτσι" (në greqisht). Olympiacos F.C. 16 qershor 2016. Marrë më 16 qershor 2016.
  9. "Τερματισμός δανεισμού Qazim Laci" (në greqisht). APOEL FC. 4 janar 2017. Marrë më 4 janar 2017.
  10. "Υπέγραψε και ο Qazim Laci". levadiakosfc.gr (në greqisht). Levadiakos F.C. 8 janar 2017. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2018. Marrë më 8 janar 2017.
  11. "Video / Tre ndeshje i mjaftojnë Qazim Laçit, vjen goli i parë në Francë". Panorama Sport. 18 gusht 2017. Marrë më 6 korrik 2024.
  12. "Qazim Laçi bind Ajaccion, kontratë deri në vitin 2023". SuperSport.al. 6 qershor 2020. Marrë më 6 korrik 2024.
  13. "Qazim Laci sparťanem" (në çekisht). AC Sparta Praga. 29 dhjetor 2022. Marrë më 29 dhjetor 2022.
  14. "Albania U17 vs. Hungary U17 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 20 tetor 2012.
  15. "U-19: Shqipëria miqësore me Italinë". asport.al. 6 nëntor 2016. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2016.
  16. "Shpresat nisin kualifikimet kundër Lihtenshtajnit". asport.al. 17 prill 2016. Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2016.
  17. "Under-21 2017 - Albania-Israel Commentary" (në anglisht). UEFA. 3 shtator 2015. Marrë më 6 korrik 2024.
  18. "Grumbullohet kombetarja U-21". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015.
  19. "Albania U21 vs. Liechtenstein U21 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 16 nëntor 2015. Marrë më 6 korrik 2024.
  20. "Mbajti shiritin e kapiteni të kombëtares U-21, Qazim Laçi: Emocion e përgjegjësi". Panorama Sport. 28 mars 2017. Marrë më 6 korrik 2024.
  21. "Debuton Qazim Laçi, riktehet Sadiku në sulm". Gazeta Si. 7 shtator 2020.
  22. "Albania 5–0 San Marino (Sep 8, 2021)" (në anglisht). ESPN FC. 8 shtator 2021. Marrë më 20 qershor 2024.
  23. "Sylvinho publikon listën e Shqipërisë për Euro 2024! Shumë mungesa të rëndësishme nga Cikalleshi te Uzuni e Bare". Gazeta Panorama. 27 maj 2024. Marrë më 3 korrik 2024.
  24. "EURO 2024/ Shqipëria barazon 2-2 me Kroacinë në stadiumin "Volksparkstadion" të Hamburgut". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 19 qershor 2024. Marrë më 6 korrik 2024.
  25. "Qazim Laçi" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 6 korrik 2024.
  26. Benjamin Strack-Zimmermann. "Qazim Laçi" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 20 shkurt 2024.
  27. 1 2 "Qazim Laçi" (në anglisht). European Football. Marrë më 22 shkurt 2024.
  28. "Qazim Laçi" (në anglisht). Transfermarkt. Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2024. Marrë më 6 korrik 2024.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]