Shko te përmbajtja

Cristian Tello

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Cristian Tello
Tello duke luajtur për Barcelonën në vitin 2012.
Informacioni personal
Emri i plotë Cristian Tello Herrera
Data e lindjes 11 gusht 1991 (34 vjeç)           
Vendi i lindjes Sabadell, Spanjë
Gjatësia 1.78 m (5 ft 10 in)
Pozicioni(et)
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Betis
Numri 11
Karriera me të rinjtë
1999–2002 Can Rull
2002–2008 Barcelona
2007–2008 → CF Damm (huazim)
2008–2010 Espanyol
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2010 Espanyol B 4 (1)
2010–2012 Barcelona B 39 (9)
2011– Barcelona 37 (10)
2014–2016Porto (Huazim) 36 (7)
2016–2017Fiorentina (Huazim) 51 (6)
2017– Betis 48 (6)
Karriera ndërkombëtare
2010 Spanja U–19 3 (0)
2011 Spanja U–20 5 (1)
2012–2013 Spanja U–21 12 (2)
2012 Spanja U–23 6 (0)
2013 Spanja 1 (0)
2013 Katalonja 2 (0)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 8 shkurt 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 14 gusht 2013

Cristian Tello Herrera (lindur më 11 gusht 1991) është një futbollist spanjoll që luan aktualisht në Serie A për klubin e Fiorentina, në huazim nga Barcelonës. Tello mund të luaj si mesfushor sulmues dhe si një sulmues kryesor.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vitet e hershme; Espanyol

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Christian Tello lindi në Sabadell të Barcelonës, dhe e filloi karrerën e tij futbollistike tek skuadra e CF Can Rull, më pas u transferua tek akademia e FC Barcelonës, dhe më pas u huazua për një vit tek skuadra e CF Damm.

Në vitin 2008, kontrata e Tellos skadoi, dhe RCD Espanyol e bleu, dhe e vendosi në skuadrën B. Tello bëri debutimin e tij me skuadrën B në sezonin 2009–10, ku luajti katër ndeshje në divizionin e tretë.

Në qershor 2010, Tello u rikthye sërisht te skuadra e Barcelonës B, që ishte skuadra e dytë.[1] Më 9 nëntor 2011, Tello bëri debutimin e tij me skuadrën e parë, duke luajtur 90 minuta në fitoren 1–0 të Barcelonës kundër CE L'Hospitalet në raundin e parë të Copa del Rey,[2] dhe shënoi golin e tij të parë në ndeshjen e kthimit, ku Barcelona fitoi me rezultatin 9–0.[3]

Tello bëri debutimin e tij në La Liga, duke u zëvëndësuar në minutën e 75të me Adrianon, në barazimin 0–0 me Villarrealin.[4] Javën tjetër, Tello ishte në formacionin e parë në ndeshjen kundër Real Sociedad, ku Tello shënoi golin e parë në minuten e tetë dhe Lionel Messi shënoi golin e dytë, ndeshja përfundoi me rezultatin 2–1 për Barcelonën.[5]

Tello në aksion me BarcelonënLigën e Kampioneve kundër Bayer Leverkusen.

Më 7 mars 2012, Tello zëvëndësoi Andrés Iniestën në pjesën e dytë në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Bayer 04 LeverkusenCamp Nou, duke bërë edhe debutimin e tij në Ligën e Kampioneve: në dy minutat e para shënoi golin e parë pas një asisti të Cesc Fàbregas, dhe golin e dytë e shënoi gjashtë minuta më vonë, pesë golat e tjerë të ndeshjes i shënoi Lionel Messi, dhe FC Barcelona fitoi me rezultatin 7–1 (10–2 gjithsej).[6]

Tello duke luajtur për Spanjën U–23Lojërat Olimpike Verore 2012.

Edhe pse e ardhmja e tij u duk e pasigurtë,[7][8] Tello arriti që të bindë trajnerin e ri Tito Vilanova që të qëndronte te Barcelona në sezonin 2012–13. Më 19 Shtator 2012, Tello shënoi golin e hapjes, dhe asistoi në golin e Lionel Messit në fitoren 3–2 në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve kundër Spartak MoscowCamp Nou, dhe u përzgjodh si lojtari i ndeshjes.[9]

Më 13 dhjetor 2012, Tello firmosi një kontratë të re me Barcelonën, që do ta mbante atë në Camp Nou deri në vitin 2016.[10] Nëntë ditë më vonë, Tello shënoi pas 30 sekondash në ndeshjen e fundit të vitit ndaj Real Valladolid, ku [Barcelona fitoi jasht fushe me rezultatin 3–1.[11]

Tello pësoi një rënje drastike në sezonin 2013–14, pas ardhjes së Neymar.[12][13] Ai shënoi golin e parë të sezonit më 11 dhjetor në fitoren 6–1 kundër Celticfazën e grupeve të Ligës së Kampioneve,[14] dhe vetëm gjashtë ditë më vonë, gjeti rrugën e rrjetës në fitoren 3–0 kundër FC CartagenaCopa del Rey (7–1 rezultati i përgjithshëm),[15] Po në këtë kompeticion, Tello shënoi tregolshin e parë si profesionist në fitoren 1–4 kundër Levantes në ndeshjen e parë të çerek–finales së kupës.[16]

Më 16 korrik 2014, Tello u huazua te klubi portugez PortoPrimeira Liga për dy vite.[17]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tello ishte pjesë e ekipit nën-23Lojërat olimpike verore 2012 që u zhvillua në Londër, ku Spanja dështoi që të kalonte fazën e grupeve.[18]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 22 Janar 2014 [19]

Klubi Sezoni Liga Kupa Europa Tjetër[nb 1] Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Espanyol B 2009–10 411[nb 2]051
Total 411051
Barcelona B 2010–11 234234
2011–12 165165
Total 399399
Barcelona 2011–12 153423200227
2012–13 227604120348
2013–14 120432100184
Total 491014594207419
Karriera në total 9220145943011829
  1. Përfshirë kompedicione të tjera si: Supercopa de España, UEFA Super Kupa, FIFA Kupën e Botës për Klube
  2. Përfshirë 2010 Segunda División B Relegation play-off (1 ndeshje)
Përditësuar më 14 gusht 2013[20]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Spanja 201310
Gjithsej10
Barcelona
Spanja U21
  1. "El Espanyol espera alguna contraprestación a la marcha de Tello al Barça" [Espanyol pret kompensim nga largimi i Tellos te Barça] (në spanjisht). Sport. 2 korrik 2010. Marrë më 23 dhjetor 2019.
  2. "Otro 'Iniestazo'" [Një tjetër 'Iniestazo'] (në spanjisht). Marca. 9 nëntor 2011. Marrë më 23 dhjetor 2019.
  3. "Escabechina antes de Navidad" [Vrasje para Krishtlindjeve] (në spanjisht). Marca. 22 dhjetor 2011. Marrë më 23 dhjetor 2019.
  4. "Barca slip up again to lose ground" [Barça rrëshket sërisht dhe humbet terren] (në anglisht). ESPN FC. 28 janar 2012. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2012. Marrë më 23 dhjetor 2019.
  5. "Barcelona stay in the hunt" [Barcelona qëndron në gjueti] (në anglisht). ESPN FC. 4 shkurt 2012. Marrë më 4 shkurt 2012.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja)
  6. "FC Barcelona - Bayer 04 Leverkusen: The champions are a goalscoring machine (7-1)" (në anglisht). FC Barcelona. 7 dhjetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 10 mars 2012. Marrë më 8 mars 2012.
  7. La negociación por Tello aún no ha arrancado (Tello negotiations have not started yet) Arkivuar 12 qershor 2013 tek Wayback Machine; El Mundo Deportivo, 22 qershor 2012
  8. El futuro de Tello, una incógnita (E ardhmja e Tellos në ajër) Arkivuar 15 korrik 2012 tek Wayback Machine; Merca Fútbol, 13 korrik 2012
  9. "Messi's Barcelona show sees off Spartak" [Shfaqja e Messit të Barcelonës heq qafe Sparkatun] (në anglisht). UEFA.com. 19 shtator 2012. Marrë më 20 shtator 2012.
  10. "Tello ends uncertainty with new Barcelona deal" [Tello i jep fund paqartësive me një marrëveshje të re me Barcelonën] (në anglisht). UEFA.com. 13 dhjetor 2012. Marrë më 13 dhjetor 2012.
  11. "Barcelona stay nine clear" [Barcelona qëndron nëntë pikë para] (në anglisht). ESPN FC. 22 dhjetor 2012. Marrë më 22 dhjetor 2012.
  12. "'I can deal with Neymar competition' – Tello" ['Mund t'a përballoj konkurencën me Neymar' – Tello] (në anglisht). Goal.com. 19 korrik 2013. Marrë më 10 janar 2014.
  13. "Tello: "No quiero escuchar ofertas, quiero triunfar en el Barça"" [Tello: “Nuk dua të dëgjoj rreth asnjë ofertë, dua të triumfoj te Barça”] (në spanjisht). La Ronda. 19 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 10 janar 2014. Marrë më 10 janar 2014.
  14. "Neymar treble helps Barcelona canter past Celtic" [Tripleta e Neymar ndihmon Barcelonën të kaloj Celtic] (në anglisht). UEFA.com. 11 dhjetor 2013. Marrë më 23 janar 2014.
  15. "Felices fiestas para Neymar" [Gëzuar Krishtlindjet Neymar] (në anglisht). Marca. 18 dhjetor 2013. Marrë më 10 janar 2014.
  16. "Messi cocina y Tello se pone las botas" [Messi e gatuan dhe Tello e ndez] (në anglisht). Marca. 22 janar 2014. Marrë më 23 janar 2014.
  17. "Transfer news: Barcelona forward Cristian Tello joins Porto on two-year loan deal" [Merkato: Sulmuesi i Barcelonës Cristian Tello i bashkohet Porton në huazim për dy vite] (në anglisht). Sky Sports. 16 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2014. Marrë më 16 korrik 2014.
  18. "Spanja eliminohet nga Londra 2012". Telegrafi.com. 27 korrik 2012. Marrë më 11 shkurt 2019.
  19. "Cristian Tello" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 23 dhjetor 2019.
  20. "Cristian Tello" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 11 shkurt 2019.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]