Shko te përmbajtja

Roberto Boninsegna

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Roberto Boninsegna
Boninsegna në Rotterdam, 1974
Informacioni personal
Emri i plotë Roberto Boninsegna
Data e lindjes 13 nëntor 1943 (82 vjeç)           
Vendi i lindjes Mantua, Itali
Gjatësia 1.78 m (5 ft 10 in)
Pozicioni(et) Sulmues
Karriera me të rinjtë
Internazionale
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
1963–1964 Prato 22 (1)
1964–1965 Potenza 32 (9)
1965–1966 Varese 28 (5)
1966–1969 Cagliari 83 (23)
1967Chicago Mustangs (turi amerikan) 9 (10)
1969–1976 Internazionale 197 (113)
1976–1979 Juventus 58 (22)
1979–1980 Verona 14 (3)
Gjithsej 443 (186)
Karriera ndërkombëtare
1967–1974 Italia 22 (9)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Roberto Boninsegna (lindur më 13 nëntor 1943) është një ish futbollist profesionist italian i cili luante si sulmues. Si lojtar, ai përfaqësoi kombëtaren italiane në dy edicione të FIFA Kupës së Botës, duke arritur finalen në 1970.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Boninsegna e nisi karrierën e tij si profesionist në Serie B me Praton në sezonin 1963–64. Një sezon më pas, ai u transferua te Potenza, e cila gjithashtu luante në Serie A. Pas kësaj, ai do të luante me Varesen po në të njëtën sezon. Në vitin 1966, Boninsegna u transferua te Cagliari ku do të qëndonte për tre vitet e ardhshme. Në sezonin 1968–69, ai ndihmoi klubin të arrinte një vend të dytë në Serie A, duke luajtur krah legjendës së klubit Luigi Riva në sulm.[1] Gjatë verës së vitit 1976, Cagliari udhëtoi në Shtetet e Bashkuara për të luajtur në Ligën e Amerikës së Veriut si Chicago Mustangs; ai ishte golashënuesi më i mirë me 11 gola në nëntë ndeshje.[2] Boninsegna fitoi statusin si një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim në vitet 1970 si lojtar i Interit dhe Italisë, duke luajtur krah Sandro Mazzolës. Në Serie A, ai regjistroi 171 gola në 281 ndeshje, duke fituar çmimin Capocannoniere si shënuesi më i mirë në sezonet 1970–71 dhe 1971–72.

Pas transferimit të tij te Interi në vitin 1969, Boninsegna fitoi Scudetton në sezonin 1970–71 si dhe arriti finalen e Kupës Evropiane një sezon më pas, duke u mposhtur nga Ajaxi.[1][3] Ai u transferua te klubi rival Juventus në vitin 1976 në këmbim të Pietro Anastasit,[4][1] duke luajtur tre sezone gjatë së cilës fitoi dy kampionate, një Coppa Italia dhe një Kupë UEFA.[3][5] Pasi u largua nga Juventusi në vitin 1979, Boninsegna shpenzoi vitin e fundit të karrierës me Veronën në Serie B, duke njoftuar tërheqjen nga futbolli në përfundim të sezonit 1979–80.[1]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Boninsegna bëri debutimin e tij me Italinë më 18 nëntor 1967 në një kualifikuese të Euro 1968 kundër Zvicrës, e cila u mbyll në barazim 2–2.[1] Ai nuk u thirr nga trajneri Ferruccio Valcareggi të ishte pjesë e ekipit për finalet e turnamentit, të cilën Italia e fitoi. Ai do të kishte disa mosmarrëveshje me Valcareggin përgjatë viteve.[3] Boninsegna luajti në dy edicione të Kupës së Botës me Italinë, në vitet 1970 dhe 1974.[1] Gjithsej, ai regjistroi 9 gola në 22 ndeshje me Italinë.[1][6]

Gjatë FIFA Kupës së Botës 1970 që u zhvillua në Meksikë, Boninsegna ishte një nga lojtarët kryesor të Italisë, duke shënuar dy gola gjatë turnamentit. Në ndeshjen emocionuese gjysëm-finale kundër Gjermanisë Perëndimore, ai shënoi një gol dhe më pas asistoi golin e fitores të Luigi Riverës me Italinë që fitoi 4–3 në kohën shtesë.[3][5][7] Në finale, ai shënoi golin e vetëm të Italisë (kur shënoi ishte goli i barazimit momental) në disfatën 4–1 kundër Brazilit;[5] ai u zëvëndësua në minutat e fundit nga Rivera.[3][6]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si lojtar, Boninsegna ishte një sulmues i fuqishëm, i shkathët dhe akrobatik, i cili shquhej për aftësinë e shënimit të golave dhe inteligjencën brënda zonës kundërshtare. Ai ishte një golashënues i shquar i cili njihej për rrezikshmërinë e tij në duelet ajërore pavarësisht se nuk ishte i gjatë apo i fizikisht i madh.[4][8] Ai gjithashtu zotëronte shpejtësi, rezistencë, aftësi teknike dhe vazhdimësi, veti këto që e bënë atë një nga sulmuesit më të mirë italian të gjeneratës së tij.[1] Falë kërcimit të tij dhe aftësisë për të shënuar gola me kok, gazetarët sportiv i vunë pseudonimin "Bonimba".[9] Pavarësisht talentin, Boninsegna shpesh u kritikua për egoizmin e tij, edhe pse ai ishte i aftë të krijonte raste shënimi për shokët e ekipit.[3] Ai gjithashtu njihej për rivalitetin e tij në fushë me mbrojtësin e Juventusit Francesco Morini, i cili më pas u bë shoku i tij i skuadrës.[10]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Sezoni Klubi Liga
KompeticioniNdeshjeGola
1963–64 Prato Lega Calcio Serie B221
1964–65 Potenza Lega Calcio Serie B329
1965–66 Varese Serie A285
1966–67 Cagliari Serie A349
summer 1967 Chicago Mustangs United Soccer Association910
1967–68 Cagliari Serie A195
1968–69 Serie A309
1969–70 Internazionale Serie A3013
1970–71 Serie A2824
1971–72 Serie A2822
1972–73 Serie A2712
1973–74 Serie A2923
1974–75 Serie A299
1975–76 Serie A2610
1976–77 Juventus Serie A2910
1977–78 Serie A2110
1978–79 Serie A82
1979–80 Verona Lega Calcio Serie B143
Gjithsej në Serie A375173
Gjithsej me klube443186
Gjithsej karriera465195
0.42 gola për ndeshje

Burimi:[6]

Italia
Viti Ndsh Gola
1967 10
1968
1969
1970 73
1971 64
1972 31
1973
1974 51
Gjithsej 229
Internazionale
Juventus
Italia
  1. 1 2 3 4 5 6 7 8 "Roberto Boninsegna" (në italisht). Storie di Calcio. Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2016. Marrë më 23 dhjetor 2014.
  2. "NASL Chicago Mustangs Roster" (në anglisht). Marrë më 24 prill 2019.
  3. 1 2 3 4 5 6 Alberto Cerruti (13 nëntor 2013). "Boninsegna festeggia 70 anni: "Solo Inter, ma quanti tradimenti"" [Boninsegna feston 70 vjetorin: "Vetëm Inter, por sa shumë tradhëti"] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 23 dhjetor 2014.
  4. 1 2 "BONINSEGNA, Roberto" (në italisht). Treccani: Enciclopedia dello Sport (2002). Marrë më 23 dhjetor 2014.
  5. 1 2 3 4 5 6 7 8 Stefano Bedeschi (13 nëntor 2013). "Gli eroi in bianconero: Roberto BONINSEGNA" [Herojtë bardhezi: Roberto Boninsegna] (në italisht). Tutto Juve. Marrë më 22 mars 2016.
  6. 1 2 3 "Boninsegna, Roberto" (në italisht). FIGC. Marrë më 22 mars 2016.
  7. Diego Mariottini (17 qershor 2015). "Italia-Germania 4-3: la brutta partita che fece la storia" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 7 nëntor 2017.
  8. Mario Sconcerti (28 mars 2016). "Riva il migliore per i lettori di CM. Sconcerti: 'Ma Rivera era al suo livello'" (në italisht). Calciomercato.com. Marrë më 13 shkurt 2017.
  9. "Ecco perchè Brera mi ha chiamato Bonimba" [Ja pse Breta më thërriste Bonimba] (në italisht). Cremona Oggi. 19 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2014. Marrë më 23 dhjetor 2014.
  10. Fabio Monti. "BONINSEGNA, Roberto" (në italisht). Treccani: Enciclopedia dello Sport (2002). Marrë më 7 nëntor 2017.
  11. Roberto Di Maggio; Igor Kramarsic; Alberto Novello (11 qershor 2015). "Italy - Serie A Top Scorers" [Itali - Golashënuesit më të mirë në Serie A] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 2 dhjetor 2015.
  12. Roberto Di Maggio; Davide Rota (4 qershor 2015). "Italy - Coppa Italia Top Scorers" [Itali - Golashënuesit më të mirë në Coppa Italia] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 15 qershor 2015.
  13. Steve Holroyd; David Litterer (15 gusht 2008). "The Year in American Soccer - 1967" [Viti në futbollin amerikan - 1967] (në anglisht). US Soccer History Archives. Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2019. Marrë më 10 shkurt 2017.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Roberto Boninsegna Arkivuar 17 korrik 2011 tek Wayback Machine te Inter.it