Jump to content

Virgilio Fossati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Virgilio Fossati
Të dhënat vetjake
Datëlindja12 shtator 1889
VendlindjaMilano, Itali
Data e vdekjes29 qershor 1916
Vendvdekjaafër Monfalcones, Itali
PozicioniMesfushor
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1909–1915Internazionale97(4)
Karriera ndërkombëtare
1910-1915Italia[1]12(1)
Skuadra të menaxhuara
1909-1915Internazionale
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Virgilio Fossati (12 shtator 1889 – 29 qershor 1916) është një ish futbollist dhe trajner italian i cili luante si mesfushor.[2]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fossati e shpenzoi të gjithë karrierën e tij me Interin. Ai luajti 97 ndeshje me klubin duke shënuar katër gola. Gjatë karrierës së tij, ai shërbeu në rolet e kapitenit dhe trajnerit. Fossati ishte lojtari i parë i Zikaltërve që luajti në kombëtaren italiane.[3]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fossati luajti gjithsej 12 ndeshje me kombëtaren italiane, duke shënuar një gol. Ai gol erdhi më 15 maj 1910 në ndeshjen e parë zyrtare të Italisë kundër Francës; të kaltrit fituan 6–2. Nga vitin 1912 e deri në 1915, ai shërbeu si kapiten i ekipit.

Karriera e Fossatit u ndal nga Lufta e Parë Botërore. Ai vdiq më 29 qershor 1916 në Monfalcone gjatë betejës midis ushtrive italiane dhe austriake. Trupi i tij nuk u gjet kurrë.

Vëllai i tij Giuseppe (lindur në Milano më 1894) ka luajtur 43 ndeshje në tre vite me Interin.

Internazionale[2]
  1. ^ "Figc.it" (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2016. Marrë më 3 maj 2015.
  2. ^ a b "Virgilio Fossati, il primo eroe dell'Inter" [Virgilio Fossati, heroi i parë i Interit] (në italisht). Uomo nel Pallone. Marrë më 15 prill 2020.
  3. ^ "Virgilio Fossati". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 15 prill 2020.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Parardhësi 
Hernst Marktl
Kapiten i Interit
1909–1915
Pasardhësi 
Ermanno Aebi