Carlos Augusto

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Carlos Augusto

Carlos Augusto me Monzën në vitin 2021
Të dhënat vetjake
Emri i plotëCarlos Augusto Zopolato Neves
Datëlindja (1999-01-07) 7 janar 1999 (25 vjeç)
VendlindjaCampinas, São Paulo, Brazil
Gjatësia1.84 m (6 ft 0 in)[1]
PozicioniMbrojtës i majtë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale
(në huazim nga Monza)
Numri30
Karriera me të rinjtë
2011–2018Corinthians
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2018–2020Corinthians32(1)
2020–Monza97(11)
2023–Internazionale (huazim)8(0)
Karriera ndërkombëtare
2018–2019Brazili U206(0)
2023–Brazili1(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 7 tetor 2023
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 17 tetor 2023

Carlos Augusto Zopolato Neves (lindur më 7 janar 1999), i njohur si Carlos Augusto, është një futbollist profesionist brazilian i cili luan si mbrojtës i majtë për klubin italian Internazionale, në huazim nga Monza, dhe kombëtaren braziliane.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Corinthians[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Augusto e nisi karrierën e tij si futbollist në moshën 12 vjeç me klubin brazilian Corinthians. Ai ishte pjesë e ekipit të Copa São Paulo de Futebol Júnior 2017 që u shpall fitues i turnamentit.[2]

Pasi shpenzoi disa vite në akademinë e klubit, Augusto debutoi si profesionist më 8 korrik 2018 në një ndeshje miqësore kundër Grêmios.[3] Ai luajti si titullar në ndeshjen e tij të parë zyrtare kundër Athletico Paranaense një muaj më vonë.[4] Augusto luajti 32 ndeshje dhe shënoi një gol gjatë qëndrimit të tij te Corinthians, duke fituar Campeonato Paulista në vitet 2018 dhe 2019.[5]

Monza[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 28 gusht 2020, Augusto u transferua te MonzaSerie B.[5] Ai shënoi golin e parë për klubin italian më 12 dhjetor në fitoren 2–0 në transfertë kundër Venezias.[6] Dhjetë ditë më pas, ai shënoi sërisht, këtë herë në fitoren 2–0 kundër Ascolit në shtëpi.[7] Augusto e mbylli sezonin me tre gola dhe dy asiste, duke u emëruar në "Ekipin e Sezonit të Serie B".[8]

Augusto e nisi sezonin e ri duke shënuar në ndeshjen e parë të ekipit, një humbje 2–1 kundër Cittadellës në raundin e parë të kupës më 14 gusht.[9] Përgjatë këtij sezoni, Augusto ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekip, duke ndihmuar Monzën të ngjitej në Serie A për herë të parë në histori.[10]

Augusto bëri debutimin e tij në elitën e futbollit italian më 13 gusht në humbjen 2–1 kundër Torinos në transfertë në ndeshjen hapëse të sezonit 2022–23.[11] Goli i tij i parë në Serie A erdhi më 9 tetor në fitoren 2–0 në shtëpi kundër Spezias.[12] Augusto regjistroi sezonin e tij më të mirë në karrierë, duke shënuar gjashtë gola dhe asistuar pesë.[13]

Internazionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mē 15 gusht 2023, Augusto u transferua te Interi në formë huazimi për një sezon me detyrime blerje në bazë të disa kritereve.[14]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mē 13 dhjetor 2018, Augusto u bë pjesë e ekipit nën-20 që do të luante në Kampionatin Amerikano Jugor nën-18Kili.[15]

Më 6 gusht 2023, Augusto morri thirrjen e parë në ekipin e parë për dy ndeshjet kualifikuese të FIFA Kupës së Botës 2026 kundër Venezuelës dhe Uruguajit.[16] Ai debutoi në ndeshjen e dytë, duke luajtur titullar në humbjen 2–0 kundër Uruguajit më 17 tetor.[17]

Profili i lojtarit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pozicioni kryesor i Augustos është mbrojtës i majtë, por ai mund të luaj edhe si qëndër-mbrojtës në mbrojtje me tre ose katër lojtar.[18] Karakteristikat e tij kryesore janë kërcimi dhe aftësia mbrojtëse.[18] Përveç aftësive në mbrojtje, Augusto është një lojtar i cili ndihmon ekipin në manovrat sulmuese, kryesisht me krosimet e tij.[18] Ai është përshkruar si "futbollisti ideal" për futbollin italian.[18]

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Augusto ka një pasaportë italiane në sajë të stërgjyshit të tij.[19] Gjatë kohës së tij te Monza, tifozët e klubi i vunë pseudonimin "l'Imperatore" (Perandori), duke i'u referuar perandorit romak Augustus.[20]

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 7 tetor 2023[21]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Liga e shtetit[a] Kupa[b] Kontinenti Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Corinthians 2018 Série A 7 0 0 0 0 0 1[c] 0 8 0
2019 Série A 15 1 2 0 2 0 2[c] 0 21 1
2020 Série A 0 0 8 0 0 0 0 0 3 0
Gjithsej 22 1 10 0 2 0 3 0 0 0 37 1
Monza 2020–21 Serie B 30 3 1 0 2[d] 0 33 3
2021–22 Serie B 32 2 1 1 4[d] 0 37 3
2022–23 Serie A 35 6 2 0 37 6
Gjithsej 97 11 0 0 4 1 0 0 6 0 107 12
Internazionale (huazim) 2023–24 Serie A 8 0 0 0 2[e] 0 0 0 10 0
Gjithsej karriera 127 12 10 0 6 1 5 0 6 0 154 13
  1. ^ Përfshirë Campeonato Paulista
  2. ^ Përfshirë Copa do Brasil, Coppa Italia
  3. ^ a b Të gjitha ndeshjet në Copa Sudamericana
  4. ^ a b Të gjitha ndeshjet në fazën play-off për promocion të Serie B
  5. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 17 tetor 2023[22]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Brazili 2023 1 0
Gjithsej 1 0

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Corinthians[21]

Personal[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Ekipi i Vitit i Serie B: 2020–21[8]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Carlos Augusto" (në anglisht). AC Monza. Marrë më 3 shtator 2022.
  2. ^ Lucas Faraldo (11 mars 2018). "Quem é Carlos Augusto, jovem estreante do Corinthians para o jogo deste domingo?". meutimao.com.br (në portugalisht). Marrë më 16 gusht 2018.
  3. ^ Staff (11 korrik 2018). "Carlos Augusto vibra com estreia e projeta futuro vitorioso no Corinthians". meutimao.com.br (në portugalisht). Marrë më 16 gusht 2018.
  4. ^ Stafi (5 gusht 2018). "'Feliz demais': joia da base do Corinthians comemora estreia como profissional". meutimao.com.br (në portugalisht). Marrë më 16 gusht 2018.
  5. ^ a b "Carlos Augusto è del Monza!" (në italisht). Monza. Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2020. Marrë më 28 gusht 2020.
  6. ^ "Le statistiche di Venezia-Monza - Associazione Calcio Monza S.p.A." (në italisht). Monza. Arkivuar nga origjinali më 12 dhjetor 2020. Marrë më 12 dhjetor 2020.
  7. ^ "Serie B, Monza batte Ascoli: gol di Carlos Augusto e Frattesi, tre punti biancorossi". ilcittadinomb.it (në italisht). 22 dhjetor 2020. Marrë më 2020-12-22.
  8. ^ a b "I social schierano la top 11 della Serie BKT 2020-21". Lega B (në italisht). 9 qershor 2021. Marrë më 11 qershor 2021.
  9. ^ "Cittadella sempre "infernale" per il Monza, la sconfitta per 2-1 costa l'eliminazione!". MBNews (në italisht). 14 gusht 2021. Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2021. Marrë më 14 gusht 2021.
  10. ^ "VIDEO/ Natë historike, Monza e Silvio Berlusconit mes më të mirave të Italisë, ngjitet në Serie A". BalkanWeb.com. 29 maj 2022. Marrë më 20 tetor 2023.
  11. ^ "Monza - Torino: 1-2 Serie A 2022/2023. Risultato finale e commento alla partita". Virgilio Sport (në italisht). Marrë më 13 gusht 2022.
  12. ^ Michael Cuomo (9 tetor 2022). "Questo Monza non si ferma più: battuto anche lo Spezia 2-0". Il Giorno (në italisht). Marrë më 9 tetor 2022.
  13. ^ "Sky: "Una big di Serie A si muove per Carlos Augusto: primi contatti, le condizioni"" (në italisht). 8 qershor 2023. Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2023. Marrë më 8 qershor 2023.
  14. ^ "Carlos Augusto is a new Inter player". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 15 gusht 2023. Marrë më 15 gusht 2023.
  15. ^ "Seleção Brasileira Sub-20 convocada para o Sul-Americano 2019" (në portugalishte braziliane). Confederação Brasileira de Futebol. 13 dhjetor 2018. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  16. ^ "Renan Lodi e Vanderson estão desconvocados da Seleção Brasileira Masculina Principal" (në portugalishte braziliane). Confederação Brasileira de Futebol. 6 tetor 2023. Marrë më 18 tetor 2018.
  17. ^ "Uruguay 2-0 Brazil (Oct 18, 2023) Game Analysis" (në anglisht). ESPN FC. 18 tetor 2023. Marrë më 18 tetor 2023.
  18. ^ a b c d "Esclusiva - Andrew Sousa (giornalista Brasile): 'Il Monza e Carlos Augusto sono a buon punto, il Corinthians...'". Monza-News (në italisht). 20 gusht 2020. Marrë më 22 gusht 2020.
  19. ^ Francesco Zei (26 tetor 2022). "Carlos Augusto nel mirino del ct Roberto Mancini. La Federcalcio verifica le condizioni". Forza Monza (në italisht). Marrë më 26 tetor 2022.
  20. ^ "Vichingo, Imperatore e Pess: i soprannomi dei giocatori del Monza". il Cittadino di Monza e Brianza (në italisht). 23 shtator 2022. Marrë më 10 tetor 2022.
  21. ^ a b "Carlos Augusto" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 21 tetor 2023.
  22. ^ "Carlos Augusto" (në anglisht). World Football. Marrë më 16 tetor 2023.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]