Jump to content

Sao Paulo (shtet)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga São Paulo (shtet))
São Paulo
Location of São Paulo
Popullsia
 • Gjithsej41.252.160
{{{postal_code_type}}}
01000-000 deri 19990-000

San Paolo (São Paulo) është një shtet i Brazilit i cila gjendet në jug-perëndim të vendit mes Oqeanit Atlantik dhe lumit Paraná. Në veri dhe verilindje kufizohet me shtetin Minas Gerais, në verilindje me shtetin Rio de Janeiro, në lindje nga Oqeani Atlantik, në jug nga Paraná dhe në perëndim nga Mato Grosso do Sul.

Ekonomia e shtetit ka larmi të madhe. Industria është zhvilluar në sajë të: industrisë ushqimore, energjitike, tekstile, çeliku, konsevimit, duhanit, metalurgjike dhe industrisë kimike.

Shteti është një qendër e madhee shërbimeve, me qendrat tregtare të mëdha, rrugë transporti,spitale të tilla si "Hospital das Clínicas", spitali izraelit "Albert Ajnshtajn", spitali "Sirio-Libanêz". San Paolo është shteti që prodhon më tepër në Brazil, me një pjesëmarrje në BPV prej 32,6%.

Në bujqësi kulturat më të rëndësishme janë agrumet e më pas kafeja, misri, orizi, bishtajoret, patate, kallam sheqeri, pambuku, duhani. Minerale: zirkon, apatite.

Popullsia e San Paolos është e përbërë kryesisht nga njerëz me origjinë italiane: 13 milion me origjinë italiane, 32,5% e popullsisë lokale. Sao Paulo ka më shumë italianë se çdo rajon tjetër i Italisë[1] .Gjithashtu shumë të pranishëm e pasardhës të portugezëve, spanjollëve, gjermanëve, libanezëve dhe japonezëve. Në fakt, komuniteti japoneze i San Paolos është më i rëndësishëmi në botë. Pas viteve 1950 San Paolo ka ndjerë një fluks të madh të njerëzve që imigronin nga veriu i Brazilit në kërkim të punës.

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2009. Marrë më 22 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]