Shko te përmbajtja

Rajoni Verilindor i Brazilit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rajoni Verilindor i Brazilit
Location of Rajoni Verilindor i Brazilit
Popullsia
  Total
51.065.275

Rajoni Verilindor i Brazilit përbëhet nga nëntë shtete Alagoas, Bahia, Ceará, Maranhão, Paraíba, Pernambuco, Piaui, Rio Grande do Norte dhe Sergipe. Afërsisht 30% e popullsisë së Brazilit jeton në këtë rajon. Njerëzit që jetojnë ose vijnë nga kjo zonë quhen shpesh nordestinos.

Rajoni Verilindor i Brazilit mund të ndahet përafërsisht në tre zona. Përgjatë bregdetit gjendet një rrip i klimës tropikale me shumë reshje. Kjo është një zonë pjellore që më parë ishte e mbuluar me pyjet e shiut Mata Atlantica. Pylli u rrallua në epokën koloniale, dhe sot në këtë rrip kultivohet kallam sheqeri. Më tej gjendet zona e quajtur Sertão e cila ka një klimë shumë të thatë.

QytetiPopullsia (2009)
Salvador2,998,056
Fortaleza2,505,552
Recife1,561,659
São Luís997,098
Maceió936,314
Natal806,203
Teresina802,537
João Pessoa702,235
Jaboatão687,688
Feira de Santana591,707
Aracaju544,039

Nënndarja e rajonit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shtetet Simboli Sipërfaqja km2 Bashkitë Mezorajone Mikrorajone Popullsia 2009 IZHNJ 2005 BPV (R$x1000) 2007 BPV për ftymë 2007 (R$)
Alagoas AL 27,767,661 102 3 13 3,156,108 0.677 17,793,227 5.858
Bahia BA 564,692,669 417 7 32 14,637,364 0.742 109,651,844 7.787
Ceará CE 148,825,602 184 7 33 8,547,809 0.723 50,331,383 6.149
Maranhão MA 331,983,293 217 5 21 6,367,138 0.683 31,606,026 5.165
Paraiba PB 56,439,838 223 4 23 3,769,977 0.718 22,201,750 6.097
Pernambuco PE 98,311,616 185 5 18 8,810,256 0.718 62,255,687 7.337
Piaui PI 251,529,186 223 4 15 3,145,325 0.703 14,135,870 4.662
Rio Grande do Norte RN 52,796,791 167 4 19 3,137,541 0.738 22,925,563 7.607
Sergipe SE 21,910,348 75 3 13 2,019,679 0.742 16,895,691 8.712
Verilindja NE 1,558,196,000 1,793 42 187 53,591,197 0.720 347,797,041 6.749

Përgjatë bregdetit dhe të qyteteve historike ekonomia bazohet tek turizmi dhe bujqësia,ku kallam sheqeri është një burim i rëndësishëm i të ardhurave. Rreth qyteteve të mëdha ka edhe ndërmarrje industriale. Një pjesë e të ardhurave sigurohet nga nafta.