Metalurgjia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Punëtorët e metalurgjisë në vitet 1920

Metalurgjia është dega kryesore e industrisë së rëndë që merret me përfitimin e metaleve nga xeheroret ose nga lëndë të tjera metalmbajtëse si dhe për ti bere të përshtatshme për qëllime të ndryshme përdorimi. Në varësi nga mënyra e përfitimit të metaleve, metalurgjia ndahet në pirometalurgji dhe elektrometalurgji, në varësi nga metalet që perftohen ndahet në metalurgji e zeze ose siderurgji (e hekurit, kromit, manganit) dhe në metalurgji e metaleve me ngjyra (ku përfshihen gjithë metalet e tjera). Metalurgjia ka qene njohur qe ne lashtesi ne trevat shqiptare.Te permendur si minatore e metalurge kane qene sidomos pirustet te cilet shkrinin bakrin, prodhonin bronz etj. Me gjithe pasurite xeherore te vendit dhe traditat, metalurgjia nuk u zhvillua si industri e madhe. Një praktikues i specializuar i metalurgjisë njihet si metalurg.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fjalor enciklopedik shqiptar Botim i vitit 1985