Mario Corso

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mario Corso
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMario Corso
Datëlindja (1941-08-25) 25 gusht 1941 (82 vjeç)
VendlindjaVerona, Italy
Gjatësia1.75 m (5 ft 9 in)[1]
PozicioniAnësor
Karriera me të rinjtë
A.C. Audace SME
Karriera si profesionist*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1957–1973Internazionale413(75)
1973–1975Genoa26(3)
Gjithsej439(78)
Karriera ndërkombëtare
1961–1971Italia23(4)
Skuadra të menaxhuara
1978–1982Napoli Primavera
1982–1983Lecce
1983–1984Catanzaro
1984–1985Internazionale Primavera
1985–1986Internazionale
1987–1989Mantova
1989–1990Barletta
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only

Mario Corso (Italisht: [ˈmaːrjo ˈkorso]; lindur më 25 gusht 1941) është një futbollist dhe trajner profesionist italian. Një anësor i majtë i famshëm dhe dinamik, Corso konsiderohet një nga lojtarët më të mëdhenjë italian në pozicionin e tij, duke fituar pseudonimin "Mandrake" (Këmba e majtë e zotit) për shkak të aftësive, teknikës në goditjet e lira dhe krosimeve.[2]

Corso kujtohet më së shumti për karrierën e tij të suksesshme te Interi, ku ai ishte një lojtar kyç i epokës Grande Inter nën drejtimin e trajnerit Helenio Herrera. Ai gjithashtu ka luajtur 23 ndeshje me kombëtaren italiane. Pas tërheqjes si futbollist, Corso nisi karrierën si trajner, duke qënë në krye të Interit dhe disa ekipeve të tjera. Ai fitoi grupin B të Serie C2 në sezonin 1987–88 me Montavën.[1][3]

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Corso ka qënë një lojtar i rëndësishëm i Interit, klub me të ciliën e shpenzoi pothuajse të gjithë karrierën e tij. Ai luajti nga viti 1957 e deri në vitin 1973, duke fituar katër Scudetto, dy Kupa Evropiane dhe dy Kupa Ndërkontinentale. Ai gjithashtu arriti finalen e Kupës Evropiane në vitin 1967. Corso bëri debutimin e tij me Zikaltrit kur ishte vetëm 17 vjeç e 97 ditë, duke luajtur në një ndeshje të Kupës së Italisë kundër Comos të cilën Interi e fitoi 3–0; në këtë ndeshje, ai regjistroi dhe golin e parë si profesionist, duke u bërë golashënuesi më i ri në historinë e klubit.

Më 23 nëntor 1957, ai bëri debutimin e tij në Serie A duke luajtur në fitoren 5–1 kundër Sampdorias. Shpejt pas kësaj, ai u bë titullar në formacionin e ekipit, dhe në vitet në vazhdim shërbeu edhe si kapiten. Corso kishte rolin e anësorit të majtë në ekipin e drejtuar nga Helenio Herrera, e njohur si Grande Inter, e cila fitoi tituj rresht të Serie A, Kupës Evropiane dhe Kupës Ndërkontinentale.

Pasi u largua nga Interi, Corso u transferua te Genoa për një periudhë të shkurër në vitin 1973 para se të tërhiqej dy vite më vonë. Gjithsej, ai luajti 436 ndeshje dhe shënoi 78 gola në Serie A.[1][3]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Corso ka qënë lojtar i kombëtares italiane në periudhën 1961–1971, duke zhvilluar 23 paraqitje.[4] Gjatë kësaj kohe, ai shënoi katër gola, por nuk arriti të luante në asnjë turnament madhor. Ai debutoi më 24 maj 1961 në humbjen 3–2 ndaj Anglisë në një ndeshje miqësore.[5] Më 15 tetor të atij viti, Corso regjistroi golat e tij të parë me Italinë, duke shënuar një dygolësh në fitoren 4–2 ndaj Izraelit në kualifikueset e Kupës së Botës 1962.[6] Ai gjithashtu shënoi edhe në ndeshjen e kthimit që u luajt në Torino.[7] Pas një debati me trajnerin Edmondo Fabbri, ai u la jashtë ekipit që do të përfaqsonte Italinë në Kupën e Botës 1962.

Ai u rikthye në formacionin titullar në vitin 1964, duke shënuar golin e tij të katërt me kombëtaren më 10 maj në fitoren 3–1 ndaj Zvicrës në një ndeshje miqësore.[8] Corso më pas do të përjashtohej nga ekipet që luajën në Kupën e Botës 1966 dhe UEFA Euro 1968, që u fitua nga Italia në shtëpinë e saj. Dy vite më pas, ai nuk u thirr as në ekipin që do të luante në Kupën e Botës 1970.

Corso luajti ndeshjen e tij të fundit për Italinë më 9 tetor 1971 në fitoren 3–0 ndaj Suedisë e vlefshme për kualifikueset e UEFA Euro 1972. Ai, sëbashku me Giuliano Sartin, Armando Picchin, Gianfranco Bedin, dhe Antonio Angelillon, është një lojtarët më të mirë dhe të suksesshëm të Interit që nuk ka luajtur në një Kupë Bote. Pavarësisht përjashtimit të tij nga kombëtarja, në vitin 1967, FIFA e vendosi atë në ekipin e saj "All-Star" për ndeshjen miqësore ndërkombëtare ndaj Spanjës, e zhvilluar në nder të portierit spanjoll Ricardo Zamora. Ndeshja u fitua 3–0 nga ekipi i Corsos.[1][3]

Stili i lojës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një lojtar këmbë-majtë, Corso dallohej për vazhdimsinë e tij, inteligjencën, shpejtësinë nën zotërimin e topit si dhe rezistencën si anësor. Shpërndarja e saktë e topit, aftësitë e krosimit, krijueshmëria dhe rezja e pasimit me të dyja këmbët e bënë atë një organizator të shkëlqyer. Corso ishte i aftë të luante në të dyja krahët e fushës; ai nga ana e majtë furnizonte sulmin me krosime të sakta kurse nga ana e djathë bënte vrapime që përfundonin me gjuajte në qëndër.[1][3]

Një anësor jotipik, Corso ishte famëkeq për mungesën e disiplinës taktike, dhe shpesh luante midis vijave në një rol më qëndror, të lirë, si një lloj mesfushori sulmues; për shkak të kësaj, ai ishte i aftë të luante edhe si sulmues ose mesfushor. Edhe pse nuk ishte këmbë-shpejtë, Corso kishte një fizik të fortë dhe ishte luftarak, duke pasur gjithashtu aftësi në kontrollin e topit. Ai gjithashtu ishte një driblues i saktë. Corso shquhej për goditjet e lira, të cilat zakonisht i kryente me gjuajtje të fuqishme me hark. Pavarësisht këtyre tipareve, gazetari Gianni Brera e akuzoi atë si një lojtar pa vazhdimsi, të cilit i mungonte dinamika dhe kontributi në mbrojtje, gjëra që vetë Corso i mohoi. Si rezultat i kësaj, Brera i vendosi lojtarit pseudonimin "pjesëza e kaluar e foljes "për të vrapuar", një referencë për mbiemrin e tij, kjo për shkak që sipas Brerës, Corso nuk vraponte shumë gjatë ndeshjeve, duke preferuar të bëntë topin të lëvizte.[9][10]

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Internazionale[3]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d e "Mario Corso" (në italisht). EnciclopediaDelCalcio.it. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2017. Marrë më 31 mars 2017.
  2. ^ John Foot (gusht 2007). Winning at All Costs: A Scandalous History of Italian Soccer [Duke fituar me çdo çmim: Një histori skandaloze e futbollit italian] (në anglisht). Basic Books. fq. 163–164. ISBN 978-1-56858-368-6. Marrë më 22 gusht 2010.
  3. ^ a b c d e "Mario CORSO" (në italisht). Storie di Calcio. Marrë më 29 dhjetor 2014.
  4. ^ "Mario Corso" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 11 janar 2020.
  5. ^ "Italy 2:3 England" [Itali 2:3 Angli] (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 11 janar 2020.
  6. ^ "Israel 2:4 Italy" [Izrael 2:4 Itali] (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 11 janar 2020.
  7. ^ "Italy 6:0 Israel" [Itali 6:0 Izrael] (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 11 janar 2020.
  8. ^ "Switzerland 1:3 Italy" [Zvicër 1:3 Itali] (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 11 janar 2020.
  9. ^ Giovanni Marino (21 prill 2010). "La vita mancina di Mario Corso "Io, tra Herrera, Pelè e Berselli"" [Jeta e majtë e Mario Corso "Unë, midis Herreras, Pelès dhe Bersellit"] (në italisht). La Repubblica. Marrë më 28 shkurt 2017.
  10. ^ "I 70 anni dell' insolente Mariolino il sinistro che creò la foglia morta" [70 vjetët e paturpshme të Mariolinos, mëkatari që krijoi fletën e vdekur] (në italisht). La Repubblica. 23 gusht 2011. Marrë më 28 shkurt 2017.