Kërceni tek përmbajtja

Davide Frattesi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Davide Frattesi
Davide Frattesi (2023)
Personal information
Full name Davide Frattesi[1]
Date of birth 22 shtator 1999 (25 vjeç)
Place of birth Romë, Itali
Height 1.78 m (5 ft 10 in)[2]
Position(s) Mesfushor
Team information
Current team
Internazionale
(në huazim nga Sassuolo)
Number 16
Youth career
2006–2014 Lazio
2014–2017 Roma
Senior career*
Years Team Apps (Gls)
2017– Sassuolo 72 (11)
2018–2019Ascoli (huazim) 33 (0)
2019–2020Empoli (huazim) 37 (5)
2020–2021Monza (huazim) 37 (8)
2023–Internazionale (huazim) 32 (6)
International career
2015–2016 Italia U17 10 (2)
2016–2017 Italia U18 4 (0)
2016–2018 Italia U19 20 (1)
2018–2019 Italia U20 12 (4)
2019–2021 Italia U21 10 (2)
2022– Italia 16 (5)
*Club domestic league appearances and goals, correct as of 26 maj 2024
‡ National team caps and goals, correct as of 15 qershor 2024

Davide Frattesi (lindur më 22 shtator 1999) është një futbollist profesionist italian i cili luan si mesfushor për klubin italian Internazionale, në huazim nga Sassuolo, dhe kombëtaren italiane.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2017–2018: Vitet e para dhe debutimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Frattesi e nisi karrierën futbollistike në vitin 2006 duke u bërë pjesë e akademisë së Lazios. Në vitin 2014, ai kaloi te akademia e Romës, me të cilën fitoi një kupë dhe një superkupë.[3][4]

Më 13 korrik 2017, Frattesi u ble nga Sassuolo për 5 milion €, duke firmosur një kontratë pesë-vjeçare.[5] Roma do të përfitonte 30% të vlerës në rast rishitje të lojtarit.[6] Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 20 dhjetor në humbjen 2–1 kundër Atalantëskupë, duke luajtur si titullar për 74 minuta.[7]

2018–2021: Huazimet e ndryshme në Itali

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 16 gusht 2018, Frattesi u huazua te AscoliSerie B për një sezon.[8] Ai debutoi dhjetë më pas në barazimin 1–1 kundër Cosenzës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 57të.[9] Ai e mbylli sezonin me 33 ndeshje në kampionat, përfshirë 26 si titullar, duke regjistruar dy asiste.[10]

Më 15 korrik 2019, Frattesi u huazua sërisht në Serie B, këtë herë te Empoli, për sezonin 2019–20.[11] Ai e nisi sezonin më 11 gusht duke luajtur 45 minuta në fitoren 2–1 në shtëpi kundër Regginës në raundin e dytë të kupës.[12] Frattesi shënoi golin e parë si profesionist më 24 shtator në fitoren 3–2 në transfertë kundër Pisës; goli i tij në minutën e 95të i dha fitoren ekipit.[13]

Më 16 shtator 2020, Frattesi j'u bashkua klubit të sapongjitur në Serie B, A.C. Monza, në formë huazimi për një sezon.[14] Ai debutoi më 25 shtator në barazimin pa gola kundër SPAL[15] si dhe shënoi golin e parë me klubin më 20 tetor në barazimin 1–1 kundër Pisës, në ndeshjen e tij të parë si titullar.[16] Më 1 maj 2021, Frattesi regjistroi golin e 8të të sezonit në një ndeshje kundër Salernitanës,[17] duke fituar një bast personal me trajnerin Cristian Brocchi për numrin e golave që do të shënonte këtë sezon.[18] Në përfundim të sezonit, Frattesi u emërua në Ekipin e Vitit të Serie B.[19]

2021–2023: Rikthimi te Sassuolo si protagonist

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Frattesi u rikthye te Sassuolo para nisjes së sezonit 2021–22, duke marrë fanellën me numrin 16 (të njëjtin numër që kishte Empoli dhe Monza).[20] Nën drejtimin e trajnerit Alessio Dionisi, Frattesi e nisi sezonin si titullar, duke luajtur 84 minuta në fitoren 3–2 në transfertë kundër Hellas Veronës.[21] Më 23 tetor, ai shënoi golin e tij të parë në Serie A në fitoren 3–1 kundër Venezias.[22] Një javë më vonë, Frattesi shënoi dopietën e parë në karrierë në ndeshjen kundër Juventusit, duke ndihmuar Sassuolon të merrte fitoren e parë në histori në Allianz Stadium.[23] Ai e mbylli sezonin e parë në Serie A me 4 gola në 36 ndeshje.[24]

Frattesi e nisi sezonin 2022–23 më 27 gusht duke shënuar në barazimin 2–2 kundër Spezias në ndeshjen hapëse të kampionatit.[25] Ai e mbylli kampionatin me 6 gola (përfshirë dy në dy ndeshjet kundër Interit dhe një kundër Milanit).[26][27][28]

2023–vazhdon: Huazimi te Inter

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 7 korrik 2023, Frattesi j'u bashkua Interit në formë huazimi për një sezon me të drejtë blerje.[29][30] Mē 16 shtator, Frattesi shënoi golin e parë me Interin në fitoren historike 5–1 kundër Milanit kundër Derby della Madonnina; kjo ishte hera e parë që Zikaltrit fitonin pesë derbi rresht.[31][32] Më 19 janar 2024, Frattesi shënoi në fitoren 3–0 kundër Lazios në gjysëm-finalen e Superkupës Italiane;[33] në finale, Interi fitoi trofeun pasi mposhti Napolin 1–0.[34] Në prill, Frattesi shënoi një gol vendimtar në kohën shtese të fitores 2–1 kundër Udineses, duke ndihmuar Interin t'i afrohet më shumë Scudettos.[35] Interi e fitoi titullin matematikisht pas fitores 2–1 kundër Milanit në derbi: ndeshja kulmoi me një sherr në minutat e fundit midis lojtarëve, ku Davide Calabria i Milanit u përjashtua me karton të kuq pasi goditi me kokë Frattesin.[36]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Frattesi ka luajti mbi 50 ndeshje me ekipet e moshave të Italisë. Ai e nisi karrierën ndërkombëtare me ekipin nën-17, me të cilin mori pjesë në UEFA Kampionatin Evropian nën-17 2016. Dy vjet më vonë ai luajti në Kampionatin Evropian nën-19 me ekipin nën-19, duke shënuar dy gola në finalen e humbur 4–3 kundër Portugalisë në kohën shtesë.[37] Frattesi luajti në Kupën e Botës nën-19 2019 me ekipin nën-20, duke u renditur në vendin e katërt.[38] Pas kësaj, ai u bë pjesë e ekipit nën-21, duke luajtur dhjetë ndeshje dhe shënuar dy gola, të cilat erdhën mē 6 shtator 2019 në fitoren 4–0 kundër Moldavisë në ndeshjen debutuese të tij.[39]

Në qershor 2022, Frattesi u thirr në ekipin e parë për ndeshjen kundër Argjentinës për trofeun Finalissima 2022 dhe ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kombeve kundër Gjermanisë, Anglisë dhe Hungarisë.[40]

Më 18 qershor 2023, Frattesi shënoi golin e parë me Italinë në fitoren 3–2 kundër Holandës në ndeshjen për vendin e tretë të finaleve të UEFA Ligës së Kombeve 2023.[41]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Frattesi konsiderohet si një nga talentët më të mirë italian.[42] Ai është një mesfushor dinamik, me cilësi teknike dhe fizik të mirë, i cili merr pjesë në organizimin e lojës dhe sulmeve të ekipit.[43][44]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 20 shtator 2023[45]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Sassuolo 2017–18 Serie A 0 0 1 0 1 0
2021–22 Serie A 36 4 2 0 38 4
2022–23 Serie A 36 7 1 0 37 7
Gjithsej 72 11 4 0 0 0 76 11
Ascoli (huazim) 2018–19 Serie B 33 0 0 0 33 0
Empoli (huazim) 2019–20 Serie B 37 5 3 0 1[a] 0 41 5
Monza (huazim) 2020–21 Serie B 37 8 2 0 2[a] 0 41 8
Internazionale 2023–24 Serie A 4 1 0 0 1[b] 0 5 1
Gjithsej karriera 183 25 9 0 4 0 196 25
  1. ^ a b Ndeshje në fazën play-off për promocion të Serie B
  2. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
Redaktuar më 12 shtator 2023[46]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Italia 2022 4 0
2023 3 3
Gjithsej 7 3

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rezultatet e Italisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Frattesi.[46]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Davide Frattesi
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 18 qershor 2023 De Grolsch Veste, Enschede, Holandë 6  Holanda 2–0 3–2 Finalet e UEFA Ligës së Kombeve 2023
2 12 shtator 2023 San Siro, Milano, Itali 7  Ukraina 1–0 2–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2024
3 2–0
Internazionale[47]
  1. ^ "FIFA U-20 World Cup Poland 2019: List of Players: Italy" (PDF) (në anglisht). FIFA. 13 qershor 2019. fq. 6. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 6 shkurt 2020.
  2. ^ "Davide Frattesi". sassuolocalcio.it (në italisht). U.S. Sassuolo Calcio. Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2023. Marrë më 22 shtator 2023.
  3. ^ "Primavera, Entella battuta 2-0: la Roma alza la Coppa Italia". Corriere dello Sport (në italisht). 21 prill 2017. Marrë më 22 shtator 2023.
  4. ^ "Supercoppa Primavera, Roma-Inter 4-0 firmato Tumminello". La Gazzetta dello Sport (në italisht). 28 tetor 2016. Marrë më 22 shtator 2023.
  5. ^ "Roma, i due Primavera Marchizza e Frattesi a titolo definitivo al Sassuolo". La Gazzetta dello Sport (në italisht). 13 korrik 2017. Marrë më 22 shtator 2023.
  6. ^ "La Roma si avvicina a Frattesi: tutte le cifre dell'offerta al Sassuolo". Corriere dello Sport (në italisht). 13 korrik 2017. Marrë më 22 shtator 2023.
  7. ^ "Atalanta vs. Sassuolo 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 20 dhjetor 2017. Marrë më 25 tetor 2018.
  8. ^ "UFFICIALE: Sassuolo, preso Pinato. Frattesi va all'Ascoli" (në italisht). TuttoMercatoWeb.com. Marrë më 16 gusht 2018.
  9. ^ "Ascoli vs. Cosenza 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 26 gusht 2018. Marrë më 25 tetor 2018.
  10. ^ "Davide Frattesi » Serie B 2018/2019" (në anglisht). World Football. Marrë më 22 shtator 2023.
  11. ^ "TMW - Empoli, Frattesi in ritiro. Arriva in prestito secco dal Sassuolo" (në italisht). TuttoMercatoWeb.com. Marrë më 16 korrik 2019.
  12. ^ "Empoli vs. Reggina 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 11 gusht 2019. Marrë më 22 shtator 2023.
  13. ^ "Pisa vs. Empoli 2 – 3" (në anglisht). Soccerway. 24 shtator 2019. Marrë më 22 shtator 2023.
  14. ^ "Decimo colpo estivo: arriva Davide Frattesi". monzacalcio.com (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2020. Marrë më 16 shtator 2020.
  15. ^ "Monza vs. SPAL 0 – 0" (në anglisht). Soccerway. 25 shtator 2020. Marrë më 22 shtator 2023.
  16. ^ Michele Bufalino (20 tetor 2020). "Pisa-Monza 1-1: Marconi risponde alla "maledizione" Frattesi, ma il risultato è bugiardo". SestaPorta.News Pisa (në italisht). Marrë më 24 tetor 2020.
  17. ^ Francesco Zei (1 maj 2021). "Frattesi: "Vittoria meritata. Contro il Lecce grande occasione"". Forza Monza (në italisht). Marrë më 1 maj 2021.
  18. ^ "Monza, Frattesi: "Siamo incappati in un periodo negativo, basta un episodio per tornare a vincere"" (në italisht). 7 prill 2021. Marrë më 1 maj 2021.
  19. ^ a b "I social schierano la top 11 della Serie BKT 2020-21". Lega B (në italisht). 2021-06-09. Marrë më 11 qershor 2021.
  20. ^ "Sassuolo-Venezia 3-1, Frattesi: "Spero sia il primo gol di una lunga serie"" (në italisht). Canale Sassuolo. 23 tetor 2021.
  21. ^ "Serie A - Le pagelle di Verona-Sassuolo 2-3: super Raspadori, bene Frattesi" (në italisht). Eurosport.it. 21 gusht 2021. Marrë më 22 gusht 2021.
  22. ^ "Serie A: Sassuolo ed Empoli stendono Venezia e Salernitana" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 25 tetor 2021.
  23. ^ "Clamoroso Sassuolo: vince in casa della Juve al 95' con Lopez!" (në italisht). Marrë më 28 tetor 2021.
  24. ^ "Davide Frattesi » Serie A 2021/2022" (në anglisht). World Football. Marrë më 22 shtator 2023.
  25. ^ "Il primo gol di Pinamonti vale una rimonta: pari fra Spezia e Sassuolo" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 27 gusht 2022.
  26. ^ "L'Inter va con doppio Dzeko: 2-1 in casa del Sassuolo. Ora Inzaghi può sorridere" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 8 tetor 2022.
  27. ^ "Inter, poker al Sassuolo con super Lukaku: Inzaghi aggancia la Juve ed è secondo" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 13 maj 2023.
  28. ^ "Sprofondo Milan: il Sassuolo lo umilia 5-2 a San Siro, è una crisi senza fine" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 29 janar 2023.
  29. ^ "Inter sign midfielder Frattesi from Sassuolo". Reuters (në anglisht). 6 korrik 2023. Marrë më 7 korrik 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  30. ^ "Davide Frattesi joins Inter". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 7 korrik 2023. Marrë më 7 korrik 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  31. ^ "VIDEO/ 2023-shi ngjyroset zikaltër, Interi fiton derbin me 'manita'". SuperSport.al. 16 shtator 2023. Marrë më 16 shtator 2023.
  32. ^ "Hera e parë në histori, Interi regjistron statistikën e veçantë me fitoren e thellë ndaj Milanit". Panorama Sport. 16 shtator 2023. Marrë më 16 shtator 2023.
  33. ^ "Troppa Inter per la Lazio: facile 3-0 e finale di Supercoppa col Napoli" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 19 janar 2024. Marrë më 10 qershor 2024.
  34. ^ "Napoli - Inter (0-1) Supercoppa italiana 2023" (në italisht). La Repubblica. 22 janar 2024. Marrë më 10 qershor 2024.
  35. ^ "Inter Milan 2-1 Udinese (Apr 8, 2024) Game Analysis" (në anglisht). ESPN FC. 8 prill 2024. Marrë më 10 qershor 2024.
  36. ^ "Inter win heated Milan derby to seal 20th Serie A title" (në anglisht). Al Jazeera. 23 prill 2024. Marrë më 10 qershor 2024.
  37. ^ "Portugal win epic U19 EURO final" (në anglisht). UEFA. 29 korrik 2018.
  38. ^ "Mina sparks historic finish for Ecuador" (në anglisht). FIFA. 14 qershor 2019. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2019.
  39. ^ "Successo all'esordio per Nicolato, la nuova Under si presenta con un poker alla Moldavia". figc.it (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. 6 shtator 2019.
  40. ^ "Una 'Finalissima' per salutare l'azzurro. Chiellini: "Lascio senza rimpianti, l'Europeo il ricordo più bello"" (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. 30 maj 2022. Marrë më 30 maj 2022.
  41. ^ "How Italy beat Netherlands 3-2 in Nations League third-place match thanks to Chiesa's goal". theathletic.com (në anglisht). 18 qershor 2023.
  42. ^ "Frattesi è il nome nuovo del calcio italiano". L'Ultimo Uomo (në italisht). 22 dhjetor 2022. Marrë më 17 shtator 2023.
  43. ^ "Davide Frattesi, l'arma in più di Alberto De Rossi" (në italisht). Gazzetta Regionale. Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2019. Marrë më 26 maj 2019.
  44. ^ "Tenacia e classe: Davide Frattesi, il centrocampista cresciuto con i consigli di De Rossi" (në italisht). Alfredo Pedulla. Marrë më 22 shtator 2023.
  45. ^ "Davide Frattesi" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 22 shtator 2023.
  46. ^ a b "Davide Frattesi". eu-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 23 shtator 2022.
  47. ^ "Davide Frattesi" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 17 qershor 2024.
  48. ^ "Il premio Bulgarelli a Frattesi del Sassuolo" (në italisht). Rai. 15 maj 2023. Marrë më 15 maj 2023.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]