Armando Castellazzi
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Armando Castellazzi | ||
Datëlindja | 7 tetor 1904 | ||
Vendlindja | Milano, Mbretëria e Italisë | ||
Data e vdekjes | Gabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti | ||
Vendvdekja | Milano, Itali | ||
Gjatësia | 1.84 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1924–1936 | Ambrosiana-Inter | 261 | (16) |
Karriera ndërkombëtare | |||
1929–1934 | Italia | 3 | (0) |
Skuadra të menaxhuara | |||
1936–1938 | Ambrosiana-Inter | ||
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Armando Castellazzi (Italisht: [arˈmando kastelˈlattsi]; 7 tetor 1904 – 4 janar 1964) ishte një ish futbollist profesionist italian dhe trajner i cili luante si mesfushor.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I lindur në Milano, Castellazzi e shpenzoi të gjithë karrierën futbollistike duke luajtur për klubin e qytetit Inter, në atë kohë me emrin Ambrosiana-Inter. Gjatë periudhën 1924–1936, Castellazzi luajti 261 ndeshje dhe shënoi 16 gola, duke ndihmuar ekipin të fitonte Scudetton në sezonin 1929–30.[1] Debutimi i tij erdhi më 24 shkurt 1924 në fitoren 2–1 në transfertë ndaj Padovës.
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Castellazzi luajti tre ndeshje me kombëtaren italiane nga viti 1929 e deri në vitin 1934; debutimi i tij erdhi më 1 dhjetor 1929 në fitoren 6–1 kundër Portugalisë në miqësoren e zhvilluar në Milano. Ndeshja e tij e dytë erdhi më 9 shkurt 1930 në një tjetër ndeshje miqësore, këtë herë kundër Zvicrës në Romë, me Italinë që fitoi 4–2. Ai gjithashtu zhvilloi një ndeshje – të tretën me kombëtaren – në fushatën e suksesshme të Italisë në Kupën e Botës 1934, duke u aktivizuar si titullar në ndeshjen çerek-finale kundër Spanjës më 31 maj në Firence; ndeshja u mbyll në barazim 1–1.[2]
Karriera si trajner
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi u tërhoq nga futbolli në vitin 1932, Castellazzi vazhdoi të qëndronte te Interi, këtë herë në rolin e trajnerit. Në vitin 1938, ai u bë personi i parë që fiton kampionatin e Serie A si lojtar dhe trajner.
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimi: [3]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Italia | 1929 | 1 | 0 |
1930 | 1 | 0 | |
1934 | 1 | 0 | |
Total | 3 | 0 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si lojtar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ambrosiana-Inter
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Italia
Si trajner
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ambrosiana-Inter
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Armando Castellazzi". inter.it (në anglisht). Inter Milan. Marrë më 28 prill 2020.
- ^ "1934 FIFA World Cup Italy: Italy 1-1 Spain" [FIFA Kupa e Botës Itali 1934: Itali 1-1 Spanjë] (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2018. Marrë më 11 janar 2018.
- ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Armando Castellazzi" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 30 prill 2020.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Profili Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine te Enciclopedia del Calcio
- Profili te FIGC
- La Gazzetta dello Sport