Sebastiano Esposito
Të dhënat personale | |||
---|---|---|---|
Data e lindjes | 2 Korrik 2002 | ||
Vendi i lindjes | Castellammare di Stabia, Itali | ||
Gjatësia | 1.86 m | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Informacionet për klubin | |||
Klubi aktual | SPAL (në huazim nga Internazionale) | ||
Numri | 21 | ||
Karriera në rini | |||
2011–2014 | Brescia | ||
2014–2019 | Internazionale | ||
Karriera profesioniste* | |||
Vitet | Klubi | Ndesh.† | (Gls)† |
2019– | Internazionale | 7 | (1) |
2020– | → SPAL (huazim) | 0 | (0) |
Ekipi kombëtar‡ | |||
2017–2018 | Italia U16 | 12 | (8) |
2018–2019 | Italia U17 | 20 | (14) |
2019– | Italia U18 | 2 | (1) |
2019– | Italia U19 | 3 | (2) |
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 25 shtator 2020. † Ndeshje (Gola). |
Sebastiano Esposito (lindur më 2 korrik 2002) është një futbollist profesionist italian i cili luan si sulmues për klubin italian SPAL, në huazim nga Internazionale.
Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Esposito bëri debutimin e tij zyrtar me Interin më 14 mars 2019 në ndeshjen e kthimit të raundit të 16-tave të Ligës së Evropës kundër Eintracht Frankfurt, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 73të në vend të Borja Valeros. Inter u mposht 1–0 në San Siro dhe u eliminua nga kompeticioni.[1]
Esposito zhvilloi paraqitjen e parë të tij për sezonin 2019–20 më 23 tetor 2019 në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve kundër Borussia Dortmund; ai zëvëndësoi Romelu Lukakun në pjesën e dytë dhe fitoi një penallti e cila u humb nga Lautaro Martínez. Pavarësisht kësaj, Inter triumfoi 2–0 në San Siro.[2] Ai u bë lojtari i parë i lindur në vitin 2002 që luan në Ligën e Kampioneve, si dhe lojtari më i ri i Interit (17 vjeç dhe 113 ditë) që nga Giuseppe Bergomi në vitin 1981 që luan në një kompeticion evropian për Interin.[3]
Më 21 dhjetor, në ndeshjen e tij të parë si titullar në Serie A, Esposito shënoi me penallti në fitoren 4–0 ndaj Genoas në ndeshjen e fundit për vitin 2019.[4] Në moshën 17 vjeç e 172 ditë, ai u bë golashënuesi i dytë më i ri i të gjitha kohërave për Interin në Serie A, pas Mario Corsos (17 vjeç e 97 ditë).[5]
Më 25 shtator 2020, Esposito u huazua për një sezon në Serie B te SPAL. Atje ai gjeti vëllain e tij Salvatore Esposito, me të cilin kishte luajtur edhe me të rinjtë e Interit.[6]
Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Redaktuar më 17 gusht 2020[7]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Internazionale | 2018–19 | Serie A | 0 | 0 | 0 | 0 | 1[a] | 0 | — | 1 | 0 | |
2019–20 | 7 | 1 | 2 | 0 | 5[b] | 0 | — | 14 | 1 | |||
Gjithsej | 7 | 1 | 2 | 0 | 6 | 0 | — | 15 | 1 | |||
Gjithsej karriera | 7 | 1 | 2 | 0 | 6 | 0 | — | 15 | 1 |
- ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Tre ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, dy ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "Tronditet Interi, Frankfurti i nxjerr jashtë Europës!". BalkanWeb.com. 14 mars 2019. Marrë më 24 tetor 2019.
- ^ "Inter merr fitoren e parë në Champions, Napoli vuan për 3 pikët". Top-Channel.tv. 23 tetor 2019. Marrë më 24 tetor 2019.
- ^ "17 vjeç e 113 ditë, Espozito debuton dhe fiton skenën: E kisha ëndërr, por kërkoi falje për…". Panorama Sport. 24 tetor 2019. Marrë më 24 tetor 2019.
- ^ "Interi e mbyll 2019-n me hap kampioni, kryevepra e Lukakut është për "kornizë"". Sport Ekspres. 21 dhjetor 2019. Marrë më 22 dhjetor 2019.
- ^ "Inter 4-0 Genoa, all you need to know" [Inter 4-0 Genoa, të gjitha që duhet t'i dini]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 22 dhjetor 2019. Marrë më 22 dhjetor 2019.
- ^ Adi Metaliu (25 shtator 2020). "Zyrtare, Candreva te Sampdoria, Esposito te SPAL-i". Supersport.al. Marrë më 25 shtator 2020.
- ^ "Sebastiano Esposito" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 24 tetor 2019.
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Profili te TuttoCalciatori.net
|