Shko te përmbajtja

Álvaro Recoba

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Álvaro Recoba
Recoba me Nacional në vitin 2012
Të dhënat vetjake
Emri i plotë Álvaro Alexánder Recoba Rivero
Data e lindjes 17 mars 1976 (50 vjeç)
Vëndi i lindjes Montevideo, Uruguaji
Gjatësia 1.77 m (5 ft 10 in)
Pozicionis
Team information
Ekipi aktual
Nacional (trajner)
Karriera me të rinjtë
Danubio
Karriera seniore*
Years Team Apps (Gls)
1994–1995 Danubio 34 (11)
1996–1997 Nacional 33 (17)
1997–2008 Internazionale 175 (53)
1999Venezia (huazim) 19 (11)
2007–2008Torino (huazim) 22 (1)
2008–2010 Panionios 21 (5)
2010–2011 Danubio 31 (11)
2011–2015 Nacional 82 (17)
Gjithsej 417 (126)
International career
1995–2007 Uruguai 69 (11)
Karriera si trajner
2020–2022 Nacional (ndihmës-trajner)
2022–2023 Nacional B
2023–2024 Nacional
2026– Deportivo Táchira
* Club domestic league appearances and goals

Álvaro Alexánder Recoba Rivero (Spanjisht: [ˈalβaɾo aleɣˈsandeɾ reˈkoβa riˈβeɾo]; lindur më 17 mars 1976) është një trajner uruguaian futbolli dhe ish futbollist profesionist i cili aktualisht është trajner i klubit venezuelian Deportivo Táchira.

Recoba e nisi karrierën si profesionist në Uruguai me Danubion. Pas kësaj, ai firmosi me Nacional, klub me të cilin u dallua për performancat e tij, gjë që i siguruan një kalim te Interi në Itali. Pas një periudhe të shkurtër në huazim te Venezia, Recoba u rikthye te Zikaltrit, me të cilët do të luante për 11 sezone, duke u aktivizuar në më shumë se 250 ndeshje.

Recoba debutoi me kombëtaren uruguaiane në vitin 1995 dhe luajti gjithsej 69 ndeshje, duke shënuar 11 gola. Ai përfaqësoi Uruguajin në FIFA Kupën e Botës 2002 dhe në dy edicione të Kupës së Amerikës.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera e Recobës nisi me Danubion në Uruguaji. Pasi shpenzoi disa vite në akademi, ai debutoi me ekipin e parë në moshën 17 vjeç dhe luajti në sezonet 1994–95 dhe 1995–96. Në verën e vitit 1996, ai u transferua te Nacional, klub me të cilin shkëlqeu, duke shënuar 36 gola në 40 ndeshje.[1]

Në korrik 1997, Recoba u transferua te Interi për 7 milion lira. Ai debutoi në fitoren 2–1 kundër Brescias më 31 gusht, duke shënuar të dy golat e ekipit në dhjetë minutat e fundit: goli i parë erdhi me një gjuajtje nga 30 metra distancë kurse i dyti erdhi me goditje dënimi që përfundoi në trekëndësh.[2] Në kupë, ai shënoi në të dyja ndeshjet kundër Foggias, duke kualifikuar Interin në raundin e 16-tave me rezultatin e përgjithshëm 4–2.[3][4] Më 25 janar 1998, ai shënoi kundër Empolit me një gjuajtje nga mesi i fushës.[5][6] Më 6 maj, Interi fitoi Kupën UEFA duke mposhtur Lazion në finale, ndeshje në të cilën Recoba nuk luajti.[7]

Megjithatë, pjesa e parë e vitit pasardhës shënoi një kthim prapa në përvojën e tij me Zikaltrit, efektivisht i zbritur në zgjedhjen e fundit midis sulmuesve; kështu që në janar 1999, i shtyrë nga dëshira për të luajtur me vazhdimësi më të madhe, ai pranoi një huazim te Venezia.[8] Më 14 mars, Recoba shënoi tregolëshin e parë në Itali në fitoren 4–1 kundër Fiorentinës në shtëpi.[9] Ai e mbylli sezonin me 11 gola dhe 9 asiste të cilët ishin vendimtar për Venezian, që arriti të mbijetonte në Serie A.[10]

Recoba u rikthye te Interi në sezonin 1999–00, duke shënuar dhjetë gola;[11] ekipi e mbylli kampionatin në vendin e katërt, duke siguruar në vend në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve. Më 23 gusht 2000, Interi u eliminua nga ekipi suedez Helsingborgs IF, me Recobën që humbi një penallti vendimtare në çastet e fundit të ndeshjes së kthimit në shtëpi.[12]

Në janar 2001, pasi rinovoi kontratën e tij me klubin, Recoba u akuzua se kishte një pasaportë fallco, duke humbur shtetësinë italiane që e kishte marrë në vitin 1999.[13] Federata Italiane e Futbollit e pezulloi me një vit, por dënimi u ul në katër muaj, me Recobën i cili qëndroi jashtë fushave deri në dhjetor 2001.[14] Në periudhën e dytë te Interi ai konfirmoi prirjen e tij për të shënuar gola të shkëlqyer, një pikë e fortë e cila megjithatë u shoqërua me mungesën e vazhdimësisë.[15][16]

Recoba shënoi golin e fundit me Interin më 29 prill 2007 kundër Empolit direkt nga një goditje këndi.[17] Më 31 gusht 2007, ai u huazua te Torino për një sezon me të drejtë blerje.[18] Ndeshja e tij më e dalluar me Torinon ishte ajo në kupë kundër Romës, të cilës i shënoi dy gola në një fitore 3–1 në shtëpi.[19] Recoba u largua nga Interi pas skadimit të kontratës së tij; me Zikaltrit, ai shënoi 72 gola në 276 ndeshje në të gjitha kompeticionet.[20] Gjatë qëndrimit të tij në Milano, presidenti Massimo Moratti në disa raste deklaroi se Recoba ishte lojtari i tij i preferuar.[21]

Më 5 shtator 2008, Recoba u transferua në Greqi te Panionios.[22] Ai debutoi më 18 tetor në fitoren 2–1 kundër Aris, duke asistuar të dy golat e ekipit të tij.[23] Në ndeshjen e rradhës në kampionat, ai shënoi dy golat e parë me klubin në suksesin 5–2 në transfertë kundër Ergotelis.[24]

Në dhjetor 2009, Recoba pranoi ndërprerjen e kontratës, duke u larguar nga klubi. Ai citoi dëmtimet e shumta dhe formën fizike si faktorët vendimtar për largimin.[25][26]

Më 24 dhjetor 2009, Recoba njoftoi se do të firmoste me Danubion, duke u rikthyer te klubi ku nisi karrierën si profesionist pas 14 vitesh.[27] Ai shënoi golin e parë të sezonit më 6 mars 2010 në humbjen 3–2 kundër Racing Club si dhe ishte një nga katër lojtarët e përjashtuar me karton të kuq në këtë ndeshje; ky ishte hera e dytë në karrierë që ai përjashtohet me karton të kuq.[28][29]

Recoba duke festuar fitimin e kampionatit me Nacional, qershor 2015.

Më 30 qershor 2011, Recoba u rikthye te Nacional pasi vendosi të mos rinovonte kontratën e tij me Danubion.[30] Në debutimin e tij kundër River Plate, Recoba shënoi golin e rezultatit momental 3–2; ndeshja u mbyll në barazim 3–3.[31] Më 20 nëntor, Recoba shënoi golin e katërt në kampionat me penallti në superclásico kundër Peñarol.[32] Ai shënoi edhe në ndeshjen e fundit kundër Liverpoolit, duke udhëhequr Nacionalin drejt fitimit të titullit të turnamentit Apertura.[33]Copa Libertadores, Nacional u eliminua në fazën e grupeve aty ku Recoba luajti në të gjitha ndeshjet.

Më 22 shtator 2012, Recoba shënoi një dopietë kundër Centro Atlético Fénix; një nga golat erdhi me një gjuajtje direkt nga goditja e këndi. Në vazhdim, ai do të shënonte gol nga goditja e këndit nga ana e djathtë në tre raste të tjera: në tetor në barazimin 1–1 kundër Liverpoolit,[34] në shkurt 2013 kundër Argentinos Juniors dhe në shtator 2014 kundër Montevideo Wanderers.[35][36][37]

Më 9 nëntor 2014, gjatë superclásicos, Recoba shënoi me goditje dënimi nga 30 metra për t'i dhënë fitoren Nacionalit.[38] Ekipi u shpall sërisht fitues i Aperturës dy javë para fundit.[39] Në qershor 2015, në finalen e madhe kundër Peñarol për të vendosur fituesin e kampionatit, Recoba u aktivizua si zëvëndësues në minutat e fundit të kohës së rregullt; pavarësisht se humbi një penallti në kohën shtesë, Nacional fitoi ndeshjen 3–2 dhe u shpall fitues i kampionatit.[40][41] Kjo rezultoi të ishte ndeshja e tij e fundit si futbollist profesionist.[42]

Më 31 mars 2016, Recoba njoftoi tërheqjen nga futbolli përmes një ndeshje miqësore në nder të tij.[43] Ndeshja u zhvillua në Estadio Gran Parque CentralMontevideos dhe u organizua nga Nacionali midis ekipit aktual dhe një ekipi të përbërë nga ish lojtarë të klubit dhe shokë të Recobës. Në ndeshje morën pjesë lojtarë si Juan Román Riquelme, Christian Vieri, Carlos Valderrama, Juan Sebastián Verón dhe Iván Zamorano.[44]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Recoba në stërvitje me ekipin kombëtar, 2 qershor 2017.

Recoba bëri debutimin e tij me Uruguajin më 18 janar 1995 në barazimin 2–2 në miqësoren kundër SpanjësEstadio Riazor, duke zëvendësuar Enzo Francescolin në minutën e 65të.[45] Ai ishte një nga 23 lojtarët e thirrur nga trajneri Víctor Púa për të luajtur në FIFA Kupën e Botës 2002.[46] Goli i tij i vetëm në turnament erdhi në barazimin 3–3 kundër Senegalit në ndeshjen e fundit të grupit, gjë që konfirmoi eliminimin e Uruguajit nga kompeticioni.[47]

Në shtator 2005, Recoba shënoi golin e fitores në ndeshjen kundër Argjentinës në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2006.[48][49] Kjo fitore e ndihmoi Uruguajin të kualifikohej në fazën play-off të kualifikueseve si ekipi i pestë më i mirë në Amerikën e Jugut. Në ndeshjen Ndërkontinentale play-off ndaj kampionit të Oqeanisë, Australisë, Uruguaji u mposht 4–2 me penallti pasi rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve ishte barazim.[50] Në ndeshjen e dytë, Recoba u zëvëndësua në minutën e 72të nga Marcelo Zalayeta, duke humbur mundësinë për të marrë pjesë në gjuajtjet e penalltive.[51] Kur ai u intervistua për dokumentarin australian 16 nëntori në vitin 2015, Recoba tregoi se nuk ishte dakord me këtë vendim, duke thënë: "Isha në rregull. Kisha vullnetin të vazhdoja. U zhgënjeva që u zëvëndosa në një ndeshje të tillë."[52]

Recoba vazhdoi të ishte pjesë e ekipit kombëtar edhe pas Kupës së Botës 2006, pavarësisht nuk po luante rregullisht me Interin. Më 2 qershor 2007, ai shënoi golin e 11të ndërkombëtar në ndeshjen miqësore kundër Australisë.[53] Në të njëjtin muaj, ai luajti në Copa América 2007, turnament të cilën Uruguaji e mbylli në vendin e 4të.[54]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Álvaro nuk është thjesht një futbollist. Álvaro është futbolli.

—Presidenti i Interit Massimo Moratti, i cili në disa raste shprehu admirimin për Recobën, duke e quajtur lojtarin e tij të preferuar.[55]

Recoba ishte një futbollist i shkathët, me dhunti teknike dhe krijuese i cili luante si organizator me tipare sulmuese.[56][57] Ai dallohej për kontrollin e topit, driblimet, shpejtësinë, pasimet, krosimet e sakta si dhe gjuajtet e fuqishme nga distanca me të majtën.[58] Recoba ishte specialist i penalltive, goditjeve të dënimit dhe goditjeve të këndit,[59] duke u shquar për goditjet e dënimit me hark dhe golat nga këndi; ai shënoi gjashtë gola nga këndi në karrierë.[60] Gjatë karrierës së tij ai shënoi shumë gola të bukur nga distanca,[5][61] përfshirë dy në debutimin e tij me Interin. Recoba mund të luante në disa pozicione në sulm: ai e shpenzoi shumicën e karrierës duke luajtur si mesfushor-sulmues, sulmues i dytë dhe anësor.[62] Ai për disa vite ishte lojtari më i paguar në botë.[63][64] Pavarësisht talentit dhe aftësive, karriera e Recobës u kushtëzua nga dëmtimet.[65][66] Ai gjithashtu u kritikua për nivelin e angazhimit në lojë dhe mungesën e vazhdimësisë, duke bërë që të mos e arrinte potencialin e tij.[67][68][69]

Karriera si trajner

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 20 tetor 2023, Recoba u emërua trajner i Nacionalit, pasi kishte shpenzuar sezonin 2022–23 në rolin e ndihmës-trajnerit.[70]

Pseudonimi i Recobës është El Chino, kjo për shkak të tipareve të tij orientale në fytyrë. Ai është me origjinë nga Montevideo.[71][72] Ai është martuar me Lorenën, vajzën e ish futbollistit dhe trajnerit Rafael Perrone; të dy djemtë e tyre, Julio (lindur në vitin 1997) dhe Jeremía (lindur në vitin 2003), janë futbollista profesionist.[73]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi:[74][75]

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Danubio 1994 Primera División 146146
1995 Primera División 205205
Gjithsej 34113411
Nacional 1996 Primera División 20820762914
1997 Primera División 1098[a]31812
Gjithsej 301783764726
Internazionale 1997–98 Serie A 83526[b]0195
1998–99 Serie A 10102[c]040
1999–2000 Serie A 2710601[d]03410
2000–01 Serie A 298329[e]54115
2001–02 Serie A 186004[b]0226
2002–03 Serie A 2791014[c]34212
2003–04 Serie A 198307[f]32911
2004–05 Serie A 133425[c]1226
2005–06 Serie A 205207[c]11[g]0306
2006–07 Serie A 131302[c]0181
Gjithsej 1755328656132026172
Venezia (huazim) 1998–99 Serie A 1911001911
Torino (huazim) 2007–08 Serie A 22122243
Panionios 2008–09 Super Liga Greke 14421165
2009–10 Super Liga Greke 500050
Gjithsej 19421215
Danubio 2009–10 Primera División 135135
2010–11 Primera División 185185
Gjithsej 31103110
Nacional 2011–12 Primera División 2371[h]01[i]1258
2012–13 Primera División 2159[j]1306
2013–14 Primera División 1923[a]01[i]0232
2014–15 Primera División 1721[a]01[i]0192
Gjithsej 8016141319718
Gjithsej karriera 413123329781751528150
  1. 1 2 3 Të gjitha ndeshjet në Copa Libertadores
  2. 1 2 Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA
  3. 1 2 3 4 5 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  4. Ndeshje në fazën play-off të Serie A
  5. Një ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, tetë ndeshje dhe pesë gola në Kupën UEFA
  6. Tre ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Kampioneve, katër ndeshje dhe dy gola në Kupën UEFA
  7. Ndeshje në Supercoppa Italiana
  8. Ndeshje në Copa Sudamericana
  9. 1 2 3 Ndeshje në fazën play-off të Primera División
  10. Katër ndeshje në Copa Libertadores, pesë ndeshje dhe një gol në Copa Sudamericana

Burimi:[76]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Uruguaji 199520
199633
1997123
199800
199920
200091
2001111
200271
200380
200440
200561
200600
200751
Gjithsej6911

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rezultatet e Uruguajit të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Recoba.[76]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Álvaro Recoba
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 17 korrik 1996Workers' Stadium, Pekin, Kinë3 RP Kina1–01–1Ndeshje miqësore
2 25 gusht 1996Stadiumi Osaka NagaiOsaka, Japoni4 Japonia1–13–5Ndeshje miqësore
3 3–4
4 15 qershor 1997Estadio Olímpico Patria, Sucre, Bolivi9 Venezuela1–02–0Copa América 1997
5 10 shtator 1997Estadio Nacional, Lima, Peru11 Peruja1–01–2Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 1998
6 17 dhjetor 1997Stadiumi i Mbretit Fahd II, Rijad, Arabi Saudite15Afrika Jugore Afrika e Jugut2–14–3FIFA Kupa e Konfederatave 1997
7 17 shkurt 2000Estadio Campus Municipal, Maldonado, Uruguaji20 Hungaria1–02–0Ndeshje miqësore
8 4 shtator 2001Estadio Nacional, Lima, Peru34 Peruja2–02–0Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2002
9 11 qershor 2002Suwon World Cup Stadium, Kore e Jugut46 Senegal3–33–3FIFA Kupa e Botës 2002
10 12 tetor 2005Estadio Centenario, Montevideo, Uruguaji62 Argjentina1–01–0Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2006
11 2 qershor 2007Telstra Stadium, Sydney, Australi66 Australia2–12–1Ndeshje miqësore
Përditësuar më 7 dhjetor 2023[77]
Ekipi Komb Nga Deri Rekordi
NFBHG+G-G%F
Nacional Uruguaji 20 tetor 2023 vazhdon &0000000000000010.00000010 &0000000000000005.0000005 &0000000000000003.0000003 &0000000000000002.0000002&0000000000000018.00000018&0000000000000011.00000011+7 &0000000000000050.00000050,0
Internazionale[78]
Nacional[78]
  • Ekipi i Ëndërrave i Uruguajit nga IFFHS (Ekipi B)[79]
  1. ""El "Chino" hace la diferencia" (në spanjisht). Danubio F.C. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2024. Marrë më 21 mars 2024.
  2. Gianni Mura (1 shtator 1997). "Recoba L'altro fenomeno entra, segna e salva l'Inter" (në italisht). La Repubblica. fq. 40.
  3. "Foggia 0–1 Inter" (në italisht). Transfermarkt. Marrë më 21 mars 2024.
  4. "Inter 3–2 Foggia" (në italisht). Transfermarkt. Marrë më 21 mars 2024.
  5. 1 2 "Recoba e quel gol all'Empoli: "C'era vento, vidi Roccati fuori e... tirai"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 16 janar 2015.
  6. Gianni Piva (26 janar 1998). "Sorpresa Cribari male Moriero" (në italisht). La Repubblica. fq. 32.
  7. Jerry Langdon (6 maj 1998). "South Americans provide goals, Italy's Inter Milan wins UEFA Cup". Gannett News Service (në anglisht). Soccer Times. Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2014. Marrë më 28 korrik 2014.
  8. Michele Contessa (13 janar 1999). "Recoba a Venezia: "Finalmente potrò giocare"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  9. Roberto Bianchin (15 mars 1999). "Fenomeno Recoba tra gol e miracoli" (në italisht). La Repubblica. fq. 36.
  10. Marco Gaetani (29 janar 2019). "Storia dei colpi salvezza di gennaio" (në italisht). Ultimo Uomo.
  11. "Alvaro Recoba » Serie A 1999/2000". World Football (në anglisht). Marrë më 22 mars 2024.
  12. "Delusione Inter, addio Champions" (në italisht). La Repubblica. 23 gusht 2000.
  13. "Splendori e miserie del Chino Recoba" (në italisht). Canale Inter. 6 shtator 2011. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 19 shkurt 2015.
  14. "Inter get Recoba back from ban" (në anglisht). World Soccer News. 12 tetor 2001. Marrë më 11 prill 2004.
  15. Gianni Piva (9 mars 2003). "Gli anticipi di A" (në italisht). La Repubblica. fq. 42.
  16. Luigi Garlando (10 janar 2005). "All' Inter vengono i 5 minuti" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  17. Nicola Cecere (30 prill 2007). "E dall'angolo sbuca Recoba" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  18. "Audace colpo del solito Cozza Toro, festa a metà per Recoba" (në italisht). La Repubblica. 2 shtator 2007.
  19. "Coppa: Recoba breaks Roma". Football Italia (në anglisht). Channel 4. 19 dhjetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 21 dhjetor 2007. Marrë më 11 prill 2008.
  20. "Álvaro Recoba". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 24 mars 2024.
  21. "Inter. Moratti: "Zanetti come Facchetti. Recoba pigro, era più forte di Ronaldo"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 19 maj 2014. Marrë më 11 tetor 2014.
  22. "Recoba vola in Grecia Giocherà nel Panionios" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 4 shtator 2008.
  23. "Alvaro Recoba debuts for Panionios". European Soccer (në anglisht). Marrë më 22 mars 2024.
  24. "Ergotelis 2–5 Panionios". World Football (në anglisht). 26 tetor 2008. Marrë më 22 mars 2024.
  25. "Recoba lascia il Panionios. Carriera finita per il Chino?" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 16 dhjetor 2009.
  26. "Uruguayan star Alvaro Recoba quits Greek side Panionios" (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2012. Marrë më 29 janar 2016.
  27. "Recoba regresa a Danubio". Impre.com (në spanjisht). Marrë më 22 mars 2024.[lidhje e vdekur]
  28. "Danubio vs. Racing Club 2 – 3" (në anglisht). Soccerway. 6 mars 2010. Marrë më 22 mars 2024.
  29. "South American roundup-Red cards fly in Uruguay, Ecuador" (në anglisht). Reuters. 8 mars 2010. Marrë më 22 mars 2024.
  30. "Uruguay, il Nacional fa sul serio: Placente subito, Boghossian a ore, Crespo è il sogno" (në italisht). Calcio Sudamericano. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2024. Marrë më 21 mars 2024.
  31. "Recoba non finisce mai - Debutto e gol col Nacional" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 16 gusht 2011.
  32. "Adriano e Recoba sempre di moda - Gol pesantissimi per gli ex interisti" (në italisht). Sport Mediaset. 16 nëntor 2011. Arkivuar nga origjinali më 3 gusht 2018. Marrë më 23 mars 2024.
  33. "Recoba è tornato! Campione d'Uruguay col Nacional, ha deciso il titolo con una giocate delle sue..." Goal.com (në italisht). 5 dhjetor 2011. Marrë më 18 maj 2014.
  34. Steve Davis (22 tetor 2012). "Our latest "Olimpico" goal video, this one from Alvaro Recoba" (në anglisht). NBC Sports. Marrë më 23 mars 2024.
  35. "Spettacolo Recoba: gol da corner" (në italisht). Sport Mediaset. 4 shkurt 2013. Arkivuar nga origjinali më 11 shkurt 2018. Marrë më 23 mars 2024.
  36. "Los 6 goles olímpicos de Álvaro Recoba" (në spanjisht). Somos Invictos. 20 janar 2015. Marrë më 23 mars 2024.
  37. "Álvaro Recoba, el especialista de los goles olímpicos". infobae.com (në spanjisht). 25 nëntor 2017. Marrë më 23 mars 2024.
  38. "Álvaro Recoba rolls back years to give Nacional victory over Peñarol". theguardian.com (në anglisht). The Guardian. 10 nëntor 2014. Marrë më 10 nëntor 2014.
  39. "Uruguay, Recoba festeggia il titolo col Nacional" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 16 nëntor 2014.
  40. "Nacional 3 - Peñarol 2" (në spanjisht). Decano. 14 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2024. Marrë më 23 mars 2024.
  41. "Nacional wait for title after decider against Peñarol suspended". theguardian.com (në anglisht). The Guardian. 15 qershor 2015. Marrë më 10 nëntor 2019.
  42. "The sad tale of El Chino, the greatest lazy romantic in the game" (në anglisht). Serpents of Madonnina. 16 nëntor 2020. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2024. Marrë më 23 mars 2024.
  43. "Recoba officially retires" (në anglisht). Football Italia. 23 mars 2024.
  44. "VIDEO – La favolosa coreografia di Montevideo per l'addio al calcio di Recoba". ilbuzz.it (në italisht). Marrë më 23 mars 2024.
  45. "Uruguay - International Matches 1991-1995". RSSSF (në anglisht). Marrë më 18 janar 2008.
  46. "Uruguay squad 2002 World Cup" (në anglisht). BBC Sport. 1 maj 2002. Marrë më 23 mars 2024.
  47. "Senegal cling on to qualify" (në anglisht). BBC Sport. 11 qershor 2002. Marrë më 24 janar 2011.
  48. "Eliminatorias: Uruguay solo le pudo ganar una vez a Argentina en nueve juegos". Tenfield.com.uy (në spanjisht). 15 tetor 2013. Marrë më 23 mars 2024.
  49. "Uruguay 1 - 0 Argentina (2005)" (në spanjisht). Federata Uruguajiane r Futbollit. 14 tetor 2013. Marrë më 23 mars 2024.
  50. "Australia defeated Uruguay in 2005 to qualify for Soccer's 2006 World Cup" (në anglisht). Sport Australia Hall of Fame. Marrë më 23 mars 2024.
  51. "Australia v Uruguay, 16 November 2005". 11v11.com (në anglisht). 16 nëntor 2005.
  52. "November 16". YouTube (në anglisht). 2015. Arkivuar nga origjinali (Film Dokumentari) më 8 nëntor 2020. Marrë më 26 janar 2016.
  53. "Jones blunder hands Uruguay victory" (në anglisht). Australian Broadcasting Corporation. 2 qershor 2007. Marrë më 23 mars 2024.
  54. "Copa America: Mexico routs Uruguay 3-1 to take third place" (në anglisht). China Daily. 15 korrik 2007. Marrë më 23 mars 2024.
  55. James Horncastle (8 shtator 2021). "'Alvaro is not just a footballer. Alvaro is football' – the man who upstaged Ronaldo on their Inter debut" (në anglisht). The Athletic. Marrë më 24 mars 2024.
  56. Phillip Ekuwem (31 gusht 2023). "'He did things normal players don't do' – An ode to Alvaro Recoba at Inter" (në anglisht). Planet Football. Marrë më 24 mars 2024.
  57. Cain Bradley (11 dhjetor 2016). "Forgotten Superstars – Alvaro Recoba" (në anglisht). The False 9. Marrë më 24 mars 2024.
  58. John Carlin (23 nëntor 2003). "Recoba's riddle". theguardian.com (në anglisht). The Guardian. Marrë më 6 mars 2021.
  59. Lodovico Maradei (29 prill 2002). "Recoba-Ronaldo: e via la paura" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  60. "Eterno Recoba: in gol da calcio d'angolo" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 1 prill 2016.
  61. Fabrizio Salvio (13 mars 2004). "Professione cecchino" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  62. Ratul Ghosh (21 tetor 2021). "The Artist named Recoba" (në anglisht). Foot The Ball. Marrë më 24 mars 2024.
  63. Gabriele Marcotti (20 shkurt 2001). "Don't get discouraged". CNNSI.com (në anglisht). Sports Illustrated. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2008. Marrë më 13 qershor 2008.
  64. Giancarla Ghisi (15 maj 2003). "I vip dell' Inter accusano "Tutta colpa di Recoba, peggio di Tangentopoli"". Corriere della Sera (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 10 janar 2016. Marrë më 20 tetor 2015.
  65. Nadia Carminati (1 janar 2007). "Recoba wants to be a regular". Sky Sports (në anglisht). Marrë më 6 mars 2021.
  66. "Recoba may not retire yet" (në anglisht). Football Italia. 14 maj 2014. Marrë më 6 mars 2021.
  67. "Inter. Moratti: "Zanetti come Facchetti. Recoba pigro, era più forte di Ronaldo"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 19 maj 2014. Marrë më 6 mars 2021.
  68. Fabio Costantino (15 tetor 2009). "Recoba: "Cercai di portare Barreto all'Inter"". F.C. Inter News (në italisht). Marrë më 6 mars 2021.
  69. Roberto Gotta (4 tetor 2002). "Inter the world of paranoia" (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 20 tetor 2015.
  70. "El "Chino" Recoba es el nuevo entrenador de Nacional" (në spanjisht). Nacional. 20 tetor 2023. Arkivuar nga origjinali më 24 mars 2024. Marrë më 24 mars 2024.
  71. Sam Kelly (31 mars 2016). "Uruguay legend Alvaro 'El Chino ' Recoba bids farewell to football" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 24 mars 2024.
  72. "Happy Birthday Álvaro Recoba! Five things about the Inter player". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 17 mars 2024. Marrë më 24 mars 2024.
  73. "Guarda Jeremía Recoba, il figlio di Álvaro, che segna il suo primo gol con il Nacional" (në italisht). Rivista Undici. Marrë më 24 mars 2024.
  74. "Álvaro Recoba". World Football (në anglisht). Marrë më 24 mars 2024.
  75. "Álvaro Recoba". Transfermarkt (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2025. Marrë më 24 mars 2024.
  76. 1 2 Benjamin Strack-Zimmermann. "Álvaro Recoba" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 24 mars 2024.
  77. "Àlvaro Recoba manager profile". Sofascore.com (në anglisht). 7 dhjetor 2023.
  78. 1 2 "Álvaro Recoba" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 3 janar 2016.
  79. "IFFHS All-Time Uruguay Men's Dream Team" (në anglisht). IFFHS. 5 gusht 2021. Arkivuar nga origjinali më 1 tetor 2023. Marrë më 9 janar 2023.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]