Shko te përmbajtja

Dodô Pires

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dodô
Dodô duke luajtur me Corinthians në vitin 2010.
Informacioni personal
Emri i plotë José Rodolfo Pires Ribeiro
Data e lindjes 6 shkurt 1992 (34 vjeç)
Vendi i lindjes Campinas, Brazil
Gjatësia 1.77 m (5 ft 10 in)[1]
Pozicioni(et) Mbrojtës i majtë
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Santos
Numri 16
Karriera me të rinjtë
2007–2010 Corinthians
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2009–2012 Corinthians 4 (0)
2011Bahia (Huazim) 14 (1)
2012–2014 Roma 30 (0)
2014–2018 Internazionale 20 (0)
2016–2018Sampdoria (huazim) 24 (0)
2018–2020 Sampdoria 0 (0)
2018Santos (huazim) 42 (1)
2019Cruzeiro (huazim) 22 (0)
2021–2023 Atlético Mineiro 46 (2)
2023– Santos 18 (0)
Karriera ndërkombëtare
2008–2009 Brazili U–17 7 (1)
2009–2012 Brazili U–20 3 (0)
2014– Brazili 0 (0)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 7 nëntor 2014
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 7 nëntor 2014

José Rodolfo Pires Ribeiro, njohur ndryshe si Dodô, është një futbollist profesionist brazilian i cili luan me klubin brazilian Santos si mbrojtës i majtë.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në maj 2009, Dodô ishte i lidhur me një transferim te klubin anglez Manchester United i cili do të kryhej në shkurt 2010.[2]

Në dhjetor 2010, Dodô u bashkua me Bahian në formën e huazimit deri në fund të sezonit.[3]

Më 2 korrik 2012, Dodô u bashkua me klubin italian të Serie A, Roma.[4] Ai bëri debutimin e tij me klubin më 28 tetor në humbjen 2–3 kundër Udineses.[5] Ai e nisi ndeshjen si titullar dhe më pas u zëvëndësua me bashkkombasin e tij Marquinhos.[6] Ai e përfundoi sezonin e tij të parë me klubin kryeqytetas duke luajtur 11 ndeshje.

Dodô gjeti më shumë hapsira për të luajtur futboll gjatë sezonit 2013–14, për shkak se mbrojtësi i majtë italian Federico Balzaretti humbi shumicën e sezonit për shkak dëmtimesh. Ai e përfundoi sezonin 2013–14 me 20 paraqitje në të gjitha kompeticionet, duke ndihmuar Romën që t'a përfundonte kampionatin në vendin e dytë.

Më 8 korrik 2014, Interi njoftoi transferimin e Dodôs në një huazim dy-vjeçar për 1.2 milion €.[7] Zikaltrit gjithashtu kishin të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit për 7.8 milion € pasi ai të luante ndeshjen e parë zyrtare me ekipin.[8]

Dodô debutoi zyrtarisht me klubin më 20 gusht në ndeshjen e parë raundit play-off të Ligës së Evropës kundër Stjarnan, duke shënuar një nga golat e suksesit 3–0 në transfertë.[9] Njëmbëdhjetë ditë më pas, ai debutoi në Serie A në pa barazimin pa gola kundër Torinos, duke luajtur 80 minuta si titullar.[10] Pas kësaj, Interi arriti një sukses 7–0 kundër SassuolosSan Siro, me Dodôn i cili ishte një nga më të mirë në fushë.[11][12]

Më 6 nëntor, ai shënoi në barazimin 1–1 kundër Saint-Étienne në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.[13]

Më 21 janar 2016, Dodô kreu vizitat mjeksore si lojtari i ri i Sampdorias,[14] duke u huazuar deri në përfundim të sezonit 2015–16.[15][16] Ai u aktivizua në 17 ndeshje në kampionat gjatë kësaj kohe, pa arritur të shënoj. Pas përfundimit të huazimit, Dodô u rikthye te Interi, megjithatë ai u aktivizua në vetëm dy ndeshje nga trajneri Mancini në fazën përgatitore,[17][18] si dhe u la jashtë turit në Shtetet e Bashkuara.[19] Më 17 gusht, ai u rikthye sërisht te Sampdoria në huazim me të drejtë blerje pas dy vitesh.[20]

Më 22 shkurt 2018, Dodô u rikthye në Brazil duke firmosur një kontratë një-vjeçare me Santos në formë huazimi.[21] Ai debutoi më 7 mars duke u aktivizuar si titullar në humbjen 2–1 në transfertë kundër GrêmiosCampeonato Paulista.

Në janar 2019, Dodô u huazua te Cruzeiro deri më 31 dhjetor 2019 në një transferim me detyrim blerje pas mbarimit të huazimit.[22] Megjithatë, në përfundim të huazimit klubi nuk e bleu përfundimisht kartonin e lojtarit për shkak të vështirësive financiare.[23]

Atlético Mineiro

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kontrata e Dodôs me Sampdorian skadoi në dhjetor 2020, duke e bërë brazilianin një lojtar të lirë. Më 5 shkurt 2021, ai firmosi një kontratë tre-vjeçare me Atlético Mineiron.[24]

Më 10 korrik 2023, Dodô u rikthye te Santosi duke nënshkruar një kontratë dy-vjeçare-e-gjysëm.[25]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në tetor 2014, Dodô u thirr për herë të parë në kombëtaren braziliane për dy ndeshjet miqësore kundër Argjentinës dhe Japonisë.[26] Ai qëndroi si zëvëndësues në të dyja ndeshjet, pa mundur të debutoj.[27]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 20 tetor 2014[28][29]

Sezoni Klubi Liga Liga Kupa Tjetër Kontinenti Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Brazil Liga Copa do Brasil Liga e Shtetit Amerika e Jugut Total
2009CorinthiansSérie A40000040
201000200020
2011Bahia1416011100312
Itali Liga Coppa Italia Supercoppa Europa Total
2012–13RomaSerie A11040150
2013–14 19010200
2014–15 Inter70002191
TotalBrazil1816013100372
Itali370500021441
Karriera në total55111013121813
Brazil
  1. "Biografia, Notizie, Foto - AS Roma". asroma.it (në anglisht). A.S. Roma. 31 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2015. Marrë më 31 gusht 2014.
  2. "Manchester United close in on Dodo signing". The Daily Telegraph (në anglisht). Marrë më 13 maj 2009.
  3. "Bahia contrata mais dois jogadores do Corinthians". Atarde.com.br (në portugalisht). Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2011. Marrë më 17 dhjetor 2010.
  4. "Corporate: José Rodolfo Pires Ribeiro (Dodô)". asroma.it (në italisht). A.S. Roma. 2 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2014. Marrë më 31 gusht 2014.
  5. "Serie A Round 9 Results: Udinese stage spectacular comeback against Roma, Fiorentina put nine-man Lazio to sword". Goal.com (në anglisht). 28 tetor 2012. Marrë më 7 nëntor 2014.
  6. "Roma vs. Udinese 2–3". Soccerway (në anglisht). 28 tetor 2012. Marrë më 7 nëntor 2014.
  7. "Merkato e Interit: Zyrtarizohet Dodo, pritet Medel" (në anglisht). Panorama Sport. 9 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2014. Marrë më 7 nëntor 2014.
  8. "Corporate announcement of Dodo's transfer" (PDF). asroma.it (në anglisht). A.S. Roma. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 korrik 2014. Marrë më 8 korrik 2014.
  9. "Interi bën "tris", e pret biletën që në Islandë". Panorama Sport. 20 gusht 2014. Marrë më 12 qershor 2024.
  10. "Torino 0-0 Inter: Vidic sees red as Mazzarri's men are held" (në anglisht). Goal.com. 31 gusht 2014. Marrë më 31 gusht 2014.
  11. "Inter sërish 7 gola Sasuolos". Sporti Shqiptar. 14 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2014. Marrë më 14 shtator 2014.
  12. "Interi i frikshëm, pa mëshirë kundër Sasuolos". Panorama Sport. 16 shtator 2014. Marrë më 16 shtator 2014.
  13. "Dodo nderon Interin, mbrojtja çalon ende" (në anglisht). Panorama Sport. 6 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2014. Marrë më 7 nëntor 2014.
  14. "Dodo: 'Samp fans, see you soon'" (në anglisht). Football Italia. Marrë më 21 janar 2016.
  15. "UFFICIALE - Dodò va in prestito alla Sampdoria". fcinternews.it (në anglisht). Marrë më 22 janar 2016.
  16. "Ufficiale: dall'Internazionale arriva il brasiliano Dodô" (në italisht). U.C. Sampdoria. 21 janar 2016. Marrë më 16 maj 2016.
  17. "Inter 0–0 WSG Wattens". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 9 korrik 2016. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2016. Marrë më 13 shtator 2016.
  18. "Inter slip to CSKA Sofia loss". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 14 korrik 2016. Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2016. Marrë më 13 shtator 2016.
  19. "Inter Summer Tour: 23 nerazzurri negli Stati Uniti". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 16 korrik 2016. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2016. Marrë më 18 gusht 2016.
  20. "Bentornato Dodô: dall'Inter arriva il difensore brasiliano" (në italisht). U.C. Sampdoria. 18 gusht 2016. Marrë më 18 gusht 2016.
  21. "Dodô assina contrato com o Santos FC até o final de 2018" (në portugalisht). Santos FC. 22 shkurt 2018. Marrë më 22 shkurt 2018.
  22. "Cruzeiro acerta com Dodô e cria concorrência de peso na lateral-esquerda" (në portugalisht). ESPN FC. 22 janar 2019.
  23. "A volte ritornano". clubdoria46.it (në italisht). 10 janar 2020.
  24. "Atlético-MG anuncia Dodô, e lateral esquerda é segundo setor reforçado para 2021" (në portugalisht). Globo Esporte. 5 shkurt 2021. Marrë më 5 shkurt 2021.
  25. "Santos anuncia contratação do lateral-esquerdo Dodô" (në portugalishte braziliane). Grupo Globo. 10 korrik 2023. Marrë më 10 korrik 2023.
  26. "Ecco tutti i Nerazzurri in Nazionale". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 6 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2014. Marrë më 7 tetor 2014.
  27. "Argentina 0-2 Brazil" (në anglisht). BBC Sport. 10 tetor 2014. Marrë më 11 tetor 2014.
  28. "Dodô" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 21 tetor 2014.
  29. "Dodô, José Rodolfo Pires Ribeiro" (në anglisht). BD Football. Marrë më 21 tetor 2014.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]