Zaho Balili

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stampa:Kutia Shkrimtar Zaho Balili (Rexhin, 20 shtator 1951 - Athinë, 2001) ka qenë shkrimtar shqiptar dhe autor i iso-polifonisë.

Shkollën tetëvjeçare dhe të mesme e ka mbaruar në Tepelenë. Ka filluar të shkruajë në moshë shumë të re dhe është autori i disa vëllimeve si Drithërimet e pranverës, Paskan çelur manushaqet, Brengat e shpirtit, Lotë kurbeti dhe Kur dy zemra dashurohen. Gjithashtu këngët e tij janë kënduar nga shumë grupe labe, si grupet e Vlorës, Gjirokastrës, dhe të Tepelenës me grupin kryesor atë të Hormovës i cili u shkrua nga ai në vitet '80. Me këtë grup ai fitoi dhe çmimin e parë në festivalin folklorik të Gjirokastrës në vitin 1985 me këngën "Flaka mbuloi fshanë" një nga këngët më të bukura të tij është balada e nënës e kënduar nga grupi i Vlorës në vitin 1997, kjo këngë është kënduar dhe nga shumë këngëtarë të tjerë, në vitin 2001 krijoi në Athinë grupin "Lotë kurbeti" i cili grup ka nxjerrë në shitje tre disqe me këngët e tij. Vdiq në Athinë në ditën e ditëlindjes së tij në 20 shtator 2001 nga një hemoragji cerebrale. Tre nga vëllimet e tij u botuan pas vdekjes.

Veprat letrare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Drithërimet e pranverës
  • Paskan çelur manushaqet
  • Brengat e shpirtit
  • Lotë kurbeti
  • Kur dy zemra dashurohen

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]