Shko te përmbajtja

Andi Meçaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Andi Meçaj (lindur më 6 qershor 1975, në Vlorë) është piktor, poet dhe shkrimtar shqiptar i brezit pas viteve 1990.[1]

Ka përfunduar liceun artistik për pikturë në Vlorë (1994) dhe po atë vit hapi një ekspozitë personale në Athinë.[1]

Ka qenë edhe pjesë e antologjive poetike ndërkombëtare, si "Glasovi preko ograde" (Beograd, 2021), ku u përfaqësua me dy poezi si një nga 25 autorët e përzgjedhur në një projekt rajonal të mbështetur nga Bashkimi Evropian.[2][3]

Ka qenë pjesë e antologjive poetike shqiptare: Portat e Harresës (Botimet Toena, Tiranë, 2001), Antologjia e poetëve të Vlorës (Triptik, 2004), Qiejt e Shpirtit, me shkrimtarët shqiptarë në Greqi 1990-2006, (Tiranë, 2006).[1]

Ka botuar një sërë veprash, ndër to: Puthje ujore, poezi (Albin, Tiranë, 2001), Tokë e bekuar poezi (Athinë, 2002) dhe Qyteti fle në xhepin tim poezi (Athinë, 2006), Një stacion si një valixhe, poezi të zgjedhura, (Triptik, Vlorë 2009).[1]

Ka botuar në shtypin shqiptar dhe është përfshirë në tekste universitare mbi poezinë moderne shqiptare.[1]

Ka fituar çmime letrare në Shqipëri dhe Greqi.[1][4]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. 1 2 3 4 5 6 "Andi Meçaj (Biografi dhe poezi)". Orfeu.al (Revistë Letrare, Kulturore, Artistike).
  2. Revista letrare dhe kulturore POETEKA (2021-12-30). "Poeteka: Publikohet në Beograd përmbledhja me poezi bashkëkohore shqiptare "Glasovi preko ograde"". Poeteka. Marrë më 2026-03-24.
  3. ObserverKult (2021-12-30). "25 autorë shqiptarë prezantohen në Beograd". ObserverKult (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-03-24.
  4. "Pak nga jeta dhe aktiviteti krijues i Andi Meçaj – Kallarati.com". Kallarati.com. Marrë më 2026-03-24.