Shko te përmbajtja

Përdoruesi diskutim:Leutrim.P

Përmbajtja e faqes nuk mbështetet në gjuhë të tjera.
Shto temë
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Komenti i fundit: 49 minuta më parë nga Leutrim.P në temën Kontrollimi
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Leutrim.P. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Kontrollimi

[Redakto nëpërmjet kodit]

Së fundmi kemi përmbyllur me sukses kontrollimin e të gjitha ndryshimeve që kishin kohë në pritje. Duke u nisur nga kjo arritje, do të propozoja të ndërmarrim një fushatë rivlerësimi të privilegjeve të kontrolluesve, të ngjashme me atë që u realizua më herët për administratorët dhe burokratët.

Aktualisht, numri i kontrolluesve është në rritje të vazhdueshme, por kjo rritje është më tepër formale sesa reale, pasi krijon përshtypjen e gabuar se ka shumë persona aktivë në kontrollin e ndryshimeve, ndërkohë që në praktikë këtë detyrë e mbajnë vetëm 2-3 përdorues të rregullt. Për ta përmirësuar situatën dhe për të garantuar efikasitet afatgjatë, do të ishte e nevojshme të vendosen kritere të reja për mbajtjen e privilegjeve të kontrolluesit, që të marrin parasysh si numrin e redaktimeve mujore, ashtu edhe numrin e kontrollesh të kryera gjatë një periudhe të caktuar. Po ashtu, do të kishte kuptim të krijohej një strukturë graduale e dhënies së privilegjeve, ku ato jepen fillimisht për një muaj, më pas për tre muaj e në vijim për periudha më të gjata, derisa të bëhen përfundimtare për ata që tregojnë vazhdimësi dhe angazhim. Një hap tjetër i domosdoshëm do të ishte kryerja e një auditimi të kontrolluesve aktualë, në të njëjtën frymë si ai që u zhvillua për administratorët dhe burokratët, duke u siguruar që privilegjet të mbahen vetëm nga ata që janë realisht aktivë. Përveç kësaj, do të ishte e vlefshme që një proces i tillë rivlerësimi të bëhet periodikisht në të ardhmen, në mënyrë që të ruhet një nivel i qëndrueshëm aktiviteti dhe përgjegjësie brenda grupit. Të gjitha këto hapa duhen ndërmarrë sa më shpejt, përpara se të fillojë të shtohet sërish numri i ndryshimeve në pritje për kontroll — i cili aktualisht ka kaluar 50 — në mënyrë që përdoruesit që angazhohen realisht të mund të mbajnë listën nën kontroll në vijimësi. Do të ishte mirë të diskutojmë fillimisht standardet dhe kriteret konkrete që do të përdoren, e më pas të përgatisim një propozim për Kuvendin, të cilin mund ta përmirësojmë më tej në bazë të komenteve që do të paraqiten atje.

@Fallbackintoreality, po të përmend gjithashtu, meqë ke qenë i përfshirë në procesin e rishkrimit të rregulloreve për administratorët dhe burokratët më herët, dhe mund të japësh kontribut të vlefshëm në këtë nismë. - Klein Muçi (diskutimet) 27 tetor 2025 12:46 (CET)Përgjigju

Rishikimi i kontrolluesve aktualë

[Redakto nëpërmjet kodit]
  • Të kryhet një kontroll i plotë i të gjithë kontrolluesve ekzistues.
  • Të hiqen privilegjet e atyre që nuk përmbushin kriteret e aktivitetit.
  • Rishikimi i parë të përfundojë brenda 30 ditëve nga miratimi.

Përditësimi i rregullores/kritereve

[Redakto nëpërmjet kodit]
  • Një kontrollues duhet të kryejë së paku 10 kontrolle në muaj, për të mbajtur privilegjet.
  • Për kontrolluesit me privilegje për 3 muaj e më shumë, jepet afat reflektimi 14 ditë.
  • Rivlerësimi periodik bëhet çdo 6 muaj.
  • Rivlerësimit nuk i nënshtrohen përdoruesit me privilegje më të larta, si administratorë, burokratë etj.

Dhënia e privilegjeve

[Redakto nëpërmjet kodit]
  • Privilegjet jepen fillimisht për 1 muaj (provë).
  • Nëse përdoruesi tregon angazhim, afati zgjatet gradualisht në 3 muaj, 6 muaj, 1 vit.
  • Përdoruesit që tregojnë vazhdimësi e besueshmëri përtej kësaj periudhe mund të marrin privilegje të përhershme.
  • Të sigurohet që privilegjet të mbahen vetëm nga përdoruesit aktivë, në mënyrë që numri i redaktimeve në pritje të mbahet i ulët në vazhdimësi dhe të mos rritet.

-

I ktheva në listë veprimet që duhen ndërmarrë, le të fillojmë, lista që shtova është e pjesshme mund ta propozoni tuajën më të plotë më poshtë. Drafti i përditësuar. - Leutrim.P (diskutimet) 31 tetor 2025 22:29 (CET)Përgjigju
Propozoj që kalimi të jetë 1 muaj - 3 muaj - 1 vit - i përhershëm
Për sa i përket kritereve, duke qenë se zakonisht kemi rreth 50 ndryshime të reja në pritje për kontroll çdo muaj do të propozoja që një kontrollues të kryejë minimalisht 10 kontrolle në muaj. - Klein Muçi (diskutimet) 27 tetor 2025 22:13 (CET)Përgjigju
Faktikisht qëllimi është që tu hiqen të drejtat të tjerëve, ashtu siç u bë me administratorët pak aktiv. Kjo do ta fundosi Wikipedinë shqipe përfundimisht, duke ngritur në piedestalin e marrëzisë onomastët e cat-a-lot, me 15 mijë emërvënie në muaj. Flladi (diskutimet) 28 tetor 2025 01:29 (CET)Përgjigju
Si do ta fundosë projektin sugjerimi/kërkesa që një kontrollues të kontrollojë ~10 redaktime në muaj (~0.33 në ditë)? - Klein Muçi (diskutimet) 28 tetor 2025 02:17 (CET)Përgjigju
@Klein Muçi, eshte ide e mire, dje mendova ta bejme kontrollin qdo 4 ose 6 muaj qe te mos ngarkohemi pa nevoje me ndryshime shume te shpeshta privilegjesh, por perfeksionohet rregullorja me kohen sido qe te jete ne fillim. - Leutrim.P (diskutimet) 28 tetor 2025 13:31 (CET)Përgjigju
@Klein Muçi, @Fallbackintoreality, e perditesova, por e lashe me 4 muaj qe te behet rivleresimi me rralle (3 here ne vit), a do shtonit rregulla te tjera ose dicka tjeter shtese ne draftin me lart, si thoni ju?. - Leutrim.P (diskutimet) 31 tetor 2025 22:29 (CET)Përgjigju
Do të sugjeroja që të ishte 3 muaj në vend të 4 pasi preset i opsioneve është 1 ditë - 1 javë - 1 muaj - 3 muaj - 6 muaj - 1 vit. Nëse do të shkonim me 4 muaj, do të na duhej ta përcaktonim manualisht çdo herë. Ose, për të njëjtën arsye, mund ta bëjmë 6 muaj në vend të 4 e ta bëjmë rivlerësimin 2 herë në vit. - Klein Muçi (diskutimet) 31 tetor 2025 23:44 (CET)Përgjigju
@Klein Muçi, Dy here ne vit duket me mire, sepse eshte me rralle pra me pak ngarkese, dhe me pak debate per te njejten ceshtje, njejte i sherben qellimit. E perditesova, je i lire ta redaktosh po te duash ndonje ndryshim tjeter. - Leutrim.P (diskutimet) 1 nëntor 2025 00:37 (CET)Përgjigju
Afatin e reflektimit do ta lija 2 javë pas mesazhit. Çdo gjë tjetër më duket në rregull. - Klein Muçi (diskutimet) 1 nëntor 2025 01:16 (CET)Përgjigju
Në rregull.  U bë! Leutrim.P (diskutimet) 1 nëntor 2025 01:21 (CET)Përgjigju

@Klein Muçi, @Fallbackintoreality A mund t'e propozoni ju draftin ne Kuvend ju lutem, se po tentojne ta satanizojne figuren time disa ish-perdorues tashme te bllokuar, e jam ne nje debat te ZA. Nese keni mundesi me respekt. - Leutrim.P (diskutimet) 2 nëntor 2025 16:01 (CET)Përgjigju

Do të sugjeroja të vepronte @Fallbackintoreality nëse mundet, me shpresën se mund të ndihmojë dhe në hartimin e një projekti paraprak të rregullores mbi diskutimin e mësipërm duke pasur parasysh punën e tij të mëparshme me rregulloret.
Lidhur tërthorazi me temën, teksa flasim, numri i ndryshimeve në pritje i ka kaluar 100 (110 aktualisht). - Klein Muçi (diskutimet) 2 nëntor 2025 20:44 (CET)Përgjigju
@Fallbackintoreality, @Klein Muçi, a ka ndonjë përparim, numri i ndryshimeve në pritje aktualisht; 170. - Leutrim.P (diskutimet) 10 nëntor 2025 01:16 (CET)Përgjigju
Unë po pres ende nëse mund të merret Fallbackintoreality me këtë. Nëse ai refuzon pastaj, do të merrem unë. I shkrova dhe në faqen e vetë të diskutimeve por duket se është pushim këto kohë. Po pres dhe këtë javë maksimalisht e më pas do të nis të veproj. - Klein Muçi (diskutimet) 10 nëntor 2025 12:56 (CET)Përgjigju
Në rregull, njoftova ta kemi parasysh mos të na ikë numri më lartë. - Leutrim.P (diskutimet) 10 nëntor 2025 21:34 (CET)Përgjigju
@Fallbackintoreality, çështje me përparësi! - Leutrim.P (diskutimet) 12 nëntor 2025 00:08 (CET)Përgjigju

@Klein Muçi, sikur ta hapje ti diskutimin?! - Leutrim.P (diskutimet) 21 nëntor 2025 19:57 (CET)Përgjigju

 U bë! Ndjesë për vonesën. Kam qenë i shkëputur nga projekti për ca kohë. - Klein Muçi (diskutimet) 25 nëntor 2025 15:21 (CET)Përgjigju
Votimi. - Leutrim.P (diskutimet) 26 nëntor 2025 21:00 (CET)Përgjigju
@Fallbackintoreality, @Lanceloth345, ju ftoj të merrni pjesë në votimin më sipër si disa nga kontrolluesit e paktë aktivë këto kohë. - Klein Muçi (diskutimet) 26 nëntor 2025 23:34 (CET)Përgjigju
Diskutimi është mbyllur tashmë. A mund të merresh ti me auditimin e kontrolluesve aktualë duke përdorur këtë regjistër? Përdoruesve që janë poshtë kritereve të përcaktuara mund t'u dërgohet një mesazh e t'u lihet një periudhë reflektimi. Unë do të përpiqem në të ardhmen e afërt të shqyrtoj mundësinë e integrimit te faqja aktuale e administratës të një seksioni për menaxhimin e privilegjeve dhe për kontrolluesit. - Klein Muçi (diskutimet) 9 dhjetor 2025 19:23 (CET)Përgjigju
Kemi gjithsej 176 kontrollues. Auditimin do ta kryej unë. Rregulloret duhet të përditësohen nga ju sipas draftit të mësipërm, para se të fillojmë. Ndoshta nesër mund t’ua dërgoni njëherazi njoftimin e reflektimit të gjithë kontrolluesve. Pas përfundimit të periudhës së reflektimit (20 ditë), auditimi mund të kryhet për 10 ditë. - Leutrim.P (diskutimet) 10 dhjetor 2025 03:28 (CET)Përgjigju
Integrimi me WP:Administrata pothuajse përfundoi. Ka mbetur vetëm integrimi te seksioni i statistikave që do ta përmbyll së shpejti. Mbase me përditësimin e WP:Kontrolluesit mund të merret @Fallbackintoreality për përditësimin e rregullores (dhe përmbajtjes së faqes në tërësi se është goxha e vjetëruar). Do të shoh si mund të dërgohet një mesazh automatik masiv nëse është e mundur. Në të kundërt do të duhet të kryhet dorazi. - Klein Muçi (diskutimet) 10 dhjetor 2025 14:44 (CET)Përgjigju
Fatkeqësisht nuk është e mundur të dërgohet një mesazh masiv. Kjo për arsye se krijimi i listës ku do të dërgohej mesazhi do të kërkonte që të etiketoheshin disa herë të gjithë përdoruesit një e nga një dhe "do të mbyteshin në njoftime". E gjitha kjo përpara se të vinte vetë mesazhi që do të sillte njoftime të tjera. Sapo e provova. Do të të duhet t'u shkruash dorazi personave që nuk i përmbushin kuotat pas auditimit, ngjashëm me administratorët. - Klein Muçi (diskutimet) 10 dhjetor 2025 14:53 (CET)Përgjigju
Përditësimi i pjesës së statistikave u krye gjithashtu. - Klein Muçi (diskutimet) 11 dhjetor 2025 01:35 (CET)Përgjigju
Punë e mirë. Sa keq që s'mund ta dërgojmë vetëm 1 herë atë mesazh masiv. Atëherë do bëj auditimin, dhe lista që del se nuk është në përputhje me kontributet e kërkuara, do njoftohet se nëse nuk ka reflektim brenda afatit të caktuar do hiqen privilegjet e kontrolluesit. - Leutrim.P (diskutimet) 11 dhjetor 2025 03:07 (CET)Përgjigju

Kategoritë

[Redakto nëpërmjet kodit]

Speciale:KategoriTëPakategorizuara dhe Speciale:KategoriTëPapërdorura kanë aktualisht pak faqe në to (relativisht). Nëse nuk i ke parë ende, mendova të t'i sillja në vëmendje. Mbase mund të kesh interes duke pasur parasysh punën tënde me kategoritë. - Klein Muçi (diskutimet) 26 nëntor 2025 23:38 (CET)Përgjigju

👍 Leutrim.P (diskutimet) 28 nëntor 2025 18:15 (CET)Përgjigju
Me sa duket nga Speciale:FaqeTëPakategorizuara, gjenden 1000 artikuj të pakategorizuar. Shumica prej tyre janë në një gjendje të dobët dhe, në varësi të moshës, mund të grisen ose të kalohen te WP:FG. Një pjese mund t'u merret përmbajtja për t'u bashkuar me artikuj ekzistues dhe një pjesë e vogël thjesht kanë nevojë realisht vetëm për kategorizim. - Klein Muçi (diskutimet) 6 dhjetor 2025 18:06 (CET)Përgjigju
👍. Kemi ecur mirë në këtë pjesë, edhepse ka ende shumë punë. Aktualisht, FG ka shumë kërkesa në pritje, por kjo nuk më pengon t’i shqyrtoj dhe t’i shtoj te faqja për grisje ato që nuk duhen mbajtur. - Leutrim.P (diskutimet) 8 dhjetor 2025 08:16 (CET)Përgjigju
@Edukatori, @Fallbackintoreality, ju etiketova dhe juve, që në rast se takoni ndonjë faqe që me shumë gjasë duhet grisur, thjesht shtoni stampën pastaj i shtoj unë të FG njëheri. (e kam fjalën për artikujt më të vjetër se 10 vite) - Leutrim.P (diskutimet) 8 dhjetor 2025 08:23 (CET)Përgjigju

Rishikim

[Redakto nëpërmjet kodit]

Kur të kesh kohë, hidhi një sy artikujve që gjeta të lidhur te kjo stampë: Speciale:LidhjetKëtu/Stampa:New unreviewed article

(Vetë stampa është e vjetëruar gjithashtu besoj.) - Klein Muçi (diskutimet) 28 nëntor 2025 22:37 (CET)Përgjigju

Disa mijëra faqe të një cilësie që lë për të dëshiruar me sa duket gjenden të lidhura me këtë stampë. Po më qëllonte shpesh të t'i sillja në vëmendje një e nga një derisa pashë që shumica e atyre faqeve ishin të një kalibri të ngjashëm. Vetë stampa gjithashtu mund të mos jetë e nevojshme duke qenë se ekziston një faqe speciale që e bën automatikisht listimin e artikujve të palidhur. - Klein Muçi (diskutimet) 29 nëntor 2025 22:07 (CET)Përgjigju
@Klein Muçi, Cakto një robot të bëjë një kërkim të ri nëse mundesh, që të largoj stampën "Faqe e palidhur" njëheri nga ata artikuj që janë të lidhur me një faqe në gjuhë të huaj. Nuk ka efekt ashtu se ka shumë, më mirë të merremi vetëm me artikuj që janë në gjendje shumë të dobët ose nën 1 Kb, se për vëmendje kanë nevojë të gjithë. - Leutrim.P (diskutimet) 30 nëntor 2025 02:39 (CET)Përgjigju

Rregullo referencën tek artikulli Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Lihtenshtajnit

[Redakto nëpërmjet kodit]

@Leutrim.P Përshëndetje Leutrim! Të lutem a mund të rregullosh referencën 2 tek artikulli që kam krijuar sot Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Lihtenshtajnit: https://sq.wikipedia.org/wiki/Marrëdhëniet_mes_Shqipërisë_dhe_Lihtenshtajnit Faleminderit ErdKrasfe (diskutimet) 26 nëntor 2025 08:44 (CET)Përgjigju

 U bë! Leutrim.P (diskutimet) 26 nëntor 2025 20:50 (CET)Përgjigju

Ndryshoni emrin e shtetit nga "Salvador(i) në "El Salvador(i)

[Redakto nëpërmjet kodit]

@Leutrim.P Përshëndetje Leutrim! Kam krijuar një faqe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe El Salvadorit: https://sq.wikipedia.org/wiki/Marrëdhëniet_mes_Shqipërisë_dhe_El_Salvadorit , por emri i faqes së shtetit El Salvador(i) në Wikipedian Shqip është Salvador(i): https://sq.wikipedia.org/wiki/Salvadori . Dua që t'a ndryshosh në El Salvadori, pasi emri përputhet me artikullin që kam krijuar unë, si dhe emri El Salvadori citohet edhe në disa faqe webi shqiptare: https://alb-spirit.com/2019/01/23/shqiperia-heq-vizat-el-salvadorin/ ; https://kohajone.com/aktualitet/trump-kunder-bandes-ms-13-se-el-salvadorit-40-mije-antaret-e-saj-mund-te-vine-shqiperi-pa-viza/ etj... ErdKrasfe (diskutimet) 1 dhjetor 2025 07:52 (CET)Përgjigju

Kam përshtypjen që forma e duhur duhet të jetë "Salvadori" pasi pjesa "El" është thjesht nyja latine për ta shquar emrin (gjë që shqipja e bën me me mbaresën -i). Pra ose El Salvador në gjuhën origjinale, ose Salvadori në gjuhën shqipe. El Salvadori ngjan të jetë shqipërim i emrit origjinal që do t'ia vlente të adoptohej vetëm nëse tashmë termi "Salvador(-i)" përdoret për diçka tjetër, gjë që në dijeninë time nuk ndodh. Në fjalorin drejtshkrimor nuk munda të gjej asnjërin nga termat ama kështu që mund të flas vetëm me deduktim logjik. - Klein Muçi (diskutimet) 1 dhjetor 2025 14:52 (CET)Përgjigju
Te gjitha wikit e kane El Salvador, mendoj El Salvadori do ishte emertimi i duhur. Lanceloth345 (diskutimet) 1 dhjetor 2025 15:00 (CET)Përgjigju
@Klein Muçi @Lanceloth345 Po, emri i shtetit duhet të jetë edhe në Shqip "El Salvador(i)" pasi edhe në faqe webi https://alb-spirit.com/2019/01/23/shqiperia-heq-vizat-el-salvadorin/ ; https://kohajone.com/aktualitet/trump-kunder-bandes-ms-13-se-el-salvadorit-40-mije-antaret-e-saj-mund-te-vine-shqiperi-pa-viza/ emri i shtetit citohet në këtë formë. Ju lutem ndryshoni emrin e shtetit https://sq.wikipedia.org/wiki/Salvadori në "El Salvadori" që të përputhet me artikullin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe El Salvadorit që krijova. Dhe ndryshoni edhe fjalët ku përmendet "Salvador(i)" në "El Salvadori" në artikullin e shtetit. Faleminderit ErdKrasfe (diskutimet) 1 dhjetor 2025 16:23 (CET)Përgjigju
Përshëndetje, unë mendoj se Klein ka të drejtë gjuhësisht dhe standardi është ashtu që të jetë në vazhdimësi me artikujt e tjerë të wiki-t. Për t'e njejtësuar tani mbetet të zhvendoset te "Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Salvadorit". - Leutrim.P (diskutimet) 2 dhjetor 2025 00:54 (CET)Përgjigju
@Leutrim.P Jo, emri i shtetit ndërkombëtarisht është El Salvador(i). Ky emër përmendet edhe në burime interneti: https://alb-spirit.com/2019/01/23/shqiperia-heq-vizat-el-salvadorin/ ; https://kohajone.com/aktualitet/trump-kunder-bandes-ms-13-se-el-salvadorit-40-mije-antaret-e-saj-mund-te-vine-shqiperi-pa-viza/ Siç tha edhe @Lanceloth345 ky emër përmendet edhe në të gjitha Wikit. Kështu që duhet të jetë edhe në Wiki Shqip. Të lutem mbaje emrin e faqes Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe El Salvadorit dhe ndrysho emrin e shtetit nga Salvadori: https://sq.wikipedia.org/wiki/Salvadori në El Salvadori. Si dhe ndrysho edhe fjalët nga Salvador(i) në El Salvador(i) ku ato fjalë përmenden në artikullin e shtetit. Faleminderit ErdKrasfe (diskutimet) 2 dhjetor 2025 07:07 (CET)Përgjigju
@Leutrim.P @Klein Muçi @Lanceloth345 Plus që në listën e artikujve të marrëdhënieve të Shqipërisë me vendet që fillojnë me "E", duke përfshirë edhe El Salvadorin, janë 7 vende që fillojnë me E, ku janë krijuar artikuj të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe atyre vendeve. Po të përdoret Salvadori si emër, do të shkonte në listën e artikujve të marrëdhënieve të Shqipërisë me vendet që fillojnë me "S", listë e cila përfshin ~20 vende që fillojnë me S, ku janë krijuar artikuj të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe atyre vendeve. Kështu është më mirë të mbahet si artikull Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe El Salvadorit dhe të ndryshohet emri i shtetit nga Salvadori në El Salvadori, pasi lista e shteteve që fillojnë me E (përfshirë shtetet që janë krijuar artikuj të marrëdhënieve të Shqipërisë me to) është shumë më e pakët se lista e shteteve që fillojnë me S (përfshirë shtetet që janë krijuar artikuj të marrëdhënieve me to). Dhe po të mbahet si artikull Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe El Salvadorit, vizitorët do t'a kenë më të lehtë t'a gjejnë si artikull duke shënuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe vendeve që fillojnë me E, se sa të kërkojnë në artikujt e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe vendeve që fillojnë me S. Arsyeja e fortë për t'a mbajtur si emër El Salvadori është se ky emër përmendet kështu edhe në burime webi shqiptare e media shqiptare. Kështu që mbajeni si artikull Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe El Salvadorit dhe ndryshoni emrin e shtetit nga Salvadori në El Salvadori dhe ndryshoni edhe fjalët në artikullin e shtetit, ku shteti përmendet si Salvador(i), në El Salvador(i). Faleminderit ErdKrasfe (diskutimet) 2 dhjetor 2025 07:21 (CET)Përgjigju
E ndryshova emrin e shtetit nga Salvadori në El Salvadori: https://sq.wikipedia.org/wiki/El_Salvadori Ju lutem shtojeni faqen në Wikidata: https://www.wikidata.org/wiki/Q792#sitelinks-wikipedia pasi i kam bërë REDIRECT faqes së mëparshme, Salvadori: https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Salvadori&redirect=no tek faqja e re. Faleminderit ErdKrasfe (diskutimet) 2 dhjetor 2025 09:36 (CET)Përgjigju
Ta kesh parasysh per raste te ngjashme, here te tjera nuk mund ta ndryshosh emrin vete pa arritur dakordesimi mes komunitetit ketu per aq kohe sa shtrohet si pyetje. Faleminderit Lanceloth345 (diskutimet) 2 dhjetor 2025 12:19 (CET)Përgjigju
Qasja e përdoruesit ErdKrasfe në hapjen e diskutimeve ka disa elemente që mund ta bëjnë tonin e komunikimit të duket më i ngurtë sesa synohet. Kërkesat për ndihmë te faqet e diskutimit të përdoruesve të ndryshëm, qoftë dhe këtu te përdoruesi Leutrim.P, kanë një gjuhë tepër faktike.
Qoftë dhe në këtë kërkesë vetë, formulime si, Dua që t'a ndryshosh..., Jo, emri i shtetit ndërkombëtarisht është... krijojnë një ndjesi komunikimi që i ngjan më shumë një vendimi të parapërgatitur sesa një ftese për diskutim.
Sigurisht, secili ka mënyrën e vet të të shprehurit, dhe parimi i WP:GOODFAITH mbetet themelor në interpretimin e qëllimeve. Megjithatë, hollësi të tilla e bëjnë komunikimin të rrëshqasë shpejt nga një diskutim i hapur te një seri kërkesash që pritet të zbatohen ose të hidhen poshtë, terren që e bën të vështirë bashkëpunimin. - Klein Muçi (diskutimet) 2 dhjetor 2025 13:33 (CET)Përgjigju
Faleminderit që përditësuat faqen e emrit të ndryshuar të shtetit nga Salvadori në El Salvadori, në Wikidata. Ju lutem a mund të rregulloni edhe referencën 11 tek artikulli Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe El Salvadorit: https://sq.wikipedia.org/wiki/Marrëdhëniet_mes_Shqipërisë_dhe_El_Salvadorit , pasi shfaqet gabim në artikull. Faleminderit ErdKrasfe (diskutimet) 2 dhjetor 2025 14:41 (CET)Përgjigju

Invitation for a session "Tools and features for Users with Extended Rights"

[Redakto nëpërmjet kodit]

Hi, you are receiving this invitation as you are either patroller and/or admin in your community and CEE Hub is preparing a session called Tools and features for Users with Extended Rights, which we think that it will be interesting for you.

The session is organised by the CEE Hub along with Wikimedia Foundation’s Movement Communications regional specialist Natalia Szafran-Kozakowska. Speakers in the session are Product Managers and Software Engineers from Wikimedia Foundation, so you will hear recent updates, new developments, and they will answer questions. So, please think what you want to ask them and come to the session.

The session will be held on Tuesday, December 2nd, 2025 at 17:00 CET. Please register yourself here.

If you have any questions, please contact me. --MediaWiki message delivery (diskutimet) 19 nëntor 2025 14:44 (CET) (on behalf of the CEE Hub)Përgjigju

Probleme me referimet te artikulli Portugalia

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, Leutrim.P!

Unë jam një robot i komanduar nga përdoruesi Qwerfjkl. Ky redaktim i bërë nga ju në artikullin Portugalia ka sjellë këto probleme me referimet:

  • Mungon parametri i gjuhës - Referimet shfaqin këtë gabim kur mungon parametri i gjuhës. Për ta zgjidhur këtë gabim mjafton të shtoni parametrin e gjuhës në to.

Ju lutem të shikoni këtë artikull dhe të rregulloni problemet e vëna në pah. Nëse mendoni se ky është një raportim i gabuar ose kërkoni ndihmë në zgjidhjen e tij mund të shkruani këtu. Mos harroni të përmendni problemin dhe faqen ku ka ndodhur! — Qwerfjkl (bot) (diskutimet) 8 dhjetor 2025 09:16 (CET)Përgjigju

Probleme me referimet te artikulli Python

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, Leutrim.P!

Unë jam një robot i komanduar nga përdoruesi Qwerfjkl. Ky redaktim i bërë nga ju në artikullin Python ka sjellë këto probleme me referimet:

  • Datë e përkthyer automatikisht - Referimet shfaqin këtë problem kur përdoren data që janë përkthyer automatikisht nga moduli CS1. Për ta zgjidhur këtë problem mjafton të vendosni në referim datën e përkthyer në shqip sipas formatit shqiptar.

Ju lutem të shikoni këtë artikull dhe të rregulloni problemet e vëna në pah. Nëse mendoni se ky është një raportim i gabuar ose kërkoni ndihmë në zgjidhjen e tij mund të shkruani këtu. Mos harroni të përmendni problemin dhe faqen ku ka ndodhur! — Qwerfjkl (bot) (diskutimet) 9 dhjetor 2025 00:51 (CET)Përgjigju