Shko te përmbajtja

Përdoruesi:Arianit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Une jam Arianiti, Wikipedian që nga viti 2009. Kontribuues në Wikipedia shqip dhe anglisht, Wikimedia Commons dhe Wikidata.

Anëtar bordi i Grupit të Wikimedianëve të Gjuhës Shqipe.

Më kontaktoni përmes Wikipedia-s, faqes time të diskutimeve ose në IRC arianit@freenode.

Redaktimet e mija.







Çfarë ka të keqe nga artikujt e shkurtër

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kohët e fundit duket që kam (ri)filluar të blogojë, për tema të shumta. Këtu nuk ka përjashtim as Wikipedia. Një kohë të gjatë nuk i kam dokumentuar qëndrimet për Wikipedian, përveç përfshirjes së pakët nëpër diskutime, për Wikipedian Shqip, dhe kam ndjerë njëfarë faji. E para, për temën në fjalë, mbi gjatësinë e artikujve. Në Wikipedia ka një paragjykim të fortë ndaj artikujve të shkurtër, ato automatikisht shënohen si cung. Në anglisht tanimë artikujt e shkurtër preferohet të zhvillohen jashtë hapësirës kryesore e pastaj të vendosën, që është qasja e enciklopedive tradicionale. Ndërsa në Wikipedia tipari kyç është që zëri asnjëherë nuk është i përfunduar – ajo është punë në vazhdim që freskohet vazhdimisht.

Por nuk ka asgjë të keqe me artikujt e shkurtër. Në fakt, veçanërisht në Wikipedian në anglisht, shumë artikuj janë shumë të gjatë, pa nevojë, duke e humbur fillimin dhe esencën e artikullit enciklopedik. Duke qenë se dashuria ime për enciklopeditë ka filluar me enciklopeditë e shtypura, të cilat për shkak të kufizimit fizik, e trajtojnë gjatësinë me shumë kujdes duke matur mirë fjalët dhe mos zgjatur pa nevojë, e di se nuk ka të keqe edhe nga artikulli i shkurtër, në relacion me peshën e subjektit. Artikulli enciklopedik nuk duhet të thotë çdo gjë dihet për atë subjekt, por të ngërthej ato më esencialet.

Tjetra, në Wikipedia, artikulli cung e shënon një qëllim, një kërkesë për vëmendje nga komuniteti, një synim që tema është meritore dhe mund të zhvillohet më tutje në të ardhmen. Në këtë mënyrë i ndihmon Wikipedias dhe nuk ka asgjë të keqe. Si dashamir i shkrimit në të hapur, mendoj që hapja e një cungu është pozitive dhe ndihmesë. Do të jetë makina e kërkimit që do të tregoj se ekziston një artikull, në enciklopedinë të cilën secili mund ta shkruaj, në rast se i mungon atij artikulli diçka me rëndësi. – Arianit (diskutimet) 12 gusht 2025 13:36 (CEST)