Wikipedia:Medaljet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Medaljet në Wikipedia janë nderime të cilat u jepen vullnetarëve të Wikipedia-s për kontributet dhe punën e palodhur në Wikipedia-n shqip.

Ndryshe nga çmimet, të cilët jepen pas një votimi nga komuniteti në qendrën e votimeve, medaljet mund të jepen lirshëm nga cilido përdorues duke vendosur një nga stampat e mëposhtme në faqen e diskutimit të personit që dëshiron t'i jepet.

Për më shumë informacion lexoni: Wikipedia:Vlerësimet.

Medalje komuniteti

Medaljet e komunitetit janë medalje dedikuar shërbimeve a veçorive të ndryshme të dikujt në komunitet.

# Medalja Stampa Arsyeja
1 New Barnstar.png {{Medalje}} Për vlerësimin e përgjithshëm të kontributeve të dikujt në komunitet.
2 CopyClean Barnstar Hires.png {{Medalje autorësie}} Dedikuar personave që kujdesen për ruajtjen e të drejtave të autorit në komunitet.
3 Peace Barnstar Hires.png {{Medalje diplomacie}} Dedikuar personave që bëjnë rolin e negociatorit në zgjidhjen e konflikteve në komunitet.
4 Minor Barnstar Hires.png {{Medalje e vogël}} Dedikuar personave që bëjnë vazhdimisht ndryshime të vogla duke rregulluar gabime drejtshkrimore e teknike në komunitet.
5 Photographer Barnstar.png {{Medalje fotografie}} Dedikuar personave që merren me shtimin e fotografive nëpër artikuj apo ngarkimin e punëve personale fotografike në komunitet.
6 Socratic Barnstar Hires.png {{Medalje gojëtarie}} Dedikuar personave që tregojnë aftësi të mira argumentuese në diskutimet në komunitet.
7 Starhalf Hires.png {{Medalje gjysmë D}} Dedikuar çifteve të personave (sidomos atyre me mendime të kundërta) që duke bashkëpunuar në faqe të caktuara përmirësojnë komunitetin. Gjysma e djathtë.
8 Halfstar Hires.png {{Medalje gjysmë M}} Dedikuar çifteve të personave (sidomos atyre me mendime të kundërta) që duke bashkëpunuar në faqe të caktuara përmirësojnë komunitetin. Gjysma e majtë.
9 Barnstar of Humour.svg {{Medalje humori}} Dedikuar personave që me pozitivitetin e tyre krijojnë një atmosferë më të mirë në komunitet.
10 Brilliant Idea Barnstar Hires.png {{Medalje ideje}} Dedikuar personave që sjellin një ide të re të vlefshme në komunitet.
11 Kindness Barnstar Hires.png {{Medalje mirësie}} Dedikuar personave veprave e të cilëve në komunitet dallojnë për mirësjelljen dhe etikën.
12 Rosetta Barnstar Hires.png {{Medalje përkthimi}} Dedikuar personave që merren vazhdimisht me përkthime nga artikuj homologë në komunitet.
13 Portal Barnstar Hires.png {{Medalje portali}} Dedikuar personave që merren me mirëmbajtjen dhe reklamimin e portaleve të komunitetit.
14 Tireless Contributor Barnstar Hires.gif {{Medalje pune}} Dedikuar personave që bëjnë sasi të mëdha pune (sidomos punë të ashtuquajtur "mekanike") në komunitet.
15 Citation Barnstar Hires.png {{Medalje referimi}} Dedikuar personave që kujdesen për plotësimin e burimeve dhe verifikimin e funksionalitetit dhe saktësisë së tyre në komunitet.
16 Megaphone Barnstar Hires.png {{Medalje reklamimi}} Dedikuar personave që në mënyra të ndryshme reklamojnë komunitetin e Wikipedia-s dhe ndikojnë për zgjerimin e tij.
17 Design Barnstar Hires.png {{Medalje skicimi}} Dedikuar personave që kujdesen për skicimin e ikonave të reja në komunitet.
18 Barnstar Barnstar Hires.png {{Medalje stampimi}} Dedikuar personave që kujdesen për krijimin dhe mbarëvajtjen e stampave në komunitet.
19 Surreal Barnstar Hires.png {{Medalje surrealizmi}} Dedikuar personave që përfshihen në shumë pjesë të komunitetit njëherësh duke ndihmuar ku të munden.
20 Rescue Barnstar Hires.png {{Medalje shpëtimi}} Dedikuar personave që kujdesen për të shpëtuar artikujt që janë caktuar për grisje.
21 Compass Barnstar Hires.png {{Medalje udhëzimi}} Dedikuar personave që kujdesen për të ndihmuar vullnetarët e rinj në komunitet.
22 Barnstar of Diligence Hires.png {{Medalje zelli}} Dedikuar personave që kanë bërë një punë vërtet të kujdesshme e të detajuar në një faqe në komunitet.

Medalje tematike

Medaljet tematike janë medalje dedikuar kontributeve të dikujt në fusha apo tema të veçanta.

Medalje shtetërore

Medaljet shtetërore janë medalje dedikuar kontributeve të dikujt në lidhje me një shtet të caktuar.

Medalje ndërshtetërore

Medaljet ndërshtetërore janë medalje bashkimesh a organizash ndërshtetërore dedikuar kontributeve të dikujt në lidhje me këto bashkime a organizata.

Gostitje

Stampat e gostitjeve janë stampa dedikuar shoqërizimit të komunitetit me një frymë tradicionale shqiptare.